LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Përdhunimi i 26-vjeçares në Vlorë/ Lihen në burg dy autorët, 1 në kërkim, vajza: Më kërcënoi nëna e njërit prej djemve

•Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë 'arrest me burg' për dy  prej të arrestuarve të cilët dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 26-vjeçare, të cilën paraprakisht e kanë nxitur të përdorë lëndë narkotike. •Albi Ceno, 28 vjeç dhe Oltjan Tahiri, 31 vjeç u lanë në burg, ndërsa në kërkim është shpallur Gentjano Mehmeti. •Ngjarja mësohet se ka ndodhur në një hotel të Vlorës më 21 tetor 2023, ndërsa një ditë pas, 22 tetor, policia njoftoi arrestimin e Cenos dhe Tahirit. •Sipas policisë së Vlorës tre të rinjtë vlonjatë "dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 26-vjeçare, të cilën paraprakisht e kanë nxitur të përdorë lëndë narkotike". •Ndërkohë më 24 tetor policia njoftoi se vijonte puna për arrestimin e një personi të katërt. •Në lidhje me këtë ngjarje është vënë në hetim nga policia e Vlorës edhe Albert Deliaj, pronari i televizionit TV 6+1 Vlora, pasi ka kanosur me fjalë nëpërmjet telefonit, për shkak të lajmit që gazetarja Afrovita Hysaj kishte bërë lidhur me këtë ngjarje. •Vajza e ngjarjes, ka bërë të ditur se nuk e ka ndryshuar dëshminë e saj, por shton se personat në fjalë e kanë detyruar të pijë lëndë narkotike e më pas kanë abuzuar seksualisht me të. •Po ashtu, 26-vjeçarja ka treguar se nëna e Albi Cenos e ka kërcënuar që të tërheqë dëshminë. 

6 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

U abuzua seksualisht, flet e ëma e 26-vjeçares: I hodhën drogën në pije, shteti të veprojë!

Përdhunimi i 26-vjeçares në Vlorë/ Lihen në burg dy
foto ilustruese

VLORË- Nëna e 26-vjeçares, e cila u drogua e më pas u përdhunua nga 3 persona në Vlorë ka treguar detaje në lidhje me gjendjen e së bijës. E ëma e vajzës në emisionin me “Zemër të Hapur” ka rrëfyer se vajzës së saj i kanë hedhur drogë në pije dhe nuk kishte asnjë informacion se kush e ka dërguar në spital.

E ëma i bëri thirrje shtetit të veprojë në lidhje me rastin. Po ashtu ajo ka treguar se familja nuk ka marrë kërcënime personalisht, por sipas saj e ëma e një prej djemve të dyshuar ka shkuar tek vajza në spital.

E ëma e 26-vjeçares: Vajza ka ardhur në shtëpi dje që doli nga spitali. Me telefonin tim foli me ju vajza. Ajo tregon se vajti në lokal me një shok për të pirë. Ishte në banjo, i kishte hedhur drogën në gotë, i kishte thënë edhe këtë gotë do ta pish. Në spital nuk e di kush e ka dërguar. Nuk e di të të them. Ne duam të gjejmë të vërtetën. Tani shteti të veprojë. Kërcënime nuk kemi pasur. Tek spitali kishte shkuar e ëma e një djali tek vajza. Më tha vajza që kishte shkuar.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në një hotel të Vlorës më 21 tetor 2023, ndërsa një ditë pas, 22 tetor, policia njoftoi arrestimin e Cenos dhe Tahirit ndërsa ishte shpallur në kërkim Gentjano Mehmetin. E reja u gjet pa ndjenja nga policia në hyrje të hotelit. Fillimisht policia në një njoftim zyrtar bëri me dije se ishin tre persona që kishin marrë pjesë në ngjarjen e rëndë, ndërsa ditën e djeshme në një reagim të dytë njoftoi për një person të katërt, i cili është shpallur në kërkim. Në ngjarje është përfshirë edhe gazetarja e 'Faxnews' Afrovita Hysaj, e cila është kërcënuar nga shtetasi Albert Deliaj, pasi një prej te akuzuarve dyshohet se ka lidhje me 57-vjeçarin./Dosja.al.

2 VITE ME PARE

"Tërhiq dëshminë ose do e paguash me jetë"/ Përdhunimi në Vlorë, 26-vjeçarja: Mamaja e Cenos më kërcënoi në spital

Përdhunimi i 26-vjeçares në Vlorë/ Lihen në burg dy
Policia

TIRANË- Ditën e sotme ka folur për herë të parë vajza 26-vjeçare, e cila u droga dhe u abuzua seksualisht nga 3 persona në Vlorë. Në emisionin me “Zemër të Hapur”, viktima ka treguar se është në një marrëdhënie me njërin prej të akuzuarve. Ajo ka theksuar se nuk mban mend asgjë nga ajo që ka ndodhur, teksa kishte qenë nën efektin e lëndëve narkotike. Po ashtu, vajza ka treguar se ka marrë kërcënime nga nëna e njërit prej djemve të përfshirë në ngjarje.

“Unë jam e lidhur me njërin, nuk e dija që do vinin dhe shokët e tij. Më detyruan të pija lëndët narkotike. Nuk e mbaj mend se çfarë ka ndodhur, se cfarë më kanë hedhur në pije. Nuk e mbaj mend që të jem abuzuar. Pasi kam dalë nga narkoza mora vesh që më kanë abuzuar seksualisht. Unë do mbaj dëshminë e parë, që jam abuzuar, për personat është e vërtetë që më kanë abuzuar.

Më ka folur nëna e një prej djemve, më tha jam mamaja e njërit prej tyre. Më tha ke denoncuar djalin tim, më tha e njeh, po e njoh. Më tha hiqe denoncimin, ti do dalësh nga këtu, ai shkon në burg, po ai ka shokët jashtë.  Ose tërhiq denoncimin ose jetën tëndë. Ai ka fëmijë 7 muajsh në shtëpi se po e pret”, ka thënë 26-vjeçarja.

2 VITE ME PARE

"Nuk e kam tërhequr dëshminë"/ U përdhunua nga 3 personat në Vlorë, flet vajza: Isha e lidhur me njërin prej tyre, më detyruan të pija lëndë narkotike

Përdhunimi i 26-vjeçares në Vlorë/ Lihen në burg dy
Foto ilustruese

TIRANË- Vajza 26-vjeçare e cila u drogua e më pas u përdhunua nga 3 persona në Vlorë, ka dhënë dëshminë e saj për mediat. Në emisionin 'Zemër e hapur', ajo deklaron se nuk e mban mend se çfarë ka ndodhur në hotel, pasi nuk ishte e vetëdijshme. Mirëpo, vajza thekson se nuk e ka tërhequr në asnjë moment kallëzimin për djemtë. 

"Nuk e mbaj mend se cfarë ka ndodhur, se cfarë më kanë hedhur në pije. Nuk e mbaj mend që të jem abuzuar. Pasi kam dalë nga narkoza mora vesh që më kanë abuzuar seksualisht. Unë do mbaj dëshminë e parë, që jam abuzuar, për personat. Eshtë e vërtetë që më kanë abuzuar. 

Më ka folur nëna e një prej djemve, më tha jam mamaja e njërit prej tyre. Më tha ke denoncuar djalin tim, më tha e njeh, po e njoh. Më tha hiqe denoncimin, ti do dalësh nga këtu, ai shkon në burg, po ai ka shokët jashtë. Më tha ose tërhiq denoncimin ose jetën tënde."

2 VITE ME PARE

Sulmi ndaj gazetares, kryetarja e AMA-s: Rast që nxjerr në pah boshllëkun ligjor për trajtimin e fenomeneve të tilla

Përdhunimi i 26-vjeçares në Vlorë/ Lihen në burg dy
Armela Krasniqi

TIRANË- Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Vlorë, ku një 26-vjeçare u abuzua seksualisht nga tre persona dhe për sjelljen e babait të një prej personave të përfshirë në ngjarje, i cili kërcënoi gazetaren Afrovita Hysaj. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Krasniqi thekson se AMA e dënon gjuhën dhe fjalorin që është përdorur ndaj gazetares. 

Mirëpo, Krasniqi thotë se ky rast nxjerr edhe një herë në pah boshllëkun ligjor që ekziston për trajtimin e fenomeneve të tilla. Sipas saj duhet të ketë iniciativat ligjore për hartimin e rregulloreve të funksionimit të medias online, por edhe të përmirësimit akoma më tej të kuadrit ligjor ekzistues.

Reagimi:

Konsideroj të papranueshme gjuhën e përdorur nga portali 6plus1vlora.al, ndaj gazetares Afrovita Hysaj.
Dënoj me forcë çdo lloj komunikimi si ky, në të cilin një grua, një gazetare profesioniste, sulmohet duke përdorur fjalor denigrues, gjuhë seksiste, diskriminuese dhe banale.

Për pikënisjen që solli këtë devijim komunikimi, sigurisht që do të vendosin organet kompetente. Çfarë unë mund të them me bindje është, se ky është një rast flagrant i lincimit të një gazetareje, i dënueshëm, që shkel mbi dinjitetin e njeriut, lirinë e fjalës dhe çdo kod etike profesionale.

Ky rast - për fat të keq, jo i vetmi - nxjerr edhe një herë në pah boshllëkun ligjor që ekziston për trajtimin e fenomeneve të tilla. Inkurajoj dhe shpreh përkrahjen time për shoqatat e gazetarëve, grupet e interesit dhe çdo individ, në iniciativat ligjore për hartimin e rregulloreve të funksionimit të medias online, por edhe të përmirësimit akoma më tej të kuadrit ligjor ekzistues.

Uroj dhe shpreh besimin, që raste të tilla të mos përsëriten dhe çdo profesionist i medias të reflektojë mbi fenomene të tilla.

Gazetarja Hysaj u sulmua nga televizioni në Vlorë pasi akuzohet se aludoi që në përdhunimin e 26-vjeçares disa ditë më parë në Vlorë morën pjesë 4 djem dhe jo 3 siç raportoi policia. Ndërkohë mësohet se autori i dyshuar i katërt është vëllai i drejtores së televizionit lokal “6+1 Vlora TV”./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Droguan dhe abuzuan seksualisht me 26-vjeçaren, gjykata cakton 'arrest me burg' për 2 të arrestuarit

Përdhunimi i 26-vjeçares në Vlorë/ Lihen në burg dy
Albi Ceno dhe Oltjan Tahiri

VLORË- 'Arrest me burg’ ka qenë masa e sigurisë që u caktua sot nga gjykata e Vlorës për dy të rinj e arrestuar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi pak ditë më parë në Vlorë, të cilët akuzohen për abuzim seksual ndaj një 26-vjeçareje.

Gjykata la në burg Oltjan Tahirin dhe Albi Cenon, të cilët qëndronin me kokat ulur në seancë për të shmangur kontaktet me mediat. Ndërkohë, në kërkim është shpallur shtetasi Gentjano Mehmeti dhe një 36-vjeçar, të përfshirë në ngjarjen e rëndë.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në një hotel të Vlorës më 21 tetor 2023, ndërsa një ditë pas, 22 tetor, policia njoftoi arrestimin e Cenos dhe Tahirit ndërsa ishte shpallur në kërkim Gentjano Mehmetin. E reja u gjet pa ndjenja nga policia në hyrje të hotelit. Fillimisht policia në një njoftim zyrtar bëri me dije se ishin tre persona që kishin marrë pjesë në ngjarjen e rëndë, ndërsa ditën e djeshme në një reagim të dytë njoftoi për një person të katërt, i cili është shpallur në kërkim. Në ngjarje është përfshirë edhe gazetarja e 'Faxnews' Afrovita Hysaj, e cila është kërcënuar nga shtetasi Albert Deliaj, pasi një prej te akuzuarve dyshohet se ka lidhje me 57-vjeçarin.

 

 

2 VITE ME PARE

Me kokën ulur, dalin para gjykatës dy prej 4 të akuzuarve për përdhunimin e 26-vjeçares në Vlorë (VIDEO)

Përdhunimi i 26-vjeçares në Vlorë/ Lihen në burg dy
Te akuzuarit

VLORË- Albi Ceno dhe Oltjan Tahiri kanë dalë ditën e sotme përballë gjykatës së Vlorës. Dyshja, akuzohen për përdhunimin e një 26-vjeçareje në Vlorë. Ngjarja ndodhi pak ditë më parë ku Ceno dhe Tahiri tashmë të arrestuar, së bashku me G. M dhe një person tjetër detyruan të renë të konsumonte drogë dhe më pas e përdhunuan.

E reja u gjet pa ndjenja nga policia në hyrje të hotelit. Fillimisht policia në një njoftim zyrtar bëri me dije se ishin tre persona që kishin marrë pjesë në ngjarjen e rëndë, ndërsa ditën e djeshme në një reagim të dytë njoftoi për një person të katërt, i cili është shpallur në kërkim.


Prokurori ka kërkuar ndaj tyre masën e arrestit me burg. Për këtë ngjarje gazetarja e 'Faxnews' Afrovita Hysaj është kërcënuar nga shtetasi Albert Deliaj, pasi një prej te akuzuarve dyshohet se ka lidhje me 57-vjeçarin.

“Je në gjak me mua”, ishte mesazhi që Deliaj i dërgoi gazetares, e cila tashmë çështjen e ka lënë në dorë te drejtësisë. Dje policia njoftoi se ndaj tij ka nisur një procedim në gjendje të lirë.

Deliaj është pronar i “6+1” Vlora TV, ku në një postim në rrjete sociale, në faqen e këtij televizioni, u përdorën terma fyese dhe denigruese për gazetaren. Pas një ndërgjegjësimi në masë, postimi u fshi./Dosja.al

perdhunohet 26-vjecarja ne vlore vlore

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen