LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

E rëndë në Korçë/ Ish-partnerja i kërkoi të mos e përndiqte, 41-vjeçari e plagos me thikë, vihet në pranga

• Një plagosje me thikë është regjistruar ditën e sotme në Korçë. • Policia bën me dije se plagosja ka ndodhur rreth orës 10:00, në lagjen nr. 4 ku një 41-vjeçar ka goditur me thikë ish-partneren e tij. •  Fatmirësisht e plagosura është jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekësore. • Autori është vënë në pranga ndërsa policia bën me dije se 41-vjeçari ishte arrestuar edhe më parë. • Mësohet se arrestimet e tij të mëparshme kanë ardhur pasi ai përndiqte ish-partneren e tij. • Autori i plagosjes, Ilia Cani ka qenë duke kaluar në rrugë në lagjen 4 të qytetit, kur ish-partnerja e tij e ka ndaluar dhe i ka kërkuar të mos vazhdojë ta ndjekë më. • Kjo ka bërë që konflikti mes tyre të agravojë dhe Cani ka nxjerrë thikën duke e plagosur atë. • Autori është vënë në pranga ndërsa policia bën me dije se 41-vjeçari ishte arrestuar edhe më parë. • Mësohet se arrestimet e tij të mëparshme kanë ardhur pasi ai përndiqte ish-partneren e tij.

4 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

"Ka patur shumë probleme më përpara", flet motra e të plagosurës në Korçë: E shtriu në tokë dhe goditi me thikë! E ndiqte prej dy vitesh

E rëndë në Korçë/ Ish-partnerja i kërkoi të

KORÇË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosjen e regjistruar në Korçë. Motra e të plagosurës, Marjana Plaka është shprehur se ish-kunati i saj, Ilia Cani i ka zënë pritë motrës së saj, Manderina Çela. Sipas saj 41-vjeçari pasi i ka dalë në pritë e ka shtrirë në tokë dhe më pas e ka goditur me thikë.

Ajo më tej shton se e motra e kishte denoncuar në polici dhe ishte pajisur me urdhër mbrojtje. Plaka thekson se edhe pse e motra ishte pajisur me urdhër mbrojtje, 41-vjeçari vazhdonte dhe e përndiqte. Sipas saj autori ishte larguar për 4 muaj në Greqi dhe mës pas ishte kthyer dhe kishte vazhduar me ngacmimet dhe përndjekjet.

“E pashë që nga spitali, motra po kalonte rrugës së spitalit dhe ai i doli përpara, e shtriu në tokë dhe e goditi me thikë. Ka patur shumë probleme më përpara, e ndiqte prej 2 vitesh, pasi motra i dha fund lidhjes. Motra e kishte denoncuar në policia, ajo u pajis me urdhër mbrojtje por vazhdonte përsëri ta përndiqte. Autori ishte në Greqi për 4 muaj, u kthye dhe filloi prapë ta ngacmonte. Ajo dilte për punën e saj, ai se linte rehat. Motra i thoshte mos më ndiq, se jam me burrë e fëmijë. Motra ka shtruar nipin këtu, ai e pa dhe e shtriu poshtë, ia futi thikën”, tha ajo.

1 VITE ME PARE

Ish-partnerja i kërkoi 41-vjeçarit të mos e ndiqte më, si agravoi konflikti në plagosje në Korçë (EMRI)

E rëndë në Korçë/ Ish-partnerja i kërkoi të
Pamje nga vendi i ngjarjes

KORÇË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosjen në Korçë. Mësohet se autori i plagosjes, Ilia Cani ka qenë duke kaluar në rrugë në lagjen 4 të qytetit, kur ish-partnerja e tij e ka ndaluar dhe i ka kërkuar të mos vazhdojë ta ndjekë më.

Kjo ka bërë që konflikti mes tyre të agravojë dhe Cani ka nxjerrë thikën duke e plagosur atë. Autori është vënë në pranga ndërsa policia bën me dije se 41-vjeçari ishte arrestuar edhe më parë. Mësohet se arrestimet e tij të mëparshme kanë ardhur pasi ai përndiqte ish-partneren e tij.

 

1 VITE ME PARE

41-vjeçari plagosi ish-partneren me thikë në Korçë, autori ishte arrestuar edhe më parë për përndjekje të saj

E rëndë në Korçë/ Ish-partnerja i kërkoi të
Vendi i ngjarjes

KORÇË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosjen e regjistrua ditën e sotme në Korçë. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00, në lagjen nr. 4. Mësohet se 41-vjeçari ka goditur me thikë ish-partneren e tij.

Fatmirësisht e plagosura është jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekësore. Autori është vënë në pranga ndërsa policia bën me dije se 41-vjeçari ishte arrestuar edhe më parë. Mësohet se arrestimet e tij të mëparshme kanë ardhur pasi ai përndiqte ish-partneren e tij.

Njoftimi i plotë;

Korçë/Informacion paraprak. Rreth orës 10:00, në lagjen nr. 4, shtetasi I. Ç., 41 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës thikë shtetasen M. Ç., e cila u dërgua për mjekim, në spital, dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar, shtetasi I. Ç.(i arrestuar dhe më parë për përndjekje të kësaj shtetaseje), është kapur nga shërbimet e Policisë dhe është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

1 VITE ME PARE

Plagosje me thikë në Korçë, një person përfundon në spital, arrestohet autori

E rëndë në Korçë/ Ish-partnerja i kërkoi të
Foto ilustruese

KORÇË- Një plagosje me thikë është regjistruar ditën e sotme në Korçë. Mësohët se ngjarja ka ndodhur në afërsi të zonës së quajtur Trekëndëshi në qytet.

Gjithashtu bëhet me dije se ka mbetur i plagosur një person. Ai është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. I dyshuari me inicialet I.Cani i është larguar nga vendngjarja pas plagosjes por më pas është vënë në pranga. Ende nuk dihet shkaku që solli këtë plagosje.

plagosje ne korce

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen