LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Homazhe për divën e skenës dhe ekranit shqiptar! Artistë dhe kolegë i japin lamtumirën Margarita Xhepës

• Trupi i pajetë i ikonës së kinematografisë shqiptare Margarita Xhepa ka mbërritur në ambientet e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. • Pas mbërritjes së trupit, kanë nisur homazhet në nder të Xhepes, që janë mbajtur deri në orën 13:00. • Miq, kolegë dhe qytetarë të shumtë kryen homazhe për nder të Margaritës. • Gjithashtu artistë dhe kolegë e shumë të tjerë po i japin lamtumirën Margarita Xhepës. • Nderime dhe kujtime përcollën dhe dy aktorë të shquar si Luiza Xhuvani dhe Timo Flloko. • Pasi kreu nderimet e tij, aktori Timo Flloko u shpreh se e ndjera do të mbetet e pa harruar. • Ai ka rrëfyer edhe një nga kujtimet më të rralla që kishte me Margarita Xhepën. • Aktorja e mirënjohur Tinka Kurti ka marrë pjesë në homazhet në ndër të aktores, Margerita Xhepa e cila u nda nga jeta një ditë më parë. • E emocionuar me zërin që i dridhej, Tinka Kurti i dha sot lamtumirën, koleges së saj Margarita Xhepa. • Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar homazhe në nderim të aktores së ndjerë Margarita Xhepa. • Berisha shprehu mirënjohjen për kontributin e jashtëzakonshëm të Margarita Xhepës në 7 dekada në skenën dhe filmin shqiptar. • Ai tha se Margarita Xhepa nuk është më, por do mbetet përjetë e gjallë në memorien e tyre që ndoqën me aq admirim interpretimet e saj.

5 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Homazhet për Margarita Xhepën/ Berisha: Do të mbetet e gjallë në memorien e artit dhe kulturës shqiptare

Homazhe për divën e skenës dhe ekranit shqiptar! Artistë dhe
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar homazhe në nderim të aktores së ndjerë Margarita Xhepa. Berisha shprehu mirënjohjen për kontributin e jashtëzakonshëm të Margarita Xhepës në 7 dekada në skenën dhe filmin shqiptar. Ai tha se Margarita Xhepa nuk është më, por do mbetet përjetë e gjallë në memorien e tyre që ndoqën me aq admirim interpretimet e saj.

"Nderimin më të thellë, por edhe mirënjohjen më të pakufishme për kontributin e jashtëzakonshëm të Margarita Xhepës në 7 dekada, sa askush tjetër, në skenën dhe filmin shqiptar. Ajo nuk është më, por do mbetet përjetë e gjallë në memorien e tyre që ndoqën me aq admirim interpretimet e saj. Do mbetet e gjallë në memorien e artit dhe kulturës shqiptare", tha Berisha.

1 VITE ME PARE

FOTOLAJM/ Homazhe për divën e skenës dhe ekranit shqiptar, artistë dhe kolegë i japin lamtumirën Margarita Xhepës

Homazhe për divën e skenës dhe ekranit shqiptar! Artistë dhe
pamje nga homazhet

TIRANË- Kinematografia shqiptare humbi një prej emrave ikonë të saj, Margarita Xhepën. Artistja shiptare u nda nga jeta në moshën 91-vjeçare, një ditë pasi festoi ditëlindjen e saj.

Këtë të premte po mbahen homazhe në nder të artistes së madhe në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit. Miq, kolegë dhe qytetarë të shumtë kryen homazhe për nder të Margaritës. 

Një prej shoqeve të saj të ngushta, Tinka Kurti, me dhimbje shprehet se Margarita Xhepa ishte një shoqe dhe mikeshë e rrallë. Nderime dhe kujtime përcollën dhe dy aktorë të shquar si Luiza Xhuvani dhe Timo Flloko e shumë të tjerë. 

1 VITE ME PARE

Homazhe për ndarjen nga jeta të Margarita Xhepa/ Timo Flloko: Do të mbetet e paharruar!

Homazhe për divën e skenës dhe ekranit shqiptar! Artistë dhe
Timo Flloko

TIRANË- Mbahen sot homazhet në nder të ikonës së teatrit dhe kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa, e cila u nda nga jeta ditën e djeshme.

Pasi kreu nderimet e tij, aktori Timo Flloko u shpreh se e ndjera do të mbetet e pa harruar. Ai ka rrëfyer edhe një nga kujtimet më të rralla që kishte me Margarita Xhepën. 

“Ruaj kujtimet më të jashtëzakonshme me të. Do të mbetet e paharruar. Po të shihni në këtë homazh ka një vizitë një ardhje një trysni të njerëzve që duan të vijnë e ta nderojnë. Kam një kujtim të rrallë me të, një skenë të Hamletit me nënën. E kam të filmuar dhe e kam si kujtim të rrallë”, tha ai.

1 VITE ME PARE

Ikona e kinematografisë shqiptare/ Nisin homazhet në TKOB për Margarita Xhepën

Homazhe për divën e skenës dhe ekranit shqiptar! Artistë dhe
Margarita Xhepa

TIRANË- Trupi i pajetë i ikonës së kinematografisë shqiptare Margarita Xhepa ka mbërritur në ambientet e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. Pas mbërritjes së trupit, kanë nisur homazhet në nder të Xhepes, që pritet të mbahen deri në orën 13:00. 

Margarita Xhepa u shua në një spital privat në Tiranë, ku ishte shtruar për shkak të disa problemeve pulmonare. Aktorja u lind më 2 prill të vitit 1932, në qytetin e Lushnjës, prej ku nisi edhe hapat e parë drejt karrierës së saj. Një nga Zonjat e Mëdha të teatrit dhe filmit shqiptar që ka skalitur memorien e publikur shqiptare me role brilante që prej fillimit të saj, në vitet 60 dhe deri më tani. 

 

1 VITE ME PARE

Ndarja nga jeta e Margarita Xhepës, mbahen sot homazhet për ikonën e kinematografisë shqiptare

Homazhe për divën e skenës dhe ekranit shqiptar! Artistë dhe
Margarita Xhepa 

TIRANË- Ikona e kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa do të përcillet në banesën e fundit sot, pas homazheve që do të mbahen nga ora 10:00-13:00 në hollin e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Artistja shqiptare ndërroi jetë dje (3 prill) një ditë pasi festoi 91-vjetorin. Margarita Xhepa u shua në një spital privat në Tiranë, ku ishte shtruar për shkak të disa problemeve pulmonare.

Aktorja u lind më 2 prill të vitit 1932, në qytetin e Lushnjës, prej ku nisi edhe hapat e parë drejt karrierës së saj. Një nga Zonjat e Mëdha të teatrit dhe filmit shqiptar që ka skalitur memorien e publikur shqiptare me role brilante që prej fillimit të saj, në vitet 60 dhe deri më tani. 

Nga viti 1950 u aktivizua si artiste probiste në Teatrin Popullor dhe njëkohësisht studioi në Liceun Artistik, dega e Dramës. Ka krijuar mbi 150 role në teatër, midis të cilëve mund të përmendim; Majlindën tek shfaqja "Majlinda", Dafina tek Lumi i vdekur, Filja tek Cuca e maleve, Zonja Mëmë tek Kush e solli Doruntinën, Nëna tek Përballë vetes etj. Ka qënë njësoj e suksesshme në rolet e dramaturgjisë botërore, si Ofelia tek Hamleti, vajza e dytë tek Mbreti Lir, dado tek Romeo e Xhulieta, Mbretëresha Margaret tek Rikardi III, të Shekspirit.

Në rolet e tjera nga dramaturgjia botërore spikasin Klea tek Dhelpra dhe rrushtë, Lena tek Xhaxha Vanja, Ledi Milford tek Luiza Miler, Zonja Berling tek Vizita e inspektorit, Zonja Lomen tek Vdekja e një komisioneri, Ana Andrejevna tek Revizori, Marsela tek Qeni i kopshtarit, Mashenka tek Mashenka, Shejla tek Morali i zonjës Dulska, apo Dado tek Elektra e Sofokliut, nën drejtimin e regjisorit grek Dhimitri Mavriqis, në Teatrin Kombëtar të Greqisë në Athinë.

Veç roleve në teatër, aktorja ka realizuar edhe 32 role në kinematografi, duke punuar me shumicën e regjisorëve shqiptarë. Me K. Dhamon xhiron Vitet e para dhe Gjurmët, me I. Muçajn e K. Mitron Dimri i fundit, Tokë e përgjakur, Një djalë edhe një vajzë dhe Apasionata, me Viktor Gjikën, Gjeneral gramafoni, me E.

Musliun, Rrethi i kujtesës dhe Vitet e pritjes, me Kujtim Çashkun, Dora e ngrohtë, me Dhimitër Anagnostin, Gurët e shtëpisë sime, me P. Milkanin, Pranvera s'erdhi vetëm, me S. Kumbaron, Koncert në vitin 1936, me Gj. Xhuvanian E diela e fundit dhe I dashur armik.

Në vitin 1997, interpretoi në filmin grek "Mirupafshim". Filmi u laureua me Çmimin e Madh në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Mesdhetar në Selanik, ndërsa Margarita Xhepa, Çmimin e Nderit.

Në maj të vitit 2004, u rikthye në skenën e Teatrit Kombëtar për të shkëlqyer në dramën "Streha e të harruarve", një tjetër sukses në karrierën e saj 50-vjecare.

margarita xhepa

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri