LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

‘Në betejë të gjithanshme me regjimin’/ Berisha paralajmëron protesta: Dita e hënë do të jetë e fillimit të parlamentit para kryeministrisë!

• Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës me gazetarët të mbajtur ditën e sotme, akuzoi me tone të ashpra qeverinë dhe policinë për përfshirje dhe mbulim të ngjarjeve kriminale në vend, duke u ndalur tek atentati i ndodhur një ditë më parë në zonën e Rinasit, ku u vra Gilmando Dani dhe u plagos rëndë Muçi Shaljani. • Berisha e cilësoi ngjarjen si një ekzekutim publik të patronuar nga shteti, duke theksuar se atentati ndodhi në një nga zonat më të sigurta të vendit, të mbikëqyrura nga disa njësi policore e speciale. • Berisha tha se, autorët u larguan të qetë, pa asnjë ndërhyrje të policisë, gjë që tregon përfshirje të strukturave shtetërore. Ai akuzoi se viktimat dhe të plagosurit ishin të lidhur me ministra të qeverisë Rama, përkatësisht Ervin Hoxhën dhe Blendi Gonxhen, dhe se përplasja mes bandave është një luftë mes grupeve të afërta me pushtetin. • Sa i përket aksionit opozitar, Kryetari i PD njoftoi se të hënën do të nisë “parlamenti i qytetarëve” para Kryeministrisë, një formë proteste dhe platforme politike e PD-së kundër “narkodiktaturës së Ramës”. • Berisha theksoi se kjo është vetëm faza e parë e një serie veprimesh dhe protestash që do të vijojnë në mënyrë të vazhdueshme në gjithë vendin. • Në përfundim të konferencës me gazetarët, Berisha kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të ministres së Brendshme Albana Koçiu dhe të ministrit të Mbrojtjes Pirro Vengu, duke i akuzuar për dështime të rënda në garantimin e sigurisë publike dhe për mbulimin e lidhjeve të policisë me krimin.

4 artikuj për këtë temë.

8 MUAJ ME PARE

Berisha: Kërkojmë dorëheqjen e menjëhershme të Koçiut dhe të Pirro Vengut

‘Në betejë të gjithanshme me regjimin’/ Berisha
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se PD kërkon dorëheqjen e ministres Albana Koçiu dhe Pirro Vengu. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se mënyra se si Koçiu po reagon dhe sillet e bën përgjegjëse për të gjitha këto dështime që ndodhin.

"Sigurisht që, opozita do kërkojë, por dorëheqjen Pirro Vengut ia ka kërkuar edhe vetë Edi Rama. Por Pirro Vengu nuk ia fishkëllon Edi Ramës, nuk e pyesin aty më. Natyrisht ne do kërkojmë. Do kërkojmë edhe dorëheqjen e menjëhershme të kësaj ministreshës, e cila është me probleme madhore dhe ne do kërkojmë largimin e saj. Natyrisht nuk kam prova se kjo është e përfshirë në skenarin e ekzekutimit të Danit në vendin më të sigurt, se aty janë profesionistë të tjerë që hyjnë në ato organizime, por mënyra se si reagon kjo dhe si sillet kjo, e bën përgjegjëse për të gjitha këto dështime që ndodhin."/Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

Berisha njofton protestë ditën e hënë: Parlamenti zhvendoset para Kryeministrisë

‘Në betejë të gjithanshme me regjimin’/ Berisha
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i demokratëve, Sali Berisha ka deklaruar se të hënën Partia Demokratike do të zhvillojë një protestë. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se PD do të ndërmarrë një fillim të ri dhe se ecën në bindjen se "diktatura autoritare" e Edi Ramës ka vetëm një rrugë, e cila sipas tij është protesta.

"Këto janë disa nga zhvillimet më të fundit. Ndërkohë, dita e hënë do të jetë e fillimit të parlamentit para kryeministrisë të qytetarëve dhe parlamentarëve. PD ndërmerr tani një fillim të ri, një analizë të plotë të gjendjes në vend, të situatës, të zgjedhjeve dhe ecën në bindjen më të thellë se diktatura autoritare e Edi Ramës, narkoshteti i tij, ose ndaj kësaj narkodiktature ka vetëm një rrugë, protestë, protestë dhe vetëm protestë." tha Berisha./Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

Atentati mafioz në Rinas! Berisha: Muç Shaljani bëri fushatë për ministrin Ervin Hoxha

‘Në betejë të gjithanshme me regjimin’/ Berisha
Sali Berisha

TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha ka deklaruar sot se Muçi Shaljani, i cili mbeti i plagosur në atentatin e ditës së djeshme ka bërë fushatë për Ervin Hoxhën. Gjatë një konference për mediat, Berisha lexoi mesazhin i cili i kishte ardhur nga një qytetar, ku thuhet se Shaljani hyri në AMP në shkelje të çdo parametri dhe procedure ligjore.

Kryedemokrati tha se Gilmando Dani u ekzekutua nga bandat të qeverisë, të cilat sipas tij janë të lidhura me nivele shumë të larta të qeverisë.

"Tani, një qytetar dixhital shkruan këtu shpreh çudinë se pse opozita flet për një shofer apo agjent të thjeshtë policie dhe mbasi e vërteta është krejt tjetër lidhur me Muçi Shaljanin. Vëllai i Sheqerit, shkruan qytetari dixhital, është 100 herë më i pasur se Shullazi. “Është shumë i pasur, ka hotele, vila dhe restorante. Të tërë këta janë marrë me drogë, janë me PS-në, blejnë vota, kërkojnë favore. Ky që u plagos ka bërë fushatën e 11 majit (e ka fjalën për Muç Shaljanin apo Sheqerin), ka bërë fushatën e Ervin Hoxhës, ministër i brendshëm, dhe më pas në shtator u fut në AMP po nga Ervini në shkelje të çdo parametri dhe procedure ligjore. Kjo u bë vetëm e vetëm që ai t’u shpëtojë me uniformën e policisë kontrolleve policore. Gilmando ka qenë në fushatë si badigard dhe financues për ministrin Gonxhe.

Çuni i xhajës së këtij që u plagos është Erges Sheqeri, drejtori i IKMT-së, ky që prish lokalet”. Pra, e kuptoni ju të dashur qytetarë dhe qytetare, kjo dëshmon se narko-policia është e tëra në funksion të krimi dhe se Gilmando Dani dhe Mustafa Sheqeri apo Muç Shaljani ishin lejtnantë kryesorë të ministrave të kabinetit të Ramaduros, Ervin Hoxhës dhe Blendi Gonxhes. Ata u ekzekutuan, në mendimin më të përhapur, nga bandat të qeverisë që janë të lidhura me nivele shumë të larta të qeverisë sepse aty është vendi i shtetit, vendi i qeverisë. Këto kisha lidhur me këto çështje."/Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

Atentati në Rinas/ Berisha: Kjo ngjarje u patronua kryekëput nga shteti për llogari të bandave më të afërta me qeverinë se banda e Shullazit

‘Në betejë të gjithanshme me regjimin’/ Berisha
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se atentati në Rinas u patronua nga shteti për llogari të bandave më të afërta me qeverinë, se banda e Emilajno Shullazit. Gjatë një konferënce për mediat, Berisha u shpreh se vendi i ekzekutimit publik të Gilmando Danit, në protokollet e sigurisë publike është vendi më i ruajtur se çdo vend tjetër.

Kryedemokrati tha se nuk ekziston asnjë zonë tjetër, në të cilën të kryqëzohen në mbikëqyrje kaq shumë forca policore dhe speciale. Nga zyra e selisë blu, Berisha deklaroi se atentatorët pasi shkrehën breshëri të shumta mbi makinën që e prisnin të sigurtë, u larguan të qetë dhe përshkruan pa asnjë lloj kontrolli rrugën Rinas-Fushë Krujë. 

"Ekzekutimi publik i djeshëm i Gilmando Danit, eksponent kryesor i organizatës kriminale të Emiljano Shullazit, dhe plagosja e rëndë e Muçi Shaljanit apo Sheqerit, në pamje të parë shofer i drejtorit të shërbimeve inteligjente të Policisë së Shtetit dhe inspektor policie, por në fakt një bos, edhe ky bashkë me vëllanë e vet i krimit të organizuar dhe drogës, është një ngjarje e cila u patronua kryekëput nga shteti për llogari të bandave më të afërta me qeverinë se sa banda e Shullazit. Vendi i ekzekutimit publik të tyre, në protokollet e sigurisë publike është vendi më i ruajtur se çdo vend tjetër. Në atë zonë, përveç patrullës së policisë së rendit, është patrulla e policisë rrugore dhe po aty ngjitur është furgoni i FNSH-së, i instaluar aty që pas vjedhjes së shekullit të parave në aeroportin e Rinasit.

Është edhe një njësi, e cila rri aty në mbrojtje të sallonit të VIP-ave, kur kalojnë qeveritarët. Pra, nuk ekziston asnjë zonë tjetër, asnjë territor tjetër në të cilin të kryqëzohen në mbikëqyrje kaq shumë forca policore dhe speciale. Është gjithsej 100 metër nga rajoni i policisë së Rinasit, është pak metra nga dalja e sallonit të VIP-ave. Pra, atentatorët apo vrasësit, pasi shkrehën breshëri të shumta mbi makinën që e prisnin të sigurtë, dhe i kishin zënë pritë pikërisht aty që nuk mund të zije pritë kurrë pa lejen e shtetit, pas ekzekutimit u larguan të qetë dhe përshkruan pa asnjë lloj telashi apo andralle të gjithë rrugën Rinas-Fushë Krujë, të gjithë rrugën Fushë Krujë pothuaj Krujë. Fshati Halil është pranë Krujës, ngjitur me kalanë e Zgërdheshit. Dhe ata shkuan në Zgërdhesh dhe asnjë lloj përpjekje nuk u bë nga narkopolicia për të ndaluar vrasësit e Gilmando Danit dhe ata që plagosën rëndë Mustafa Shaljanin apo Sheqerin." tha Berisha./Dosja.al

ekzekutohet gilmando dani atentati ne rinas sali berisha

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion