LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Goditi me grushte për vdekje ndërtuesin në Vlorë, Gjykata e Vlorës lë në burg Rei Metën! Djali i anëtares së KLP akuzohet për 'vrasje nga pakujdesia'

• Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" për Rei Metën, i cili vrau të mëngjesin e së hënës inxhinerin Armando Meshau në një qendër interneti në Vlorë. • Akuza penale e ngritur ndaj tij është ajo e vrasjes nga pakujdesia. • Djali i anëtares së KLP-së, Rei Meta vrau 55-vjeçarin, mesditën e 7 gushtit, në një qendër interneti në Vlorë. • Meta pretendon se nuk kishte për qëllim për ta vrarë por shkoi për t'u sqaruar për një konflikt. • E gjitha ka nisur për një kontratë e nënshkruar në 2020 për gjetjen e një trualli në fshatin Radhimë ku do të ndërtonte Armando Meshau, ndërkohë që shtetasi Rei Meta do të shpërblehej me 60 m2 apartament dhe në shkëmbim do i jepte Armandos 7.000 euro. • Rei Meta thotë se nuk ka marrë pjesën e tij dhe për një periudhë prej 7-8 muajsh dhe prandaj kishte shkuar ta takonte për t'i marrë paratë. Por pas sherrit, 55-vjeçari ndërroi jetë në vend.

3 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Grushtoi për vdekje 55-vjeçarin në Vlorë! Deklarata e dëshmitarëve: Fol më qetë me mua! Unë të kam paguar, dua dokumentin...

Goditi me grushte për vdekje ndërtuesin në Vlorë, Gjykata e
Armando Meshau dhe Rei Meta

VLORË- Deklaratat e dëshmitarëve kanë zbardhur detaje të reja rreth sherrit të Rei Metës me inxhinjerin, Armando Meshau, i cili humbi jetën.

Përveç punëtorit të qendës së Internetit në Vlorë ku ndodhi dhe vrasja, një tjetër dëshmitar që ka qenë aty në momentin kur ndodhi vrasja, janë pjesë e provave që prokuroria ka renditur në dosjen ndaj Rei Metës i akuzuar për vrasje nga pakujdesia.

Dëshmitë:

"Armando Meshau është ulur tek kompjuteri me nr. 16, kurse Rei Meta ka qëndruar afër tij duke qëndruar në këmbë. Në një moment Rei Meta, i është drejtuar Armando Meshau me fjalët "Unë të kam paguar për shërbimin dhe dua dokumentin". ndërkohë që Armand Meshau i është kthyer me fjalët "jo me mua këto muhabete".

Debati ka vijuar dhe shtetasi Rei Meta, i cili qëndronte në këmbë i është përgjigjur - fol pak me qetë me mua se ka edhe njerëz të tjerë përreth që nuk na njohin", ndërsa Armando Meshau në një moment është çuar në këmbë dhe i është drejtuar me fjalët "seriozisht e ke ti".

Pas këtyre fjalëve, dëshmitari ka parë në një fragment Rei Meta i cili ka goditur të ndjerin dy herë me grushte në fytyrë duke e rrëzuar në karrige, giysem shtrirë.

Pasi ka konstatuar të gjithë ketë situatë, dëshmitari eshte afruar me nxitim atje për t'i ndarë dhe për të ndihmuar të ndjerin te mos rrëzohej në tokë, ndërsa personi tjeter eshte larguar me hapa te shpejta në drejtim të Gjykatës Vlorë.

Në këtë moment, dëshmitari ka ndihmuar të ndjerin duke e shtrirë për toke pasi nuk ndjehej mirë dhe pas kësaj a ka njoftuar menjëherë ambulancën, ndërsa policinë e ka njoftuar një klient tjetër të cilin nuk e njihte.

 Gjithashtu ka deklaruar ndër të tjera se në baze të asaj që ai kishte dëgjuar gjate debatit midis shtetasve e mësipërm, shkak i konfliktit të tyre ishte një problem pronash'

2 VITE ME PARE

Vrasja në Vlorë! Zbulohet biseda e fundit mes Rei Metës dhe viktimës: Hajde pimë një kafe ta zgjidhim! Inxhinieri: Ik shiko hallin

Goditi me grushte për vdekje ndërtuesin në Vlorë, Gjykata e
Armando Meshau dhe Rei Meta

VLORË- Detaje të reja janë zbardhur nga sherri në Vlorë, ku mbeti i vrarë Armando Meshau.

Gjatë dëshmisë Meta ka rrëfyer edhe bisedën e fundit mes tij dhe Armando Meshaut. Sipas dëshmisë së 33-vjeçarit, ai fillimisht e ka ftuar Armando Meshaun të pinin një kafe për ta zgjidhur çështjen, duke këmbëngulur disa herë ndërsa viktima nuk ka pranuar.

Rei Meta i ka folur duke i thënë "Hajde ulu, pimë një kafe", ndërkohë që ai eshte përgjigjur me fjalët "ika se kam punë dhe ka vazhduar rrugën duke u futur tek interneti ngjitur me lokalin ku ishte ulur shtetasi Rei Meta.

Meta pasi ka shkuar në interneti ai ka parë Armandon, ku i  është afruar dhe i ka thënë "hajde pimë një kafe dhe flasim për kontratën që kemi, dhe ai i është përgjigjur me fjalët "Nuk kemi fare çfarë flasim bashkë, ndërkohë që shtetasi Rei Meta i është drejtuar përsëri me fjalët se "kemi kontratën që kam për të marrë një pronë, por Armando i është përgjigjur më fjalët "ik shiko hallin se nuk më bën dot asnjë gjë".

Rei Meta i ka folur sërisht me fjalët "hajde të ulemi dhe të flasim që të mos merremi me gjyqe, hajde flasim"

Pas debatit Meta ka deklaruar se në një moment Armandoja është çuar dhe e ka qëlluar me grusht. Ai i është kundërpërgjigjur instiktivisht me grushta dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Pasi është larguar ai ka mësuar më pas se Armando kishte ndërruar jetë dhe në këto kushte është paraqitur vetë në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë.

2 VITE ME PARE

Grushtoi për vdekje 55-vjeçarin në Vlorë! Gjykata jep arrest me burg për Rei Metën

Goditi me grushte për vdekje ndërtuesin në Vlorë, Gjykata e
Armando Meshau dhe Rei Meta

VLORË- Rei Meta, djali i anëtares së KLP,  i arrestuar për vrasjen e 55-vjeçarit Armando Meshau është paraqitur në gjykatën e shkallës së parë në Vlorë. 

Gjykata e Vlorës ka vendosur masën “arrest me burg” për shtetasin Rei Meta, i cili grushtoi për vdekje, ndërtuesin Armando Meshau. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura.

Meta gjatë dëshmisë së tij, pohoi se është takuar rastësisht me 55-vjeçarin, duke pretenduar se ky i fundit e kishte ofenduar dhe shtyrë i pari.

Ngjarja ndodhi në një kancelari pranë Gjykatës së Vlorës ditën e hënë, ku viktima dhe 33-vjeçari, të cilët kishin konflikte pronësie, kishin shkuar të printonin disa dokumente. Fillimisht viktima, Armando Meshau dhe Rei Meta kanë debatur me fjalë dhe më pas ka vijuar sherri me grushte.

rei meta armando meshau

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri