6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
• Ditën e sotme është mbajtur protesta e radhës para bashkisë së Tiranës. • Protestuesit për herë të 25-të janë mbledhur para bashkisë ku kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj pas skandalit me dosjen “5D” të drejtorëve të arrestuar. • Në tubimin e sotëm nuk ka munguar përplasja e qytetarëve me policinë, pasi protestuesit janë shprehur se edhe pse policia ishte e informuar për protestën e ka lënë rrugën e hapur për qarkullimin e automjeteve. • Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti ka marrë pjesë në protestë ndërsa u shpreh se nuk do ta mbyllin protestën derisa të jepet drejtësi për qytetarët e Tiranës. • Ai theksoi se sot qytetarët po paguajnë ujin 44% më çmim të lartë dhe nuk ka ujë. Teliti më tej tha se qytetarët paguajnë taksat e arsimin dhe nuk ka arsim. • Sipas tij Tirana nuk është më mirë se më përpara po mendimi i tyre shkojnë vetëm të betonizimi dhe pastrimi i parave. • Koordinatori i rajonit të Tiranës për Partinë Demokratike, Klevis Balliu gjithashtu mori pjesë në tubim ndërsa u shpreh se çdo qytetar e di që Erion Veliaj, Edi Rama dhe Olta Xhaçka janë hajdutë. • Ai më tej shtoi se Veliaj vazhdon sot të jetë në krye të bashkisë së Tiranës sepse nuk ka drejtësi. • Sipas tij Rama vazhdon të jetë në pushtet sepse këtu nuk ka drejtësi. • Ai komentoi edhe takimin e sotëm të socialistëve ndërsa tha se Rama ka mbledhur qentë e tij në Elbasan në një resort trafikantësh për të na treguar se si do të hyjmë ne Evropë me drogë. • Gjatë fjalës së saj Kalaja u shpreh se Rama po përgatit të bëjë luftë në 2025 pasi vetëm kështu ai amnistohet nga vjedhjet që ka bërë. • Kalaja ka theksuar se Spak është kthyer në shërbim të pushtetit për të luftuar opozitën, Partinë Demokratike dhe Sali Berishën. • Ajo shtoi se Rama do të marrë përgjigjen e merituar në vitin 2025. • Sipas saj jo më kot Rama përmendi vitin 1997 pasi si pas saj ai e di shumë mirë që PD do ti fitojë zgjedhjet. • Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi gjatë fjalës së tij tha se drejtësia po vepron me dy standarde hetimi me krye hajdutin e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj. • Sipas tij, lideri I opozitës mbahet në arrest me pretendimet e hetuesve se mund të ndërhyjë në procesin penal, teksa ndryshe ndodh thotë Këlliçi me Veliajn, që sa kohë qëndron në zyrën e kryebashkiakut vijon vjedhjen e taksave të qytetarëve, ndërsa SPAK nuk e arreston.
6 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka marrë pjesë ditën e sotme në protestën e radhës para bashkisë së Tiranës. Këlliçi gjatë fjalës së tij tha se drejtësia po vepron me dy standarde hetimi me krye hajdutin e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj.
Sipas tij, lideri I opozitës mbahet në arrest me pretendimet e hetuesve se mund të ndërhyjë në procesin penal, teksa ndryshe ndodh thotë Këlliçi me Veliajn, që sa kohë qëndron në zyrën e kryebashkiakut vijon vjedhjen e taksave të qytetarëve, ndërsa SPAK nuk e arreston.
Këlliçi në prodtestën e 25 para Bashkisë së Tiranës, tha Veliaj nuk do t’ia dalë ta mposhtë qëndresën e qytetarëve, të cilët nuk do të dorëzohen deri në çuarjen para drejtësisë të një kryehajduti.
"Personi ku është shembur ish godina e Policisë Bashkiake, ka ndërtuar kulla në Tiranë. Ky person pretendon se ka mbyllur dosjen me SPAK, është e vërtet apo jo? Nestor Muhametllari dhe Veliaj, janë me foto duke inspektuar hotelin në Durrës 50 mln euro, ku është fotoja e dokumentet, dilni e jepni përgjigje qytetarëve?!
Në raportin e KLSH të 2019, evidentohen taksa e 3%, jepni përgjigje ku kanë shkuar këto para, pyetni Fatmir Xhafajn se u jep ai përgjigje. Kemi paguar 132 mln euro, Tirana është qyteti më i pisët i Evropës. Qytetarët të na dërgojnë foto e video me mbeturinat që kanë pushtuar lagjet dhe zonat ku jetojnë. Detyra e vetme që ka marrë Veliaj nga Rama, ka qenë pastrimi i qytetit, se është kthyer në nevojtore që bie erë. Si mundtë të vjedhë Tiranën e qëndron ende në krye të bashkisë? Si ka mundësi që lideri i opozitës, Sali Berisha pa asnjë shans për të ndërhyrë ne hetime, mbahet në arrest, ndërsa Veliaj që vjedh e ndërhyn në hetime nuk arrestohet?
Nëse mendojnë se na kanë stepur e kanë gabim. Ne do vijojmë protestën e qëndresën. Ky hajdut do të largohet një orë e më parë. Tentativat e tij për të mbyllur protestën do dështojnë, me përgjigjen më shembullore nga ana e PD. Në protestë permanente, derisa Dumani, Braho e Prençi që s’kanë para një intelektual por një hajdut xhepash si Veliaj, deri sa ta arrestojnë. Ka hyrë në rekordet Guines, është shndërruar në manual vjedhjesh. 5D e paprecedentë, rast unikal në botë. I vetmi kryetari i bashkisë që ka futur bashkëpunëtorët në burg dhe ato të mbetur jashtë do t’i dërgojë në burg. S’tërhiqemi pa dalë para drejtësisë ky mbeturinë që është në krye të Bashkisë së Tiranës.
Do vazhdojmë protestat kundër vjedhjeve që I bëhet këtij qyteti. I njëjti Veliaj që ndërkombëtarët ia shisnin studentëve si model suksesi, tupr për ju dhe misionin që keni për të shërbyer në këtë vend. Beteja s’është për PD, por për qytetarët e Tiranës, për ato eurot që na vidhen çdo ditë, i vidhet çdo qytetari," tha Këlliçi.
TIRANË- Avokatja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, Adriana Kalaja ka marrë pjesë ditën e sotme në protestën e radhës të opozitës para bashkisë së Tiranës. Gjatë fjalës së saj Kalaja u shpreh se Rama po përgatit të bëjë luftë në 2025 pasi vetëm kështu ai amnistohet nga vjedhjet që ka bërë.
Kalaja ka theksuar se Spak është kthyer në shërbim të pushtetit për të luftuar opozitën, Partinë Demokratike dhe Sali Berishën. Ajo shtoi se Rama do të marrë përgjigjen e merituar në vitin 2025. Sipas saj jo më kot Rama përmendi vitin 1997 pasi si pas saj ai e di shumë mirë që PD do ti fitojë zgjedhjet.
"Ate gojën çorape që ka Rama do ta mbyllim një herë e mirë dhe do të marrësh përgjigjen e merituar në vitin 2025. Jo më kot ti përmende 1997 ti e di shumë mirë që PD do ti fitojë zgjedhjet dhe ti e përmend që ta trembesh publikun. Rama po përgatit të bëjë luftë në 2025 pasi vetëm kështu ai amnistohet nga vjedhjet që ka bërë. Prej 25 javësh ne kemi bërë shumë pyetje për grupin e strukturuar kriminal.
Përse vendimi për një shoqëri private merret dhe printohet nga bashkiak e Tiranës, apo sepse pronar faktik është Veliaj. Përse nuk vepron Altin Dushmani, as dushamët e tjerë të SPAK por i janë qepur si hijena Berishës por ata vetëm sa e lartësojnë liderin e opozitës. Spak është kthyer në shërbim të pushtetit për të luftuar opozitën, Partinë Demokratike dhe Sali Berishën." tha Kalaja.
TIRANË- Koordinatori i rajonit të Tiranës për Partinë Demokratike, Klevis Balliu ka marrë pjesë ditën e sotme në protestën e 25-të të oprganizuar para bashkisë së Tiranës. Balliu gjatë fjalës së tij u shpreh se çdo qytetar e di që Erion Veliaj, Edi Ram, Olta Xhaçka janë hajdutë.
Ai më tej shtoi se Veliaj vazhdon sot të jetë në krye të bashkisë së Tiranës sepse nuk ka drejtësi. Sipas tij Rama vazhdon të jetë në pushtet sepse këtu nuk ka drejtësi. Ai shtiu se sot ai ka mbledhur qentë e tij në Elbasan në një resort trafikantësh për të na treguar se si do të hyjmë ne Evropë me drogë.
Klevis Balliu: Në të gjithë diskutimet tona, çdo qytetar e di që Erion Valiaj është hajdut, çdo qytetar e di që Edi Rama është hajdut, çdo qytetar e di që Olta Xhaçka është hajdute, Belinda Balluku është hajdute. Të gjithë dinë që këta janë hajdutë.
Dhe pyetja ngrihet se çfarë i mban këta hajdutë në pushtet, kur nje popull i tërë e di që këtë janë hajdutë. I mban një drejtësi e korruptuar. Ky është sot këtu sepse këtu nuk ka drejtësi. Erion Veliaj vazhdon sot të jetë në krye të bashkisë së Tiranës sepse këtu nuk ka drëjtësi. Edi Rama vazhdon të jetë në pushtet sepse këtu nuk ka drejtësi dhe sot ka mbledhur qentë e tij në Elbasan në një resort trafikantësh për të na treguar se si do të hyjmë ne Evropë me drogë. Si mund të shkosh në Evropë me drogë dhe me trafikante ne parlament . Si mund të shkosh ne Evropë me kriminelë që drejtojnë Policinë e Shtetit. Që urdhërojnë policinë e Shtetit.
TIRANË- Sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka marrë pjesë ditën e sotme në protesën e radhës të zhvilluar para bashkisë së Tiranës. Blushi gjatë fjalës së tij u shpreh se kreu i SPAK, Altin Dumani nuk po bën gjë tjetër vetëm që po ndan paratë me Erjon Veliajn dhe Edi Ramën.
Blushi theksoi se duhet përshkallëzim pasi ata janë në protestë për të mbrojtur të drejtat e banorëve të Tiranës ndërkohë që ky institucion paguan dhjetra milionë euro për pastrim dhe qytetin e kanë mbytur plehrat.
"Jemi në këtë protestë me një zhvillim të ri Lideri i PD nga struktura kriminale e SPAK na qenka marrë i pandehur, ndërsa ky hajdut që vjedh 80 mijë euro në ditë shijon lirinë dhe paratë që vjedh çdo ditë. Ky po shijon 50 milionë euro që grabiti nga taska për shkollat që nuk i ndërtoi kurrë.
Ndërsa lideri i opozitës pa fakte dhe prova nga një akuza e stisur nga Balla qëndron në izolim. Sot çdo njeri është i rrezikuar nga kjo narko drejtësi. Altin Dumani në krye të SPAK nuk po bën gjë tjetër vetëm që po ndan paratë me Veliajn dhe Ramën. Sot na lind legjitimiteti që të marrim në dorë fatet tona dhe të përplasemi me këtë regjim që po mban peng vendin.
Në këto godinë, në kryeministri dhe në çdo strofull dhe ta harrojë kjo polici e cila tentoi sot të fuste në konflikt qytetarët se ne do të tërhiqemi. Policia duhet të arrestoi Veliajn dhe jo të vijë me skafanta dhe të përpallet ,me popullin pasi ne nuk kemi synim të përplasemi sepse nëse duam e fshijmë këtë godinë.
Duhet përshkallëzim pasi ne jemi këtu për të mbrojtur të drejtat e banorëve të Tiranës ndërkohë që ky institucion paguan dhjetra milionë euro për pastrim dhe qytetin e kanë mbytur plehrat. Përpara e ky kriminel të vrasë të ardhmen e të rinjëve ne duhet ti tregojmë vendin Veliajt dhe dum dumanit të cilët duan të burgosin liderin e opozitës i bëjmë thirrje ti thërrasin mendjes pasi do të kenë një fund më të keq se etërit tuaj. Ne do të fitojmë , Tirana do të fitojë, ju do të fitoni," tha Blushi.
TIRANË- Nënkryetari i Këshillit Bshkiak të Tiranës, Dorjan Teliti ka marrëpjesë sot në protestën e radhës të organizuar par bashkisë së Tiranës. Teliti gjithashtu mbajti fjalën e tij ndërsa u shpreh se nuk do ta mbyllin protestën derisa të jepet drejtësi për qytetarët e Tiranës.
Ai theksoi se sot qytetrët po paguajnë ujin 44% më çmim të lartë dhe nuk ka ujë. Teliti më tej tha se qytetarët paguajnë taksat e arsimin dhe nuk ka arsim. Sipas tij Tirana nuk është më mirë se më përpara po mendimi i tyre shkojnë vetëm të betonizimi dhe pastrimi i parave.
"Ta harrojnë që ne do të tërhiqemi nga rezistenca, këtu kemi qenë prej 25 javëve dhe këtu do të jemi çdo javë deri në arritjen e qëllimit. Qytetarët e Tiranës duan drejtësi, menaxhim të drejtë, paratë të mos vidhen por të kthehen në shërbime.
Shumë prej jush i kanë çuar fëmijët në shkolla dhe kopshte dhe ajo që kemi parë është kushte jo të favorshme ku mësimi bëhet me dy turne, kopshte të pa mjaftueshme. Paratë janë paguar por ato janë vjedhur me inceneratorët, me 5D dhe dhjetar e dhjetra milionë euro me kontrata pa garë.
Paguajmë ujin 44% më të lartë dhe nuk kemi ujë, paguajmë taksat e arsimin dhe arsim nuk kemi, Tirana nuk është më mirë se më përpara po mendimi i tyre shkojnë vetëm të betonizimi dhe pastrimi i parave," tha Teliti.
TIRANË- Po mbahet para bashkisë së Tiranës, protesta e radhës e opozitës dhe e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Protestuesit vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj pas skandalit me dosjen “5D” të drejtorëve të arrestuar.
Në tubimin e sotëm nuk ka munguar përplasja e qytetarëve me policinë, pasi protestuesit janë shprehur se edhe pse policia ishte e informuar për protestën e ka lënë rrugën e hapur për qarkullimin e automjeteve.