LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Përdhunimi i 11-vjeçares ngre shqiptarët, protesta në Prishtinë, Shkup e Tiranë: Duam drejtësi

• Përdhunimi i 11-vjeçares nga 5 djem në Kosovë ka ngritur në këmbë të gjithë shqiptarët. Protestat kanë nisur fillimisht në Prishtinë, katër ditë pasi pesë djem mes tyre 3 të mitur, kanë dhunuar e përdhunuar një 11-vjeçare për 7 orë në një nga parqet e kryeqytetit. • Protesta ka nisur rreth orës 12:00 në sheshin ‘Skënderbej’, në Shkup, ndërsa në Tiranë tubimi ka nisur në orën 18:00 në sheshin “Nënë Tereza”. • Në Prishtinë kishte dhe trazira pasi, para Ministrisë së Drejtësisë ku dhe është hedhur bojë e kuqe si simbolikë e aktit të rëndë që kryen të rinjtë e identifikuar si Ekrem Rexhepi, Gent Rexhepi, Xhabir Salihu, Gentrit Jashari dhe Shkëlqim Kameri. • Në Tiranë, situata ishte më e qetë, ku të gjithë protestuesit mbajtën nga një fjalë dhe dhanë mesazhet e tyre. • Në Kosovë, qytetarët kërkojnë marrje të masave nga kryeministri Albin Kurti dhe jo vetëm statuse në rrjetet sociale. • Pas aktit të rëndë ka dhënë dorëheqjen drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti. Pas tij, të njëjtën lëvizje ka bërë edhe ish-drejtori i Drejtoratit për Trajtimin e të Burgosurve dhe të Miturve, Ali Gashi.• Para Ministrisë së Drejtësisë ku dhe është hedhur bojë e kuqe si simbolikë e aktit të rëndë që kryen të rinjtë e identifikuar si Ekrem Rexhepi, Gent Rexhepi, Xhabir Salihu, Gentrit Jashari dhe Shkëlqim Kameri. Qytetarët kërkojnë marrje të masave nga kryeministri Albin Kurti dhe jo vetëm statuse në rrjetet sociale. • Protesta pritet të mbahet edhe në Shkup në orën 17:00, në sheshin Skënderbeu pritet të mbahet protestë nën moton “Mbrojtje për vajzat dhe gratë”. Në orën 18:30 do të nisë në Tiranë për të njëjtën arsye. Protestat pritet të jenë të qeta dhe masive. • Pas aktit të rëndë ka dhënë dorëheqjen drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti.

13 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Përdhunimi i 11-vjeçares/ Plas sherri në protestë, Fifi zihet me aktivisten: E kam organizuar unë

Përdhunimi i 11-vjeçares ngre shqiptarët, protesta në
Momenti i debatit

TIRANË- Këngëtarja Filloreta Raçi, e njohur si Fifi, është përplasur me një prej folësve në protestën e organizuar sot për përdhunimin e 11-vjeçares në Kosovë, ndërsa nbë debat është përfshirë edhe Zhaklina Lekatari. E gjitha nisi pasi folësja falenderoi Lekatarin dhe Xheni Karajn për punën e bërë ndër vite për gratë dhe vajzat në vend. Kjo gjë nuk është pritur mirë nga Fifi, e cila gjithashtu ka kërkuar që t'i njihen meritat për organizimin e protestës në Tiranë. 

MOMENTI I SHERRIT: 

Folësja: Faleminderit Zhaklinë për gjithçka bën. Faleminderit Xheni për gjithçka bën.
Fifi: Po unë? Unë nuk jam këtu?
Folësja: Nuk po ndaj pronat.
Fifi: Këtë gjë e kam bërë unë, nuk kam parë asnjë që të bëjë diçka për përdhunimin e 11-vjeçares. Por kjo nuk po merr njeri asnjë masë që kjo gjëja mos të ndodhë më. Veç me poste në Instagram e Facebook.
Zhaklina Lekatari: Kemi 10 vite që merremi me këtë punë.
Folësja: S'ka problem e kuptoj anën emocionale. Na dhemb zemra për një vajzë që e kanë përdhunuar 5 plehra.
Fifi: Midis Prishtine ku jam rritur unë. Motra ime, mbesa jeme. Nuk dalin dot në qytet.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Dragodan të Prishtinës më 27 gusht, ku 5 burra, mes tyre 3 të mitur, kanë dhunuar e përdhunuar një 11-vjeçare për 7 orë në një nga parqet e kryeqytetit. Fillimisht janë arrestuar 4 nga 5 autorët e dyshuar të ngjarjes ndërkohë që i pesti u dorëzua në polici pas 3 ditësh.

 

3 VITE ME PARE

Protesta për 11-vjeçaren, sheshi mbushet me "ishat" e Big Brother. Trixa, Fifi dhe Monika Lubonja

Përdhunimi i 11-vjeçares ngre shqiptarët, protesta në
Pamje nga protesta e sotme

TIRANË- Sheshi "Nënë Tereza" është mbushur plot me protestues që kanë vendosur të ngrejnë zërin lidhur me rastin e rëndë që ka ndodhur në Kosovë, ku u përdhunua një 11-vjeçare.

Në tubim marrin pjesë disa personazhe të njohur si Monika Lubonja, Beatrix Ramosaj, Filloreta Raçi, Zhaklina Lekatari. Me vajzat e tyre në protestë kanë qenë edhe ish-deputetët Rudina Hajdari dhe Halit Valteri, për të përcjellë një mesazh solidarizimi me vajzën e vogël.

Pas ngjarjes së rëndë, ku u abuzua seksualisht një 11-vjeçare nga 5 persona për 7 orë rresht, janë ngritur qytetarët në protestë në Prishtinë dhe Tiranë. Në të dy vendet, kanë marrë pjesë disa emra publikë, por edhe politikanë.

3 VITE ME PARE

Përdhunimi i 11-vjeçares, nis protesta në Tiranë

Përdhunimi i 11-vjeçares ngre shqiptarët, protesta në
Protesta ne Tirane

TIRANË- Protesta e sotme në Tiranë për përdhunimin e 11-vjeçares në Kosovë ka nisur në sheshin Nënë Tereza në Tiranë. Qytetarë të shumtë me pankarta të ndryshme në duar kanë dalë të kërkojnë drejtësi për përdhunimin e të miturës.

Pjesë e protestës janë edhe persona të famshëm si Fifi, Beatrix Ramosaj, Anxhela Peristeri si dhe aktiviste e gazetare të shumta.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Dragodan të Prishtinës më 27 gusht, ku 5 burra, mes tyre 3 të mitur, kanë dhunuar e përdhunuar një 11-vjeçare për 7 orë në një nga parqet e kryeqytetit. Fillimisht janë arrestuar 4 nga 5 autorët e dyshuar të ngjarjes ndërkohë që i pesti u dorëzua në polici pas 3 ditësh.

3 VITE ME PARE

Atifete Jahjaga e Dafina Zeqiri së bashku në protestën e mabjtur në Prishtinë

Përdhunimi i 11-vjeçares ngre shqiptarët, protesta në
Dafina Zeqiri dhe Atifete Jahjaga

KOSOVË- Është duke vijuar protesta në Prishtinë ku shumë qytetarë janë mbledhur pas përdhunimit të 11-vjeçares nga 5 burra në Prishtinë.

Të pranishëm në protestë janë qytetarë të shumtë ku nuk kanë munguar dhe figura të njohura si ish-presidentja Atifete Jahjaga bashkë me këngëtaren Dafina Zeqiri. 

Në fotografitë e publikuara Jahjaga shkruan: “Dhuna nuk tolerohet dhe luftimi i saj është përgjegjësi e përbashkët shoqërore dhe institucionale. Këto raste duhet të na gjejnë më të bashkuar se kurrë!Të dashura vajza dhe gra, ne të gjithë jemi këtu për ju”.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Dragodan të Prishtinës më 27 gusht, ku 5 burra, mes tyre 3 të mitur, kanë dhunuar e përdhunuar një 11-vjeçare për 7 orë në një nga parqet e kryeqytetit. Fillimisht janë arrestuar 4 nga 5 autorët e dyshuar të ngjarjes ndërkohë që i pesti u dorëzua në polici pas 3 ditësh.

3 VITE ME PARE

Përdhunimi i 11-vjeçares në Kosovë, Berisha mbështet protestën në Tiranë: Reagim i jashtëzakonshëm

Përdhunimi i 11-vjeçares ngre shqiptarët, protesta në
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mbështet protestën e cila do të zhvillohet ditën e sotme në sheshin 'Nënë Tereza' për mbrojtjen e vajzave dhe grave nga dhuna shtazore e patriarkale. Sipas Berishës, përdhunimi i vogëlushes 11 vjeçare nga 5 meshkuj në Prishtinë është një akt i tmerrshëm e çnjerëzor, i dënueshëm në çdo nivel të tij.

POSTIMI I BERISHËS:

Miq, mbështes me përulje protestën 'Solidaritet me Prishtinën' që do të mbahet sot në Sheshin Nënë Tereza, në ora 18:30, për mbrojtjen e vajzave dhe grave nga dhuna shtazore e patriarkale. Solidariteti është forma më fisnike e ndarjes së dhimbjes, zhgënjimit, indinjatës, kërkesës për drejtësi ndaj fenomeneve monstruoze që ndodhin në një shoqëri si dhe e angazhimit shoqëror për edukimin e mëtejshëm të të rinjve e parandalimin e krimeve të një kalibri që në fakt nuk duhet të kryeshin më.

Përdhunimi i vogëlushes 11 vjeçare nga 5 meshkuj në Prishtinë është një akt i tmerrshëm e çnjerëzor, i dënueshëm në çdo nivel të tij. Është një akt që prek një shoqëri të tërë, brenda e jashtë kufijve, që tejkalon ligje, rregulla e norma të shkruara dhe që kërkon një angazhim masiv, sa shpirtëror e intelektual aq edhe fizik, lëvizës e shkundës, siç po bën Kosova e sa mirë edhe Shqipëria që e mbështet. Shoh një reagim të menjëhershëm dhe të jashtëzakonshëm, brenda e jashtë trojeve të vëllezërve e motrave tanë në Kosovë, për këtë ngjarje që më ka lënë pa fjalë e më ka tronditur sa s'ka. Ndaj, duke kërkuar ndëshkimin shembullor të kriminelve të këtij akti, shreh solidaritetin tim me viktimën dhe familjen e saj dhe bashkohem plotësisht me çdo reagim të ardhur si pasojë e këtij krimi kolektiv që s'duhej të kish ndodhur kurrë

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Dragodan të Prishtinës më 27 gusht, ku 5 burra, mes tyre 3 të mitur, kanë dhunuar e përdhunuar një 11-vjeçare për 7 orë në një nga parqet e kryeqytetit. Fillimisht janë arrestuar 4 nga 5 autorët e dyshuar të ngjarjes ndërkohë që i pesti u dorëzua në polici pas 3 ditësh.

3 VITE ME PARE

VIDEO/ Protestuesit tentojnë të hyjnë në kryeministri, policia e Kosovës krijon kordonin e sigurisë

Përdhunimi i 11-vjeçares ngre shqiptarët, protesta në

KOSOVË- Policia e Kosovës është vendosur para godinës së kryeministrisë ku për momentin ndodhen protestuesit të cilët kërkojnë drejtësi për përdhunimin e 11-vjeçares nga 5 burra.

Ata kanë krijuar një kordon sigurie duke bllokuar dyert e kryeministrisë pasi disa protestues kanë tentuar disa herë për të hyrë në ambjentet e brendshme.

Protestuesit kanë gjuajtur me bojë të kuqe në objektin e Qeverisë si edhe para Ministrisë së Shëndetësisë. Më pas protestuesit u qetësuan dhe vendosën të ulën aty pranë policëve. Ata po kërkojnë drejtësi për dhunimin makabër të 11 vjeçares nga  pesë persona në Prishtinë. 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Dragodan të Prishtinës më 27 gusht, ku 5 burra, mes tyre 3 të mitur, kanë dhunuar e përdhunuar një 11-vjeçare për 7 orë në një nga parqet e kryeqytetit. Fillimisht janë arrestuar 4 nga 5 autorët e dyshuar të ngjarjes ndërkohë që i pesti u dorëzua në polici pas 3 ditësh.

3 VITE ME PARE

“Duam veprime jo statuse”, protestuesit në Kosovë thirrje Kurtit para zyrës së qeverisë (VIDEO)

Përdhunimi i 11-vjeçares ngre shqiptarët, protesta në
Protesta per perdhunimin e 11-vjecares

KOSOVË- Protesta e nisur rreth 2 orë më parë nga sheshi "Skënderbe" në Prishtinë pas përdhunimit të 11-vjeçares nga pesë burra është duke vijuar para godinës së qeverisë.

“Duam veprime jo statuse”- ka qenë thirrja e protestuesve para zyrës së kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit.

Protesta nisi te sheshi “Zahir Pajaziti”, vazhdoi te Ministria e Drejtësisë, më pas te Kuvendi e tash te kryeministria. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka shkruar një status në Facebook të hënën për rastin e 11 vjeçares.

Ashtu kanë vepruar edhe presidentja dhe ministrat e Qeverisë. Por protestuesit po kërkojnë që të ketë veprime e jo statuse në rrjetet sociale. 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Dragodan të Prishtinës më 27 gusht, ku 5 burra, mes tyre 3 të mitur, kanë dhunuar e përdhunuar një 11-vjeçare për 7 orë në një nga parqet e kryeqytetit. Fillimisht janë arrestuar 4 nga 5 autorët e dyshuar të ngjarjes ndërkohë që i pesti u dorëzua në polici pas 3 ditësh.

3 VITE ME PARE

VIDEO/ Vijon protesta në Prishtinë, hidhet bojë e kuqe ndaj Ministrisë së Drejtësisë

Përdhunimi i 11-vjeçares ngre shqiptarët, protesta në
Protesta ne Prishtine

KOSOVË- Protesta e nisur rreth orës 12:00 në sheshin Skënderbe në Prishtinë pas përdhunimit të 11-vjeçares nga 5 burra 3 ditë më parë është duke vijuar paqësisht.

Protestuesit të cilët mbajnë pankarta në duar me thirrje kundër dhunës ndaj vajzave dhe grave ka vijuar para Ministrisë së Drejtësisë ku dhe është hedhur bojë e kuqe.

Protesta ka grumbulluar mijëra njerëz në sheshet e Prishtinës ku njëzëri kërkojnë drejtësi dhe bëjnë thirrje para institucioneve që të ndërmarrin veprime.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Dragodan të Prishtinës më 27 gusht, ku 5 burra, mes tyre 3 të mitur, kanë dhunuar e përdhunuar një 11-vjeçare për 7 orë në një nga parqet e kryeqytetit. Fillimisht janë arrestuar 4 nga 5 autorët e dyshuar të ngjarjes ndërkohë që i pesti u dorëzua në polici pas 3 ditësh.

3 VITE ME PARE

VD-Përdhunimi i 11-vjeçares, nis protesta në Prishtinë ku kërkohet mbrojtje për vajzat dhe gratë

Përdhunimi i 11-vjeçares ngre shqiptarët, protesta në
protesta ne Prishtine

KOSOVË- Ka nisur pak minuta më parë në Prishtinë protesta e paralajmëruar kundër përdhunimit të 11-vjeçares nga pesë persona. Aty po kërkohet drejtësi në mënyrë që dhunuesit ta marrin ndëshkimin e merituar.

Një numër i konsiderueshëm qytetarësh i janë bashkuar protestës për mbrojtjen e vajzave dhe grave, pas rastit të dhunimit seksual të vajzës së mitur.

Katër persona ndodhen në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, si të dyshuar për dhunimin e një 11-vjeçareje të shtunën në parkun e lagjes “Arbëria” në Prishtinë. Tre nga katër të dyshuarit që po qëndrojnë në paraburgim janë të mitur. Ndërsa, i pesti, një 19-vjeçar u dorëzua dje dhe pritet të dalë sot para gjykatës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Dragodan të Prishtinës më 27 gusht, ku 5 burra, mes tyre 3 të mitur, kanë dhunuar e përdhunuar një 11-vjeçare për 7 orë në një nga parqet e kryeqytetit. Fillimisht janë arrestuar 4 nga 5 autorët e dyshuar të ngjarjes ndërkohë që i pesti u dorëzua në polici pas 3 ditësh.

3 VITE ME PARE

Përdhunimi i 11-vjeçares, pas Prishtinës dhe Tiranës organizohen protesta dhe në Shkup

Përdhunimi i 11-vjeçares ngre shqiptarët, protesta në
foto ilustruese

MAQEDONIA E VERIUT- Sot në Shkup në orën 17:00, në sheshin Skënderbeu pritet të mbahet protestë nën moton “Mbrojtje për vajzat dhe gratë”. Protesta e sotme vjen pas ngjarjes së tmerrshme në Prishtinë, ku një 11-vjeçare u përdhunua nga 5 burra. Protesta është paralajmëruar përmes rrjeteve sociale, ndërkaq nuk dihet se kush është organizatori.

Ngjarja e rëndë në Prishtinë, në të cilën një vajzë 11-vjeçare është përdhunuar nga 5 burra, na ka lënduar tejmase. Ne, u bashkohemi vajzave dhe grave kosovare në thirrjen e tyre drejtuar institucioneve, për marrjen e masave të menjëhershme kundër kriminelëve përgjegjës si dhe për garantimin e mbrojtjes së vajzave dhe grave në të gjitha hapësirat publike. Dhuna kundër një vajze, dhuna kundër një gruaje, është dhunë kundër të gjitha vajzave dhe grave”, thuhet në mbishkrimin e ngjarjes së krijuar në Facebook.

3 VITE ME PARE

FOTO/ Përdhunimi i 11-vjeçares në Kosovë, Fjolla Morina: Jam e shokuar, monstra tru kalbur

Përdhunimi i 11-vjeçares ngre shqiptarët, protesta në
Fjolla Morina

KOSOVË- Për rastin e ngjarjes së 11-vjeçares në Kosovë ka reaguar edhe këngëtarja e famshme Fjolla Morina.

Këngëtarja përmes një postimi në Instastory e ka konsideruar rastin si një ngjarje mizere, e cila thotë se ndihet e shokuar.

“Nuk besoj që ka njeri në këtë botë që nuk e dënon këtë ngjarje mizere e këta monstruma tru kalbur. E shokuar miq”, ka shkruar këngëtarja.

Përdhunimi i 11-vjeçares ngre shqiptarët, protesta në
Postimi i Fjolla Morina

Nisur nga ngjarja që tronditi mbarë Kosovën dhe Shqipërinë, janë paralajmëruar protesta. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Dragodan në Prishtinë. Më 27 gusht, 5 burra, mes tyre 3 të mitur, kanë dhunuar e përdhunuar një 11-vjeçare për 7 orë në një nga parqet e kryeqytetit. Katër nga pesë personat e akuzuar për përdhunimin e të miturës janë identifikuar dhe arrestuar. Dje u arrestua dhe i pesti, 19-vjeçari Shkëlqim Kameri.

 

3 VITE ME PARE

FOTO/ Getinjo reagon për rastin e 11-vjeçares, i bën thirrje Kurtit: Hap shtëpitë publike

Përdhunimi i 11-vjeçares ngre shqiptarët, protesta në
Getinjo dhe Albin Kurti

KOSOVË- Për rastin e 11 vjeçares e cila është dhunuar nga pesë persona në Prishtinë, për dy ditë me radhë pati reagime të shumta nga shoqëria civile dhe figura publike.

Së fundmi, reperi Getinjo përmes një postimi në InstaStory, ka shprehur mendimin e tij lidhur me këtë rast, por shkrimi i tij i dedikohej më tepër atyre personave që komentojnë dhe “arsyetojnë” veprën makabre në fjalë.

“O njerëz të dashur! Leni bre komentet dhe postimet e tipit ‘Kqyre qysh vishet, kqyre qysh lyhet e sene-rende’, o jarana, o shoqëri, nuk janë këto arsye palidhje po i shkruani. Përdhunimi është i paarsyeshëm, pikë! Mos ju rastistë kurrë në familje se keni për ta parë dhe ndjerë vet. Ruaje fëmijën, ruaje veten, po më së shumti ruaje nderin”, ka shkruar në Getinjo.

Përdhunimi i 11-vjeçares ngre shqiptarët, protesta në
Postimi i Getinjos

Pas postimit të parë, reperi ka bërë edhe një postim tjetër, i cili i ka bërë thirrje Kryeministrit të vendit, Albin Kurtin. Ai ka bërë kërkesë që të hapen shtëpitë publike në Kosovë, pasi sipas tij vetëm në këtë mënyrë do të ndalen këto fenomene negative të keqtrajtimit seksual.

“Albin Kurti, ndoshta dukuria negative ‘dhunim’ nuk ndalet përgjithmonë, por i sigurt jam që do të rraohet esktrem. Lejo shtëpinë publike, njerëzit që kanë probleme seksuale paguajnë dhe shkojnë shfryhen! Të kërkoj falje që të bëra tak (etiketim), por kryeministër të kam”, ka shkruar Getinjo.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Dragodan në Prishtinë. Më 27 gusht, 5 burra, mes tyre 3 të mitur, kanë dhunuar e përdhunuar një 11-vjeçare për 7 orë në një nga parqet e kryeqytetit. Katër nga pesë personat e akuzuar për përdhunimin e të miturës janë identifikuar dhe arrestuar. Dje u arrestua dhe i pesti, 19-vjeçari Shkëlqim Kameri.

protesta per perdhunimin e 11-vjecares perdhunohet 11-vjecarja ne kosove

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen