LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

DITA E 6-të/ Greqia në 'flakë', situatë e rrezikshme në Rodos, 13 zonat në alarm të kuq! Digjen mijëra hektarë tokë! Banorët në PANIK

•Situata e zjarreve në Greqi ka dalë jashtë kontrollit dhe autoritetet kanë nisur evakuuimin e banorëve nga zonat më të rrezikuara. •Prej 6 ditësh 13 rajone ndodhen në gjendje alarmi pasi perimetri i vatrave të zjarrit u zgjerua. •Zona më kritike vijon të jetë Rodos. •Situata paraqitet e rrezikshme gjithashtu edhe në Thesali: Larisa dhe Magnezia. Në Greqinë Qendrore, Fthiotida, Focida, Boeotia, Atika dhe Evia. •Në Peloponez janë Korintia dhe Argolida, por edhe pjesë e Akaisë, si dhe Mesinia dhe një pjesë e Ilisë. •Në shkallën tjetër më të ulët (4 – Shumë e lartë) janë pjesa tjetër e Peloponezit, Aitolakarnania, pjesa tjetër e Thesalisë, Kretës dhe pjesë të Maqedonisë. Sipas meteorologëve, sot pritet që temperaturat në vend të rriten sërish.  

8 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Zjarret në Greqi! Korfuzi përfshihet nga flakët, kërkohet evakuim në pesë vendbanime

DITA E 6-të/ Greqia në 'flakë', situatë e
foto ilustruese

GREQI- Situata e zjarreve në Greqi vijon të jetë alarmante, ku edhe Korfuzi është përfshirë nga flakët. Në vendngjarje po punojnë 30 zjarrfikëse nga dy grupe këmbësoresh, nëntë automjete dhe dy avionë dhe një helikopter, raportojnë mediat vendase.

Ndalimi i përkeqësimit të situatës është prioritet për autoritetet, të cilat po bëjnë të gjithë përpjekjet e tyre për të parandaluar dëme të mëtejshme. 

Theksohet se thirrjet për evakuim janë dërguar në vendbanimet: Portes, Megoula, Simies, Palea Perithia dhe Saga në Kassiopi.

2 VITE ME PARE

Zjarret në Rodos/ Shpallet gjendja e jashtëzakonshme! Evakuohen 30 mijë persona

DITA E 6-të/ Greqia në 'flakë', situatë e
foto ilustruese

GREQI- Sekretari i Përgjithshëm i Mbrojtjes Civile Greke ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në zonën e Rodosit të Jugut për shkak të zjarreve që kanë djegur ishullin prej gjashtë ditësh.

Autoritetet evakuuan 30 mijë persona, dy mijë prej të cilëve duhej të transportoheshin nga plazhet me anije, shkruajnë mediat e huaja.

Ndërkohë, zjarrfikësit po gërmojnë kanale në zonën juglindore drejt zonave turistike të Kiotari dhe në jug-perëndim drejt Gennadit për të parandaluar përhapjen e flakëve në pyll.

 

2 VITE ME PARE

ZJARRET/ Njoftimi i fundit nga qeveria greke: Kanë nisur operacionet edhe në Kytotari! Banorët dhe vizitorët janë zhvendosur në hotele

DITA E 6-të/ Greqia në 'flakë', situatë e
Zjarret në Greqi

GREQI- Qeveria greke njofton lidhur me situatën e zjarreve në Greqi. Sipas njoftimit, emergjencat civile dhe zjarrfikësit po punojnë për neutralizimin e flakëve në Kytotari dhe në jugperëndimr deri në Gennadi. Sakaq, bëhet me dije se ka nisur evakuuimi i vizitorëve dhe banorëve në zona të sigurta. 

"Me evakuime, vendasit dhe vizitorët janë ridrejtuar në hotele, qendra konferencash, shkolla dhe hapësira të tjera publike dhe po kujdesen për (ushqim, ujë, vëzhgim mjekësor).  Në koordinim me MPJ-në (Ministrinë e Punëve të Jashtme) sot do të ngrihet një pikë e nxehtë në aeroportin e Rodosit në mënyrë që vizitorët që kanë humbur dokumentet e udhëtimit gjatë evakuimit të mund të kthehen në shtëpi”, thuhet në njoftim. 

Zona më kritike vijon të jetë Rodos. Situata paraqitet e rrezikshme gjithashtu edhe në Thesali: Larisa dhe Magnezia. Në Greqinë Qendrore, Fthiotida, Focida, Boeotia, Atika dhe Evia. Në Peloponez janë Korintia dhe Argolida, por edhe pjesë e Akaisë, si dhe Mesinia dhe një pjesë e Ilisë. Në shkallën tjetër më të ulët (4 – Shumë e lartë) janë pjesa tjetër e Peloponezit, Aitolakarnania, pjesa tjetër e Thesalisë, Kretës dhe pjesë të Maqedonisë. Sipas meteorologëve, sot pritet që temperaturat në vend të rriten sërish.  

2 VITE ME PARE

'Alarm i kuq'/ Zjarr në Washington, 'kërcënohen' nga flakët shtëpitë dhe tubacionet e gazit natyror

DITA E 6-të/ Greqia në 'flakë', situatë e
Zjarri

SHBA-Një zjarr i madh shpërtheu në një zonë rurale në kontenë Klickitat, shteti Uashington, duke bërë që banorët të evakuoheshin.

Zjarri i Nowell Road ka shkatërruar shumë struktura në zonë, ndërsa kërcënon shtëpitë, fermat, të mbjellat dhe bagëtinë, termocentralet që përdorin grupe diellore dhe turbina me erë dhe një tubacion gazi.

Zjarri po lëviz drejt Rezervatit Vendas Yakama, sipas Allen Leibovitz, një zëdhënës i Departamentit të Burimeve Natyrore të Shtetit të Uashingtonit, i cili foli gjatë një konference shtypi në Bickleton.

"Jemi në gjendje alarmi të kuq"

Zjarri është ndezur në zona që e bëjnë "të vështirë" përballimin, theksoi zoti Leibovitz. “Ne jemi në alarm të kuq. Kjo është frika më e keqe e çdo zjarrfikësi sepse lagështia bie me shpejtësi. Erërat po rriten. Dhe kështu zjarri përhapet me shpejtësi të madhe”.

Forca nga zonat fqinje po nxitojnë drejt zonës. Ajo po digjet në veri të lumit Kolumbia, një kufi natyror me shtetin e Oregon. Autoritetet nuk kanë sqaruar se çfarë e shkaktoi zjarrin.

Deri më tani nuk raportohet për të lënduar apo të vdekur./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Nuk ka qetësi në Greqi! 13 'zonat e kuqe' nga zjarret, rriten sërish temperaturat në vend (HARTA)

DITA E 6-të/ Greqia në 'flakë', situatë e
Zjarr në GREQI

GREQI- Rreth 13 zona janë në gjendje alarmi në Greqi, si pasojë e shpërthimit të vatrave të zjarrit, prej pothuajse 6 ditësh. 

Përfaqësuesi i shtypit i zjarrfikësve, Vassilis Vathrakogiannis tha se përzierja e lagështisë minimale, temperaturave të larta të tokës, atmosferës dhe erërave të forta mund të çojnë në situata si ato të përjetuara nga Franca dhe Italia në vitin 2022, por edhe ajo që përjetoi Kanadaja këtë vit ku zjarret shkrumbuan mijëra hektarë tokë. 

"Kurrë më parë nuk ka pasur kaq shumë zona në të kuqe. Situatat janë shpërthyese, shkëndija më e vogël mund të shkaktojë shkatërrim”, shtoi z. Vathrakogiannis.

Sipas Vathrakogiannis, zona më e rrezikuar vijon të jetë Rodos. 

DITA E 6-të/ Greqia në 'flakë', situatë e
Harta

'Zonat e kuqe':

Në Thesali: Larisa dhe Magnezia.

Në Greqinë Qendrore, Fthiotida, Focida, Boeotia, Atika dhe Evia .

Në Peloponez janë Korintia dhe Argolida, por edhe pjesë e Akaisë, si dhe Mesinia dhe një pjesë e Ilisë.

Në të kuqe është edhe Rodosi për të gjashtën ditë radhazi.

Në shkallën tjetër më të ulët (4 – Shumë e lartë) janë pjesa tjetër e Peloponezit, Aitolakarnania, pjesa tjetër e Thesalisë, Kretës dhe pjesë të Maqedonisë.

Sipas meteorologëve, sot pritet që temperaturat në vend të rriten sërish. 

2 VITE ME PARE

ME VIDEO/ Hoteli shumë pranë vatrës së zjarrit në Rodos, turistët shtrihen në tokë: Jemi të bllokuar

DITA E 6-të/ Greqia në 'flakë', situatë e
Zjarr në Greqi

GREQI- Qindra turistë nga hotelet që u evakuuan shumë pranë fronteve të zjarrit të madh në Rodos, kanë gjetur strehë në akomodime të tjera. Në videon e filmuar nga një hotel në Lachania, ngjitur me Kiotarin, shihen turistët që vërshojnë hollin me bagazhet e tyre. 

"Ne jemi të bllokuar, por të sigurt në Rodosin jugor," shkruan ai.

Ndërkohë, zjarri po i afrohej vendit. 

2 VITE ME PARE

Video nga aeroplani që tregon shtrirjen e zjarrit në Rodos, flakët shtrihet për disa kilometra

DITA E 6-të/ Greqia në 'flakë', situatë e
Zjarr ne Greqi

GREQI- Të vështira janë momentet që Rodosi po përjeton orët e fundit teksa zjarri që digjet për të gjashtën ditë vijon rrjedhën e tij shkatërruese, si pasojë e të cilit nevojitet një operacion i madh evakuimi në vende të ndryshme dhe në periudha të ndryshme edhe gjatë natës.

Një video e postuar nga një përdorues në Twitter nga një aeroplan tregon përmasat e pjesës së përparme të zjarrit në Rodos, i cili shtrihet për disa kilometra.

Një tjetër postim i ekipit të Prometheus tregon se sa larg kanë përshkuar flakët në shtatë orë në krahasim me zonën që ishte djegur në 24 orët e mëparshme.

Situata mbizotëron në ishullin Rodos me zjarrin që digjet i pakontrolluar në tre fronte të zjarrta për të gjashtën natë radhazi është dramatike. Të zhvendosurit janë mijëra, turistë dhe vendas, forcat tokësore po luftojnë në zona të vështira dhe disa fshatra janë të kërcënuar nga frontet e zjarrit.

2 VITE ME PARE

Pamje APOKALIPTIKE në Rodos/ Zgjerohet perimetri i vatrës së zjarrit, shkrumbohen mijëra hektarë pyje, FLAKËT mbulojnë ishullin (VIDEO)

DITA E 6-të/ Greqia në 'flakë', situatë e
Zjarr në Rodos

GREQI- Prej më shumë se 6 ditësh një vatër e madhe zjarri ka mbuluar ishullin grek, Rodos duke shkrumbuar mijëra hektarë tokë pyjore dhe disa banesa. Autoritetet po vijojnë me një nga operacionet më të mëdha të evakuimit të viteve të fundit. Shqetësimin më të madh e shkakton fronti që ndodhet në pjesën qendrore dhe verilindore të ishullit.

Siç shihet në videot e mëposhtme duket se zjarri i mëngjesit të së dielës vijon shkatërrimin në fshatin Kiotari, ndërsa banorët tentojnë të kufizojnë frontin me zjarrfikëse. 

zjarr ne greqi

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri