LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Berisha mbledh Grupin Parlamentar të PD-së: Duhet hetim nga OKB për aksionin në Manzë, Videoja e Gjicit? Fytyra e kësaj qeverie

 • Kryetari i Partisë Demokratike Sali berisha ka mbledhur grupin parlamentar t PD-së ditën e sotme. • Në mbledhje, Berisha ka komentuar aksionin e djeshëm të Policisë te muxhahedinët në Manzë. • Sipas Berishës aksioni ishte i dhunshëm dhe për të duhet një hetim ndërkombëtar nga OKB-ja. • Po ashtu ai u shpreh se çdo autor që ka dhunuar muxhahedinët duhet që të ndëshkohet. • Berisha ka folur edhe për minimumin jetik në vend, ku ka kërkuar që të jetë të paktën 200 euro për person, ndërkohë që ka ironizuar se edhe qenët marrin më shumë. • Berisha gjithashtu komentoi edhe video-skandalin e kryebashkiakut të dorëhequr Safet Gjici, duke theksuar se ajo është fytyra e vërtet e qeverisë Rama. 

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Skandali i Safet Gjicit/ Reagon Berisha: Fytyra e regjimit! Duhet të bëjmë gjithçka për të aktivizuar më shumë nervin e protestës

Berisha mbledh Grupin Parlamentar të PD-së: Duhet hetim nga OKB
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, komentoi skandalin e ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici. Gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar, Berisha u shpreh se kjo është fytyra e vërtetë e krimit. Po ashtu, Berisha u shpreh se ata duhet që të bëjnë sa më shumë për të aktivizuar nervin e protestës te popullit. 

"Rasti tjetër, ai i Kukësit është fytyra e vërtetë e këtij regjimi, është dëshmia e sundimit të të gjitha formave të korrupsionit, përfshi korrupsionin erotik. Është një dëshmi flagrante e një regjimi të kalbur, që ka humbur prej kohësh të drejtën për të qeverisur. Sa të jetë, vetëm skandale do kemi. Duhet të bëjmë gjithçka për të aktivizuar më shumë nervin e protestës antiqeveritare. Ky regjim përveç protestës, nuk njeh gjuhë tjetër. Duhet ta kemi shumë të qartë dhe duhet të qartësojmë te zgjedhësit," tha Berisha.

3 VITE ME PARE

Minimumi jetik/ Berisha: Nuk duhet të ketë shqiptar që të mos ketë 200 euro në muaj, po paguhet më shumë për një qen

Berisha mbledh Grupin Parlamentar të PD-së: Duhet hetim nga OKB
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha foli sërish për projektligjin e minimumit jetik. Berisha ironizoi duke thënë se më shumë po paguhet për një qen se sa për minimumin jetik të një qytetari shqiptar. 

"Rikthehemi te problemi ynë. Problem kryesor ne kemi minimumin jetik. Unë e kuptoj që këta nuk e pranojnë se janë me kompleksin e mohimit dhe pashpirtësisë. Të refuzosh minimumin jetik, tregon se së paku nuk ta ndjen për ta, por ata janë shumë. Ju e keni konstatuar, të gjitha statistikat tregojnë se varfëria është rritur dhe është përgjysmuar ndihma ekonomike. Kanë qenë 120 mijë familje në vitin 2013 dhe studimi tregonte se duhej të ishin edhe 180 mijë, pra duheshin të shtoheshin 60 mijë të tjera. Këta i kanë përgjysmuar dhe arrin puna që sot bashkitë paguajnë më shumë për një qen, paguajnë 60 mijë lekë për një qen dhe paguajnë 40 mijë lekë për një njeri. Ne duhet ta mbrojmë me forcë çështjen e minimumit jetik. Një çështje që jep impakt të menjëhershëm. Nuk duhet të ketë shqiptar që të mos ketë 200 euro në muaj. Kjo është një goditje e fortë e mjerimit, por edhe e varfërisë. Përfitojnë 1.3 milionë deri në 1.5 milionë shqiptarë. Ne do e mbrojmë këtë, e kemi premtuar gjatë fushatës elektorale. Por minimumi jetik është i sanksionuar me ligj në çdo vend. Kjo është arsyeja pse varfëria ekstreme nuk ekziston më, është e zhdukur. Sepse japin minimumin jetik, që njerëzit të mos bien në humnerë," tha Berisha.

3 VITE ME PARE

"Sulmi mbi muxhahedinët"/ Berisha: Janë marrë të mirëfillta akuzat nga regjimi i ajatollahëve

Berisha mbledh Grupin Parlamentar të PD-së: Duhet hetim nga OKB
Sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi përpara deputetëve të opozitës, se bastisja e dhunshme e muxhahedinëve ndodhi pas akuzave që erdhën nga regjimi i Teheranit. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar, Berisha u shpreh se akuzat e Teheranit janë marrë të mirëfillta, pa asnjë dyshim. Po ashtu aktin e djeshëm, Berisha e ka konsideruar si të shëmtuar.

"Tani, vijmë te një moment tjetër se po e dëgjoj shpesh. Muxhahedinët janë fronti i rezistencës kombëtarë të Iranit. Janë organizatë e mirëfilltë politike. Kanë organizimin e tyre në Europë, Iran dhe më gjerë. Personalitete të shquara të SHBA dhe të Europës, që kanë ardhur dhe i kanë vizituar, kanë ardhur si miq te një organizatë politike. Këta që thonë se po merren me politikë, këta politikë bëjnë se nuk janë pa politikë. Por, natyrisht se cilat janë kushtet që ka vendosur qeveria e mëpasme, nuk i bën publike, nuk e publikon as marrëveshjen, gjë që duhet të jetë transparente. Di që ombrella e OKB ka vazhduar. Nuk po ndalem këtu në aktet e rezistencës së tyre, por këta kanë luftuar me gjithë mundësitë që kanë pasur kundër regjimit të Shahut dhe kanë vazhduar betejën kundër teokracisë së ajatollahëve. Ajo që ndodhi dje ishte një akt i shëmtuar, jo se qeveria dhe autoritetet nuk kanë të drejtë të ushtrojë kontroll.

Kjo nuk diskutohet. Por, të dyndesh më mijëra policë dhe të vritet tjetri dhe të thuash që nuk ka viktima, të thyesh këmbë e duar dhe të thuash që nuk është përdorur dhuna, këto janë shumë të rënda. Nga ana tjetër, motivet. Ju i dëgjuat dje, njëri thoshte po merren me politikë dhe kanë publikuar gazetë. Çfarë krimi qenka publikimi i gazetës? Ka një televizion diaspora iraniane që transmeton 24 orë kundër ajatollahëve. Kjo është gjëja më normale, propaganda. Sipas tyre, mëkati i madh është se kanë botuar gazetë. Po këtë të gazetës, këta nuk e thonë në gjykatë. Në gjykatë ka motive me të cilat vërtetohet se është shkelur marrëveshja. Regjimi i ajatollahëve ka dërguar të dhëna se këta kanë nisur komando apo këta kanë hakeruar sisteme në republikën e ajatollahëve. Sa i përket të parës, është e papranueshme nëse është ne vërtetë. Por të marrësh të mirëfilltë një akuzë të një regjimi që dhunon dhe shtyp gjithë ditën njerëzit e vet, nuk është e lehtë. Është përgjegjësi e madhe t’i besosh ajatollahëve për të ndërmarrë atë lloj dhune që u ndërmor ndaj tyre. Përsëri, janë shumë jotransparentë. Zëri i Amerikës thotë se bastisja u bë se mund të ndërmerrej një sulm kibernetik ndaj një vendi tjetër. Mund. Kurse Fox Neës thotë se i akuzojnë se kanë bërë hakerimin e sistemeve shqiptare. Në gjykatë, kërkesa që kanë bërë, ka lidhje me Teheranin," tha Berisha.

3 VITE ME PARE

Aksioni mbi muxhahedinët/ Berisha: Narkoshteti shqiptar zgjodhi ditën e refugjatëve, për një reprezalje

Berisha mbledh Grupin Parlamentar të PD-së: Duhet hetim nga OKB
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot se sulmi mbi muxhahedinët iranianë ishte një reprezalje nga narkoshteti. Berisha gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar insistoi sërish se duhet një hetim ndërkombëtar. Sipas Berishës policia e qeverisë Rama zgjodhi ditën e refugfjatëve për një reprezalje.

"20 qershori do të shënohet në historinë e Shqipërisë, Europës dhe botës si një ditë turpi. Si një ditë në të cilën, narkoshteti shqiptar pikërisht zgjodhi ditën e refugjatëve, për një reprezalje, përmasat e të cilës, sipas medieve, janë krejt të tjera nga ato që thotë ministri Çuçi dhe zëdhënësi i tij, Rrumbullaku. Mediat, përveç viktimës, informojnë për gjymtyrë të thyera, të cilat nuk mund të ndodhin kurrë me spraj, për koka të cacra, për plagosje të rënda. Pra, një brutalitet dhe një dhunë e egër, e dënueshme, e papranueshme. Tani, për ju dhe për shqiptarët, dua të saktësoj disa momente. Marrëveshja për sjelljen në Shqipëri të muxhahedinëve të popullit, ka nisur zbatimin e saj gjatë qeverisë së mëparshme. Në atë kohë, muxhahedinët e popullit ndodheshin në një kamp në Irak dhe ishin objekt sulmesh, granatimesh të egra dhe të pamëshirshme nga qeveritarët irakianë. Kërkesës së Departamentit të Shtetit, gjatë një vizite që unë bërë në Uashington, për të marrë dhe strehuar në Shqipëri muxhahedinët, unë i dhashë këtë përgjigje: së pari, po, do marrim një kontingjent pilot për të parë si po ecën sistemi dhe qëndrimi i tyre.

Së dyti, kërkesa e dytë për t’i marrë ishte që të hiqeshin nga lista e grupit terrorist, sepse ata ishin të listuar nga DASH si grup terrorist. Kërkesa e tretë ishte që ata në Shqipëri do vinin nën ombrellën e OKB-së. Tani të ndalemi pak te kjo kërkesë, sepse ata duhet të gëzonin pavarësisht nga mikpritja shqiptare, të gjithë të drejtat e njerëzve refugjatë, të përcaktuara nga konventat ndërkombëtare dhe mbrojtjen e tyre. Autoritetet e SHBA i kanë pranuar këto kërkesa. Tani, gjatë periudhës së negociuam dhe i sollëm, nuk parashikohej ngritje e një kampi. Alternativa jonë ishte marrja me qira e banesave në zona të ndryshme të Tiranës dhe natyrisht asistenca për jetën e tyre normale si mysafirë që do ishin. OKB-në nuk e thirrëm për të ndihmuar me ushqime, por për kuadrin e të drejtave të tyre. Pa dyshim që kërkesë tjetër ishte që nga territori i Shqipërisë nuk mund të zhvillohej veprimtari në dëm të një shteti tjetër. Ata e kishin pasur këtë etiketën si grup terrorist dhe ne nuk mund të pranonim akte, veprime të armatosura, të nisura nga territori i Shqipërisë, të kryheshin nga grupi i muxhahedinëve të popullit. Këto ishin kërkesat. Erdhi grupi i parë, nja 220 vetë. Më vonë, qeveria mori edhe 2700 të tjerë a 2800 të tjerë. Në mos gaboj, ata blenë tokën në Manëz, Edi Rama firmosi lejen e ndërtimeve dhe të kampit të tyre. Kjo deri këtu," tha Berisha.

sali berisha videoja e safet gjicit

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen