LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

EMRAT/ Aksident në Sarandë, përplasen për vdekje 2 turistë italianë nga një 17-vjeçar, pezullohet drejtori i Policisë Rrugore

• Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Sarandë-Ksamil. • Një motor me turistë italianë është përplasur me një makinë tip Mercedes, e cila drejtohej nga një 17-vjeçar. • Nga aksidenti kanë humbur jetën drejtuesi i motorit dhe pasagjeri me emrat Gritto Domenico dhe Vicenzo Tizziano. • Shkaku i aksidentit ende nuk dihet. • Ndërkohë që për shkak të aksidentit, është pezulluar nga puna shefi i Policisë Rrugore Sarandë Adriatik Shehu. • Po ashtu ka nisur menjëherë hetimi administrativo-disiplinor për të gjithë zinxhirin komandues të Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë

6 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

VIDEO/ Ditëlindja që u kthye në tragjedi, italianët festuan ditëlindjen në Sarandë para se të humbnin jetën

EMRAT/ Aksident në Sarandë, përplasen për vdekje 2
dy viktimat

Vincenzo Tizzano, 32-vjeç, ishte në Shqipëri me mikun e tij, Domenico Gritto, 24-vjeç për pushime dhe për të festuar ditëlindjen. Mediat italiane shkruajnë se pak para se të humbiste jetën së bashku me mikun e tij Domenico Gritto, Tizzano ishte duke festuar ditëlindjen.

Shkrimi nga mediat italiane

Tragjedia pas ditëlindjes së 32-vjeçarit

Gritto dhe Tizzano po ktheheshin nga një klub, pasi festonin ditëlindjen e këtij të fundit. Dinamika e aksidentit po hetohet nga policia lokale, e cila ka kryer konstatimet në vend. Autori 17-vjeçar u ndalua për shkelje të qarkullimit rrugor, me pasojë vdekjen e dy personave (nuk kishte leje drejtimi duke qenë i mitur) dhe për drejtim të parregullt. Ai së shpejti do të merret në pyetje.

Domenico Gritto, 24-vjeç dhe Vincenzo Tizzano, 32-vjeç, rreth orës 3 të mëngjesit, po ktheheshin me skuter në Sarandë (nga Ksamili), një qytet bregdetar shumë i preferuar nga pushuesit italianë, kur një Mercedes Benz, i drejtuar nga një 17-vjeçar i doli para. 

Nga ana tjetër, 17-vjeçari që drejtonte makinën dhe një i moshës së tij kanë mbetur të plagosur lehtë dhe janë transportuar për në spitalin e Sarandës.

2 VITE ME PARE

FOTO/ U përplasën për vdekje në një aksident në Sarandë, mediat italiane publikojnë fotot e viktimave

EMRAT/ Aksident në Sarandë, përplasen për vdekje 2
Viktimat, Domenico Gritto dhe Vincenzo Tizzano

ITALI- Mediat italiane kanë përcjellë lajmin e rëndë ku dy turistë italianë humbën jetën në një aksident tragjik. Domenico Gritto, 23-vjeç dhe Vincenzo Tizzano, 33-vjeç, me origjinë nga Pozzuoli, humbën jetën mëngjesin e sotëm nga një aksident rrugor në Sarandë. Mediat italiane kanë publikuar fotot e dy turistëve që humbën jetën.

SHKRIMI 

Dy të rinj nga Pozzuoli (Napoli), Vincenzo Tizzano, 33-vjeç dhe Domenico Gritto, 23-vjeç, të dy me banim në Monterusciello, humbën jetën gjatë natës në një aksident në Shqipëri, ku ndodheshin me pushime. Ata po ktheheshin në banesat e tyre, pasi festuan ditëlindjen e Tizzano-s. Sipas hetimeve, motori i tyre është përplasur me një Mercedes, që drejtohej nga një 17-vjeçar, i cili do t'i kishte prerë rrugën mjetit të tyre. 

Përplasja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, më 24 gusht, përgjatë rrugës që lidh Sarandën me Ksamilin. Dy të rinjtë napolitantë, me motor Honda, po vijonin drejt Sarandës; janë përplasur me një Mercedes që shkonte në drejtim të kundërt në të cilin ndodheshin një 17-vjeçar, ndonëse pa leje drejtimi, dhe një 16-vjeçar. Burimet vendase bëjnë të ditur se sipas asaj që është hetuar nga policia, aksidenti është shkaktuar nga një manovër e papritur e Mercedesit, i cili ka ndryshuar papritur drejtim duke i prerë rrugën motorit.

Trupat e dy napolitanëve kishin mbetur të ngecur poshtë automjetit, dhe janë nxjerrë më vonë. Dy të rinjtë italianë kanë vdekur menjëherë nga plagët e rënda. Nga ana tjetër, dy të miturit mësohet se kanë mbetur të plagosur lehtë dhe janë shtruar në spitalin e Sarandës. 

2 VITE ME PARE

Aksidenti ku ndërruan jetë dy italianët në Sarandë, pranga 17-vjeçarit

EMRAT/ Aksident në Sarandë, përplasen për vdekje 2
foto nga aksidenti

SARANDË- 17-vjeçari Elio Rr.,  i cili përplasi për vdekje dy turistët italianë në orët e para të mëngjesit, është vënë në pranga. I riu akuzohet per dy vepra penale: “shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” me pasojë vdekjen e disa personave sipas nenit 290/4 dhe “drejtim i automjeteve në menyrë të parregullt” sipas nenit 291.

Dy turistë italianë, Gritto Domenico dhe Vicenzo Tizziano humbën jetën në aksident. Motori me të cilin lëviznin nga Ksamili drejt Sarandës, u përplas nga një mjet tip "Mercedes Benz" që drejtohej nga 17-vjeçari. Aksidenti ndodhi rreth orës 03:00, në aksin rrugor Sarandë-Ksamil, në vendin e quajtur “Hidrovor”.

“Benzi” që drejtohej nga 17-vjeçari Elio Rr., i ka prerë rrugën motorit. Për pasojë ndërruan jetë në vend dy turistët italianë. 

2 VITE ME PARE

Vdekja e 2 italianëve/ Pezullohet nga detyra shefi i Seksionit të Policisë Rrugore në Sarandë, hetim për zinxhirin komandues

EMRAT/ Aksident në Sarandë, përplasen për vdekje 2
Policia

TIRANË- Pezullohet nga detyra shefi i seksionit të policisë rrugore të Sarandës dhe ka nisur një hetim për zinxhirin komandues për shkak të aksidentit që ndodhi në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor “Sarandë–Ksamil”.

Reagim i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar ngritjen e një grupi të posaçëm, me specialistë nga Drejtoria e Standardeve Profesionale dhe nga Departamenti për Sigurinë Publike (Drejtoria e Policisë Rrugore) në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për të analizuar rastin, për të nxjerrë përgjegjësitë në lidhje me shkakun e ndodhjes së këtij aksidenti, si dhe për menaxhimin në tërësi të qarkullimit rrugor në territorin e bashkisë Sarandë.

Ndërkohë, është pezulluar menjëherë nga detyra Shefi i Seksionit të Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Sarandë, Nënkomisar A. Sh. Pezullimi i tij u bë në zbatim të nenit 209, të Rregullores së Policisë së Shtetit, për shkelje të rëndë të atributeve/kompetencave të Policisë, në lidhje me pasojat e aksidentit të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor “Sarandë –Ksamil”, ku humbën jetën 2 turistë italianë, konkretisht shtetasit D. D., 24 vjeç dhe V. T., 32 vjeç.

Gjithashtu, ka nisur menjëherë hetimi administrativo-disiplinor për të gjithë zinxhirin komandues të Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, për mospërmbushje të procedurave standarde të punës, në lidhje me marrjen e masave për parandalimin e aksidenteve rrugore, gjatë sezonit turistik.

Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht, 24/7, në të gjithë territorin e vendit, për të garantuar rendin dhe sigurinë publike, si dhe për të parandaluar aksidentet rrugore. Në këtë kuadër fton qytetarët që të denoncojnë çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe çdo paligjshmëri në tërësi, duke iu garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe profesional.

2 VITE ME PARE

Aksidenti me 2 viktima te 'Hidrovori', Policia: Motori u përplas nga 'Benz-i', drejtohej nga një i mitur

EMRAT/ Aksident në Sarandë, përplasen për vdekje 2
Policia

SARANDË- Policia ka konfirmuar vdekjen e dy personave italianë që u përfshinë në një aksident në vendin e quajtur 'Hidrovori'. Sipas forcave blu, në aksin rrugor Sarandë-Ksamil, automjeti tip “Mercedes Benz”, me drejtues shtetasin E. R., 17 vjeç, është përplasur me një motomjet tip “Honda”. Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën shtetasi italian D. G., 24 vjeç dhe një shtetas tjetër, ende i paidentifikuar, që udhëtonin me motomjetin tip “Honda”.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi E. R. është dërguar në spital, bashkë me shtetasin M. R., pasagjer në automjet. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 03:00 të datës 24.08.2023, në aksin rrugor Sarandë-Ksamil, në vendin e quajtur “Hidrovor”, automjeti tip “Mercedes Benz”, me drejtues shtetasin E. R., 17 vjeç, është përplasur me një motomjet tip “Honda”. Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën shtetasi italian D. G., 24 vjeç dhe një shtetas tjetër, ende i paidentifikuar, që udhëtonin me motomjetin tip “Honda”.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi E. R. është dërguar në spital, bashkë me shtetasin M. R., pasagjer në automjet. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

2 VITE ME PARE

Aksident në aksin Sarandë-Ksamil, humbin jetën dy turistë italianë

EMRAT/ Aksident në Sarandë, përplasen për vdekje 2
Aksidenti

SARANDË- Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Sarandë-Ksamil. Mësohet se një motor është përplasur me një makinë. Nga aksidenti kanë humbur jetën drejtuesi i motorit dhe pasagjeri, të cilët ishin turistë italianë.

Dy turoistët italianë që kanë humbur jetën nga aksidenti janë Gritto Domenico dhe Vicenzo Tizziano. Në vendngjarje ka shkuar policia së bashku me grupin hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes. 

aksident ne aksin sarande-ksamil adriatik shehu vicenzo tizziano gritto domenico

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen