LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Banorët e Bërxullës në protestë, një prej tyre tenton të vetëflijohet me benzinë: Kush do na shpëtoj ne (Thirrja për nesër)

• Banorët e Bërxullës kanë dalë në protestë ditën e sotme për të kundërshtuar projektin Thumanë-Kashar. • Qytetarët kanë bllokuar rrugën, ndërkohë që u kanë bërë thirrje qeverisë që të marrë masa për të plotësuar kërkesat e tyre ndryshe protesta do të përshkallzojë. • Një prej banorëve në këtë protestë kishte marrë dhe një shishe benzinë me vete për tu vetëflijuar. • Por në momentin që e nxorri atë, një prej efektivëve ia ka marrë nga dora me shpejtësi. • Banorët po ashtu kanë theksuar se ata nuk kanë për ta falur tokën e tyre, pasi është e vetmja mënyrë ushqimi që ata kanë. • Ndërkohë që nesër qytetarët kanë deklaruar se nga ora 10:00 do të bllokojnë rrugën deri në plotësimin e kërkesave që kanë.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

"Balluku nuk reagon fare"/ Banorët e Bërxullës në protestë: Rama nuk zbret nga kali, ne ku do gjejmë shpëtim?

Banorët e Bërxullës në protestë, një prej tyre
Banoret

TIRANË- Banorët e Bërxullës kanë dalë në protestë ditën e sotme në Tiranë për të kundërshtuar projektin Thumanë-Kashar. Duke folur për mediat, ata e kanë theksuar se Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku nuk po reagon fare. Ndërkohë që për Ramën kanë thënë se nuk zbret nga kali dhe se ata nuk kanë se ku të gjejnë shpëtim.  

"Edi Rama para ca ditësh shkoi në Angli për të kërkuar zgjidhje te anglezi. Shqiptarët i ka masakruar. Ky shet është vetëm për të vjedhur. Ku janë Edi Rama dhe Belinda Balluku dhe Ervis Berberi. Turp të kenë, çfarë qeveritarësh kemi ne. Turp për këta ministra dhe këta qeveri. Me votat e popullit ka ardhur Edi Rama, dikur thonte Berisha nuk zbriste nga kali, tani është Rama që nuk zbret nga kali”, tha një banor.

“Belinda Balluku nuk reagon fare. Çfarë pret ajo, çfarë i kushton të sjellë një përfaqësues? Ta anulojnë rrugën, këta s’kanë virtyt njerëzor. Edhe atë post që kanë marrë, nuk e bëjnë dot. Belinda Balluku ka kapur majat, por do hidhet, ka për ta hedhur Zoti. Është edhe nënë, e pafytyrë” tha një tjetër banore.

3 VITE ME PARE

Qytetari nxjerr shishen e benzinës në Thumanë: U kam dhënë besën vajzave...

Banorët e Bërxullës në protestë, një prej tyre
Qytetari

TIRANË- Një incident ka ndodhur gjatë protestës së sotme për projektin Thumanë-Kashar. Një prej protestuesve ka nxjerr një shishe benzine në protestë, por menjëherë një efektiv ja ka hequr nga dora. Më pas ai ka deklaruar se u ka dhënë besën vajzave që ka jashtë se është krim që të vrasësh veten për këtë shtet. Po ashtu ai ka theksuar se do t'i drejtohen Strasburgut.

“Rracë më e poshtër nuk ka. Ky është ai që vret. Ky të merr pronën. Nuk lë gjë pa bërë. Zoti e ka bërë këtë muaj. Por këto nuk duan asgjë. Ky popull është i gjithi në agjërim përveç atyre që janë sëmurë. Shtetit po ia numërojnë përditë për këtë masakër që bën. Ku është prokuroria, gjykata, SPAK-u?!  Tallen atje në karrige. Radhën tjetër thashë do flijoj veten. Sot nuk e bëj. I kam dhënë besën vajzave të mia në Itali. Është krim të vrasësh veten për këta. Por të detyrojnë duke u tallur me popullin. Nuk është dhënë as dëmshpërblimi i asaj rruge. Të kesh turpin më të madh. Ja vëllezër shikoni se çfarë bëhet. Të bësh masakër, nuk ke çe do jetën. Nuk thotë kush hajde flasim. Nuk ka më keq më. O vëllezër o motra le të na vrasin. Ne do ta ndjekim rrugën tonë ligjore. Do i drejtohemi Strasburgut”, u shpreh ai.

3 VITE ME PARE

Projekti Thumanë-Kashar/ Banorët e Bërxullës: Ose të na plotësohen kërkesat ose do bllokojmë rrugën

Banorët e Bërxullës në protestë, një prej tyre
Banoret

TIRANË- Banorët e Bërxullës kanë deklarura se do të përshkallëzojnë protestën nëse nuk merren masa për të plotësuar kërkesat e tyre. Teksa janë ulur në rrugë, ata kanë theksuar se do të bllokojnë rrugën dhe do të rrinë 48 orë pa lëvizur nga aty. Mos vlerësimin e pronës së tyre ata e kanë cilësuar si një masakër dhe krim.  

“Do të përshkallëzojmë protestën. Do rrimë deri në 48 orë pa lëvizur nga rruga. Do ta bllokojmë rrugën. Rrugë alternative i kanë. Shteti ka bllokuar BERZH-in për të dëmshpërblyer pronat. Duhet të dini  një gjë. Kjo rrugë që shikoni ju, bllokohen 100 mijë banorë. Këtu po bëhet një masakër. Nuk ka qeveri ta marrë vesh. Është zhvilluar nga studio e Italisë pa e parë askush në terren. Të paktën një dron të kishin ngritur për ta studiuar. Kjo rrugë as Shqipërisë nuk i shërben. I shërben botës dhe Europës që duan të kalojnë. Bota të gjejë zgjidhje. Ambasada amerikane i ka parë. Janë në dijeni të protestës sonë prej 6 muajsh dhe asnjë nuk merr kurajon”, thanë banorët.

3 VITE ME PARE

Projekti Thumanë-Kashar/ Banorët në protestë: Të dëmshpërblehemi sipas vlerës së tregut

Banorët e Bërxullës në protestë, një prej tyre
Banoret ne proteste

TIRANË- Banorët e Bërxullës kanë dalë në protestë ditën e sotme për të kundërshtuar projektin Thumanë-Kashar. Gjatë protestës së sotme, ata kanë bllokuar rrugën dhe kanë kërkuar që të dëmshpërblehen sipas vlerës së tregut. Po ashtu ata kanë deklaruar se vlera që u është ofruar atyre është qesharake. 

"Skemi marrë asnjë përgjigje, po mbyllet muaji i gjashtë i protestës. Për vlerën e pronës thonë se duhet të zbatohet ligji. Për certifikimin e pronës, është hedhur një tezë që nuk e merr asnjë përsipër. Sipas ligjit, çdo banesë që preket nga një projekt, duhet të dëmshpërblehet sipas vlerës së tregut. Këto banesa i dolën rrugës përpara? Apo gjurma e rrugës kalojnë mbi këto banesa. Kjo vepër është bërë në studiot e Italisë, me google, pra nuk është bërë sipas rrugës në terren. Unë s’kam pasur asnjë detyrim ligjor që të merrem me rrugën. Këta që kanë përgjegjësi ligjore, nuk kanë dijeni se si zhvillohet projekti i rrugës. Vlera e banesave, na ka ardhur një çmim prej 517 mijë lekë për metër katror. Ndërsa para zhvillimit të projektit, ishte 570 euro për metër katror. Edhe kryebashkiaku i Vorës është habitur kur ka dëgjuar për këto çmime," thanë banorët.

banoret e berxulles ne proteste

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen