LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Digjen 3 mjetet e biznesmenit në Vlorë/ Shkak dyshohet konkurrenca, gruaja e Kormuzit: Ne punojmë me duar të pastra

•Tre makina në pronësi të biznesmenit Zamir Kormuzi, banues në Vlorë, iu është vënë flaka në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në lagjen “24 Maji”. •Kormuzi ka deklaruar se zjarri është vënë për shkak të konkurencës. • Rozina Kormuzi, gruaja e biznesmenit ka ndarë fotot e mjetit të shkrumbuar në Facebook. Duke i quajtur autorët 'ujqër' ajo bën të ditur se asgjë nuk do ndalojë biznesin e familjes së saj. •Momenti kur i vihet zjarri tre makinave është kapur në kamera. Në video shihet se autorët janë dy. Të maskuar dhe me bidona në duar, ata shkojnë në drejtim të mjeteve duke ua vendosur flakën. •Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

VIDEO/ Dy persona me kapuç dhe bidon me benzinë afrohen qetësisht, i vënë flakën 3 mjeteve në Vlorë

Digjen 3 mjetet e biznesmenit në Vlorë/ Shkak dyshohet konkurrenca,
Momenti i zjarrevenies

VLORË- Dosja.al ka siguruar pamjet e kamerave të sigurisë ku duken qartë se si dy persona që mbajnë bidona me benzinë në duar, shkojnë në drejtim të automjeteve dhe i vënë flakën makinave në pronësi të biznesmenit Zamir Kormuzi. Menjëherë dy personat shihen duke u larguar me shpejtësi.

Biznesmeni dyshon për zjarrvënie për shkak të konkurencës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

3 VITE ME PARE

'Kaq bëjnë lepujt'/ I dogjën mjetet në Vlorë, gruaja e biznesmenit: Ujqërit e natës lëvizin t'u bien në qafë atyre që punojnë me djersën e ballit

Digjen 3 mjetet e biznesmenit në Vlorë/ Shkak dyshohet konkurrenca,
Zamir Kormuzi dhe gruaja

VLORË- Rozina Kormuzi, bashkëshortja e biznesmenit, mjetet e të cilit u dogjën mbrëmjen e kaluar në Vlorë ka ndarë pamjet nga ajo që u la pas. Në rrjetin social 'Facebook', Rozina, shkruan se 'ujqërit' e natës u bien në qafë personave që punojnë me djersën e ballit. Ajo u bën thirrje familjarëve të saj që të mos shqetësohen, pasi do ia dalin të jenë me të fortë se kurrë përballë këtyre sulmeve. 

POSTIMI

Gezuar festat . Gezuar e qofte nje vit I mbare per te gjithe ju qe na doni e na respektoni . Filloj kete status me urimin qe cdo familje paste vetem gezime sepse jetojme ne nje vend ku nuk dihet se e nesermja do lind me diell e bukur si cdo dite jetojme ne vendin ku ujqerit e nates lëvizin e tu bien me qafe atyre qe jetojne me djersen e ballit !ne qe mbajme dhjetra familje me buke dhe qe shohim punen tone ne qe punojmë e lodhemi gjith diten per te arritur aty ku jemi sot punojmë familjarisht e shohim punen tone punojmë me duar te pastra e djerse te ballit . Jane ziliqare jane maskarenj jan jo trima po lepuj jane (cakenjte ) e nates sepse nata esht e tyre naten kane frikacaket . I dashur bashkëshorti im Zamir Zamir Kormuzi te dashur femijet e mi Ciljeta Kormuzi Ervis Visi mos u merzitni eshte djersa e familjes tone por zoti do ti denoj nje dite kurajo dhe forca do bejme vitin e ri e surpriza te reja na presin . Zamir kurajo mos u merzit ja kemi dale e e prap ne jemi Familja Kormuzi ! Kaq mund te bejne lepujt sepse smunden te bejne me shume me njeriun qe sheh punen e vet e punetor . GEZUAR FESTAT DHE NJE VIT I MBARE PER TE GJITHE JU QE NA DONI E RESPEKTONI MIQ SHOK SHOQE MOTRA E VELLEZER GEZUAR

Digjen 3 mjetet e biznesmenit në Vlorë/ Shkak dyshohet konkurrenca,

3 VITE ME PARE

U dogjën gjatë natës në Vlorë, 3 mjetet ishin në pronësi të biznesmenit të njohur (EMRI)

Digjen 3 mjetet e biznesmenit në Vlorë/ Shkak dyshohet konkurrenca,
Biznesmeni dhe gruaja

VLORË- Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 02:00, në lagjen “24 Maji”, ka rënë zjarr dhe janë djegur tre automjete të parkuara, në pronësi të Zamir Kormuzit.

Dyshohet se zjarri është vënë për shkak të konkurencës. Sipas pamjeve të siguruara, dy persona shkojnë në drejtim të mjeteve gjatë natës dhe i vendosin flakën makinave në pronësi të biznesmenit Zamir Kormuzi.

Policia ka nisur hetimet për të vënë përpara drejtësisë personat përgjegjës.

3 VITE ME PARE

Ç'ndodhi mbrëmë? Vlora 'në flakë', digjen 3 automjete dhe 1 dyqan rrobash, Policia kërkon autorët

Digjen 3 mjetet e biznesmenit në Vlorë/ Shkak dyshohet konkurrenca,
Digjet makina

VLORË- Disa zjarre kanë rënë gjatë natës në qytetin e Vlorës. Një zjarr ka rënë në dyqanin dhe në mjetin e Faraudin Veizajt. Kjo ngjarje ndodhi në orët e vona të mbrëmjes në lagjen “Hajro Çakërri”. Zjarret janë shuar nga forcat zjarrëfikëse dhe fatmirësisht nuk kishte persona të lënduar. Ndërkohë edhe dy automjete janë përfshirë nga flakët, në të njëjtin orar në rrugën Transballkanike. Nga flakët janë shkrumbuar dy furgona mallrash dhe një makinë, konkretisht një furgon AA 041 CV, Fiat Punto AB 607 DI dhe një furgon tjetër me targa AB 068 EC.


Policia po punon për të zbardhur të këto raste, nëse janë të qëllimshme apo aksidentale. Dyshohet paraprakisht se zjarret janë të qëllimshme.

NJOFTIMI I POLICISË:

I vuri zjarrin një dyqani dhe tentoi të digjte edhe një automjet në pronësi të të njëjtit shtetas, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, pas veprime të shpejta hetimore, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, të shtetasit Q. M., 39 vjeç, banues në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë. Ky shtetas, në orët e para të mëngjesit, dyshohet se në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, i ka vënë zjarrin një dyqani shumice me mallra industrialë, në pronësi të shtetasit F. V., 65 vjeç, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Gjithashtu, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në afërsi të baneses të shtetasit F. V., ka tentuar të djegë edhe automjeti e markës “Toyota”, po në pronësi të këtij shtetasi. Vijon puna puna për kapjen e shtetasit Q. M. dhe venien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Rreth orës 02:00, në lagjen “24 Maji”, ka rënë zjarr dhe janë djegur tre automjete të parkuara, në pronësi të shtetasve D. S, Z. K dhe Y. I. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

zamir kormuzi digjen 3 mjete ne vlore

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet