LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Nis sot censi i Popullsisë dhe Banesave! Gjobë kush s'përgjigjet, 7500 persona në terren, rezultatet në Qershor 2024

•Ditën e sotme ka nisur Censi i Popullsisë dhe Banesave. • Procesi që ka nisur që në mëngjes dhe do të vijojë edhe pasditeve. •Komuniteti Mysliman Shqiptar, Kisha Katolike dhe Kisha Ortodokse iu kanë bërë apel besimtarëve të tregojnë vëmendje dhe përgjegjshmëri për të plotësuar përkatësinë fetare. •Në një deklaratë për mediat, drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli tha se 7500 persona do të jenë në terren dhe se intervistat e para kanë nisur pa probleme.

4 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Censi i Popullisë dhe Banesave/ Drejtoresha e INSTAT: Intervistat e para kanë nisur pa probleme, procesi do të vijojë edhe pasdite

Nis sot censi i Popullsisë dhe Banesave! Gjobë kush
foto ilustruese

TIRANË-Ditën e sotme ka nisur Censi i Popullisë dhe Banesave. Porcesi i regjistrimit të popullisë do të zgjasë për gjashtë javë rresht. Drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli tha në një deklaratë për mediat se procesi kishte nisur dhe se 7500 persona do të jenë në terren.

Dhuli u shpreh se intervistat e para kanë nisur pa probleme. Dhuli tha se intervistat do të vazhdojnë edhe pasdite, për të mundësuar kontaktimin me qytetarët të cilët gjatë paradites, kanë qenë të angazhuar me punë. 

"Ky është një proces statistikor me përmasa të mëdha të një rëndësie të veçantë për vendin.Deri tani referuar sistemit të monitorimit si dhe nga përfaqësuesit e INSTAT në terren, procesi po shkon mirë. Janë regjitruar në aplikacion pjesa më e madhe e anketuesve, janë në proces intervistimi rreth 1500 intervista prej të cilave janë përfunduar rreth 800 pyetësorë. Procesi është dinamik dhe po shkon sipas pritshmërive. Intervistat do të vazhdojnë edhe pasdite, për të mundësuar kontaktimin me qytetarët të cilët gjatë paradites, kanë qenë të angazhuar me punë. Theksojmë se ky aktivitet do të zgjasë 6 javë. INSTAT do të japë vazhdimisht informacion mbi ecurinë e aktivitetit. Të dhënat e mbledhura do të përnohen për nxjerrjen e statistikave zyrtare, të rëndësishme për hartimin e politikave dhe vendimmarrje në nivel qendror dhe lokal, lehtësimin për planifikimin në ndërtimin e kopshteve, shkollave, spitaleve, parqeve, rrugeve e të tjera. Lehtësimin në vendimmarrje nga komuniteti i biznesit, konceptimin dhe krijimin e regjistrave statistikorë të popullsisë rezidente dhe ndërtesave dhe banesave. Ftojmë qytatrët të bashkëpunojnë me anketuesit në terren, pasi Censi është një e mirë publike në interes të çdo qytetari.",tha drejtoresha e INSTAT

Për ata qytetarë që nuk do t’u përgjigjen pyetjeve apo të japin përgjigje të rreme ka penalitete që nis nga 50 mijë lekë gjobë. Të dhënat e para publikohen në qershor 2024. I gjithë procesi i Censit do të kryhet në mënyrë dixhitale përmes një tableti. Regjistrimi do të ofrojë të dhëna për popullsinë rezidente, mbi karakteristikat demografike, sociale, të dhëna për strehimin, shëndetësinë, punësimin e të tjera. Pyetësori përmban 100 pyetje.

2 VITE ME PARE

Censi i Popullisë dhe Banesave/ Kisha Ortodokse apel besimtarëve: Tregoni vëmendje në plotësimin e përkatësisë fetare

Nis sot censi i Popullsisë dhe Banesave! Gjobë kush
Anstas Janullatos

TIRANË- Ditën e sotme do të nisë Censi i Popullsisë dhe Banesave. Në nisje të regjistrimit të popullsisë, Kisha Ortodokse e Shqipërisë u ka bërë thirrje besimtarëve ortodoksë që t’u përgjigjen pyetjeve të Censit në lidhje me besimin fetar. Në një postim në Facebook, Kisha Ortodokse iu ka bërë apel besimtarëve që të tregohet vëmendje dhe përgjegjshmëri për të plotësuar përkatësinë fetare.

NJOFTIMI I PLOTË I KISHËS ORTODOKSE:

Nga dita e hënë, datë 18 shtator 2023, dhe në 6 javët në vazhdim, në të gjithë vendin do të kryhet Regjistrimi/Censi i Popullsisë dhe Banesave. Në këtë proces të rëndësishëm do të regjistrohen edhe të dhënat e përkatësisë së besimit fetar. Meqë kjo pjesë e Censit është lënë vetëm fakultative, tregoni vëmendje dhe përgjegjshmëri, duke kërkuar shënimin e identitetit tuaj fetar: “i/e krishterë Ortodoks”. Kontrolloni dhe sigurohuni që përgjigjja e pyetjes në lidhje me përkatësinë fetare, që e plotëson anketuesi, të jetë hedhur saktë në tabletin (aparatin elektronik) me të cilin regjistron, sipas asaj që ju keni deklaruar.

Thirrja për besimtarët që të tregojnë besimin e tyre u bë dhe nga kryepeshkopi i Kishës Ortodokse, Anastas Janullatos, gjatë meshës së të dielës. “Le të marrim pjesë në Census duke pohuar me vendosmëri besimin tonë Orthodoks” –deklaroi kryepeshkopi Janullatos.

Edhe Komuniteti Mysliman Shqiptar dhe Kisha Katolike gjithashtu kanë bërë apel që të deklarohet përkatësia fetare.

Mbi 7 mijë e 500 anketues, mbikëqyrës dhe kontrollorë do jenë në terren, ndërsa të dhënat do të mblidhen në 6 javë. Për ata qytetarë që nuk do t’u përgjigjen pyetjeve apo të japin përgjigje të rreme ka penalitete që nis nga 50 mijë lekë gjobë. Të dhënat e para publikohen në qershor 2024. I gjithë procesi i Censit do të kryhet në mënyrë dixhitale përmes një tableti. Regjistrimi do të ofrojë të dhëna për popullsinë rezidente, mbi karakteristikat demografike, sociale, të dhëna për strehimin, shëndetësinë, punësimin e të tjera. Pyetësorët përmban 100 pyetje.

2 VITE ME PARE

Censi i Popullsisë dhe Banesave/ Thirrja e Kishës Katolike: Mos refuzoni të tregoni besimin

Nis sot censi i Popullsisë dhe Banesave! Gjobë kush

TIRANË- Ditën e sotme, nis Censi i Popullsisë dhe Banesave. Presidenti i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë Imzot Angelo Massafra i është drejtuar me një mesazh besimtarëve katolikë në prag të nisjes së regjistrimit të popullsisë.

“Ne ju inkurajojmë që ta kryeni detyrën tuaj si qytetarë të vendit ndaj Institucioneve duke iu përgjigjur pyetësorit. Gjithashtu, duam të tërheqim vëmendjen tuaj ndaj pyetjeve rreth besimit fetar dhe fesë, të cilat mbajnë përkatësisht nr. 168 dhe nr. 169 të pyetësorit brenda Modulit I me titull Informacion individual.

Detyrimi i përgjithshëm për t’u përgjigjur rreth atyre pyetjeve ka edhe opsionin: “Unë preferoj të mos përgjigjem”, pasi është një e drejtë e secilit. Ne si ipeshkvij jemi të bindur se një besimtar njihet nga frytet e jetës së tij dhe jo vetëm nga një pohim rreth përkatësisë së tij fetare. Megjithatë, pa dashur të cenojmë aspak lirinë e askujt, ne i ftojmë ngrohtësisht besimtarët katolikë, të cilët janë të bindur vërtetë se i përkasin këtij besimi dhe duan t’ju përgjigjen pyetjeve që:

Për pyetjen 168 (Moduli I – Informacion individual) ku shkruhet:

A praktikon ose i përket një feje ose një besimi të caktuar? Të shënoni “Po”.

Për pyetjen 169 (Moduli I – Informacion individual) ku shkruhet: Cila është feja që ndjek ose i përket? Të shënoni “I krishterë – katolik”, thuhet në mesazhin e përcjellë nga kisha katolike.

Edhe Komuniteti Mysliman shqiptar dhe Kisha Ortodokse po ashtu kanë bërë apel që të deklarohet përkatësia fetare.

Mbi 7 mijë e 500 anketues, mbikëqyrës dhe kontrollorë do jenë në terren, ndërsa të dhënat do të mblidhen në 6 javë. Për ata qytetarë që nuk do t’u përgjigjen pyetjeve apo të japin përgjigje të rreme ka penalitete që nis nga 50 mijë lekë gjobë. Të dhënat e para publikohen në qershor 2024. I gjithë procesi i Censit do të kryhet në mënyrë dixhitale përmes një tableti. Regjistrimi do të ofrojë të dhëna për popullsinë rezidente, mbi karakteristikat demografike, sociale, të dhëna për strehimin, shëndetësinë, punësimin e të tjera. Pyetësorët përmban 100 pyetje./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Sot nis censi i popullsisë dhe banesave! Pyetësor me 100 pyetje, gjobë kush nuk përgjigjet

Nis sot censi i Popullsisë dhe Banesave! Gjobë kush
Foto ilustruese

TIRANË- Ditën e sotme do të nisë Censi i Popullsisë dhe Banesave. Mbi 7 mijë e 500 anketues, mbikëqyrës dhe kontrollorë të trajnuar nga Instituti i Statistikave janë angazhuar për numërimin e të gjithë popullsisë dhe banesave dhe të dhënat do të mblidhen në 6 javë.

I gjithë procesi i Censit do të kryhet në mënyrë dixhitale përmes një tableti. Regjistrimi do të ofrojë të dhëna për popullsinë rezidente, mbi karakteristikat demografike, sociale, të dhëna për strehimin, shëndetësinë, punësimin e të tjera. Pyetësorët janë me tetë module dhe 100 pyetje.

Në modulin për individ do të përfshihet një informacion të gjerë për statusin civil, arsimin, punësimin e të tjera. Po ashtu, do të ketë modul për shtëpitë, sektorin e bujqësisë dhe sektorë të tjerë.

Penaliteti nis nga 50 mijë lekë gjobë.

Procesi i marrjes së të dhënave në terren do të zgjasë gjashtë javë dhe mbyllet me 28 tetor. Më pas do të publikohen të dhënat e para në qershor 2024, ndërsa më të detajuara në dhjetor 2024./Dosja.al

censi i popullsise dhe banesave

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri