All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
LIVE UPDATES

Homazhet për Kryepeshkopin Anastas Janullatos/ Mitsotakis dhe 5 ministra grekë marrin pjesë, Baba Mondi: Ishte personalitet

• Homazhet për Kryepeshkopin Anastas Janullatos po mbahen në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë ditën e sotme. • Në homazhet e sotme marrin pjesë të gjitha mitropolitë e vendit, përfaqësues nga ambasadat e huaja në vendin tonë, delegacion nga Vatikani, përfaqësues të komuniteteve të tjera fetare, Patriarku i Izraelit, i Aleksandrisë dhe i Qipros si dhe përfaqësues nga nivelet e larta nga Kishat e Krishtera në mbarë botën. • Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve Haxhi Dede Edmond Brahimaj zhvilloi homazhe në ndër të tij, duke thënë se Anastas ishte një personalitet dhe largohet nga kjo botë duke lënë pas një vepër për Kishën Ortodokse dhe për shqiptarët. • I pranishëm në homazhet e sotme pritet të jetë edhe kryeministri grek Mitsotakis dhe 5 ministra nga kabineti i tij qeveritar. 

3 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Ndarja nga jeta e Kryepeshkopit Janullatos, Beleri: Ceremonia mortore që do të zhvillohet në Tiranë është moment nderimi për njeriun që jetoi për dashurinë dhe paqen

Homazhet për Kryepeshkopin Anastas Janullatos/ Mitsotakis dhe 5 ministra
fredi beleri
All - Paragraf - 1

TIRANË- Eurodeputeti dhe ish-kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri ka reaguar lidhur me ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit Anastas Janullatos.

Beleri shprehet në reagimin e tij se Kryepeshkopi Anastas ishte simbol i paqes, dialogut ndërfetar dhe harmonisë midis njerëzve. Ai thotë se punoi me përkushtim për të ndërtuar ura bashkëpunimi midis komuniteteve fetare dhe për të promovuar vlerat e tolerancës dhe mirëkuptimit.

Sipas Belerit, ceremonia mortore që do të zhvillohet nesër në Tiranë është një moment reflektimi dhe nderimi për një njeri "që jetoi për të përçuar dashurinë dhe paqen midis njerëzve."

REAGIMI I PLOTË: 

Me trishtim dhe përulësi, përjetojme ikjen e Kryepeshkopit Anastas, njeriut që rindërtoi institucionin e Kishës Autoqefale të Shqipërisë nga rrënojat që e kishte sjellë ateizmi i diktaturës komuniste. Atin shpirtëror të Ortodoksëve të Shqipërisë, që për 33 vjet iu dedikua atyre me përkushtim absolut.

Figurën e shquar të Ortodoksisë mbarëbotërore. Njeriun që frymëzoi në shpirtrat e të gjithë ortdodoksëve shpresën e besimit në Zotin Krisht. Klerikun misionar Anstasin që i shërbeu njeriut si ikonë e Zotit Krisht në Afrikë, akademikun, Teologun erudit që gëzonte respektin e krerëve kristianizmint por edhe të feve të tjera, Personalitetin Ekumenik Kryepeshkopin Anstas të Shqipërisë!

Kryepeshkopi Anastas ishte simbol i paqes, dialogut ndërfetar dhe harmonisë midis njerëzve. Ai punoi me përkushtim për të ndërtuar ura bashkëpunimi midis komuniteteve fetare dhe për të promovuar vlerat e tolerancës dhe mirëkuptimit, që janë thelbësore për bashkëjetesën tonë.

Dua të shpreh respektin dhe mirënjohjen më të thellë për jetën dhe veprën e tij, që ishte një dritë udhërrëfyese jo vetëm për komunitetin ortodoks, por për të gjithë shoqërinë. Ceremonia mortore që do të zhvillohet nesër në Tiranë është një moment reflektimi dhe nderimi për një njeri që jetoi për të përçuar dashurinë dhe paqen midis njerëzve.

Personalisht, me trishtim njerëzor, por edhe krenar për figurën e Tij, ndahem edhe unë nga ati im shpirtëror.

I përjetshëm kujtimi I Tij.

1 VITE ME PARE

Baba Mondi kryen homazhe për Kryepeshkopin Anastas Janullatos: Largohet me një vepër që i ka lënë pas Kishës Ortodokse dhe shqiptarëve

Homazhet për Kryepeshkopin Anastas Janullatos/ Mitsotakis dhe 5 ministra
baba mondi

TIRANË- Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Baba Mondi ka kryer homazhe ditën e sotme në nder të kryepeshkopit Anastas Janullatos, i cili u nda nga jeta mëngjesin e 25 janarit. 

Baba Mondi vlerësoi figurën e Kryepeshkopit Janullatos dhe e cilësoi atë si një personalitet të Kishës Ortodokse shqiptare. Kryegjyshi i Bektashinjve u shpreh se Fortlumturia e tij largohet nga kjo jetë me një vepër që i ka lënë Kishës Ortodokse dhe shqiptarëve.

“Ishte personalitet i Kishës Ortodokse shqiptare. Ka qenë njeri që ka bashkëpunuar me komunitetet fetare dhe mua personalisht. Më vjen keq që çdo njeri largohet nga kjo botë, por ai largohet me një vepër që i ka lënë pas Kishës Ortodokse shqiptare, por edhe shqiptarëve. Ngushëllime Kishës Ortodokse, zoti e pastë në parajsat e veta.”, tha Baba Mondi për mediat.

1 VITE ME PARE

Dita e dytë e homazheve për Kryepeshkopin Anastas Janullatos/ Mitsotakis dhe 5 ministra grekë marrin pjesë, një delegacion përfaqësues pritet edhe nga Vatikani

Homazhet për Kryepeshkopin Anastas Janullatos/ Mitsotakis dhe 5 ministra
pamje nga homazhet

TIRANË- Në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë do të mbahen edhe ditën e sotme homazhe për Kryepeshkopin Anastas Janullatos. Në homazhet e sotme do të marrin pjesë të gjitha mitropolitë e vendit, përfaqësues nga ambasadat e huaja në vendin tonë, delegacion nga Vatikani, përfaqësues të komuniteteve të tjera fetare, Patriarku i Izraelit, i Aleksandrisë dhe i Qipros si dhe përfaqësues nga nivelet e larta nga Kishat e Krishtera në mbarë botën. I pranishëm në homazhet e sotme pritet të jetë edhe kryeministri grek Mitsotakis dhe 5 ministra nga kabineti i tij qeveritar. Gjithashtu një delegacion përfaqësues pritet edhe nga Vatikani.

Trupi i pajetë i Kryepeshkopit ka mbërritur në vendin tonë pasditen e djeshme. Pasi mbërriti në pikën kufitare të Kakavijës ku u zhvillua një ceremoni nderimi, arkivoli iu drejtua Gjirokastrës ku u kryen homazhe në Kishën Ortodokse. Ceremonia e varrimit do të bëhet të enjten e 30 janarit, ku Kryepeshkopit Anastas do t’i jepet lamtumira e fundit pas liturgjisë hyjnore në katedralen “Ngjallja e Krishtit”, në orën 11:00. Kryepeshkopi do të prehet në ambientet e Katedrales “Ngjallja e Krishtit”, amanet i lënë prej tij. 

Kryepeshkopi Anastas Janullatos u nda nga jeta në orët e para të mëngjesit të 25 janarit. Ai ndodhej prej 30 dhjetorit të 2024-ës i shtruar në spital, fillimisht në Tiranë për shkak të një viroze stine. Më pas gjendja e tij u përkeqësua për shkak edhe të një gjakderdhjeje në sistemin e aparatit tretës, për të cilën u dërgua në Athinë më 3 janar.

anastas janullatos baba mondi

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit