LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Banorët e Bërxullës sërish në protestë: Shteti po na merr jetën! S'do marrim pjesë në zgjedhje, do bllokojmë rrugën kryesore

• Vijon protesta e banorëve të Bërxullës. Sot, ata kanë dalë sërish të kundërshtojnë projektin e rrugës që u prek fshatin. • Përpara kamerave, banorët e Bërxullës u shprehën se ata kërkojnë që prona që do tu merret, duhet që tu njihet dhe tu jepet dëmshpërblimi përkatës. Por, ata shprehen se kjo gjë nuk do të ndodhë pasi shteti kërkon që të kursejë duke ua marrë tokat falas. • Një nga pronarët e tokave tha se shteti mund tu japë edhe një tjetër zgjidhje, duke i bërë aksioner në projekt. Ata shprehen se nëse projekti finalizohet, nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 14 majit. Paralajmëruan bllokimin e rrugës.

3 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

'Mallkuar kush i jep votën Veliajt', Banorët e Bërxullës: Kanë tentuan që të bllokojnë protestat tona

Banorët e Bërxullës sërish në protestë: Shteti po
Banoret e berxulles

TIRANË- Banorët e Bërxullës kanë dalë në protestë ditën e sotme për të kundërshtuar projektin Thumanë-Kashar. Gjatë fjalës së tyre për mediat, banorët kanë deklaruar se bashkia e qeveria ka tentuar që të ndalë protestat e tyre, për shkak të fushatës elektorale. Po ashtu banorët theksuan se i kanë paralajmëruar me arrestime, nëse ata vazhdojnë protestën.

"Nuk kanë marrë asnjë lloj mase, tani që është fushatë nuk na lejojnë të protestojnë. Pse nuk vijnë tek ne, ku do shkojmë të strehohemi. Çfarë ligji nxjerr kryeministri bashkë me Belindën që krenohej në Klos, është burrë thoshte kjo. Pse ne çfarë jemi që nuk vijnë të flasin. Jemi popull i pambrojtur, vetë i flasin vetë i vulosin. Këta janë maskarenjtë më të keqin që ka njohur vendi për 30 vjet. Nuk kemi marrë mbështetje nga asnjë, ajo e bujqësisë nuk vjen të shohë parcelat. Nuk do t’ja dijë shteti, as ministria as infrastruktura. Kur të vijë te shpia ime, unë e vdekur të jem nuk dal. Ne nuk dorëzohemi, pse nuk vijnë të bëjnë fushatë te ne të shohin masakrën. Pse ne për qejf dalim këtu, do dal dhe unë të luaj valle si ato plakat. Vijnë për fushatë të marrin vota. Na kanë paralajmëruar se do na arrestojnë, ku do ti kërkojmë të drejtat tona ne. Ai thotë përpara por nuk ka asnjë lloj direktive, ne nuk kemi vjedhur i kemi të gjitha me djersë. Është turpi më i madh që shtyp e shfrytëzon invalidët, çfarë më ka mbetur të hidhem para makinave. Le të më çojnë pastaj te kuvendi popullor”, tha ajo.

Ndërkohë që një tjetër banor ka deklaruar se ëhstë i mallkuar çdo njeri që i jep votën Erion Veliajt.

“Mallkuar qoftë kush ja jep votën atij krimineliProtesta do vazhdojë deri sa hallet tona të marrin zgjidhje, nuk kemi pasur asnjë lloj negociate deri më tani. Më vjen keq pasi e drejta jonë për të protestuar është legjitime, janë mbledhur mbi 50 forca për të bllokuar tubimin tonë”, tha një tjetër banor.

3 VITE ME PARE

Banorët e Bërxullës në protestë: Fshati të bojkotojë zgjedhjet e 14 majit

Banorët e Bërxullës sërish në protestë: Shteti po
Banoret e Berxulles

TIRANË- Banorët e Bërxullës kanë dalë ditën e sotme në protestë për të kundërshtuar projektin Thumanë-Kashar. Qytetarët kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e 14 majit, ndërkohë që ka shtuar se institucionet u kanë mbyllur dyert. Ata kanë deklaruar se shteti ka 8 muaj që nuk u jep zgjidhje problemit të tyre. 

“Jemi ankuar në të gjitha institucionet, nga kryeministria në institucionet më pas dhe në ambasada. Vetëm në Hipotekë kemi diskutuar me drejtorin. Ne kemi kërkuar shpronësimin e pronës me vlerë tregu apo me marrëveshje. Avokati i Popullit është një nga institucionet që nuk e ka vendosur ujin në zjarr. I vetmi institucion që nuk ka dhënë përgjigje. Projekt rruge nuk ka as sot e kësaj dite. Që ditët e para kemi kontaktuar me avokatë dhe para dy ditësh, nga një vendim i gjykatës së Apelit toka duhet të shpronësohet me vlerën e tregut. Fshati duhet të bojkotojë zgjedhjet. Shteti ka 8 muaj që hesht dhe nuk na jep zgjidhje, atëherë dhe ne nuk duhet të marrim pjesë në votime sepse shteti nuk na njeh. Unë e kam takuar kandidatin e opozitës si dhe kryebashkiakun aktual të zonës, por këtu nuk është pyetur bashkia por ka hyrë ministria e infrastrukturës vetë. Kontrata e parë ka qenë me privat dhe e dyta me koncesionarin," thanë banorët.

3 VITE ME PARE

Banorët e Bërxullës dalin në protestë: E kanë nxjerrë fshatin jashtë funksionit, s'dimë ku të shkojmë

Banorët e Bërxullës sërish në protestë: Shteti po

TIRANË- Banorët e Bërxullës kanë dalë sërish në protestë sot duke kundërshtuar projektin Thumanë-Kashar. Për mediat, banorët kanë deklaruar se ky projekt e ka nxjerr fshatin e tyre jashtë funksionit apo nuk ka as nënkalim dhe as mbikalim për të shkuar në banesat e tyre. Banorët gjithashtu kanë shtuar se nuk dinë se ku të shkojnë për të marrë zgjidhje. 

"Rruga e nxjerr fshatin jashtë funksionit. Duhet të bëjmë 10-15 km për të ardhur në banesat tona. Të jesh mirë e bukur në shtëpinë tënde në rrugë që janë prej kohës, ekzistuese. Sot i shkatërrojnë pa dhënë asnjë lloj zgjidhje për fshatin si do të jetë e aksesueshme edhe brenda fshatit. Nuk ka as nënkalime, as mbikalime dhe as rrugë dytësore. Ty të bën që me këtë projekt të fluturosh në hënë. Sot nuk dimë ku të shkojmë. Nuk na japin asnjë lloj zgjidhje. Thonë këtë situatë po e studiojmë dhe po e shohim edhe njëherë në studiot tona si do zhvillohet. Këtu bëhet një maskaradë në këtë njësi administrative. Ata që janë ngarkuar për t’i dhënë zgjidhje, nuk i dalin llogaritë. Distanca 100 metra me ne, është rruga e aeroportit”, thanë banorët.

banorët e bërxullës banoret e berxulles ne proteste

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen