All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
LIVE UPDATES

Bullgaria i hap rrugë heqjes së vetos për Maqedoninë e Veriut, Rama e Meta: Lajm i shumëpritur

• Parlamenti bullgar i dha dhënë të drejtë Këshillit të Ministrave për të miratuar propozimin e Presidencës Franceze për heqjen e vetos për negociatat për Republikën e Maqedonisë së Veriut. • Ministri i Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani tha se çështja e gjuhës dhe çështjet historike nuk duhet të jenë pjesë e kornizës së negociatave. • Kryeministri Rama dhe Presidenti Meta kanë reaguar. Rama e ka konsideruar lajm të madh heqjen e vetos në Parlamentin bullgar dhe i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të veprojë më shpejt. Kreu i shtetit u shpreh i lumtur për këtë lajm që sipas tij ishte i shumëpritur. • Franca propozoi që Shkupi të përfshijë në Kushtetutë klauzolën për "qytetarë që jetojnë brenda kufijve të shtetit dhe janë pjesë e kombeve të tjera, si bullgarët". Propozimi flet për detyrimin e qeverisë maqedonase për të mbrojtur të drejtat e të gjitha "minoriteteve dhe komuniteteve" duke parandaluar diskriminimin.

5 artikuj për këtë temë.

4 VITE ME PARE

Heqja e Vetos nga Bullgaria, ministri i Maqedonisë së Veriut: Do shohim qëndrimin e Francës

Bullgaria i hap rrugë heqjes së vetos për Maqedoninë e
Bujar Osmani
All - Paragraf - 1

MAQEDONI E VERIUT- Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka reaguar për herë të parë pas lajmit se Kuvendi i Bullgarisë do të votojë propozimin e qeverisë franceze për heqjen e vetos. Osmani është shprehur se se qëndrimet janë dërguar në Presidencën franceze dhe se në periudhën e ardhshme duhet parë se çfarë zgjidhje do të vijë prej andej.

“Pas këtij vendimi të parlamentit bullgar dhe qëndrimit tonë të prezantuar dje zyrtarisht dhe publikisht nga kryeministri Kovaçevski, dhe më parë edhe nga presidenca franceze, do të shohim se çfarë qasje do të ketë Presidenca franceze”

Kuvendi në Bullgari do të votojë sot propozimin e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron për të arritur në një zgjidhje të ngërçit me veton ndaj Maqedonisë së Veriut

4 VITE ME PARE

Sofja miratoi propozimin për veton ndaj MRV, REL: Bisedimet e anëtarësimit nuk pritet të nisin

Bullgaria i hap rrugë heqjes së vetos për Maqedoninë e

Parlamenti i Bullgarisë miratoi me 170 vota për dhe 36 kundër propozimin francez për zgjidhjen e kontestit me Maqedoninë e Veriut.

Me këtë veprim, Parlamentit në Sofje e autorizoi kryeministrin bullgar, Kirill Petkov, që të heqë veton mbi kornizën negociuese të Maqedonisë së Veriut për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit me Bashkimin Evropian.

Por, bisedimet nuk pritet të nisin, pasi Maqedonia e Veriut e ka refuzuar propozimin, për shkak të, siç është thënë, ndryshimeve që janë bërë nga pala bullgare në tekstin e propozuar. Ndryshimet thuhet se kanë të bëjnë me kërkesën për nënshkrimin e një protokolli mes dy vendeve, i cili do ta detyronte Shkupin të ndryshojë Kushtetutën dhe të përfshijë pakicën bullgare në të, përpara se të mbahet mbledhja e parë ndërqeveritare mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut.

Veç kësaj, Parlamenti i Bullgarisë ka përfshirë në tekst edhe garancitë që i kërkon nga Këshilli Evropian, sipas të cilave, ky i fundit, gjatë gjithë procesit të integrimit evropian, duhet ta njoftojë Sofjen me plotësimin e kushteve nga Maqedonia e Veriut.

Bullgaria, gjithashtu, ka përmirësuar draft-kornizën e propozuar, me kërkesën që “asgjë në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE nuk mund të interpretohet si njohje e ekzistimit të gjuhës maqedonase nga Republika e Bullgarisë”.

Këto plotësime nuk janë pranuar nga Maqedonia e Veriut, e cila ka refuzuar gjithë propozimin.

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, tha se “vetëm dy fjalë qëndrojnë mes suksesit dhe dështimit të Bashkimit Evropian në rajon” - fjala “protokoll” në kornizë, si paradigmë e çështjeve historike, dhe fjala “hapje” në paragrafin e gjashtë të konkluzioneve të Këshillit.

Të dyja fjalët, sipas Osmanit, nuk janë në propozimin francez si zgjidhje përfundimtare, por - disa prej tyre në kllapa - janë vendosur si çështje, për të cilat nuk mund të arrihet marrëveshje, për shkak të qëndrimit të Republikës së Bullgarisë.

Sipas tij, i takon Presidencës franceze të vendosë lidhur me propozimin e saj dhe qëndrimet e dy shteteve që janë pjesë e kontestit.

Osmani, paraprakisht, falënderoi Presidencën franceze, e cila, sipas tij, “u tregua shumë e kujdesshme në formulimin e tekstit, duke i kushtuar vëmendje ndjeshmërisë së të dyja palëve”.

Pala bullgare kanë insistuar që para se të nisin bisedimet mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së të miratohet një protokoll në bazë të të cilit, Shkupi obligohet që të ndryshojë fillimisht Kushtetutën për përfshirjen e pakicës bullgare në të, por edhe të mos ndryshojë pozicioni i saj për gjuhën maqedonase, e cila nuk njihet nga Sofja dhe aspektet historike, respektivisht personalitetet nga e kaluar dhe librat shkollorë, që duhet të marrin pëlqimin e palës bullgare para se të futen në përdorim.

Një “protokoll i tillë për Maqedoninë e Veriut është i papranueshëm, pasi do të nënkuptonte “rrënim të identitetit kombëtar”.

Lidhur me gjendjen e krijuar me propozimin francez dhe ndryshimin e tij nga Parlamenti i Bullgarisë, opozita në Maqedoninë e Veriut fajësoi Osmanin dhe kryeministrin Dimitar Kovaçevski, duke thënë se ata “kanë marrë pjesë aktive në formësimin e këtij dokumenti, ndonëse e kanë fshehur nga opinioni”.

“Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe ministri Bujar Osmani janë dy aktorët që patën debaklin më të madh diplomatik, pas atij me Deklaratën e Lisbonës. Maqedonia mori një propozim joparimor dhe poshtërues për kornizën negociuese, plot çështje të imponuara bilaterale. Është fakt se Kovaçevski dhe Osmani kanë marrë pjesë aktive në formësimin e këtij dokumenti, ndonëse e kanë fshehur nga opinioni. Prandaj, nuk ka nevojë për dy fjalë dhe as nuk ka nevojë për arsyetim me kllapa. Mjafton një fjalë.

Dorëheqje!”, ka shkruar në rrjetin social Facebook, Antonio Miloshovski, deputet i VMRO-DPMNE-së dhe kryetar i Komisionit parlamentar për politikë të jashtme.

Maqedonia e Veriut, nga nëntori i vitit 2020, nuk mund të nisë bisedimet me BE-në, për shkak të vetos bullgare, e cila konteston gjuhën dhe të kaluarën historike të Maqedonisë së Veriut dhe kërkon përfshirjen e pakicës bullgare në Kushtetutën maqedonase./rel

4 VITE ME PARE

Votimi i Kuvendit bullgar, Meta: Më në fund erdhi lajmi i shumëpritur nga Bullgaria mike

Bullgaria i hap rrugë heqjes së vetos për Maqedoninë e
Ilir Meta

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka reaguar pasi Kuvendi bullgari miratoi propozimin e presidentit francez Emmanuel Macron për heqjen e vetos për negociatat për Maqedoninë e Veriut. Kreu i shtetit shprehet i lumtur për këtë lajm që sipas tij ishte i shumëpritur. 

POSTIMI I METËS:

Më në fund erdhi lajmi i shumëpritur nga Bullgaria mike, që ka qenë gjithmonë një mbështetëse e vendosur e procesit tonë të anëtarësimit. Votimi nga Parlamenti bullgar për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut, hapi rrugën për nisjen e negociatave të anëtarësimit për të dyja vendet tona. Në pritje të lajmit tjetër nga mbledhja e Këshillit Europian, që vijon ende.

Kuvendi në Bullgari do të votojë sot propozimin e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron për të arritur në një zgjidhje të ngërçit me veton ndaj Maqedonisë së Veriut

4 VITE ME PARE

Votimi i Kuvendit bullgar, Rama: Partia e Borissov i shpëtoi fytyrën Bullgarisë, BE të veprojë shpejt

Bullgaria i hap rrugë heqjes së vetos për Maqedoninë e
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit se Kuvendi në Bullgari do të votojë propozimin e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron për të arritur në një zgjidhje të ngërçit me veton ndaj Maqedonisë së Veriut. Përmes një postimi të bërë në rrjetin social 'Twitter', Rama bën të ditur se u telefonua nga kreu i opozitës bullgare Boyko Borissov. Rama shprehet falenderues ndaj tij si dhe shton se partia e tij i ka shpëtuar fytyrën Bullgarisë dhe BE-së. Kësaj të fundit, Rama i kërkon që të veprojë shpejt. 

POSTIMI:

Sapo mora një telefonatë nga@BoykoBorissov Nuk mund ta falënderoja sa duhet për mendimin e tij të mirë që më thirri, por mund ta falënderoja për rolin e tij përcaktues në heqjen e VETO-s në parlament! Mik i vërtetë, lider i vërtetë. Partia e tij GERB dhe të tjerët shpëtoi fytyrën e Bullgarisë dhe BE-së! Tani BE duhet të veprojë shpejt!

4 VITE ME PARE

Kuvendi i Bullgarisë miraton propozimin francez, votohet heqja e vetos për RMV

Bullgaria i hap rrugë heqjes së vetos për Maqedoninë e
Bullgari

BULLGARI- Kuvendi në Bullgari do të votojë sot propozimin e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron për të arritur në një zgjidhje të ngërçit me veton ndaj Maqedonisë së Veriut. Mediat bullgare shkruajnë se kjo është bërë përmes një projektvendimi të dorëzuar nga bashkëkryetari i “Bullgarisë Demokratike” Hristo Ivanov, në të cilin thuhet se Bullgaria do të mbështesë çdo hap të procesit të integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Pas më shumë se katër orësh debat, projektvendimi u miratua me 170 vota pro ("Vazhdojmë ndryshimin", "Bullgaria Demokratike", GERB dhe MRF), 37 "kundër" ("Ka një popull të tillë", " Vazrazhdane”, katër nga BSP dhe dy të pavarur) dhe 21 abstenime (BSP, një nga “Vazhdojmë ndryshimin” dhe dy deputetë të pavarur). Pas miratimit të projektvendimit nga Kuvendi Kombëtar, Këshilli i Ministrave duhet ta nënshkruajë atë.

Kjo procedurë mund të zhbllokojë procesin e integrimit në BE për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Kryeministri Edi Rama ishte një ditë më parë në Samitin e Brukselit ku Shqipëri e Maqedonia e Veriut dolën me duart bosh. Kjo pasi Bullgaria nuk kishte pranuar që të votohej heqja e vetos që ka vendosur ndaj Maqedonisë së Veriut. Thirrja u bë nga lideri i Opozitës, Boyko Borissov, i cili deklaroi pro 59 votat e tij dhe ftoi qeverinë që ta votonin, por atë pasdite qeveria ra. Dhe rezoluta nuk kaloi në Kuvend. 

kuvendi i bullgarise maqedonia e veriut edi rama ilir meta

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen