LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Banorët e Bërxullës në protestë, kundërshtojnë projektin, përplasen me policinë (ZHVILLIMET)

•Banorët e Bërxullës në Bashkinë Vorë kanë dalë ditën e sotme në protestë për autostradën që pritet të lidhë Thumanën me Fierin. •Ata deklarojnë se nuk do të lejojnë vazhdimin e projektit pa u sqaruar më parë për kompensimin e vlerës së tokes apo të shtëpive që preken nga projekti. •Në protestën e sotme nuk kanë munguar tensionet. Disa prej banorëve janë përplasur me policinë, e cila ua ndalonte daljen në rrugë, duke shmangur bllokimin e saj. Një prej banoreve tentoi që t'u dilte para makinave mirëpo u ndalua nga efektivët. • Banorët e zonësthonë se kompania Gener2 që ka fituar projektin me koncesion për 35 vite, në kundërshtim me ligjin, ka nisur punën në terren pa pasur një leje ndërtimi. Ata pretendojnë se nuk kanë marrë asnjë njoftim lidhur me projektin, e as për shpronësimet. •Banorët u shprehën se nëse nuk merren masa për kërkesat e tyre do të protestojnë sërish në ditët në vijim. •Thirrja e tyre shkon për kryeministrin Edi Rama, prej të cilit kërkojnë një takim për negociim. •Janë rreth 200 banorë të Fushë-Prezës dhe Bërxullës, të cilët preken nga shkatërrimi i pronave dhe tokave bujqësore. Një pjesë e këtyre banesave ende janë në proces legalizimi, ndërsa për tokat bujqësore kanë çertifikatë pronësie.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

'U mbush kupa'/ E moshuara në Bërxullë tenton të vetëvritet, del në rrugë: Të më shtypin makinat (Policia e ndalon)

Banorët e Bërxullës në protestë,
Proteste

TIRANË- Një prej protestuesve në Bërxullë tentoi aktin e rëndë, atë të vetëvrasjes. Edhe pse zona ishte e mbushur me efektivë policie, e moshuara tentoi që të dilte në rrugë duke iu dalë para mjeteve. Qytetarja e cila kundërshton projektin Thumanë-Kashar-Fier, u shpreh se është lodhur duke mos marrë asnjë përgjigje për këtë projekt që rrezikun shembjen e banesave të tyre. Fatmirësisht, ajo u ndalua në kohë nga policia dhe qytetarët. 

DEBATI:

Gruaja: Mos më prekni me dorë, asnjë të mos më prekë, aty do dal, në rrugë.

Polici: Bllokimi i rrugës është vepër penale.

Gruaja: Të mos më prekë njeri, jam në të drejtë të zotit. Mos më prekni me dorë, maskara.

​Banorët e Bërxullës prej ditësh vijojnë protestat duke kërkuar të marrin kompensimin e pronave që preken nga projekti i rrugës Thumanë-Kashar-Fier. Ata paralajmërojnë bllokimin e rrugës që të çon drejt Rinasit, por kjo tentativë e tyre ka hasur në rezistencën e policisë.

3 VITE ME PARE

'Rama të negociojë'/ Protesta në Bërxullë, qytetari: Deputetët zihen në Kuvend por kafen e pinë bashkë

Banorët e Bërxullës në protestë,
Qytetari

TIRANË- Banorët e Bërxullës dolën ditën e sotme në protestë për të kundërshtuar projektin 'Thumanë-Kashar-Fier'. Një prej tyre, kërkoi takim me kryeministrin Edi Rama, në mënyrë që të gjendet një formë negociimi. Po ashtu, banori sqaroi se protesta e tyre nuk ka lidhje me politikën, pasi kanë bindjen se politikanët pavarësisht grindjeve të tyre në Kuvend, jashtë saj janë miq dhe konsumojnë kafe.

'A kështu do futemi në europë ne? Çdo ditë protesta? I bëj thirrje kryeministrit urgjentisht që të nisë negociatat me qytetarët, firma pse nuk del me një leje? Pse nuk pezullohen ndërtimet direkt kur nuk ka një leje. A ka një projekt? Ne nuk jemi as të majtë e as të djathë, se ata zihen në parlament kurse kafen e pinë bashkë.'- u shpreh ai.

​Banorët e Bërxullës prej ditësh vijojnë protestat duke kërkuar të marrin kompensimin e pronave që preken nga projekti i rrugës Thumanë-Kashar-Fier. Ata paralajmërojnë bllokimin e rrugës që të çon drejt Rinasit, por kjo tentativë e tyre ka hasur në rezistencën e policisë.

3 VITE ME PARE

Protesta për pronat në Bërxullë, tensione mes qytetarëve dhe policisë: Nuk e ul gishtin, do ju padis në SPAK!

Banorët e Bërxullës në protestë,
Protesta

TIRANË- Me tensione është shoqëruar protesta e sotme në Bërxullë, aty ku banorët kanë dalë në kundërshtim për projektin e rrugës Thumanë-Kashar. Ata janë përplasur me policinë, e cila nuk i lejon që të kalojnë në rrugë. Një prej tyre, paralajmëroi policët se çështja mes tyre do të shkojë deri në SPAK. 

'Mos e prek, nesër do ju padis, mbaje mend, nuk e ul gishtin, mos e prek fëmijën. Do ju padis nesër në SPAK, jam në tokën time dhe kjo nuk është rrugë nacionale, se kjo rrugë do prishet. '- thotë qytetari.

​Banorët e Bërxullës prej ditësh vijojnë protestat duke kërkuar të marrin kompensimin e pronave që preken nga projekti i rrugës Thumanë-Kashar. Ata paralajmërojnë bllokimin e rrugës që të çon drejt Rinasit, por kjo tentativë e tyre ka hasur në rezistencën e policisë.

3 VITE ME PARE

Projekti Thumanë-Kashar, banorët: Po na prishen banesat, deputetët janë vampira, Bashkia Vorë si ping-pong

Banorët e Bërxullës në protestë,
Banoret

TIRANË- Banorët e zonës së Bërxullës, kanë dalë ditën e sotme në protestë duke kundërshtuar ndërtimin e projektit Thumanë-Kashar. Një prej qytetarëve është shprehur se projekti është ndryshuar disa herë e se nuk është bërë aspak transparencë. 

'Nuk firmosim asnjë kontratë. Projekti ka ndryshuar disa herë. Projekti është bërë pa asnjë transparencë.

Mos e shisni veten për 500 mijë lekë. Dhe unë kam qënë dikushi dikur. Po na vjedhin. Nga kryebashkiaku, te deputetë te ministra, sa herë kanë ardhur për të na kërkua vota. I kemi të gjitha me data se sa investim është bërë. Të gjithë e dimë sesa funksionin se kam qënë më lart se ju. 

Në kohën kur kam qënë administrator, unë e bëja publike, mblidhja banorët, bëja seminare. Kurse tani as projekt nuk dimë, dhe asgjë. Këta e bëjnë se janë vampira deputetë, asnjë konsultim. Dhe kryetari i Bashkisë ka bërë shkelje. Asnjë gjë nuk është bërë. 

Kanë ardhur dy deputetë. Nuk kemi mbështetje as nga politika, as nga Veliaj dhe as nga policia. Kryetari i bashkisë vorë është ping pong, kur ta marrin vesh kur është do jetë shumë vonë. Nuk kam ardhur këtu për të ndalu qarkullimin, po të më vejë piketën të shpia që do shembet nuk e lejoj, më vjen dhe administratori si buf dhe më thotë do ta shembim shtëpinë.'- shprehet një nga banorët.

​Banorët e Bërxullës prej ditësh vijojnë protestat duke kërkuar të marrin kompensimin e pronave që preken nga projekti i rrugës Thumanë-Kashar-Fier. Ata paralajmërojnë bllokimin e rrugës që të çon drejt Rinasit, por kjo tentativë e tyre ka hasur në rezistencën e policisë.

proteste ne berxulle

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet