“Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit”/ Rama: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenët dhe as për oligarkët
Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët 21 Korrik, 16:20 ...
Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët 21 Korrik, 16:20 ...
Berisha: I bëj thirrje Prokurorit Publike të BE, por edhe Interpolit dhe Eurojust që të nisin hetimet për Ramën q&...
Prapaskenat e atentatit në Elbasan/ Në shënjestër dyshohet se ishte nipi i “Ot Kilës" 21 Korrik, 12:27 ...
Dosja e Erion Veliajt/ Avokati Ndreca nuk u paraqit, gjobitet me 50 mijë lekë! Shtyhet seanca 21 Korrik, 10:54 Dosja...
• Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e sotme në portin e Sarandës. • Si pasoja ka humbur jetën një polumbar • Dyshohet se polumbarit i ka shpërthyer aksidentalisht gjatë zhytjes në det bombula e oksigjenit. • Identiteti i viktimës ende nuk dihet. • Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
2 artikuj për këtë temë.

SARANDË- Ka ndërruar jetë një polumbar pas shpërthimit në portin e Sarandës. Një njoftimin e policisë, thuhet se polumbarit i ka shpërthyer aksidentalisht gjatë zhytjes në det bombula e oksigjenit. Identiteti i viktimës ende nuk dihet. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Sot, në afërsi të Portit Detar të Sarandës, një polumbari ende të paidentifikuar, dyshohet se i ka shpërthyer aksidentalisht gjatë zhytjes në det bombula e oksigjenit, ku për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë.”, thuhet në njoftimin e poicisë.

SARANDË- Një shpërthim i fuqishëm raportohet se ka ndodhur në portin e Sarandës mbrëmjen e sotme. Raportohet se një person ka mbetur i plagosur.
Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në një anije të huaj që ndodhej në radë. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pasi ka plasur bombola e oksigjenit e një polumbari të huaj që do të kryente zhytje.
Polumbari ka mbetur i plagosur dhe shoku i tij e ka nxjerrë në breg, ku e ka marre ambulanca. Pas shpërthimit, i lënduari është transportuar në spital. Ende nuk ka një reagim zyrtar nga policia.