LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Hetimet për '21 Janarin', Berisha paraqitet në SPAK: Nuk është qëlluar nga brenda kryeministrisë! Rama për epshet e pushtetit organizoi protestë të dhunshme

• Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha u paraqit ditën e sotme pranë SPAK. • Kryedemokrati është thirrur nga SPAK, si person në dijeni për ngjarjen e 21 janarit të vitit 2011. • Pas daljes nga SPAK, Berisha deklaroi se gjatë marrjes në pyetje është pyetur për ngjarjet e 21 janarit, duke nënvizuar se sipas tij nuk ka ekzistuar asnjë urdhër i paligjshëm në lidhje me atë ditë. • Ai shtoi se procedura e marrjes në pyetje është normale dhe zakonisht diskrete, por akuzoi kreun e SPAK, Altin Dumani, për publikimin e thirrjes në media. • Ai theksoi më tej se autoritetet ndërkombëtare dhe qeveria e SHBA kanë deklaruar se PS kishte agjendë dhune me 21 janar. • Gjithashtu, Berisha nënvizoi se Rama e organizoi 21 janarit, për shkak të egos së tij për pushtet, në atë që e cilësoi si protestën më të dhunshme në historinë e vendit. • Ndër të tjera, kryedemokrati deklaroi se më 21 janar 2011, nuk është qëlluar nga brenda kryeministrisë, duke e cilësuar atë një gënjeshtër. • Sipas Berishës, të shtënat kanë ardhur  nga vend-rojet e rojet e gardës, e cila përmes ligjit autorizon rojën të qëllojë sa herë dikush e kërcënon me ndonjë objekt apo ndonjë gjë. • Në komunikimin me gazetarët, Berisha tha se kurrsesi nuk mund të jepet një urdhër për të qëlluar nga Kryeministria, sa kohë që ky i fundit është një organ kushtetues. • Në fund, Berishës tha se hetuesit e SPAK nuk kanë guximin të hetojnë Edi Ramën, lidhur me protestën më të dhunshme në histori, siç e cilëson kryedemokrati 21 janarin.

7 artikuj për këtë temë.

8 MUAJ ME PARE

Berisha-gazetarëve: Urdhri për të qëlluar është në mendjen tuaj dhe të atyre që trillojnë

Hetimet për '21 Janarin', Berisha paraqitet në SPAK: Nuk
Sali berisha

TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha ka deklaruar sot se se nuk është dhënë asnjë urdhër për të qëlluar me armë zjarri, gjatë protestës së 21 janarit. Gjatë një prononcimi për mediat, Berisha u shpreh se urdhri për të qëlluar është vetëm në mendjen e atyre që trillojnë. Kryedemokrati tha se Agron Malaj ka qenë komandant i grupit të zjarrit dhe se nuk e ka njohur kurrë. 

Pyetje: Në dijeni tuaj, cili është roli i gardistit Agron Malaj që më pas u shpërblye nga qeveria me poste.

Sali Berisha: Pavarësisht nga teoritë konspirative unë nuk kam dijeni se ai të ketë bërë një vepër të qëllimshme. Unë di të ketë deklaruar në prokurori se, nuk ka pasur urdhër të qëllojë dhe mesa di unë, nuk e kam njohur kurrë, ai ka qenë komandant i grupit të zjarrit. Se çfarë quajnë ata grup zjarri nuk e kam të qartë shumë, por ai ka qenë komandant i tyre dhe thotë që nuk ka patur urdhër.

Pyetje: Ndrea Prendi një ditë pas protestës doli me sy të nxirrë.

Sali Berisha: Më mirë së kushdo tjetër çfarë ka ndodhur e shpjegon secili person që ka përjetuar. Ndrea Prendi ka qenë në krye të detyrës gjatë gjithë ditës dhe në vlerësimin tim, ai ka bërë të pamundurën që të përmbushë detyrimet ligjore të tij.

Pyetje: Kush e dha urdhrin për të qëlluar me fishekë luftarakë dhe jo manovër.

Sali Berisha: Ai urdhër është në mendjen tuaj, se ka dhënë njeri, të garantoj...

Pyetje: Ka një audio, keni një koment.

Sali Berisha:Ai urdhër është në mendjen tuaj dhe të atyre që trillojnë./Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

"Basha erdhi në zyrën time..."/ Berisha: Asnjë urdhër nuk është dhënë për të qëlluar! 

Hetimet për '21 Janarin', Berisha paraqitet në SPAK: Nuk
Foto ilustruse

TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha ka deklaruar sot se nuk është dhënë asnjë urdhër për të qëlluar gjatë protestës së 21 janarit. Gjatë një prononcimi për mediat, Berisha u shpreh se Lulzim Basha ka shkuar në zyrët e tij dhe i ka kërkuar të largohet nga aty, pasi xhamat ishin thyer me plumba tek dhe kishin shkuar deri tek dritarja ngjitur me tavolinën e tij.

Berisha tha se gjatë atij momenti ka qënduruar në zyrë, deri në përfundim të situatës. 

"Absolutisht asnjë urdhër. Asnjë urdhër nuk është dhënë për të qëlluar. Asnjë urdhër dhe kurrë. Nuk mund të jepet urdhër. Po, Basha ka ardhur në zyrën time dhe ka kërkuar nga unë, sepse ishin thyer xhamat me plumba apo me gurë, tek dritarja ngjitur me tavolinën time dhe ministri, komandanti i Gardës kanë ardhur dhe më kanë thënë të evakuojmë, jo i thashë. Sepse unë isha jashtë me ambasadoren gjermane dhe u futa drejt e në zyrë.

Unë isha në detyrë. Të shkosh në një zyrë tjetër, jo unë isha në detyrë. Kjo është zyra ime. Kryeministri nuk mund të bëjë zyrat sipas qejfit, është institucion kushtetues kryeministri. Kjo ka qenë kërkesa e tyre dhe unë kam qëndruar në zyrë deri në fund. Aty ka pasur një ndërmjetësim ndërkombëtar. Ka ndërmjetësuar ambasadori i SHBA-së dhe çdo oficer i kërkuar nga prokuroria është paraqitur në prokurori, por në ndjekje të lirë sepse Edi Rama dhe Ina Rama kërkonin që të eliminonin zinxhirin e komandës në një kohë kur Edi Rama kishte deklaruar se, beteja tjetër do të ishte vendimtare dhe secili nga gardistët e thirrur janë paraqitur në prokurori. Të gjitha të tjerat janë mashtrime," tha Berisha./Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

21 Janari/ Berisha: Nuk është qëlluar nga brenda kryeministrisë, kjo është gënjeshtër me bisht

Hetimet për '21 Janarin', Berisha paraqitet në SPAK: Nuk
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se në protestën e 21 janarit nuk është qëlluar nga brenda kryeministrisë. Gjatë një prononcimi për mediat, Berisha u shpreh se është qëlluar nga vend-rojet e rojet e gardës.

Ai tha se garda ka një ligj, i cili ligj autorizon rojën të qëllojë sa herë dikush e kërcënon me ndonjë objekt, apo ndonjë gjë.

"Absolutisht gënjeshtër me bisht kjo që thua. Jo nga brenda, meqenëse u referohesh medieve, merr filmimet ushtarët e Gardës kanë qëlluar, jo nga brenda. Dhe nga brenda, korrigjo këtë. The një gënjeshtër, sepse nuk është qëlluar nga brenda kryeministrisë. Është qëlluar nga vend-rojet e rojet e gardës. Garda ka një ligj, i cili ligj autorizon rojën të qëllojë sa herë dikush e kërcënon me ndonjë objekt, apo ndonjë gjë.

Të qëllojë në ajër, kur ajo përsëritet, të qëllojë te këmbët, kur ajo përsëritet ta eliminojë. Ky ligj është votuar nga PS-ja, jo nga ne. Garda që ta mësoni ju, dhe mund të rrëmoni 120 mijë herë, nuk funksionon me urdhër, po me ligj. Pra, sado që ta ktheni apo stërktheni, Garda apo çdo vendroje e armatosur funksion me ligj. E qëllove, gjuajtje drejt tij, duhet të qëllojë në ajër. Vazhdove persistove, duhet të qëllojë tek këmbët, vazhdove persistove, duhet të eliminojë rrezikun. Këtë i thotë ligji i Gardës," tha Berisha./Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

"Thirrja ime për dëshmi është procedurë normale"/ Berisha: Në SPAK Dumani po pinte kafe me Kreshnik Farrukun pasi i mori 5 mln euro!

Hetimet për '21 Janarin', Berisha paraqitet në SPAK: Nuk
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se në SPAK Altin Dumani po pinte kafe me Kreshnik Farrukun. Gjatë një prononcimi për gazetarët para ambienteve të SPAK, Berisha u shpreh se Dumani nuk lajmëroi atë për thirrjen se SPAK, por ua shpërndau mediave. Berisha tha se kjo procedurë është krejtësisht diskrete, që nuk ka asnjë lidhje as me mediat dhe as me publikun. 

Kryedemokrati tha se thirrja e tij për dëshmi është procedurë normale. Në fund, Berisha tha se për protestën e 21 janarit se Edi Rama me epshet e pushtetit kërkonte të përmbyste qeverinë e asaj kohe.

"Ishte një proces normal, duhet ta pohoj këtu. Në qoftë se këta që ishin aty, zhvilluan një procedurë në përputhje me ligjin dhe rregullat, kjo nuk mund të thuhet për Dumanin që po pinte kafe, jo me Pojën, po me këtë të fundit që i mori 5 milionë, Kreshnik Farrukun. Po pinte kafe me Kreshnik Farrukun. Po, i shkoi edhe në Manzë Kreshnik Farrukut. Dhe nuk flet gjë, hesht si fija e barit. Ai do heshtë, por unë nuk hesht se do mbroj interesat publike. Tani prisni një minutë. Thirrja e një njeriu për të dëshmuar në këtë institucion është procedura më normale, por ama nuk është procedurë publike.

Jo, nuk është publike. Të thërret, pyet, shkon. Kurse ky Troplini, pa e marrë unë njoftimin, ia shpërndau medieve përmes zyrës së tij të shtypit në një akt të shëmtuar, duke dëshmuar se institucioni i tij është një institucion banal i propagandës socialiste. Çfarë ka publiku ta marrë vesh para meje se unë jam thirrur për t’u pyetur për 21 janarin? Pra shikoni procedurën e tyre. Një procedurë është krejtësisht diskrete, që nuk ka asnjë lidhje as me mediat, as me publikun, ua jep përpara medieve përpara se të më japë mua.

Dhe bën për hir të Lubi Ballukut dhe Ramaduros, bën 2-3 javë duke furnizuar studiot e televizioneve të kontrolluara nga qeveria që të mos bëjnë debate për vjedhjen e 50 milionë eurove nga Lubi Balluku dhe Edi Rama vetëm në tunelin e Llogarasë, pa thënë skandalin tjetër të aeroportit të Vlorës, por të merren se Sali Berishën e kanë thirrur pas 13 vitesh për të dëshmuar për një gjë, për të cilën në vlerësimin tim, duhej thirrur që ditën e parë të hetimeve pa asnjë lloj hezitimi. Unë isha njeriu i rrethuar, njeriu që dritaret iu gjuajtën me gurë, njeriu që u kërkua të përmbyset pushteti i tij, iu kërkua të largohet ose do kalohet mbi kufoma. Këto janë të dokumentuara. Dhe që kishte dalë nga një palë zgjedhje që kishin plotësuar standardet kryesore ndërkombëtare të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e lira. Por Edi Rama me epshet e pushtetit kërkonte të përmbyste," tha Berisha./Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

21 Janari/ Berisha del nga SPAK: Rama për epshet e pushtetit organizoi protestë të dhunshme

Hetimet për '21 Janarin', Berisha paraqitet në SPAK: Nuk
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Brisha ka deklaruar ditën e sotme se kryeministri Rama ka organizuar protestën e dhunshme të 21 Janarit, e cila ka ndodhur në vitin 2011. Pas daljes së tij nga SPAK, Berisha u shpreh se është pyetur se çfarë ndodhi më 21 janar.

Lideri opozitar tha se kjo mosthirrja flet më shumë se çdo gjë tjetër, pasi sipas tij Edi Rama organizoi për epshet e pushtetit të tij, protestën më të dhunshme në historinë e vendit. Berisha tha para gazetarëve se autoritetet ndërkombëtare dhe qeveria e SHBA-së ka deklaruar se me 21 janar, PS kishte axhendë dhune. 

"Jam pyetur se çfarë ndodhi më 21 janar. Kjo mosthirrje flet më shumë se çdo gjë tjetër, sepse kjo mosthirrje kishte të bënte vetëm me faktin se Edi Rama organizoi për epshet e pushtetit të tij, protestën më të dhunshme në historinë e vendit. Ky ishte shkaku i mosthirrjes. Autoritetet ndërkombëtare, qeveria e SHBA ka deklaruar dhe ka rideklaruar se me 21 janar, PS kishte axhendë dhune. Ku janë ata mbështetësit e saj? Nuk janë këtu. Ta marrin vesh ata, pra kishte axhendë dhune. Kjo është e vërteta. Pikërisht kjo deklaratë është bërë shkak që të mos thirrem unë për t’u pyetur për një ngjarje dramatike, që u kushtoi jetën 4 demonstruesve, plagosjen e mbi 120 policëve, etj. Tani, dëshminë time, ju mund të rrëmoni sa të doni, por do gjeni ato që kam thënë," tha Berisha./Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

Hetimet për '21 Janarin', Berisha mbërrin në SPAK

Hetimet për '21 Janarin', Berisha paraqitet në SPAK: Nuk
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka mbërritur mëngjesin e sotëm në SPAK. Kjo është hera e parë që Berisha shkon në SPAK për hetimet mbi 21 janarin.


Çështja "21 janari"

Më 21 janar 2011, në një protestë të organizuar nga Partia Socialiste, asokohe në opozitë, u vranë nga Garda e Republikës 4 protestuesit Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda dhe Aleks Nika. Kryeministri i kohës, Sali Berisha deklaroi se opozita kishte përgatitur një "grusht shteti" për të rrëzuar qeverinë, ndërsa opozita akuzoi qeverinë se vrau 4 qytetarë të pafajshëm.

Në hetimin që u bë për vrasjen e protestuesve, të pandehur u morën Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, ndërsa gjykata vlerësoi me vendim se vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia. Të dy të pandehurit u dënuan, ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi me 1 vit ndërsa gardisti Agim Llupo me 3 vite burg./Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

Hetimi për "21 Janarin", Sali Berisha paraqitet sot në SPAK si person në dijeni

Hetimet për '21 Janarin', Berisha paraqitet në SPAK: Nuk
Sali Berisha

TIRANË- Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të parqitet ditën e sotme pranë SPAK. Kryedemokrati është thirrur nga SPAK, si person në dijeni për ngjarjen e 21 janarit të vitit 2011. Kreu i PD-së, Berisha ka firmosur fletëthirrjen e tretë të SPAK sot teksa u paraqit në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.

Në protestën e 21 janarit të mbajtur në vitin 2011, e organizuar nga opozita e asaj kohe u vranë 4 persona. Lidhur me këto vrasje u akuzua Garda e Republikës, ndërsa opozita e asaj kohe akuzoi Berishën se kishte urdhëruar vrasjet./Dosja.al

sali berisha spak 21 janari

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri