LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Çmimet "Oscar"/ "Oppenhemier" fiton 7 çmime, Murphy dhe Stone aktorët më të mirë. "Killers of the flower moon" zhgënjen, "Filmin më të mirë ndërkombëtar" e fiton historia e "Auschwitz"

• Filmi “Oppenheimer” nga Christopher Nolan , për njeriun që pati një rol kryesor në krijimin e bombës atomike, fitoi çmimin më të madh në ceremoninë e 96-të të çmimeve Oscar. • Ky arriti të dominojë mbrëmjen me një total prej 13 nominimesh dhe shtatë trofe të fituara më shumë se çdo film tjetër. • Nominimet e shumta përfshinin skenografinë, regjinë, kostumografinë, dhe performancat e aktorëve, ku disa prej tyre gjithashtu morën çmime në kategoritë e tyre. • Performanca e aktorëve, duke përfshirë atë të Robert Doëney Jr., pati një pranim të gjerë, me një përqasje teatrale dhe një thellësi që ka bërë që shumica e tyre të njihen si disa nga performancat më të forta të vitit. • Emma Stone ka fituar aktoren më të mirë në rol kryesor me filmin "Poor things". •Nga ana tjetër filmi me pritshmëri të mëdha "Barbie" ka marrë vetëm çmimin e muzikës më të mirë. •"Killers of flower moon" nuk merr asnjë çmim. • Filmin më të mirë ndërkombëtar e ka fituar filmi gjerman "The zone of interest".

12 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

"Oscar-i i parë për Ukrainën", regjisori fitues: Do të doja të mos e bëja kurrë këtë dokumentar!

Çmimet "Oscar"/ "Oppenhemier" fiton 7 çmime,
Mstyslav Chernov, Michelle Mizner dhe Raney Aronson

SHBA- Regjisori ukrainas, Mstyslav Chernov, fitoi çmimin Oscar për dokumentarin më të mirë me "20 Ditët në Mariupol", që i dedikohet rrethimit rus të qytetit-port. Ai tha se do të preferonte të mos kishte Oscar dhe të mos kishte luftë. Chernov, një reporter për Associated Press, e xhiroi dokumentarin gjatë ditëve të para të pushtimit rus të vitit 2022 në Ukrainë, kohë kur u bllokua në Mariupol me ekipin. 

"Ky është Oscari i parë në historinë e Ukrainës dhe unë jam i nderuar. Por me siguri do të jem regjisori i parë në këtë skenë që do të thotë se do të doja të mos e bëja kurrë këtë dokumentar. Uroj që të jem në gjendje ta shkëmbej këtë me Rusinë që të mos sulmojë kurrë Ukrainën, të mos pushtojë kurrë qytetet tona, por unë nuk mund ta ndryshoj historinë. Nuk mund të ndryshojë të shkuarën. Kjo është një emergjencë humanitare dhe një çështje e mbështetjes së civilëve që po sulmohen dhe po vriten. Nuk është detyra ime të përpiqem të bindë dikë për ndonjë gjë. Detyra jonë është të ofrojmë sa më shumë kontekst dhe informacion që të jetë e mundur”, tha Chernov në një fjalimin e tij.

Mariupoli u bë kryefjalë për tmerrin që përjetoi gjatë një rrethimi gati 3-mujor rus, me civilë të bllokuar të detyruar të varrosnin të vdekurit e tyre buzë rrugës.





2 VITE ME PARE

Yjet vunë spila të kuqe në veshjet e tyre gjatë Oscars, por cila ishte domethënia e tyre?

Çmimet "Oscar"/ "Oppenhemier" fiton 7 çmime,
Eilish, Finneas, Ruffalo, Ava, Ramy dhe Mahershala

SHBA- Disa yje treguan mbështetjen e tyre për luftën e vazhdueshme Izrael-Hamas gjatë Oscars 2024. Billie Eilish, Finneas, Mark Ruffalo, Ava DuVernay, Ramy Youssef dhe Mahershala Ali ishin ndër të famshmit që mbanin spila të kuqe në rrobat e tyre të shtrenjta, të dielën mbrëma për të treguar mbështetjen e tyre për Gazën në luftën vdekjeprurëse.

Spila përmbante një skicë të një dore me një zemër të zezë dhe u krijua për të VIP-at që të solidarizohen me ‘Artists 4 Ceasefire’, një grup prej më shumë se 400 artistësh dhe avokatësh që duan një fund të menjëhershëm të luftës, e cila thuhet se ka marrë jetën e më shumë se 30,000 njerëzve në pesë muajt e fundit.

Çmimet "Oscar"/ "Oppenhemier" fiton 7 çmime,
karfica Artists 4 Ceasefire

Në një deklaratë për shtyp, Artists4Ceasefire tha: Spila simbolizon mbështetjen kolektive për një armëpushim të menjëhershëm dhe të përhershëm, lirimin e të gjithë pengjeve dhe për dërgimin urgjent të ndihmës humanitare për civilët në Gaza.

2 VITE ME PARE

VIDEO/ Vanessa Hudgens zbulon shtatzaninë në "Oscars", shkëlqen me fustanin e zi që i tregon barkun e rrumbullakosur

Çmimet "Oscar"/ "Oppenhemier" fiton 7 çmime,
Vanessa Hudgens


SHBA- Ylli i “High Musical Musical”, Vanessa Hudgens me paraqitjen e saj në tapetin e kuq të "Oscars 2024" ka njoftuar zyrtarisht se do të bëhet nënë për herë të parë. Hudgens gjatë paraqitjes së saj ishte e buzëqeshur ndërsa tregoi barkun e rrumbullakosur.

Hudgens ishte e veshur me një fustan të zi me mëngë të gjata. Flokët i kishte tërhequr mbrapa teksa pozonte përpara fotografëve. Aaktorja gjithashtu u shfaq me një gjerdan rreth qafës dhe vathë të ngjashëm.

Kjo ështe shtatzania e parë e aktores e cila pak kohë më parë kurorëzoi martesën më lojtarin e bejsbollit, Cole Tucker. Hudgens dhe Tucker u martuan në dhjetor në një ceremoni intime në Meksikë pas lidhjes për rreth tre vjet.

Hudgens tha më parë se njerëzit duhet të jenë “më të ndërgjegjshëm” për spekulimet e shtatzënisë ndërsa tani nuk ka më dyshime pasi ajo e ndau lajmin e bukur me fakte, me barkun e sja të rrumbullakët.

 

2 VITE ME PARE

VIDEO/ Takat e larta vendosin në siklet aktoren Liza Koshy, rrëzohet në tapetin e kuq të “Oscars”

 

Çmimet "Oscar"/ "Oppenhemier" fiton 7 çmime,
Liza Koshy

 

SHBA- Aktorja e njohur, Liza Koshy ka kaluar një moment shumë të siklestshëm mbrëmjen e djeshme gjatë kalimit të saj në tapetin e kuq. Koshy u rrëzua në tapetin e kuq teksa po pozonte para gazetarëve. E veshur me një fustan të kuq dhe taka të larta, Liza humbi ekuilibrin dhe ra në tapetin e kuq. 

AAjo shpërtheu në të qeshura ndërsa të gjithë rreth saj nxituan ta ndihmonin të ngrihej. Ajo vazhdoi të pozonte për fotot, por jo pa ndihmën e atyre rreth saj për të siguruar që të mos binte përsëri. Liza mori vëmendjen edhe gjatë ndarjes së çmimeve “Golden Globes 2024” me paraqitjen e sja tejet elegante.

2 VITE ME PARE

FOTO/ "Audiencë e veçantë", qeni Messi pjesë në natën e yjeve, ndjek nga afër "Oscars 2024"

Çmimet "Oscar"/ "Oppenhemier" fiton 7 çmime,
Qeni Messi

SHBA- Në prag të ceremonisë së ndarjes së çmimeve "Oscars", u ngrit një polemikë pasi thuhej se qeni Messi nuk do të pranohej në audiencën e Teatrit Dolby. Në ceremoninë e mbrëmjes së shkuar në fakt, kishte edhe një vend për të dhe kështu Messi, qeni i parë në filmin "Anatomy of a Fall", ishte një nga yjet në "Oscars 2024". Ai u shfaq i ulur në një nga kolltukët e kuq. Messi shfaqet në filmin e regjisores francez Justine Triet, në të cilin quhet Snoop, surpriza e sezonit, me pesë nominime në Oscars.

“Nuk doja të ishte një aksesor i thjeshtë, është një personazh i vërtetë”, tha regjisorja.

Messi u fotografua me Billie Eilish, America Ferrera dhe Bradley Cooper.

 

2 VITE ME PARE

VIDEO/ Ryan Gosling elektrizon skenën e "Oscars", performon këngën "I'm Just Ken" së bashku me kitaristin e njohur Slash

Çmimet "Oscar"/ "Oppenhemier" fiton 7 çmime,
 Ryan Gosling dhe

SHBA- Aktroi i njogur, Ryan Gosling mbrëmjen e djeshmë ka dhuruar një përformancë elektrizuese në skenën e "Oscars". Gosling performoi këngën  "I'm Just Ken" nga filmi Barbie ku elektrizoi dhe përfshiu aktorët e tjërë gjatë përformancës. 

I nominuari për aktorin më të mirë në rol dytësor për interpretimin e tij në Barbie Gosling performoi ishte i veshur me një kostrum rozë dhe një kapelë të zezë kauboj. Performancën e tij aktori i tij e nisi nga audienca ku ishte uluar prapa koleges së tij, Margot Robbie.

Pas një kohe të shkurtër i vetëm në skenë, aktorirrethohet nga dhjetëra kërcimtarë, të veshur në mënyrë të ngjashme me kapele kauboj dhe kravata rozë dhe të bardhë. Ai më pas në rreshtin e parë ku ndodheshin aktorët e tjerë ku u dha mikrofon për të kënduar pak nga kënga.

Në skenë më vonë i bashkohet kitaristi kryesor i Guns'n Roses, Slash i cili si gjithmonë ishte  i veshur me të zeza dhe performoi me kitarën e tij.



2 VITE ME PARE

FOTO/ "Nominime diskriminuese", Margot Robbie heq dorë nga ngjyra rozë, shfaqet me fustanin e zi në "Oscars 2024"

Çmimet "Oscar"/ "Oppenhemier" fiton 7 çmime,
Margot Robbie

SHBA- Margot Robbie ka shkaktuar një stuhi komentesh në rrjetet sociale pasi mbërriti në tapetin e kuq të “Oscars 2024” e veshur një ngjyrë aspak karakteristike për një "Barbie". Aktorja përfundoi serinë e saj të daljeve publike me ngjyrën rozë teksa në “Oscars 2024” u shfaqur e veshur me një fustan të zi nga marka “Versace”. Fustani është nga koleksioni i vjeshtës 2024 të shtëpisë së modës të cilin Robbie e shoqëroi me një byzylyk dhe unazë nga “Fred Leighton”. Aktorija protagoniste e "Barbie" mbajti pamjen e saj të thjeshtë, duke stiluar flokët e saj të arta me një ndarje në mes.

Pavarësisht 8 nominimeve të filmit “Barbie”, Robbie nuk ishte nominuar për kategorinë e aktores më të mirë, ndërsa Greta Gerwig nuk ishte nominuar për regjisoren më të mirë. Shumë fansa të filmit “Barbie” i kanë cilësuar si diskriminuese nominimet e “Oscars” ndaj filmit në fjalë, i cili ishte më i shitur i vitit të kaluar.

 

 

2 VITE ME PARE

VIDEO/ U shfaq në skenë i zhveshur, John Cena prezanton lakuriq çmimin për kostumografinë më të mirë

Çmimet "Oscar"/ "Oppenhemier" fiton 7 çmime,
John Cena

SHBA- Ceremonia e 96-të e çmimeve Oscar mbrëmjen e djeshme ka dhuruar emocione të forta ndërsa kanë spikatur disa momente ndër të cilat edhe paraqitja e John Cena-s. Aktori u shfaq i zhveshur në skenën e Dolby Theatre për të dorëzuar çmimin për kostumet më të mira. 

Megjithatë më vonë u zbulua se John Cena nuk ishte totalisht lakuriq në Oscars. Fotot e publikuara nga prapaskenat tregojnë se ajo kishte veshur të brendshme "speciale" të cilat bënin që Cena të dukej lakuriq.


Paraqitja e tij tronditi të pranishmit dhe miliona shikues që e ndoqën drejtpërdrejt ceremoninë. Fillimisht, ish superylli dhe mundësi i WWE u shfaq i turpshëm në skenë ndërsa ai po diskutonte me prezantuesin Jimmy Kimmel duke i thënë se kishte ndryshuar mendim. Më në fund Cena u bind dhe doli në skenë me kartën e nominimit si mbulesa e vetme.

 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ExtraTV (@extratv)

2 VITE ME PARE

VIDEO/ "Jam një irlandez krenar që qëndroj këtu sonte", fitoi "Oscar" si aktori më i mirë, Cillian Murphy: Ishte udhëtimi më i egër!

Çmimet "Oscar"/ "Oppenhemier" fiton 7 çmime,
Cillian Murphy

SHBA- Aktori Cillian Murphy fitoi çmimin e tij të parë "Oscar" si aktori më i mirë në rolin kryesor. Protagonisti në filmin "Oppenheimer", portretizoi fizikantin që udhëhoqi zhvillimin e bombës atomike gjatë Luftës së Dytë Botërore. Fitorja e çmimit "Oscar" vjen si vazhdimësi e një sezoni të suksesshëm çmimesh për aktorin 47-vjeçar irlandez, i cili gjithashtu fitoi një Golden Globe, një BAFTA dhe një çmim të Screen Actors Guild për interpretimin e tij. Kujtojë se ky ishte nominimi i parë i Murphy për Oscar.

Në fjalimin e tij teksa rrëmbeu Oscar-in, Murphy falënderoi regjisorin Nolan, akademinë dhe pranoi se ndihej "pak i mbingarkuar" nga nderimi.

"Ka qenë udhëtimi më i egër, më emocionues dhe më i kënaqshëm nga ana krijuese që më keni bërë gjatë 20 viteve të fundit. Ju kam borxh më shumë sesa mund të them. Faleminderit shumë çdo anëtari të ekuipazhit, çdo anëtar të kastit në Oppenheimer," tha ai ndër të tjera.

Aktori vazhdoi të falënderojë ekipin e tij dhe familjen e tij, duke përfshirë gruan dhe djemtë e tyre të cilët ishin në sallë. 

"Të dua shumë dhe jam një irlandez shumë krenar që qëndroj këtu sonte," tha ai.

Aktori i cili jeton në Irlandë, luajti rolin e tij më të madh deri më sot në filmin "Oppenheimer". Ai është gjithashtu i njohur për rolet kryesore në filma si "28 Days Later" dhe shfaqjen e krimit "Peaky Blinders", dhe për paraqitjet në projekte të tjera të Christopher Nolan, duke përfshirë trilogjinë e Batman "Dark Knight" dhe "Inception".

 

2 VITE ME PARE

Kimmel "dhëmbë për dhëmbë" me Trump/ Presidenti e quajti prezatuesin më të keq të Oscar, moderatori: Nuk ju ka kaluar ende koha e burgut

Çmimet "Oscar"/ "Oppenhemier" fiton 7 çmime,
Foto ilustruese

SHBA-Jimmy Kimmel, i cili prezantoi ceremoninë e 96-të të çmimeve Oscar, vendosi që të lexonte live disa kritika në rrjetet sociale për mënyrën si po e drejtonte eventin kinematografik.

Kimmel citoi ish-presidentin amerikan, Donald Trump, që e cilësonte si prezantues të keq.

A ka pasur ndonjëherë një prezantues më të keq se Jimmy Kimmel në Oscars? Hapja që bëri ishte ajo e një personi të zakonshëm që përpiqej shumë për të qenë dikush që nuk është dhe nuk mund të jetë kurrë. Hiqni qafe Kimmelin dhe ndoshta zëvendësojeni atë me një tjetër ‘talent’ të lirë të ABC-së, George Slopanopoulos. Ai do t’i bënte të gjithë në skenë të dukeshin më të mëdhenj, më të fortë dhe më magjepsës. Një shfaqje vërtet e keqe, e mërzitshme dhe e padrejtë. Pse nuk ua japin Oscar-in atyre që e meritojnë. Ndoshta në këtë mënyrë audienca dhe vlerësimet e tyre televizive do të kthehen”, ishte shkrimi i Trump.

Kimmel iu kundërpërgjigj ish-presidentit, duke i thënë: “Blah, bla, bla… Mirë, tani, shikoni nëse mund ta merrni me mend se cili ish-president sapo e postoi këtë në RruthSsocial. Dikush? Jo? Epo, faleminderit President Trump. Faleminderit për shikimin, jam i habitur që jeni akoma… a nuk ju ka kaluar ora e gjumit, ose më saktë ora e burgut?

2 VITE ME PARE

VIDEO/ Emma Stone rrëmben çmimin aktorja më e mirë në Oscars, përballet me moment të sikletshëm, i zbërthehet fustani në skenë

Çmimet "Oscar"/ "Oppenhemier" fiton 7 çmime,
Emma Stones

SHBA- Aktorja kryesore e “Poor Things”, Emma Stone mbrëmjen e djeshme ka arritur të rrëmbëjë çmimin e rëndësishëm në Oscar, duke marrë çmimin si aktorja më e mirë protagoniste.

Stone luan rolin e Bella Baxter, truri i së cilës është zëvendësuar me atë të fëmijës së saj të palindur, dhe që përjeton zgjimin e saj seksual dhe personal. Aktorja shpërtheu në lot teksa u ngjit në skenë për të marrë çmimin. Gjatë marrjes së çmimit ajo përjetoi edhe një moment të sikleshëm pasi i prishet zinxhiri i fustanit.

Stone fitoi një Oscar për aktoren më të mirë në 2017 për La La Land. Ajo gjtihashtu mori çmim në Bafta dhe Golden Globe për aktoren më të mirë në një muzikal apo komedi.

2 VITE ME PARE

Lista e fituesve të "Oscars 2024"/ “Oppenhemier” rrëmben 7 çmime

Çmimet "Oscar"/ "Oppenhemier" fiton 7 çmime,
Oscars 2024

SHBA- Teatri Dolby u shndërrua në qendrën e kinematografisë teksa u zhvillua në mbrëmjen e shkuar ceremonia e 96-të e ndarjes së çmimeve Oscars. "Oppenheimer" i Christopher Nolan triumfoi me 7 çmime të fituar nga 13 kategori ku ishte nominuar. Ndërkohë, zhgënjimi më i madh ka ardhur nga fimi “Barbie”, më i shikuar i vitit të kaluar, i cili nga 8 nominime, ka fituar vetëm një çmim dhe atë jo një nga kategoritë kryesore.

Çmimi për aktorin më të mirë në rol kryesor e rrëmbeu Cillian Murphy nga “Oppenheimer”, ndërsa aktorja më e mirë në rol kryesor u shpall Emma Stone nga filmi “Poor Things”.

Lista e plotë e fituesve në “Oscars 2024”:

 

Filmi më i mirë

“American Fiction”
“Anatomy of a Fall”
“Barbie”
“The Holdovers”
“Killers of the Flower Moon”
“Maestro”
“Oppenheimer”
“Past Lives”
“Poor Things”
“The Zone of Interest”

 

Aktori më i mirë në rol kryesor

Bradley Cooper, “Maestro”
Colman Domingo, “Rustin”
Paul Giamatti, “The Holdovers”
Cillian Murphy, “Oppenheimer” 
Jeffrey Wright, “American Fiction”


Aktorja më e mirë në rol kryesor

Annette Bening, “Nyad”
Lily Gladstone, “Killers of the Flower Moon”
Sandra Hüller, “Anatomy of a Fall”
Carey Mulligan, “Maestro”
Emma Stone, “Poor Things” 

 

Aktori më i mirë në rol dytësor

Sterling K. Brown, “American Fiction”
Robert De Niro, “Killers of the Flower Moon”
Robert Downey Jr., “Oppenheimer” 
Ryan Gosling, “Barbie”
Mark Ruffalo, “Poor Things”

 

Aktorja më e mirë në rol dytësor

Emily Blunt, “Oppenheimer”
Danielle Brooks, “The Color Purple”
America Ferrera, “Barbie”
Jodie Foster, “Nyad”
Da’Vine Joy Randolph, “The Holdovers” 

 

Regjisori më i mirë

Justine Triet, “Anatomy of a Fall”
Martin Scorsese, “Killers of the Flower Moon”
Christopher Nolan, “Oppenheimer”
Yorgos Lanthimos, “Poor Things”
Jonathan Glazer, “The Zone of Interest”

 

Kinematografia më e mirë

“El Conde”
“Killers of the Flower Moon”
“Maestro”
“Oppenheimer”
“Poor Things”


Filmi më i mirë ndërkombëtar

“The Teachers’ Lounge”, Gjermania
“Io Capitano”, Italia
“Perfect Days”, Japonia
“Society of the Snow”, Spanja
“The Zone of Interest”, Mbretëria e Bashkuar

 

Skenari më i mirë i përshtatur

“American Fiction” 
“Barbie”
“Oppenheimer”
“Poor Things”
“The Zone of Interest”

 

Skenari më i mirë origjinal

“Anatomy of a Fall”
“The Holdovers”
“Maestro”
“May December”
“Past Lives”

 

Filmi më i mirë ‘live action’

“The After”
“Invincible”
“Knight of Fortune”
“Red, White and Blue”
“The Wonderful Story of Henry Sugar”

 

Filmi më i mirë i animuar i metrazhit të shkurtë

“Letter to a Pig”
“Ninety-Five Senses”
“Our Uniform”
“Pachyderme”
“War Is Over! Inspired by the Music of John & Yoko” 

 

Filmi më i mirë i animuar i metrazhit të gjatë

“The Boy and the Heron” 
“Elemental”
“Nimona”
“Robot Dreams”
“Spider-Man: Across the Spider-Verse”


Dokumentari më i mirë i metrazhit të shkurtë

“The ABCs of Book Banning”
“The Barber of Little Rock”
“Island in Between”
“The Last Repair Shop” 
“Nǎi Nai & Wài Pó”

 

Dokumentari më i mirë i metrazhit të gjatë

“Bobi Wine: The People’s President”
“The Eternal Memory”
“Four Daughters”
“To Kill a Tiger”
“20 Days in Mariupol” 

 

Kolona zanore më e mirë

“The Fire Inside” from “Flamin’ Hot”
“I’m Just Ken” from “Barbie”
“It Never Went Away” from “American Symphony”
“Wahzhazhe (A Song for My People)” from “Killers of the Flower Moon”
“What Was I Made For?” from “Barbie”

 

Partitura muzikore më e mirë

“American Fiction”
“Indiana Jones and the Dial of Destiny”
“Killers of the Flower Moon”
“Oppenheimer” 
“Poor Things”


Makjiazhi dhe flokët më të mira

“Golda”
“Maestro”
“Oppenheimer”
“Poor Things”
“Society of the Snow”

 

Kostumografia më e mirë

“Barbie”
“Killers of the Flower Moon”
“Napoleon”
“Oppenheimer”
“Poor Things” 

 

Editimi më i mirë

“Anatomy of a Fall”
“The Holdovers”
“Killers of the Flower Moon”
“Oppenheimer”
“Poor Things”

 

Zërimi/Audio më e mirë

“The Creator”
“Maestro”
“Mission: Impossible – Dead Reckoning Part One”
“Oppenheimer”
“The Zone of Interest” 

 

Skenografia më e mirë

“Barbie”
“Killers of the Flower Moon”
“Napoleon”
“Oppenheimer”
“Poor Things” 

 

Efektet vizuele më të mira

“The Creator”
“Godzilla Minus One” 
“Guardians of the Galaxy Vol. 3”
“Mission: Impossible — Dead Reckoning Part One”
“Napoleon”.

Çmiment oscar chistopher nolan cilian murphy oppenheimer

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri