LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Dhunohet gazetari në Tiranë, Doçi: Më goditën për shkak të detyrës. Policia: Po kontrollojmë zonën

•Gazetari Adriatik Doçi, është dhunuar ditën e sotme nga persona ende të paidentifikuar. •Ai është ndjekur nga disa persona dhe më është goditur nga pas me sende të forta, pranë banesës së tij në Kamëz. •Doçi është në gjendje të mirë shëndetësore. •Gazetari u paraqit në komisariatin numër 5 ku denoncoi ngjarjen. •Ai pretendon se sulmi i ka ndodhur për shkak të detyrës që mban. •Policia ka nisur hetimet dhe është vënë në lëvizje për të zbuluar se kush qëndron pas sulmit.

6 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Dhunimi i gazetarit Doçi, VOA: Sulmi për shkak të detyrës, publikoi shkrime për Metën dhe Berishën

Dhunohet gazetari në Tiranë, Doçi: Më goditën
Adriatik Doci

Gazetari Adriatik Doçi, i njohur për shkrime investigative në Report Tv dhe Shqiptarja.com, u godit me grushta nga një person ende i paidentifikuar.

Kështu bëri të ditur policia në njoftimin e ngjarjes, dke theksuar se hetuesit dhe forcat e rendit po kontrollojnë zonën, ndërsa hetuesit po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Gazetari Doçi ka deklaruar se beson që sulmi ndaj tij ka ndodhur për shkak të detyrës, kur një grup personash e kanë ndjekur dhe një prej tyre e ka goditur pas shpine me grushta dhe sende të forta në afërsi të banesës së tij.

Personi që e sulmoi ishte rreth 25 vjeçar, sipas tij, me kapuç, pjesëtar i një grupi që e ndoqi dhe e goditi befasisht nga pas, ndaj nuk arriti të indentifikonte asnjë prej tyre.

Ai është shprehur se sulmi mund të jetë nxitur nga segmente të krimit dhe korrupsionit. Zoti Doçi dëshmoi në polici se u sulmua befasisht nga pas dhe se nuk arriti të identifikonte autorët e sulmit.

“Ky sulm burracakësh më shton kurajon për të raportuar dhe nuk më ndal në punë e as më largon nga Shqipëria”, është shprehur Doçi.

Ai shtoi se më herët ka patur kërcënime verbale, për shkak të detyrës, por jo dhunë fizike, një akt që ndodhi sot kundër tij për herë të parë.

Dy vjet më parë komisioni parlamentar për sigurinë zhvilloi një seancë dëgjimore me gazetarin investigativ Adriatik Doçi, i cili kishte publikuar disa shkrime që vinin në dyshim saktësinë ligjore të disa dekreteve për dhënien e shtetësisë shqiptare nga ish presidenti i Republikës Ilir Meta.

Zoti Meta i ka hedhur poshtë këto akuza, duke theksuar se të gjithë veprimet e tij në këtë fushë janë në përputhje me ligjin.

Gazetari Adriatik Doçi u thirr nga deputetët e komisionit parlamentar të sigurisë kombëtare pas shkrimeve të tij se presidenti Meta ka dhënë shtetësi shqiptare në shkelje të ligjit, disa personave të inkriminuar nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, një futbollisti afrikan brenda disa orësh, si dhe fshirjen e dekreteve nga faqet online të institucionit.

Këto janë vetëm një pjesë e vogël mes dhjetëra shkrimeve denoncuese të tij për ngjarje të dyshuara korrupsioni dhe afera për shkelje ligjore nga qeveria Berisha, mes të cilave investigimi mbi ish kompleksin sportiv Partizani, si dhe afera korruptive nga gjyqtarë dhe prokurorë./VOA

3 VITE ME PARE

Dhuna ndaj gazetarit Adriatik Doçi, Lëvizja e Gazetarëve: Dënojmë aktin burracak

Dhunohet gazetari në Tiranë, Doçi: Më goditën
Adriatik Doçi

TIRANË- Unioni i Gazetarëve ka reaguar për dhunën ndaj gazetarit Adriatik Doci duke e cilësuar si akt të rëndë dhe kërkon që të vihet para drejtësisë autori i sulmit. Ata shprehin solidaritetin me Doçin dhe kërkojnë që të nisin hetimet dhe të zbardhet motivi i sulmit.

“Unioni i Gazetarëve Shqiptarë denoncon dhunën e ushtruar nga një bandit i paidentifikuar, ditën e shtunë në mesditë, pranë banesës së tij në Kamëz të Tiranës, mbi gazetarin investigativ Adriatik Doçi. Goditja fizike, në mënyrë banditeske, mbi gazetarin është një akt i rëndë ndaj gazetarit për shkak të detyrës. UGSH shpreh solidaritetin e menjëhershëm me kolegun dhe e konsideron deklaratën e tij pas ngjarjes si shenjë të kurajos dhe këmbënguljes profesionale, për të mos u dekurajuar apo tërhequr nga misioni i reporterit edhe pas akteve të dhunës dhe risqeve që ofrohen nga bota e errët e krimit shqiptar.

Vlerësojmë deklaratën e parë pas ngjarjes, në të cilën kolegu Doçi pohon: " Ky sulm s'më pengon, por më inkurajon të raportoj më tej... Akt burracak që nuk më ndalin, do bëj detyrën deri në fund”.

Dhuna fizike mbi gazetarin Adriatik Doçi të Report Tv dhe Shqiptarja.com, përbën një rast tjetër të dhunës fizike mbi reporterë në vend. UGSH kërkon që autoritetet e hetimit të përshpejtojnë procesin hetimor dhe zbardhjen e menjëhershme të ngjarjes. Të mos humbet kohë në identifikimin e autorir, të zbardhet motivi i këtij akti dhe krejt rrethanat që kanë lidhje me këtë sulm mbi gazetarin.

Autori i sulmit bandit, me çdo kusht të vihet para drejtësisë dhe të marri ndëshkimin e meritueshëm ligjor”, shkruan Unioni i Gazetarëve.

Gazetari Adriatik Doçi u dhunua ditën e sotme, shumë pranë banesës së tij. Ai ka dëshmuar se disa persona e qëlluan nga pas e më pas janë larguar në drejtim të paditur. Doçi pretendon se sulmi mund të jetë kryer për shkak të detyrës së tij. 

3 VITE ME PARE

U dhunua, gazetari Doçi: Ishte demostrim i segmenteve të krimit dhe korrupsionit për të më mbyllur gojën

Dhunohet gazetari në Tiranë, Doçi: Më goditën
Adriatik Doci

TIRANË- Gazetari Adriatik Doçi ka falenderuar të gjithë miqtë dhe kolegët të cilët e dënuan sulmin fizik që iu bë sot. Përmes një mesazhi të ndarë në rrjetin e tij social, Doçi shton se sulmi i sotëm ishte një demostrim i segmenteve të krimit dhe korrupsionit në mënyrë që t'i mbyllnin gojën. Ai paralajmëron se nuk do marrë në konsideratë asnjë mesazh dhune e se do të vazhdojë punën duke mos heshtur.

MESAZHI

Mirënjohje për qindra miq dhe kolegë, të cilët u solidarizuan dhe dënuan sot sulmin fizik burracak prej çakenjsh ndaj meje. Ishte si një tufë qensh që të kafshojnë në befasi nga pas dhe ikin me vrap.Nuk e shoh vetëm si një incident apo dramë personale, por edhe si një demostrim të segmenteve të krimit dhe korrupsionit për të mbyllur gojën dhe kufizuar raportimin e gazetarëve, mediave në tërësi. Personalisht nuk kam konsideruar dhe nuk do konsideroj kurrë asnjë mesazh dhune, force dhe shantazhi për të heshtur. Koha do ta tregojë. Ju paça!

Gazetari Adriatik Doçi u dhunua ditën e sotme, shumë pranë banesës së tij. Ai ka dëshmuar se disa persona e qëlluan nga pas e më pas janë larguar në drejtim të paditur. Doçi pretendon se sulmi mund të jetë kryer për shkak të detyrës së tij. 

3 VITE ME PARE

Dhunimi i Doçit, Policia: Ngjarja ndodhi në Kamzë, dikush qëlloi me grusht gazetarin, jemi në lëvizje për kapjen e tij

Dhunohet gazetari në Tiranë, Doçi: Më goditën
Policia

TIRANË- Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar për dhunimin e gazetarit Adriatik Doçi. Sipas forcave blu, ngjarja ka ndodhur ditën e sotme, në orën 12:00, në rrugën 'Bavaria' në Kamëz. Një person e ka qëlluar me grusht e më pas është larguar në drejtim të paditur. Shërbimet e Policisë janë vënë menjëherë në lëvizje për kontrollin e zonës me qëllim kapjen e autorit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 13.11.2022, rreth orës 12:00, në Kamzë, në rrugën "Bavaria", një shtetas ende i paidentifikuar ka goditur me grusht shtetasin A. D., 38 vjeç, me profesion gazetar, dhe më pas është larguar. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5., në Kamzë, kanë administruar kallzimin e bërë nga gazetari A. D., dhe shërbimet e Policisë janë vënë menjëherë në lëvizje për kontrollin e zonës me qëllim kapjen e autorit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Gazetari Adriatik Doçi u dhunua ditën e sotme, shumë pranë banesës së tij. Ai ka dëshmuar se disa persona e qëlluan nga pas e më pas janë larguar në drejtim të paditur. Doçi pretendon se sulmi mund të jetë kryer për shkak të detyrës së tij. 

3 VITE ME PARE

U dhunua pranë banesës, Doçi: Kam pasur kërcënime për shkak të detyrës, më sulmuan disa persona

Dhunohet gazetari në Tiranë, Doçi: Më goditën
Adriatik Doci

TIRANË- Gazetari Adriatik Doçi, i cili u dhunua nga disa persona, pretendon se sulmi i ka ndodhur për shkak të profesionit të tij duke qënë se në të shkuarën ka marrë kërcënime. Në një lidhje telefonike me 'Reporttv', Doçi është shprehur se një person e ka qëlluar i pari nga pas e më pas janë afruar dhe persona të tjerë. Pavarësisht sulmit, ai shton se nuk do të heqë dorë nga raportimi dhe nuk do të largohet nga Shqipëria. 

‘Rreth mesditës duke u kthyer në banesë persona të pa iddentifikuar më kanë goditur nga pas në mënyrë të befasishme. Nuk u identifikova dot. Nuk kisha asnjëlloj komunikimi vetëm më dhunuan në mënyrë të befasishme dhe tinëzare nga pas. Nuk e kisha mendjen pasi nuk mendova se do më qëllonin. Kam pasur kërcënime por jo dhune konkrete fizike. Ky ishte episodi i parë i një dhunë fizike. Të rruga Pashko Vaso duke hyrë tek banesa pasi konsumova dhe kafen, isha vetëm dhe po kthehesha në banesë. Sulmi është ekzekutuar nga një person por besoj se kanë qenë edhe persona të tjerë për mbështetje.

Janë bashkangjitur këtij personi pasi kanë menduar se do t’i sulmoj edhe unë. Personi që unë mendoj se është i paguar nga segmente të korrupsionit dhe krimit të organizuar një mercenar i paguar ishte rreth moshë 25 vjeç. Ishin të maskuar me kapuç. E kisha të vështirë që të shquaja fytyrën. Ishte sulm nga pas i befasishëm.

Dyshimet e forta janë se goditja është për shkak të detyrës, pasi nuk kam asnjë konflikt me asnjë person. Ka të bëjë vetëm me faktet e raportuara dhe një sulm i paguar nga segmente të caktuara.

Doja të jepja dhe një mesazh ky sulm më shton kurajon për të raportuar dhe nuk më ndal asgjë. Nuk do largohem nga Shqipëria dhe do raportoj deri në frymën e fundit. Aktualisht po bën një kallëzim në komisariatin nre5. Policia shumë bashkëpunuese, për të gjetur autorët e këtij sulmi.'- është shprehur Doçi.

3 VITE ME PARE

Ndiqet dhe dhunohet me sende të forta pranë banesës Adriatik Doçi, gazetari denoncon në polici

Dhunohet gazetari në Tiranë, Doçi: Më goditën
Ardiatik Doçi

TIRANË- Dhunohet gazetari investigativ, Adriatik Doçi. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme, teksa Doçi ishte duke u futur në banesën e tij në Tiranë. 'Reportv' raporton se disa persona të panjohur e kanë ndjekur e më pas e kanë goditur gazetarin investigativ me sende të forta. Gazetari është në gjendje të mirë shëndetësore. 

Ka qënë vetë gazetari ai i cili ka kryer denoncimin në polici për rastin. Pritet që në orët në vijim të ketë më shumë detaje për këtë ngjarje.

dhunohet adriatik doci adriatik doci

Sondazh

Poll

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria