LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Dalja e parë pas operacionit! Rama shtron iftar, qëndron i ulur gjithë kohës, në fjalim e zëvendëson Linda: Agjërim të pranuar

• Kryeministri Edi Rama ka bërë daljen e parë pasi u operua dhe hoqi apandesitin. Këtë mbrëmje ai shtroi iftar në kuadër të muajit të Ramazanit, por nuk u ngrit të mbante një fjalim. • Këtë pozicion sonte e kishte gruaja e tij, Linda Rama, e cila tha madje se operacioni u kishte kursyer të pranishmëve dhe një fjalim të gjatë që në kushte e rrethana të tjera do të mbante kryeministri. • Ajo falenderoi mjekët për përkushtimin dhe veçoi njërën prej tyre që i kishte dhënë një jastëk për të mbështetur kokën gjatë natës. • Vetë Rama qëndroi i ulur gjatë gjithë darkës. Ai kishte zgjedhur të kishte ambasadorët në tryezë dhe sigurisht, bashkëshorten e tij.

3 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

FOTO/ Mes të shoqes dhe ambasadores Kim, kë ka zgjedhur të ketë në tryezën e iftarit kryeministri Rama, kryesojnë të dërguarit nga jashtë, por...me pjatat bosh

Dalja e parë pas operacionit! Rama shtron iftar, qëndron i ulur
Iftari

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka shtruar një iftar për muajin e Ramazanit dhe vetë ka zgjedhur të ulet me disa prej të ftuarve në tavolinën që qëndron në qendër të vendit ku është organizuar darka. Pranë kreut të qeverisë qëndron bashkëshortja e tij, Linda Rama dhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim. 

Në tryezë, duket se kreu i qeverisë ka zgjedhur të ketë të dërguar nga jashtë, pasi me të është ulur edhe një tjetër ambasadore, ajo e Bashkimit Evropian, Christiane Hohmann. Por, ajo që vihet re është se pjatat e tyre ishin bosh, ndërkohë që të tjerët kishin nisur të konsumonin ushqimin.

Kjo është darka e parë që Rama shtron pas daljes nga spitali, dy ditë pasi u operua dhe hoqi apandesitin. 

3 VITE ME PARE

Me një rosak të qëndisur, Linda Rama tregon episodin e veçantë në spital: Isha me Edin, por mjekja më dha një jastëk, Ajlina qëndroi me mua si dhuratë nga Zoti

Dalja e parë pas operacionit! Rama shtron iftar, qëndron i ulur
Linda Rama

TIRANË- Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama ka treguar një episod të ndodhur në spital, gjatë kohës që ndodhej i shtruar kreu i qeverisë pasi u operua dhe hoqi apandesitin. Ajo tregoi se një nga mjeket i kishte ofruar një jastëk që të mbështeste kokën. Në mëngjes kishte vënë re se ishte jastëku i një fëmije, me një rosak të qendisur që pjesëtarja e bluzave të bardha e merrte me vete për të ndjerë të bijën sa më pranë, kur ishte në punë natën.

"Aida, Elda, Anxhela, Solina, Delina, Eda ishin vajza që kujdeseshin me pacientët me buzëqeshjen inkurajuese gjatë orëve të vona të natës. Kur isha e ulur në karrige, njëra prej tyre mu afrua dhe më pyeti më zë të ulët 't'ju sjell një jastëk?'. Më dha një jastëk të vogël. Kur u zbardh pashë që ishte një jastëk bebesh, me një rosak të qendisur. I kujt është ky jastëk që më lehtësoi natën mua, e pyeta. E vajzës time, tha, e mbaj me vete kur jam natën në punë. Si quhet vajza, i thashë. Ajlina tha, dhe i qeshën sytë. Ajlina me emrin e vjetër musliman kishte qëndruar me mua si dritë e hënës dhe dhuratë e Zotit në një natë të vështirë,"- tha Rama. 

3 VITE ME PARE

Kryeministri shtron iftar për Ramazanin, Linda Rama mban fjalën e prekur: Jo çdo e keqe vjen për keq, apandesiti i Ramës iu kurseu fjalimin e gjatë

Dalja e parë pas operacionit! Rama shtron iftar, qëndron i ulur
Linda Rama

TIRANË- Linda Rama, gruaja e kreministrit Edi Rama ka mbajtur një përshëndetje të shkurtër para nisjes së darkës që shtroi këtë mbrëmje kreu i qeverisë në kuadër të muajit të Shenjtë të Ramazanit. Duke qenë se Rama sapo ka dalë nga spitali pas operacionit që ka kryer, ishte Linda Rama ajo që mbajti fjalimin. Me zë të prekur, ajo tha se operacioni e kishte një të mirë, pasi u kurseu qytetarëve një fjalim të gjatë që do të mbante kryeministri. 

"Të dashur miq dhe të ftuar, e vërtetë që jo çdo e keqe vjen vetëm për keq. Apandesiti i Ramës nuk doli dhe aq për keq sepse tani nuk do të dëgjoni një fjalim të gjatë prej tij, por një të shkurtër prej meje. Ju uroj mirëseardhjen në këtë sofër tradicionale iftari në të cilën muslimanë, të krishterë, besimtarë ose jo, ndajnë bukën mes tyre,"- tha Linda Rama. 

edi rama linda rama

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri