LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Tërmeti në Turqi dhe Siri, mbi 46 mijë të vdekur, 247 fëmijë ende të paidentifikuar, operacionet e kërkimit pezullohen

•Më shumë se 10 ditë nga tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë, më shumë se 46,000 njerëz kanë vdekur dhe më shumë se 84,000 ndërtesa ose janë dëmtuar rëndë dhe kanë nevojë për shembje urgjente ose janë shembur, sipas zyrtarëve. •Numri i të vdekurve në Turqi është 40,642 nga tërmeti, ndërsa Siria fqinje ka raportuar më shumë se 5,800 të vdekur, një shifër që nuk ka ndryshuar prej disa ditësh. •Turqia përpiqet të menaxhojë fatkeqësinë, shqetësimet po rriten për viktimat në Siri, me Programin Botëror të Ushqimit (WFP) që u bën presion autoriteteve që të ndalojnë bllokimin e hyrjes në zonë ndërsa kërkon të ndihmojë qindra mijëra njerëz të shkatërruar nga tërmetet. •Zëvendëspresidenti turk Fuat Oktay tha se shteti po kujdeset për 1,589 fëmijë jetimë që u ndanë nga familjet e tyre pas tërmeteve vdekjeprurëse, duke përfshirë 247 të cilët ende nuk janë identifikuar. Ai tha se 953 fëmijë ishin ribashkuar me familjet e tyre.

9 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

VIDEO/ Tërmeti tragjik në Turqi, dhjetëra tollumbace të kuqe vendosen mbi rrënoja për të nderuar fëmijët viktima

Tërmeti në Turqi dhe Siri, mbi 46 mijë të vdekur, 247
Tollumbace

TURQI- Vullnetarët në Turqi kanë vendosur tollumbace të kuqe mbi rrënojat e ndërtesave të shkatërruara, për të kujtuar fëmijët që kanë mbetur viktima të tërmeteve të fundit. Të udhëhequr nga fotografi Ogun Sever Okur, ata u ngjitën në Hatay dhe lidhën tollumbacet në tela metalikë që dilnin nga grumbujt e rrënojave.

Më shumë se 46,000 njerëz kanë vdekur si pasojë e tërmetit tragjik që trondit Turqinë e Sirinë më 6 shkurt.

Numri i të vdekurve në Turqi është 40,642 nga tërmeti, ndërsa Siria fqinje ka raportuar më shumë se 5,800 të vdekur, një shifër që nuk ka ndryshuar prej disa ditësh.

3 VITE ME PARE

Tërmeti në Turqi/ Trupi i viktimës Christian Atsu, niset për t’u riatdhesuar në Ganë...

Tërmeti në Turqi dhe Siri, mbi 46 mijë të vdekur, 247

TURQI - Trupi i Christian Atsu, i cili vdiq nga tërmeti në Turqi, do të riatdhesohet në Ganë të dielën, tha ministria e jashtme e vendit. Atsu humbi jetën në moshën 31-vjeçare në tërmetin me magnitudë 7.8, që goditi Turqinë dhe Sirinë më 6 shkurt dhe mori më shumë se 44.000 jetë. 

Pas dy javësh kërkime, trupi i tij u gjet të shtunën në rrënojat e ndërtesës, ku jetonte në Antakya. Vëllai më i madh dhe motra binjake e Atsu, e quajtur Christiana, ishin të pranishëm në vendngjarje në momentin e zbulimit makabër.

Tërmeti në Turqi dhe Siri, mbi 46 mijë të vdekur, 247

“Eshtrat mortore do të shoqërohen nga familja e tij dhe ambasadori i Ganës në Turqi në bordin e një fluturimi të Turkish Airlines nga Stambolli, i cili do të mbërrijë në Akra në orën 19:40 ”, tha ministria. 

E veja e Atsu, Marie-Claire Rupio, dhe tre fëmijët e tyre morën pjesë në një homazh për lojtarin në Newcastle, një nga ish-klubet e tij, të shtunën përpara një ndeshjeje në Premier League kundër Liverpool. 

Tërmeti në Turqi dhe Siri, mbi 46 mijë të vdekur, 247

Sulmuesi ndërkombëtar ganez kishte luajtur edhe për Porton dhe Chelsean në veçanti përpara se të nënshkruante me Hatayspor në Turqi në vitin 2022. Ai kishte luajtur ndeshjen e tij të fundit për këtë klub një ditë para tërmetit.

B.T (Dosja.al)

3 VITE ME PARE

Dy javë pas tërmetit tragjik, Turqia pezullon operacionet e kërkim-shpëtimit

Tërmeti në Turqi dhe Siri, mbi 46 mijë të vdekur, 247
Tërmet në Turqi

TURQI- Dy javë pas tërmetit tragjik që ka shënuar mbi 44 mijë viktima, Turqia ka vendosur të pezullojë operacionet e kërkim-shpëtimit në shumicën e vendeve. Në vetëm dy zona, të konsideruara si 'të nxehta' ka ende punonjës, por edhe ata pritet të largohen brenda pak orëve. 

Më 6 shkurt, Turqia dhe Siria u goditën nga tërmete prej 7.8 dhe 7.5 ballësh, që u pasuan me qindra dridhje të tjera të tokës. Si pasojë e këtyre tërmeteve, më shumë se 46.000 njerëz – 41.044 në Turqi dhe 4.966 në Siri – kanë mbetur të vdekur. 

Presidenti Assad ra dakord të hapë dy pika të reja kalimi nga Turqia në veriperëndim të vendit të kontrolluar nga rebelët për të ofruar ndihma dhe pajisje të nevojshme për miliona viktima të tërmetit. Vendkalimet në Bab Al-Salam dhe Al Rae do të jenë të hapura për një periudhë fillestare prej tre muajsh.

3 VITE ME PARE

Blinken sot në Turqi, viziton zonat e prekura nga tërmeti, pritet të takohet me Erdogan

Tërmeti në Turqi dhe Siri, mbi 46 mijë të vdekur, 247
Antony Blinken

SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken pritet që të udhëtojë sot drejt Turqisë për të diskutuar se si Uashingtoni mund të ndihmojë më tej Ankaranë ndërsa ajo po përballet me pasojat e një tërmeti shkatërrues që vrau dhjetëra mijëra njerëz.

Diplomati i lartë amerikan pritet të zbarkojë sot në bazën ajrore Incirlik në provincën jugore të Adanas, nga ku do të bëjë një turne me helikopter në zonën e goditur nga tërmeti. Më pas ai do të zhvillojë bisedime dypalëshe të hënën me homologun e tij turk Mevlut Çavusoglu.

Blinken pritet gjithashtu të takohet me presidentin turk Tajip Erdogan. Që nga tërmeti, Shtetet e Bashkuara kanë dërguar një ekip kërkim-shpëtimi në Turqi, furnizime mjekësore, makineri për thyerjen e betonit dhe fonde shtesë prej 85 milionë dollarësh në ndihmë humanitare që mbulon gjithashtu Sirinë.

Dy tërmete të fuqishme goditën Sirinë juglindore të Turqisë dhe Sirinë fqinje më 6 shkurt, duke vrarë më shumë se 46,000 njerëz dhe duke lënë mbi një milion njerëz të pastrehë së bashku me një kosto ekonomike që pritet të shkojë në miliarda dollarë.

3 VITE ME PARE

FOTO- Përqafimi që theu rrjetin, babai ribashkohet me vajzën e tij pas tërmetit në Turqi

Tërmeti në Turqi dhe Siri, mbi 46 mijë të vdekur, 247
Vogelushja

TURQI- Një ribashkim që ka prekur zemrat e mbarë botës është publikuar në rrjet. Gada Ayyan, vajza 4-vjeçare dhe babai i saj Ahmet Ayyan, janë bashkuar pasi kishin ngecur nën rrënoja, në atë që dikur ishte shtëpia e tyre në jug të Turqisë. “Kur filloi të dridhet, mora vajzën dhe tërë familja nisi të dilte. Por e gjithë shtëpia u shemb mbi ne”, tha Ahmet në një rrëfim për CNN.

Për fat të keq, gruaja dhe djali 8-vjeçar nuk arritën të mbijetonin. Ndonëse qëndroi 4 ditë nën rrënoja, Ahmet tha se kishte qenë vajza e tij ajo që i kishte dhënë shpresë për të jetuar. “Vajza vazhdimisht më fliste, baba mos qaj. Po vijnë të na shpëtojnë”, kujton ato momente Ahmet.

Fillimisht nga rrënojat u nxor Gada me disa gërvishtje të lehta dhe një orë më vonë u nxor babai i saj. Ata të dy u dërguan në spital, ndërsa vajza më pas iu dorëzua organeve lokale. Kur humbi gjurmët e bijës, Ahmet ishte i bindur se do ta takonte vajzën, qoftë edhe sikur të ishte gjëja e fundit që do ta bënte në jetë.

3 VITE ME PARE

PËRMES FOTOVE- Toka ra 3 metra poshtë në fshatin turk pas tërmetit shkatërrimtar

Tërmeti në Turqi dhe Siri, mbi 46 mijë të vdekur, 247
Shtepia

TURQI- Tronditjet vrasëse me magnitudë 7.8 që goditën Turqinë dhe Sirinë fqinje shkaktuan një çarje duke ndarë fshatin në dy pjesë. Në Antakia ndërtesat u shembën ndërsa këtu toka është ulur të paktën tre metra.

Mahir Karatas, një vendas tha: Nëse shihni prapa meje, shtëpitë kanë rënë 3-4 metra më poshtë, askush nuk kishte parë diçka të tillë”.

Murat Yar, gjithashtu rezident në Demirkopru konfirmon tmerrin e rënies së tokës në lartësi.

Tërmeti në Turqi dhe Siri, mbi 46 mijë të vdekur, 247

“Kjo vazhdoi gjatë tërmetit, në fillim toka u ngrit disa metra pastaj ra 3-4 metra poshtë. Pasi nxorëm të plagosurit në pamë se terreni kishte rënë. Vëllanë tim u detyruam ta nxirrnim nga një vrimë. Kishte gra që po dilnin vetë nga toka me ujë”.

Murat Yar shton më tej: “Toka këtu u bë si një ishull, ngrihej lart dhe binte prapë poshtë, më pas rrëshkiti anash rreth 20 metra dhe prej saj shpërtheu uji e rëra”.

Gruaja e tij Hatixhe Sahan, shtoi për rrjetin AFP: “Nuk mund të kishim imagjinuar diçka të tillë. Ka pasur tërmet më parë, por më të dobët. Nuk kishim parë diçka të tillë në jetën tonë, ishim të tmerruar”.

3 VITE ME PARE

E nxorën gjallë 56 orë pas tërmetit teksa pinte cigare, i mbijetuari: Gruaja dhe vajza më vdiqën para syve

Tërmeti në Turqi dhe Siri, mbi 46 mijë të vdekur, 247
I moshuari

TURQI- Një nga të mbijetuarit e tërmeteve vdekjeprurëse të 6 shkurtit në Turqi ka bërë rrëfimin e tij traumatik se si arriti të shpëtonte pas 56 orësh nën rrënoja, duke ruajtur gjakftohtësinë. Ziya Soner Tughtekin, nga provinca Antijaman në Turqinë juglindore për tregoi për mediat se doli nga rrënojat vetëm me të birin, ndërsa gruaja dhe vajza e tij humbën jetën.

“Nuk e dija sa ditë kaluam nën rrënoja … Kisha duhan me vete, po mbështillja një cigare dhe po pija duhan,” thotë i mbijetuari. “Në momentin e tërmetit, vajza dhe gruaja ime u përpoqën të vinin tek unë. Atyre u shemb tavani dhe u vranë në vend”, rrëfen ai. “Djali im Denis u bllokua dhe theu brinjët”.

Ai këshillon ata që e gjejnë veten në një pozitë të ngjashme që të përpiqen të ruajnë gjakftohtësinë e tyre.
Ekipet e shpëtimit e nxorën nga rrënojat teksa ishte me cigaren në gojë. “Kur më nxorën nga rrënojat, cigaren e kisha në gojë. Më thanë ta hidhja, por nuk e bëra sepse kështu mbeta gjallë”, shtoi ai. Aktualisht vijojnë kërkimet nën rrënojat e ndërtesave të shembura në Turqi.

3 VITE ME PARE

Nuk ndalen tërmetet në Turqi, shënohen lëkundje me magnitudë 5.1 ballë

Tërmeti në Turqi dhe Siri, mbi 46 mijë të vdekur, 247
Termet

TURQI- Nuk ndalen tërmetet në Turqi. Epiqendra e lëkundjeve ka qenë në lagjen Göksun të Kahramanmaraş, por janë ndjerë edhe në krahinat përreth. Presidenca e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) njoftoi për tërmetin e orës 22.31, duke sqaruar se janë pas-lëkundje të tërmetit tragjik të 6 shkurtit, i cili shkaktoi mbi 42 mijë viktima në Turqi dhe Siri.

Tërmeti në Turqi dhe Siri, mbi 46 mijë të vdekur, 247

Mediat turke raportojnë se tërmeti me magnitudë 5.1 ballë ka ndodhur në një thellësi prej 6.2 kilometrash.

termet ne turqi

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion