LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

EMRAT-VIDEO/ Kundërshtuan heqjen e tendës! Babai e dy djemtë dhunojnë drejtorin e IMT-së dhe inspektorin! Policia futet për të shuar sherrin, qëllon në ajër

• Një aksion i përbashkët i Policisë Bashkiake dhe Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) për lirimin e hapësirave publike në Vlorë është shoqëruar me një incident të dhunshëm. • Tre persona kundërshtuan ndërhyrjen e autoriteteve për prishjen e një tende në biznesin e tyre, duke sulmuar fizikisht drejtorin e IMT-së dhe inspektorin përgjegjës që e shoqëronte. • Personat e ndaluar janë Irfan Dalipaj, 58 vjeç, dhe dy djemtë e tij, Drisild Dalipaj, 27 vjeç, dhe Fabio Dalipaj, 23 vjeç. • Sipas informacionit zyrtar, Drisild Dalipaj është i punësuar si polic bashkiak në Vlorë. • Gjatë përplasjes, dy efektivë të Policisë Rrugore ndërhynë për të neutralizuar situatën. • Për të ndaluar dhunën, njëri nga policët përdori armën e shërbimit dhe qëlloi paralajmëruese në ajër, pa shkaktuar lëndime. • Të tre personat e përfshirë janë shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa hetimet mbi incidentin vazhdojnë.

2 artikuj për këtë temë.

6 MUAJ ME PARE

Publikohen PAMJET nga sherri në Vlorë! Kundërshtuan heqjen e tendave, disa persona dhunojnë drejtorin e IMT-së dhe inspektorin! Lahet në gjak polici që u fut për t'i qetësuar, qëllon në ajër

EMRAT-VIDEO/ Kundërshtuan heqjen e tendës! Babai e dy djemtë
Pamjet e sherrit

VLORA- Një aksion i përbashkët i Policisë Bashkiake dhe Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) për lirimin e hapësirave publike në qytetin e Vlorës është shoqëruar me tensione dhe dhunë.

Sipas burimeve zyrtare dhe pamjeve të publikuara, tre qytetarë, një 58-vjeçar dhe dy djemtë, të cilët kundërshtuan ndërhyrjen e autoriteteve dhe u përplasën fizikisht me drejtorin e IMT-së dhe një inspektor përgjegjës. Për të parandaluar përshkallëzimin e situatës, njëri nga efektivët e policisë ka qëlluar paralajmërues në ajër me armën e shërbimit.

Ngjarja ka ndodhur në hyrje të qytetit të Vlorës, ndërsa për të rivendosur rendin në vendngjarje ndërhynë efektivët e Policisë Rrugore. Më pas, forcat speciale “Shqiponja” shoqëruan në komisariat personat e përfshirë në konflikt për veprime të mëtejshme procedurale.

6 MUAJ ME PARE

Do u hiqej tenda në biznese, 4 persona dhunojnë drejtorin e IMT dhe inspektorin! "Lajnë" në gjak efektivin e policisë, qëllohet me armë zjarri (FOTO)

EMRAT-VIDEO/ Kundërshtuan heqjen e tendës! Babai e dy djemtë
polici i dhunuar

VLORA- Një operacion i zhvilluar sot në Vlorë nga Policia Bashkiake në bashkëpunim me Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit, i cili kishte si qëllim çlirimin e hapësirave publike të zëna nga biznese private, është shoqëruar me tensione dhe dhunë.

Gjatë ndërhyrjes së autoriteteve, katër qytetarë kanë kundërshtuar aksionin, duke kaluar në konflikt fizik me drejtorin e IMT-së dhe një inspektor përgjegjës. Ngjarja është regjistruar në zonën e hyrjes së qytetit të Vlorës.

Situata ka agravuar deri në atë pikë sa është dashur ndërhyrja e Policisë Rrugore për të rivendosur rendin. Gjatë përpjekjeve për të qetësuar konfliktin, një punonjës policie është goditur, çka e ka detyruar atë të përdorë armën e shërbimit duke qëlluar paralajmërues në ajër.

Personat e ndaluar janë Irfan Dalipaj, 58 vjeç, dhe dy djemtë e tij, Drisild Dalipaj, 27 vjeç, dhe Fabio Dalipaj, 23 vjeç.

Pas incidentit, në vendngjarje janë thirrur forcat speciale “Shqiponja”, të cilat kanë shoqëruar në ambientet e komisariatit personat e përfshirë, për procedurat e mëtejshme ligjore.

“Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 12:20, shërbimet e Policisë janë njoftuar se në vendin e quajtur Rrethrrotullimi i Nartës ka ndodhur një konflikt ndërmjet punonjësve të INUV dhe shtetasve I. D., 58 vjeç, D. D., 27 vjeç dhe F. D., 23 vjeç. Në afërsi të konfliktit kanë qenë duke kryer shërbim të planizuar dy punonjës të Qarkullimit Rrugor, të cilët kanë ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit dhe janë goditur fizikisht nga tre shtetasit e sipërpërmendur.

Gjatë ndërhyrjes dhe në përpjekje për të ndalur sulmin fizik, njëri prej punonjësve ka përdorur armën e shërbimit duke qëlluar në ajër, pa shkaktuar lëndime.

Si pasojë e dëmtimeve fizike të shkaktuara nga goditjet e tre shtetasve,  dy punonjësit e Policisë janë dërguar në Spitalin Rajonal Vlorë, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje është ngritur grupi hetimor, i përbërë nga OPGJ i Prokurorisë dhe AMP, të cilët po vijojnë veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./ Dosja.al

sherr ne vlore drisild dalipaj fabio dalipaj irfan dalipaj

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri