LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Kosova "diskutohet" në Francë, Macron pret veç Kurtin dhe Vuçiçin, nuk do të ketë takim trepalësh

• Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç pritet të takohen në Francë përgjatë punimeve të Forumit të Paqes së Parisit, në një kohë kur tensionet në Veri të Koosvës kanë përshkallëzuar. • Ishte vetë Kurti ai që e bëri me dije këtë lajm, duke shtuar se është i gatshëm të punojë për një marrëveshje normalizimi ndërmjet tyre. Takimi pritet të zhvillohet me ndërmjetësimin e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron. • Tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë u shtuan pas vendimit të Kurtit për konvertimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia që përdoren nga qytetarët serbë në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe. •Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka takur homologun e tij francez Emmanuel Macron gjatë vizitës zyrtare që po zhvillon në Paris në kuadër të Forumit të Paqes. •Pas takimit me Macron, Vuçiç u shpreh se nuk beson se do të ketë njv takim me Kurtit në Francë, ndërkohë që theksoi se diskutuan situatën në veri të Kosovës dhe investimet franceze në Serbi. •Pas Vuçiçit, presidenti francez ka pritur në takim kryeminsitrin e Kosovës Albin Kurti si dhe presidenten Vjosa Osmani, të cilët ndodhenë në Paris për të marrë pjesë në forum.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Së bashku me Kurtit takuan Macron, Osmani: Shprehëm përkushtimin tonë në dialog dhe i treguam veprimet destabilizuese të Serbisë

Kosova "diskutohet" në Francë, Macron pret veç Kurtin

FRANCË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur në lidhje me takimin e zhvilluar ditën e sotme me homologun francez Emmanuel Macron ku ka qenë së bashku me kryeministrin Albin Kurti.

Në një postim në Facebook, Osmani u shpreh se ata kanë diskutuar për dinamizimin e dialogut me Serbinë dhe zhvillimet e fundit ku theksoi se së bashku me Kurtin kanë shprehur përkshtimin e institucioneve të Kosovës për procesin e dialogut.

"Në Pallatin Élysée, bashkë me Kryeministrin Kurti, u pritëm nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron për të diskutuar partneritetin në mes të dy shteteve tona, dinamizimin e dialogut me Serbinë, si dhe zhvillimet e fundit në vendin tonë.
Shprehëm përkushtimin e plotë të institucioneve të Kosovës për procesin e dialogut, të bazuar në ruajtjen e sovranitetit, rendit kushtetues, integritetit territorial dhe funksionalitetit të Kosovës, të cilat janë të paprekshme."-ka shkruar Osmani.

Osmani ka shtuar se në takim me Macronin janë diskutuar edhe veprimet destabilizuse të Serbisë dhe theksoi se presidenti Macron ka dhënë përkrahjen e tij për paqë, siguri dhe stabilitetin në Kosovë dhe rajon.

Gjithashtu, dy liderët kosovarë presidentit Macron i kanë kërkuar mbështetje për integrimin euroatlantik të Kosovës.

“Në takim, ritheksuam rëndësinë e përfundimit të procesit të liberalizimit të vizave përgjatë presidencës çeke të Këshillit të BE-së, si dhe kërkuam vazhdimin e mbështetjes së Francës për integrimin euroatlantik të Kosovës dhe anëtarësimin në organizata tjera ndërkombëtare”,-shkruan në fund ajo.

Postimi i plotë:

Në Pallatin Élysée, bashkë me Kryeministrin Kurti, u pritëm nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron për të diskutuar partneritetin në mes të dy shteteve tona, dinamizimin e dialogut me Serbinë, si dhe zhvillimet e fundit në vendin tonë.
Shprehëm përkushtimin e plotë të institucioneve të Kosovës për procesin e dialogut, të bazuar në ruajtjen e sovranitetit, rendit kushtetues, integritetit territorial dhe funksionalitetit të Kosovës, të cilat janë të paprekshme.
Diskutuam edhe veprimet destabilizuese të Serbisë, përmes fuqizimit të strukturave ilegale të saj në Kosovë, frikësimit të qytetarëve serbë dhe nxitjes së grupeve kriminale për ta cenuar rendin dhe ligjin në veri. Kosova mbetet e angazhuar, në koordinim me partnerët ndërkombëtar, për paqe, stabilitet dhe për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët e vendit. Ndërkaq, Presidenti Macron potencoi përkrahjen e tij për paqe, siguri dhe stabilitet në Kosovë dhe rajon.
Në takim, ritheksuam rëndësinë e përfundimit të procesit të liberalizimit të vizave përgjatë presidencës çeke të Këshillit të BE-së, si dhe kërkuam vazhdimin e mbështetjes së Francës për integrimin euroatlantik të Kosovës dhe anëtarësimin në organizata tjera ndërkombëtare.

3 VITE ME PARE

Pas Vuçiç, Macron pret në zyrë Osmanin dhe Kurtit, ende nuk dihet nëse do të ketë një takim trepalësh

Kosova "diskutohet" në Francë, Macron pret veç Kurtin
Osmani, Kurti dhe Macron

FRANCË- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti janë pritur në një takim nga presidenti francez Emmanuel Macron në zyrën e tij.

Të dy krerët e shtetit po qëndrojnë në Francë në një vizitë zyrtare pasi pritet që të marrin pjesë në Forumin për Paqe që do të mbahet ditën e nesërme.

Gjatë ditës Macron ka takuar gjithashtu edhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç me të cilin kanë biseduar për situatën në Kosovë dhe investimet franceze në Serbi.

Vuçiç pas taskimit tha se nuk beson se do të ketë një takim me Kurtit, por ende nuk ka të dhëna nëse do të ketë një takim trepalësh Kurti-Vuçiq-Macron.

3 VITE ME PARE

"Nuk mendoj se do të takohem me Kurtin", Vuçiç takohet me Macron: Biseduam për situatën në Kosovë

Kosova "diskutohet" në Francë, Macron pret veç Kurtin
Macron dhe Vucic

FRANCË- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, iu drejtua qytetarëve, pas takimit me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin Elysee të Francës.

Sipas mediave serbe, Macron priti Vuçiçin para Pallatit Elysee, në prani të Gardës së Republikës së Francës, dhe më pas pasoi një takim tete-a-tete. Pas takimit, Macron shoqëroi presidentin serb në makinën e tij.

"Me presidentin francez pata një bisedë shumë të mirë dhe domethënëse për shumë tema të rëndësishme. Jam jashtëzakonisht i kënaqur që kam ardhur në Paris dhe kam folur me Macron. Ka shumë gjëra për të cilat nuk mund të flas. Pres vizitën e Macron në fillim të vitit të ardhshëm" – tha Vuçiç.

Sipas Vuçiç temat kryesore të diskutimit ishin situata e krijuar në veri të Kosovës pas vendimit për riregjistrimin e targave si dhe investimet në Serbi.

“Po flisja për zhgënjimin e popullit tonë në Kosovë., sepse ajo që ishte premtuar nuk u realizua”, tha Vuçiç.

Duke folur për ngjarjet në Kosovë, Vuçiç thekson se është gjithmonë i gatshëm për kompromis, duke theksuar se nuk beson se do të ketë për shkak të palës kosovare, ai konfirmoi se nuk do të ketë takim me Kurtin.

"Ne thamë cilat janë kushtet për t'u kthyer në institucione, por nuk e dimë se çfarë do të ndodhë më pas. Ne patëm një takim të mirë për shkak të marrëdhënieve tona bilaterale dhe të tjera, dhe sa i përket Prishtinës, nuk jam optimist. Sot e solla dokumentin për targat dhe ia tregova Macronit. Nuk do ta japin, sepse e hoqën në mënyrë të njëanshme në 2020. Unë jam vetëm duke kërkuar atë që thotë" - tha Vuçiç.

Presidenti serb iu referua edhe tërheqjes ruse nga Kherson dhe u përgjigj edhe një herë nëse Serbia do të vendosë sanksione ndaj Rusisë.

"Ato përfundime janë jeta ime, ato konkluzione kanë zgjatur 270 ditë në historinë moderne serbe, sepse ato janë thelbi ynë, thelbi ynë. Është politika jonë, qenia jonë. Ne mund të heqim dorë nga kjo vetëm nëse kemi një shpatë mbi kokë. Nuk është e thjeshtë, më besoni, askush nuk e di këtë më mirë se unë, askush nuk ka kontakte të drejtpërdrejta me dikë në Evropë sa unë. Nuk kam nevojë për një analist për të shpjeguar asgjë. Askush në Serbi nuk ka probleme me rrymën, si këtu në Paris, le ta drejtojmë vendin në mënyrën tonë dhe rezultatet tregojnë gjithçka."- përfundoi ai.

forumi i paqes ne france albin kurti aleksander vucic

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen