LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Dita e 10 e protestave/ Mijëra qytetarë marshojnë në rrugët e Parisit, përplasje me policinë, AKSIONI i rradhës më 6 prill

• Franca hyn sot në ditën e 10-të të protestave kombëtare kundër reformës së pensioneve. • Rreth 13,000 oficerë policie janë mobilizuar në disa zona të vendit ku sindikatat kanë bërë thirrje për të protestuar. • Këta të fundit i kanë bërë thirrje presidentit Emmanuel Macron të heqë dorë nga planet për të rritur moshën e pensionit ligjor në Francë nga 62 në 64. • Nga sa raportohet demonstrata e Parisit nisi nga lindja e qytetit, drejt Place de la Nation. • Disa protestuesjanë përleshur me policinë në Nante, në Francën perëndimore. • Një barrikadë është ngritur në një vendkalim tramvaji dhe demonstruesit kanë bllokuar gjithashtu rrugët hyrëse në qytet. • Ka pasur gjithashtu bllokime trafiku që shtrihen disa kilometra në qytetin veriperëndimor të Rennes, ku demonstruesit bllokuan unazën dhe një makinë u dogj. • Policia ka përdorur gaz lotsjellës kundër një grupi personash të maskuar. • Përleshjet janë raportuar në qytetin perëndimor të Rouen. Demonstratat e tjera në qytete si Nice dhe Bordeaux raportohen të jenë kryesisht paqësore deri më tani.• Ndryshe nga sot, në protestën e thirrur të enjten e kaluar, qytetarët janë përplasur me policinë, ndërsa dhjetëra subjekte janë dëmtuar. • Poashtu edhe ambientet publike, parqet apo koshat e mbeturinave u është vënë flaka në mes të rrugëve duke shkaktuar kaos. • Protestuesit kanë bllokuar autostradat dhe kanë ndërprerë transportin publik, duke shkaktuar vonesë në vizitën shtetërore të mbretit Charles III në Francë fundjavën e kaluar. • Kjo revoltë kombëtare vjen si shkak i reformës së qeverisë për të ulur ngritur moshën e daljes në pension. • Presidenti Emmanuel Macron detyroi legjislacionin të kalonte pa votim në dhomën e ulët të parlamentit duke përdorur një fuqi të veçantë kushtetuese.

7 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Reforma e pensioneve/ Policia: Rreth 93 mijë njerëz kanë protestuar sot në Francë

Dita e 10 e protestave/ Mijëra qytetarë marshojnë në
Pamje nga protesta në Francë

FRANCË- Autoritetet policore kanë njoftuar se rreth 93,000 njerëz kanë marrë pjesë në demonstratën e sotme në Paris.  Ata gjithashtu deklaruan se rreth 23 persona janë vë në në pranga gjatë protestave që nga ora 18:00. Pak më parë, një nga sindikatat kryesore të vendit kishte thënë se gati gjysmë milioni kishin marrë pjesë në prostestë. Megjithatë, shifrat e policisë dhe sindikatave janë shpesh në mospërputhje kur bëhet fjalë për protesta, shkruan CNN. 

Franca ka hyrë sot në ditën e 10-të të protestave kombëtare kundër reformës së pensioneve. Rreth 13,000 oficerë policie janë mobilizuar në disa zona të vendit ku sindikatat kanë bërë thirrje për të protestuar. Këta të fundit i kanë bërë thirrje presidentit Emmanuel Macron të heqë dorë nga planet për të rritur moshën e pensionit ligjor në Francë nga 62 në 64. Protestuesit kanë bllokuar autostradat dhe kanë ndërprerë transportin publik, duke shkaktuar vonesë në vizitën shtetërore të mbretit Charles III në Francë fundjavën e kaluar. Kjo revoltë kombëtare vjen si shkak i reformës së qeverisë për të ulur ngritur moshën e daljes në pension. Presidenti Emmanuel Macron detyroi legjislacionin të kalonte pa votim në dhomën e ulët të parlamentit duke përdorur një fuqi të veçantë kushtetuese.

3 VITE ME PARE

FOTO-LAJM/ Del jashtë kontrollit protesta në Francë, tym e flakë në Paris, protestuesit përleshen me policinë

Dita e 10 e protestave/ Mijëra qytetarë marshojnë në
Pamje nga protesta në Francë

FRANCË- Përshkallëzohet protesta në Francë, e organizuar sot nga sindikatat kundër reformës së pensioneve. Autoritetet policore janë përplasur me protestuesit, disa prej të cilëve janë maskuar me kapuç të zinj për të mos u identifikuar. Këta të fundit u kanë vënë flakën kazanëve të mbeturinave në mes të rrugës, ndërsa policia u është përgjigjur me gazlotsjellës për t'i shpërndarë. Sakaq, është njoftuar se sot është urdhëruar mbyllja për vizitorët e muzeve apo monumenteve, vendeve të artit dhe kulturës, mes të cilave edhe Kulla Eiffel, për shkak të demonstratave masive, shkruan CNN. 

Franca ka hyrë sot në ditën e 10-të të protestave kombëtare kundër reformës së pensioneve. Rreth 13,000 oficerë policie janë mobilizuar në disa zona të vendit ku sindikatat kanë bërë thirrje për të protestuar. Këta të fundit i kanë bërë thirrje presidentit Emmanuel Macron të heqë dorë nga planet për të rritur moshën e pensionit ligjor në Francë nga 62 në 64. Protestuesit kanë bllokuar autostradat dhe kanë ndërprerë transportin publik, duke shkaktuar vonesë në vizitën shtetërore të mbretit Charles III në Francë fundjavën e kaluar. Kjo revoltë kombëtare vjen si shkak i reformës së qeverisë për të ulur ngritur moshën e daljes në pension. Presidenti Emmanuel Macron detyroi legjislacionin të kalonte pa votim në dhomën e ulët të parlamentit duke përdorur një fuqi të veçantë kushtetuese.

3 VITE ME PARE

Protestat masive në Francë, mbyllet përkohësisht Kulla Eiffel

Dita e 10 e protestave/ Mijëra qytetarë marshojnë në
Protestat te Kulla Eifel

FRANCË- Këtë të martë, më 28 mars 2023, Kulla Eifel është e mbyllur për publikun për shkak të grevës kombëtare kundër reformës së pensioneve. Francezët dhe sindikatat po protestojnë kundër reformës së pensioneve të kërkuar nga qeveria dhe të miratuar.

Kjo grevë ka pasoja në vendet që pranojnë publikun, si muzetë apo monumentet. Në të vërtetë, shumë vende të artit dhe kulturës janë mbyllur këtë të martë, duke përfshirë edhe Kullën Eifel. Për të tretën herë që nga fillimi i kësaj lëvizjeje sociale, Zonja e Hekurt mbyll dyert për publikun.

 "Për shkak të grevës kombëtare, Kulla Eifel është aktualisht e mbyllur. Kërkojmë ndjesë për shqetësimin e shkaktuar. Qasja në Paris mbetet e hapur dhe falas. Vizitorët me bileta elektronike për sot janë të ftuar të kontrollojnë emailin e tyre. Vizitorët që kishin tashmë biletën e tyre duhet të jenë në gjendje ta ndërrojnë atë ose të marrin një rimbursim, sipas kushteve të treguara në emailin e dërguar nga zyra e biletave të Kullës," thuhet në njoftim.

3 VITE ME PARE

'M'a goditën kokën në tokë'/ Përshkallëzohet protesta në Paris, qytetarja rrëfen përplasjen me POLICINË: Më kërcënuan dhe më vunë prangat

Dita e 10 e protestave/ Mijëra qytetarë marshojnë në
Protestuesja në Francë

FRANCË- Një 22-vjeçare e identifikuar Salome e cila ndodhet mes protestuesëve në Francë kundër reformës së pensioneve ka treguar disa episode të dhunës nga policia para se të përfundonte në pranga. Ajo ka treguar se policia e ka shkelmuar dhe më pas e ka kërcënuar duke e ulur në tokë me disa persona të tjerë të cilëve u ishin vënë pranga, shkruan CNN.

“Më kanë shkelur dhe kam goditur kokën në tokë. Më vunë në pranga pa asnjë arsye. Më pas më sollën me njerëz të tjerë të ulur në radhë, gjysmën e tyre gjithashtu të prangosur, dhe ata [policia] filluan të na kërcënojnë dhe të na frikësojnë”, thotë Salome.

Ajo gjithashtu ka treguar se një nga protestuesit e tjerë ishte me ngjyrë dhe ndaj tij policët kanë bërë shaka raciste dhe seksiste. 

"Unë isha plotësisht i qetë dhe ata nuk ishin arsye për të na arrestuar", tregoi ajo. 

E reja shprehet se dëshiron që të rinj të tjerë si ajo të mblidhen dhe t'i dërgojnë një sinjal presidentit Macron se nuk do të frikësohen nga policia.

3 VITE ME PARE

Protestat në Paris, policia vë në pranga 22 persona

Dita e 10 e protestave/ Mijëra qytetarë marshojnë në
Protesta në Francë

FRANCË- Policia e Parisit ka njoftuar se rreth 22 persona janë arrestuar gjatë demonstratave në kryeqytetin francez të organizuara nga sindikatat ditën e sotme. 

Franca ka hyrë sot në ditën e 10-të të protestave kombëtare kundër reformës së pensioneve. Rreth 13,000 oficerë policie janë mobilizuar në disa zona të vendit ku sindikatat kanë bërë thirrje për të protestuar. Këta të fundit i kanë bërë thirrje presidentit Emmanuel Macron të heqë dorë nga planet për të rritur moshën e pensionit ligjor në Francë nga 62 në 64. Protestuesit kanë bllokuar autostradat dhe kanë ndërprerë transportin publik, duke shkaktuar vonesë në vizitën shtetërore të mbretit Charles III në Francë fundjavën e kaluar. Kjo revoltë kombëtare vjen si shkak i reformës së qeverisë për të ulur ngritur moshën e daljes në pension. Presidenti Emmanuel Macron detyroi legjislacionin të kalonte pa votim në dhomën e ulët të parlamentit duke përdorur një fuqi të veçantë kushtetuese.

 

3 VITE ME PARE

'Të gjithë janë kundër'/ Nëpunësi publik në pension: Kur erdhi në pushtet Macron na tha se do të na dëgjonte

Dita e 10 e protestave/ Mijëra qytetarë marshojnë në
Roberti, protestues në Francë

FRANCË-  Një nëpunës publik i dalë në pension i identifikuar me emrin Robert 63 vjeç i cili sot ndodhet mes protestuesëve në Francë ka deklaruar se presidenti Macron ka marrë të gjitha vendimet në mënyrë të pavarur, duke mos ofruar asnjë shans dialogu me sindikatat apo qytetarët për reformën e pensioneve, shkruan CNN. 

"Ai duhet të bëjë lëshime. Shumica e popullit është kundër kësaj reforme dhe ai duhet të na dëgjojë. Kur zoti Macron u rizgjodh në vitin 2022, ai tha se do të dëgjonte njerëzit, ata që e votuan për të bllokuar Marine Le Pen nga presidenca. Por nuk është kështu, " thotë Robert. 

Franca ka hyrë sot në ditën e 10-të të protestave kombëtare kundër reformës së pensioneve. Rreth 13,000 oficerë policie janë mobilizuar në disa zona të vendit ku sindikatat kanë bërë thirrje për të protestuar. Këta të fundit i kanë bërë thirrje presidentit Emmanuel Macron të heqë dorë nga planet për të rritur moshën e pensionit ligjor në Francë nga 62 në 64. Protestuesit kanë bllokuar autostradat dhe kanë ndërprerë transportin publik, duke shkaktuar vonesë në vizitën shtetërore të mbretit Charles III në Francë fundjavën e kaluar. Kjo revoltë kombëtare vjen si shkak i reformës së qeverisë për të ulur ngritur moshën e daljes në pension. Presidenti Emmanuel Macron detyroi legjislacionin të kalonte pa votim në dhomën e ulët të parlamentit duke përdorur një fuqi të veçantë kushtetuese.

 

3 VITE ME PARE

Dita e 10 e protestës/ Sindikatat thirrje Macron: Hiq dorë nga reforma e pensioneve

Dita e 10 e protestave/ Mijëra qytetarë marshojnë në
Emmanuek Macron

FRANCË-  Sindikatat në Francë të cilat për ditë me radhë kanë protestuar kundër reformës së pensioneve, i ka bërë thirrje presidentit Emmanuel Macron që të tërhiqet nga planet e tij për të rritur moshën e daljes në pension. 

Në ditën e dhjetë të protestave që u organizua sot në shumë zona të Francës, miliona njerëz kanë marrshuar në mënyrë paqësore ndërsa paraprakisht nuk raportohet për përplasje me autoritetet policore, shkruan Reuters.  Protestat kanë nisur që kur qeveria përdori kompetenca të veçanta kushtetuese për të anashkaluar parlamentin në një votim përfundimtar mbi projektligjin e pensioneve pothuajse dy javë më parë. Për ditë më rradhë Franca nuk ka gjetur qetësi nga protestat të cilat janë shoqëruar me përplasje me policinë dhe dëme të shumta të ambineteve publike, pasi protestuesit kanë përdorur lëndë plasëse dhe gaz lotsjellës. 

 

proteste ne france

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri