All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
LIVE UPDATES

Berisha: Banesa e Xhelal Mziut u sulmua me tritol nga banditë shtetërorë. Deputeti: Hakmarrje politike

• Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, komentoi mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur në banesën e deputetit demokrat Xhelal Mziu, e cila u sulmua me tritol gjatë mesnatës. • Berisha e cilësoi këtë si një akt të pastër terrorizmi shtetëror ndaj një deputeti dhe familjes së tij, duke shtuar se masa e eksplozivit ka qenë e konsiderueshme dhe ka shkaktuar dëme edhe në zonën përreth. • Sipas tij, ky sulm është një përpjekje për të mbyllur gojën e opozitës, ndërsa akuzoi direkt kryeministrin Edi Rama dhe strukturat e shtetit për lidhje me bandat kriminale. • Lidhur me sulmin me tritol që iu bë mbrëmjen e së enjtes në banesën e tij në Kamëz, deputeti i PD, Xhelal Mziu, u shpreh në daljen e tij për media se nuk ka dyshime tek askush lidhur me sulmin. • Gjatë deklaratës në selinë e PD, bashkë me kreun demokrat Berisha, deputeti Mziu tha se sulmi me tritol në banesën e tij ishte një hakmarrje politike për qëndrimet ndaj kësaj qeverie krimi.

4 artikuj për këtë temë.

10 MUAJ ME PARE

Shpërthimi i tritolit/ Mziu: Nuk kam dyshime te askush, e konsideroj një sinjal nga kjo mazhorancë për të mbyllur gojën

Berisha: Banesa e Xhelal Mziut u sulmua me tritol nga banditë
Xhelal Mziu
All - Paragraf - 1

TIRANË - Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu tha gjatë konferencës së PD-së se sulmi ndaj banesës së tij është një sinjal për mos ta lejuar të flasë. Mziu përmendi faktin se gjatë gjithë karriererës së tij nuk ka pasur konflikt me askënd, ndaj e konsideron si të tillë. Ai tha se nëse policia do të bëjë punën e duhur autorët do të kapen, ndonëse nuk beson tek puna e saj.

"Nëse do të kisha indicie për persona, absolutisht nuk do të hezitoja për të dhënë emrin e tij. Unë dua të ju them që duke u treguar absolutisht i hapur në marrëdhëniet e mia dhe duke qenë kryetar bashkia apo si deputet nuk kam asnjë lloj konflikti me asnjë person, dhe nuk gjej dot asnjë lidhje që të ketë me mua apo familjen time për tu vendosur tritoli. Unë e konsideroj edhe njëherë një sinjal nga kjo mazhorancë për të mbyllur gojën, siç ishte mbyllja e gojës dje në seancën plenare, por dhe çdo lloj reagimi që kemi pasur gjatë kësaj periudhe.

Ishte policia aty, përcaktoi që ishte masë tritoli dhe morëm të gjithë ekspertizën e nevojshme. Shpresojmë që policia të jetë në lartësinë e duhur për të mbledhur mjaftueshëm informacione dhe duke marrë kamerat e gjithë lagjes dhe përreth saj.
Nëse ekziston vullneti i kësaj policie, absolutisht që do të kapen autorët dhe do të dalë se kush është porositësi. Shpresojmë që policia të jetë në lartësinë e duhur, edhe pse nuk jam shumë besimplotë në këtë drejtim, por urojmë që në këtë rast të jetë në lartësinë e duhur," tha Mziu. 

10 MUAJ ME PARE

Shpërthimi me tritol/ Xhelal Mziu: Unë e shoh këtë akt si një hakmarrje politike

Berisha: Banesa e Xhelal Mziut u sulmua me tritol nga banditë
Xhelal Mziu

TIRANË - Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu është shprehur gjatë konferencës së PD-së, të mbajtur posaçërisht ndaj sulmit kundrejt banesës së tij se e shikon këtë ngjarje si sulm politik. Mziut tha se gjatë gjithë karrierës së tij nuk ka pasur konflikt me askënd, ndaj e kosideron si të tillë. Ai shtoi gjithashtu se të gjithë personat me të cilët ka komunikuar për këtë ngjarje nuk gjejnë asgjë përveç aspekteve politike.  

"Siç tha dhe doktori, por besoj se jeni të informuar. Mbrëmë rreth orës 1 pa 10, pranë shtëpisë time në kodër Kamzë rruga e ‘Arbrit’, pati një shpërthim eksplozivi që falë Zotit nuk pat dëme në njerëz. Isha unë me familjen, komshinjtë, por jo vetëm ato, por dhe në Kamzë apo persona nga Tirana e kanë dëgjuar oshtimën e këtij tritoli. Pati dëme materiale. Normalisht jam i gëzuar që nuk pati probleme njerëzore as tek unë, dhe as tek kalimtarët që ishin në rrugë. Nuk kam asnjë lloj konflikti me asnjë person, gjatë karrierës time, nuk kam asnjë borxh ndaj askujt.

Unë e shoh këtë një akt absolutisht politik dhe është një sinjal për të treguar se, nuk mund të sillesh apo reagosh ndaj kësaj qeverie krimi dhe korrupsioni. Kështu që përveç se një hakmarrje politike unë asgjë tjetër nuk mund ta konsideroj. Madje me gjithë njerëzit që komunikojmë dhe gjatë këtyre orëve nuk gjejmë asnjë gjë tjetër veç prapavijës politike apo sinjalit për të na bërë një ushtar të tyre dhe jo për të qenë një opozitë siç duhet, për të qenë një opozitë ndaj kësaj qeverie krimi dhe korrupsioni" u shpreh Mziu. 

10 MUAJ ME PARE

Sulmi ndaj Xhelal Mziut, Berisha: Është iluzion të besosh se policia do zbardhë krimin politik

Berisha: Banesa e Xhelal Mziut u sulmua me tritol nga banditë
Mziu dhe Berisha

TIRANË - Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka thënë për sulmin e banesës ndaj deputetit Xhelal Mziu, se polica nuk do ta zbardhë këtë ngjarje. Gjatë konferencës për mediat, Berisha tha se polica është e politizuar dhe nuk vepron për ngjarje të tilla.

Si shembull për këtë Berisha sjell rastin e zyrës elektorale të PS-së në Pekisht. Ai tha se ndonëse u gjetën objekte të cilat ishin kundër ligjit, u ndëshkua edhe polici i cili po hetonte ngjarjen.

"Keni parasysh se policia është thellësisht dhe tmerrësisht e politizuar. Po u rikujtoj këtu, i nderuar zotëri, dhe qytetarëve se kohë më parë, kur unë paraqita para jush rastin e zyrës elektorale sekrete të PS në qendrën e votimit në Pekisht, në të cilën u gjetën fletë votimi, paund, lekë, karta identiteti, u gjet i gjithë dokumentacioni, polici, i cili bëri detyrën dhe mori në procedim pronarin e barit, u ndëshkua nga Proda i krimit. U ndëshkua! Unë nuk mund të them se çdo segment i policisë është i infiltruar nga krimi, por të besosh se do e zbardhë, do e pranojë të zbardhin krimin politik policia, është një iluzion," tha Berisha.

10 MUAJ ME PARE

"Banesa e Xhelal Mziut u sulmua me tritol nga banditë shtetërorë"/ Berisha: Ky është akt terrorizmi që synon t’i mbyllë gojën opozitarëve!

Berisha: Banesa e Xhelal Mziut u sulmua me tritol nga banditë
Berisha dhe Mziu

TIRANË - Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë konferencës së PD-së lidhur me sulmin me lëndë plasëse ndaj banesë së deputetit Xhelal Mziut. Berisha tha se ky sulm është kryer nga bandat shtetërore dhe se vjen si pasojë e qëndrimit të djeshëm antikushetues të Ramës ndaj opozitës.

Ai shtoi se faktin se kjo ngjarje ka sjellë pasoja të konsiderueshme dhe se Edi Rama do të mbajë përgjegjësi maskimale. Sipas tij ky është një akt për ti mbyllur gojën opozitës.     

"Së pari me një ndjesë për këtë shtytje të detyruar të konferencës për shkak, e kuptoni vetë, të një trafiku të pashembult që ekziston në rrugët e Tiranës. Dhe zoti Mziu, që është nisur me kohë për të ardhur në këtë konferencë, iu desh trefishi i kohës. Sot unë jam këtu me deputetin Xhelal Mziu për të denoncuar një akt terrorizmi shtetëror ndaj deputetit dhe familjes së tij.

Banesa e deputetit Xhelal Mziu, duke qenë brenda në banesë, është sulmuar me tritol nga banditë shtetërore.
Bandat janë sot pronë totale e shtetit. Masa e eksplozivit ka qenë e konsiderueshme dhe ka krijuar dëme edhe në zonën përreth. Ky akt vjen pas qëndrimit të djeshëm antikushtetues të kreut të organizatës kriminale ndaj parlamentit dhe opozitës. Ky akt ka vetëm një synim, të mbyllë gojën e opozitarëve. Për të gjitha këto, e garantoj Edi Ramën se do mbajë përgjegjësi maksimale," tha Berisha.

sali berisha xhelal mziu

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen