LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Dhunimi dhe vrasja e Joy-t nga Kenia, shoqërohet në Polici shoferi i kazinosë, Barçi: Nuk kam pasur asnjë lidhje me të

•Sot është shoqëruar në Polici me urdhër të Gjykatës së Tiranës Rodi Barçi, shofer në kazinonë ku punonte 22-vjeçarja keniane, Joy Aoko që u dhunua barbarisht në Tiranë dhe humbi jetën. •Barçi ishte ndër personat e fundit që ka takuar 22-vjeçaren keniane, e cila humbi jetën në rrethana të paqarta. •Në polici ishin dhe vëllai dhe nëna e tij. •Shoferi i kazinosë ka mohuar të ketë pasur një konflikt me vajzën keniane Xhoi Ajoko. •Ai është shprehur se kanë qenë miq me njëri-tjetrin. •Më herët nëna e Xhoit deklaroi se 4 ditë para ngjarjes ajo ka udhëtur me shoferin e kazinosë Rodi Braci për në Durrës. •Me urdhër prokurorie, pak ditë më parë janë marrë në pyetje edhe persona të tjerë me të cilët vajza 22 vjeçare punonte në kazino. •Në pyetje, si persona që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes janë marrë një pjesë e stafit dhe drejtues të kazinosë ku janë verifikuar edhe procedurat e ndjekura për punësimin e Kenianes

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

EMRAT/ Shoferi i kazinosë u pyet familjarisht, zbardhen detaje nga hetimet për Joyn, 32-vjeçari përgjohej prej kohësh

Dhunimi dhe vrasja e Joy-t nga Kenia, shoqërohet në Polici shoferi i
Joy Aoko

TIRANË- Rodi Barçi, shoferi i kazinosë ku punonte 22-vjeçarja keniane që përfundoi në gjendje kome dhe ndërroi jetë në mënyrë misterioze është marrë në pyetje bashkë me dy anëtarë të tjerë të familjes. TopChannel raporton se në komisariatin nr.1 në Tiranë, janë shoqëruar dhe vëllai e nëna e tij, Mateo dhe Henirjeta Barçi.

Kjo për faktin se 32-vjeçari me të cilin Joy dyshohet se ka qenë e lidhur, ka qenë në përgjim për disa kohë, periudhë gjatë së cilës janë mbledhur të dhëna të vlefshme për hetimin. Mes tyre dhe bisedat me familjarët, por nuk dihet ende se çfarë është biseduar konkretisht mes tyre. Aktualisht po punohet edhe për rimarrjen në pyetje të shtetases keniane Emily Mutua, mikeshë e Joy-t. Vetë Rodi Barçi ka mohuar të ketë pasur lidhje me 22-vjeçaren apo ndonjë konflikt të mundshëm.

Prokuroria e Tiranës i ka dërguar letërporosi prokurorisë së Kenias dhe ka kërkuar që t’i vërë në dispozicion autopsinë që i është bërë 22-vjeçares në morgun e spitalit ku ndërroi jetë. 22-vjeçarja ndërroi jetë më 13 shkurt, pasi u largua nga Shqipëria drejt vendlindjes. Joy Aoko ndodhej e shtruar në spital që prej 14 gushtit të vitit 2022. 22-vjeçarja kishte ardhur në Shqipëri për të punuar në një kazino, por në gusht të vitit të kaluar, u gjet buzë godinës ku jetonte prej muajsh. Dyshimet paraprake ishin se e reja kishte rënë nga dritarja, por nga ekzaminimet e mëtejashme u vërtetua se ishte dhunuar e me shumë mundësi përdhunuar e më pas lënë ne derën e rezidencës ku jetonte./Dosja.al

3 VITE ME PARE

‘Shkoi me të në Durrës’/ Deklarata e nënës së Joy-t nga Kenia: Shoferi i kërkoi të lidheshin, ajo s’pranoi

Dhunimi dhe vrasja e Joy-t nga Kenia, shoqërohet në Polici shoferi i
Joy Aoko

TIRANË- Rodi Barçi, shoferi i kazinosë ku punonte Joy Aoko, ka deklaruar në polici se nuk ka pasur asnjë lidhje apo konflikt me 22-vjeçaren, duke hequr nga vetja dyshimet se mund të jetë ai që e çoi drejt vdekjes. Mirëpo, nëna e viktimës, Ruth Abongo, ka thënë në një intervistë për mediat se 4 ditë para ngjarjes së rëndë ajo kishte udhëtuar me 32-vjeçarin Rodi Barci, në Durrës. Sipas nënës së vajzës, shoferi i kishte qëndruar shumë pranë, sjellje e cila s’i kishte pëlqyer të resë.

Atje shoferi nuk ishte treguar i mirë me të sepse shoferi kishte qëndruar shumë afër. Ishte shumë ekspresiv njësoj sikur të ishin në një marrëdhënie. Ajo e kishte pyetur ‘përse po sillesh kështu sepse unë nuk jam e dashura jote’. Ai kishte thënë se ‘unë po të mbroj’ dhe Xhoi i kishte thënë se’ kjo nuk është e drejtë, unë jam e rritur’ dhe e di që më parë ky shoferi i kishte kërkuar Xhoit të kishin marrëdhënie, por Xhoi kishte refuzuar dhe i kishte thënë jo.’

Ky shoferi nisi ta ndiqte nga pas për dy javë. Kur Xhoi e vuri re këtë u përball me të dhe i tha ‘Përse po më ndjek mua? E kam vënë re që po më ndjek. Do të të raportoj në kompani’. Më pas shoferi i tha ‘jo, mos u shqetëso. Mos më raporto. Thjesht po mendoja se përse po më refuzon ftesën për të dalë me mua. Po të ndiqja për të kuptuar se cilin po takon që të pengon të takohesh me mua’. Ata ranë dakord që të mos hyjnë në një lidhje, por të mbeten miq. Në bazën e miqësisë, Xhoi pranoi ftesën për të shkuar në Durrës të hënën.

Ata shkuan në Durrës dhe shoferi vazhdonte të shprehte ndjenjat e tij dhe Xhoi nuk e pëlqeu këtë. Xhoi u zemërua në Durrës dhe i kërkoi që të ktheheshin. Kur u kthyen ata u zunë dhe Xhoi e bllokoi atë. Ajo i tha mjaft dhe nuk dua më miqësi me ty sepse kjo është e tepërt. Kësaj here Xhoi po komunikonte me një shoqe në Kenia ku po i tregonte për mënyrën se si kishte vepruar shoferi dhe se ajo nuk po ndihej e sigurt. Që të jem e sinqertë, kur ata u kthyen në shtëpi nga Durrësi shoferi i saj u fut menjëherë në dhomën e saj të gjumit dhe hoqi rrobat. Xhoi i tha ‘çfarë po bën? Ti vazhdon akoma me këtë sjellje, mjaft’ dhe shoferi i thotë ‘me kë po flet në telefon që mendon se është i rëndësishëm’. Kjo bëri që Xhoi të zemërohej dhe ta bllokonte numrin e telefonit të shoferit”, rrëfeu detajet nëna e Joy-t.

Sipas nënës së vajzës shoferi kishte këmbëngulur që të kontaktonte sërish me Joyn dhe kishte folur me shoqen e 22-vjeçares, Joy Brenda, një ditë pasi ata kishin qenë në Durrës.

“Të martën, Xhoi Brenda (Shoqja e Xhoit) po shkonte për të punuar më duket dhe është me këtë shoferin në makinë. Ai i thotë Xhoi Brendas që shoqja jote më ka bllokuar në çdo aplikacion. Si mund ta kontaktoj atë? Dhe Xhoi Brenda i thotë ‘është mënyra jote ofensive. Në Kenia ne nuk i ndjekim vajzat në këtë mënyrë. Mënyra se si e ke trajtuar Xhoin nuk është e drejtë’. Ky është një konfirmim që shoferi u bllokua të hënën. Kështu, të mërkurën, të enjten ndërsa të premten ky shofer nuk ishte në punë, ishte pushim. Instinkti më thotë se… nuk e di… Ndoshta po flas shumë, por mendoj se ka më shumë pikëpyetje për shoferin. Ai është personi që kishte zemërim. Xhoi ishte shprehur se nuk ndihej e sigurt me këtë person”, rrëfeu nëna.

3 VITE ME PARE

Ishin më shumë se shokë? U shoqërua në polici, shoferi i kazinosë: Nuk kam pasur asnjë lidhje apo konflikt me Joy-n

Dhunimi dhe vrasja e Joy-t nga Kenia, shoqërohet në Polici shoferi i
Joy Ayoko

TIRANË- Shoferi i kazinosë, ku punonte 22-vjeçarja keniane, Joy Aoko ka mohuar të ketë pasur lidhje me të. Rodi Barçi, mohoi para efektivëve të ketë pasur lidhje me 22-vjeçaren apo ndonjë konflikt të mundshëm.

Ditën e sotme, eektivët e Komisariatit Numër 1 shoqëruan Barçi për ta marrë në pyetje, në lidhje me çështjen e Joy Ayokos, e cila u dhunua barbarisht disa muaj më parë dhe si pasojë ndërroi jetë. Me kërkesë të Prokurorisë dhe vendim të Gjykatës së Tiranës janë kryer kontrolle në banesën e shoferit.

Nga burime të grupit hetimor mësohet se po me urdhër prokurorie, pak ditë më parë janë marrë në pyetje edhe persona të tjerë me të cilët vajza 22-vjeçare punonte në kazino. Ata janë konsideruar si persona që mund të kenë djeni për rrethanat e ngjarjes janë marrë një pjesë e stafit dhe drejtues të kazinosë ku janë verifikuar edhe procedurat e ndjekura për punësimin e kenianes./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Vdekja e Joy-t nga Kenia, shoqërohet në polici shoferi i kazinos në Tiranë ku punonte 22-vjeçarja (EMRI)

Dhunimi dhe vrasja e Joy-t nga Kenia, shoqërohet në Polici shoferi i
Joy

TIRANË- Shoqërohet në polici shoferi i kazinosë në të cilën punonte 22-vjeçarja nga Kenia, Joy Ayoko, e cila humbi jetën pak ditë më parë. Efektivë të komisariatit numër 1 kanë kryer kontroll në banesën e 32-vjeçarit Rodi Barçi, me kërkesë të prokurorisë dhe vendim të Gjykatës së Tiranës.

Barçi po merret në pyetje për dijeninë që mund të ketë me atë që ka ndodhur me Joy-n, vajzën keniane që vdiq në mënyrë të mistershme. Barçi ishte ndër personat e fundit që ka takuar 22-vjeçaren keniane, e cila humbi jetën në rrethana të paqarta. Mësohet pse pas shoqërimit në komisariatin nr.1 në Tiranë, në polici ndodhet dhe vëllai dhe nëna e tij. Aktualisht po punohet edhe për rimarrjen në pyetje të shtetases keniane Emily Mutua, mikeshë e Joy.

Prokuroria e Tiranës ka dërguar letërporosi prokurorisë së Kenias dhe i ka kërkuar që t’i vërë në dispozicion autopsinë që i është bërë 22-vjeçares në morgun e spitalit ku ndërroi jetë. Kjo kërkesë vjen në kuadër të hetimeve të prokurorisë së Tiranës për vdekjen e Joy Ayoko. 22-vjeçarja ndërroi jetë në Kenia. 22-vjeçarja u largua nga Shqipëria më 25 janar të këtij viti, drejt vendlindjes për t’u mjekuar në spitalin Kenyatta, në Kenia, aty ku dha frymën e fundit.

Joy ndodhej e shtruar në spital që prej 14 gushtit të vitit 2022. 22-vjeçarja kishte ardhur në Shqipëri për të punuar në një kazino, por në gusht të vitit të kaluar, u gjet buzë godinës ku jetonte prej muajsh. Dyshimet paraprake ishin se e reja kishte rënë nga dritarja, por nga ekzaminimet e mëtejashme u vërtetua se ishte dhunuar e me shumë mundësi përdhunuar e më pas lënë ne derën e rezidencës ku jetonte./Dosja.al

joy aoko rodin barci

Sondazh

Poll

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër