LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Kush i vodhi 130 milionë euro në 6 vite?"/ Inceneratori i Tiranës, Berisha: Rama dhe Veliaj përfituesit më të mëdhenj

• Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi ditën e sotme një konferencë me gazetarët ku ka folur lidhur me çështjet e inceneratorit të Tiranës. • Berisha akuzon kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn dhe kryeministrin Edi Rama si përfituesit më të mëdhenj nga inceneratori. • Ish-kryeministri tha se Veliaj pa asnjë vendim të Këshillit Bashkiak, i ka dhuruar kompanisë së vet, 600 mijë metër katrorë tokë në Sharrë. • Berisha u shpreh se nga dherat dhe inertet, Rama dhe Veliaj arkëtuan 50 milionë euro. • Kryedemokrati gjatë fjalës së tij, iu pëgjigj edhe akuzave të ish-ministrit, Lefter Koka, ku tha se çdo gjë ja ka bërë vetes. • Berisha tha gjithashtu se ende nuk e ka vendosur nëse do të jetë i pranishëm ditën e hënë në mbledhjen e Këshillit të Mandateve.

8 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

A ka ftohje me PL? Berisha: Të gjitha aludimet janë përndjekje politike e Edi Ramës

"Kush i vodhi 130 milionë euro në 6 vite?"/ Inceneratori i
sali berisha

TIRANË- Gjatë konferencës së sotme, kreu i PD-së, Sali Berisha është pyetur nga gazetarët nëse ka pasur një ftohje në marrëdhëniet me Partinë e Lirisë. 

Berisha e ka mohuar këtë gjë, duke i quajtur të gjitha aludimet përndjekje politike e Edi Ramës. Ai tha se është në sintoni me PL dhe partitë e tjera kundër diktaturës së Ramës.

“Lidhur me Partinë e Lirisë, të gjitha këto janë përndjekje politike e opozitës nga Edi Rama. Çdo akt, se si mund t’i sekuestrohet pa një leje, t’i kontrollohet korrespondenca deputetit pa leje parlamenti, kjo është shkelje përsëri e Kushtetutës.

Kanë të drejtë, jam krenar që këtë të drejtë ua kemi garantuar ne në vitin 2012, për të tjerat, për korrespondencën, për kontrollin e banesës, ata duhej t’i merrnin leje parlamentit. Por ata nuk i marrin. Siç nuk i morën leje parlamentit për heqjen e lirisë të udhëtimit jashtë shtetit, duke e quajtur këtë se nuk është liri, pavarësisht se Kushtetuta në një vend të veçantë shkruante se kjo liri nuk mund të hiqet. Ndaj dhe është proces i persekutimit politik të opozitës dhe opozita do qëndrojë.

Nuk ka asnjë ftohje me PL, përkundrazi siç e shihni jemi në sintoni me të dhe partitë e tjera të opozitës në kushtet e një diktature bande të vendosur nga Edi Rama dhe klani i tij.”, tha Berisha.

2 VITE ME PARE

Inceneratori/ Këlliçi: SPAK nuk e ka në dosje askund, dokumentin që kam dorëzuar më datë 1 nëntor

"Kush i vodhi 130 milionë euro në 6 vite?"/ Inceneratori i
Belind Kellici

TIRANË- Ish-kandidati i opozitës për kreun e bashkisë së Tiranës në zgjedhjet e fundit vendore, Belind Këlliçi paraqiti disa fakte të tjera sot lidhur me hetimin e cunguar që ka ndërmarrë Struktura e Posaçme Antikorrupsion për inceneratorin të Tiranës. Këlliçi tha se SPAK ka hequr nga dosja, dokumente të rëndësishme prove që i janë dorëzuar nga PD-ja.

"Kush i vodhi 130 milionë euro në 6 vite?"/ Inceneratori i

"Dua të ndalem tek një pikë shumë të rëndësishme, tek mosfunksionimi i njësisë së zbatimit të projektit, pikërisht për faktin se tashmë në bashkinë e Tiranës, është publik shqetësimi dhe mes gjithë punonjësve të administratës se kushdo që firmos për këtë aferë duhet të bëjë burgun për Erion Veliaj.

Ndaj dhe ka një arsye se pse për dy vite, askush nga bashkia e Tiranës nuk merr përsipër të firmosë në emër të Veliajt për të bërë burgun për të.

Kështu që nëse njësia e zbatimit të projektit do të duhet të funksionojë, dhe me të drejtë administratori shtetëror, Arjan  Baçi i bën thirrje Erion Veliaj të çojë anëtarët, dhe zv/kryeministrja Balluku i bën thirrje të çojë dy anëtarët, le të shkojë Erion Velaij si anëtar i njësisë së zbatimit të projektit dhe të firmosë e të bëjë ai burgun me dinjitet dhe jo punonjësit e tij.

Për t'u ndalur tek një pikë shumë e rëndësishme, tek fakti që ne kemi një javë që denoncojmë që, në materialin e depozituar javën e shkuar për urdhër-arrestet e 15 personave, janë hequr dokumente dhe prova.

Unë do të sjell sërish para jush një marrëveshje bashkëpunimi që e kam bërë publike nga selia e PD, në datën 1 nëntor të këtij viti, e kam depozituar po atë ditë në SPAK si provë shtesë dhe nuk figuron askund.

Mund të jetë marrëveshje unikale në botë, ku marrëveshja firmoset nga ‘Intergrate Energy BV’, firmoset nga policia bashkiake, Ermal Kapllani, drejtori i saj, i cili nuk figuron askund në dosje, firmoset nga Taulant Tusha si drejtor i punëve publike, dhe nga inspektorati shtetëror i mjedisor i ujërave dhe mjedisit në Tiranë.
Këto institucione që duhet të bëjnë monitorimin e landfillit të Sharrës, këto që duhet të rakordojnë me njësinë e zbatimit të projektit, a janë kapur afatet, a po punohet siç duhet, a po ecën procesi i ndërtimit, a kemi ndërtim pa leje, siç u faktua dje, që janë mbushur liqenet me plehra.

Këto nënshkruajnë këtë marrëveshje bashkëpunimi, ku këto institucione të shtetit vihen në dispozicion të inceneratorit. Ku është e shkruar në kontratë në marrëveshje se Tusha, Kapllani dhe drejtori i mjedisit, për ti dhënë informacion dhe për të mbikëqyrur punën, që puna të ecë në rregull për inceneratorin për inceneratorin.

Pyetja që kam shtruar unë është cili është tagri i veçantë apo special i Taulant Tushës në këtë rast, që ka firmosur këtë marrëveshje. Përveç faktit që ka patur një dakordësi që burgun për shefin duhet ta bënte Taulanti. 

Kjo marrëveshje flet për atë që përmendi doktor Berisha, për biznesin e dherave që deri tani i ka sjellë 50 mln dollarë të ardhura këtij grupi kriminal, me një zë që nuk ka qenë fare i parashikuar në kontratën koncensionare. 

Ja ku e keni këtë dokument, ftoj mediat, ftoj këdo të gjejë një rresht të vetëm në 109 faqe ku nuk përmendet fare Erion Veliaj, të përmendet ky dokument. E kam depozituar në datën 1 nëntor në SPAK. "

2 VITE ME PARE

Berisha: Ky është proces i persekutimit politik të opozitës, do përgjigjemi me të gjitha mjetet e mosbindjes civile

"Kush i vodhi 130 milionë euro në 6 vite?"/ Inceneratori i
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha u pyet sot në lidhje me kërkesën e SPAK për ashpërsimin e masës së sigurisë ndaj tij, nga detyrim paraqitjeje në arrest. Ai tha se cilido të jetë vendimi i parlamentit, do e zbatojë, por shtoi se opozita do ti përgjigjet qeverisë me të gjitha mjetet e mosbindjes civile.

DEKLARATA E BERISHËS:

Së pari, nuk kanë kërkuar heqjen e imunitetit, kanë kërkuar në mënyrën më të turpshme, përligjen e aktit të tyre antikushtetues. Ata morën një vendim në shkelje të Kushtetutës, të cilin unë nuk e zbatova jo për shkaqe të mia personale, por nuk e zbatova vetëm e vetëm për të mbrojtur pushtetin e parlamentit dhe vetë Kushtetutën, sepse ata u bënë pjesë e një puçi antikushtetues, duke marrë pushtetin e parlamentit për llogari të Ramës. Në vend që të kërkonin nga parlamenti, me një sens vetëqortimi, autorizimin për korrigjimin e gabimit që bënë, përkundrazi ata kërkojnë nga parlamenti, rëndimin e masës për shkak se unë mbrojta Kushtetutën. Pra, dallimi është shumë i madh.

Cfarë thotë ky dallim?! Ky dallim, për të marrë një shprehje hua të një bashkëpunëtori, është përpjekja për të legalizuar ndërtimin pa leje, kurse në gjuhën e juristëve është përpjekja për të legjitimuar të paligjshmen, aktin e tyre antikushtetues.

Ndaj dhe nuk kanë bërë gjë tjetër veçse kanë dëshmuar se ata janë një. Kjo është shprehja më tipike e partisë-shtet, ku prokuroria, gjykatësi, parlamenti, kryeministri të gjithë janë një në dorë të kryeministrit.

U porositën për atë rrugë, nuk u eci, se natyrisht nuk mund të bija në gabime të rënda dhe t’i vija vetes shkeljen e Kushtetutës, atë nuk mund ta bëja. Jam ish-president, ish-kryeministër, kam zbatuar ligjet gjithë jetën time.
Tani po përligjin atë akt antikushtetues që kanë ndërmarrë. Duke thënë këtë, natyrisht unë jam personi që në vitin 2012 kam dërguar në parlament ligjin e abrogimit të çdo mbrojtje për deputetët para drejtësisë. Unë kam kërkuar që deputetët të jenë të njëjtë me qytetarët e tjerë.

Në këtë kontekst, cilido të jetë vendimi i parlamentit, unë do e zbatoj.  Edhe nesër po ta kishin sjellë atë propozim të vitit 2012, përsëri do e votoja, nuk jam i penduar për këtë.

Lidhur me Partinë e Lirisë, të gjitha këto janë përndjekje politike e opozitës nga Edi Rama. Çdo akt, se si mund t’i sekuestrohet pa një leje, t’i kontrollohet korrespondenca deputetit pa leje parlamenti, kjo është shkelje përsëri e Kushtetutës. Kanë të drejtë, jam krenar që këtë të drejtë ua kemi garantuar ne në vitin 2012, për të tjerat, për korrespondencën, për kontrollin e banesës, ata duhej t’i merrnin leje parlamentit.

Por ata nuk i marrin. Siç nuk i morën leje parlamentit për heqjen e lirisë të udhëtimit jashtë shtetit, duke e quajtur këtë se nuk është liri, pavarësisht se Kushtetuta në një vend të veçantë shkruante se kjo liri nuk mund të hiqet. Ndaj dhe është proces i persekutimit politik të opozitës dhe opozita do qëndrojë. Nuk ka asnjë ftohje me PL, përkundrazi siç e shihni jemi në sintoni me të dhe partitë e tjera të opozitës në kushtet e një diktature bande të vendosur nga Edi Rama dhe klani i tij."

"Opozita do i përgjigjet me të gjitha mjetet e mosbindjes civile të gjithë valës së represionit kundra saj"

Berisha: Nuk është marrë akoma një vendim se duhet të takoj avoketërit, me të cilët duhet të këshillohem për këtë. Sepse në procese të tilla duhet të këshillohesh. Nuk kam marrë akoma vendimin e avoketerëve se si do veproj ditën e hënë në mbledhjen e Këshillit të Mandateve.

Atë që kemi vendosur si grup parlamentar, ne do vazhdojmë mosbindjen civile pavarësisht nga çdo lloj procedure të diktuar nga Edi Rama... Qëllimi i kësaj është pikërisht kjo, një goditje ndaj opozitës, nuk është puna goditje ndaj Sali Berishës. Është puna goditje ndaj opozitës. Opozita do i përgjigjet me të gjitha mjetet e mosbindjes civile të gjithë valës së represionit kundra saj."

2 VITE ME PARE

"Vjedhja 130 milionë euro"/ Berisha: Vetëm nga dherat dhe inertet, Rama dhe Velian arkëtuan 50 milionë euro

"Kush i vodhi 130 milionë euro në 6 vite?"/ Inceneratori i
sali berisha

TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha ka trajtuar çështjen e inceneratorit të Tiranës në konferencën e sotme me gazetarët.

Berisha akuzoi kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhe kryeministrin Edi Rama si përfituesit më të medhenj nga kjo çështje. 

PJESË NGA FJALA E BERISHËS: 

Si kurrë ndonjëherë më parë në historinë e qytetit, Bashkia e Tiranës dhe Edi Rama bashkë, detyron me tre polici, Policinë e Shtetit, ndaj është Edi Rama, Policinë Bashkiake të veten dhe policinë private të famozit Agron Malaj.
Vetëm ky i paguhet me 32 mijë euro në muaj për të garantuar detyrimin e çdo ton inerte dhe dhe që krijohet nga veprimtaria ndërtuese private, të depozitohet kundrejt tarifave 8/10 euro në Sharrë.
Kujdes, se këtu vjedhja është edhe më e thellë.
Çfarë kanë bërë Erion Veliaj dhe Edi Rama? Vlerën e kontributit të sektorit privat në sipërmarrjen e tyre, nuk ia kanë zbritur sektorit publik, që duhej t’ia zbrisnin si kompensim për faturën që paguan vetë bashkia për punimet dhe që paguan sektori publik.
Jo! Po tarifën? Nuk ekziston asnjë tarifë e përcaktuar në kontratë për dherat dhe inertet.
Po fitimi me shitjen e dherave dhe inerteve? Nuk ekziston. Shkoni ju, doni të mbuloni një sipërfaqe toke me dhe, duhet ta blini në Sharrë. Pra, dheu nuk është mbetje, por është mall.
Kurse për Veliajn dhe Ramën, dheu është mbetje që duhet paguar dhe ta shesin përsëri.
Vjedhje e paimagjinueshme!
Rritet në funksion të xhepit, sasia minimale e mbetjeve që duhet të depozitohen në Sharrë nga 550 ton në 700 ton në ditë. Po sa arrin kjo në vit? Nga 200 mijë arrin në 256 mijë ton në vit.
Kjo fryrje, imagjinoni ju me peshoren e Erion Veliajt. Se vetë i peshon, vetë i taton, vetë i vjel, vetë i bën të gjitha.
Rritja e sasive minimale është bashkëlidhur aneksit të kontratës të firmosur nga Erion Veliaj në mars të vitit 2018. Të gjitha këto së bashku, në një kohë kur nuk ekziston asnjë objekt i ndërtuar, sipas ekspertëve tanë janë 130 milionë euro të ardhura të arkëtuara nga kompania Rama-Veliaj dhe nga këto 50 milionë janë vetëm biznesi i dherave dhe inerteve.

2 VITE ME PARE

Këshilli i Mandateve mblidhet për autorizimin e SPAK, Berisha: S'e kam vendosur ende nëse do shkoj

"Kush i vodhi 130 milionë euro në 6 vite?"/ Inceneratori i
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ende nuk e ka vendosur nëse do të jetë i pranishëm ditën e hënë në mbledhjen e Këshillit të Mandateve. Kjo u deklaratë u tha ditën e sotme në konferencë me gazetarët. Më tej, kreu i PD-së shtoi se si grup parlamentar do të vijojnë mosbindjen civile pavarësisht çdo lloj procedure të diktuar nga Rama.

Pyetja- Në këshillin e mandateve do shkoni personalisht apo me avokat?

Berisha: Nuk është marrë vendim se duhet të takoj avokatetërit me të cilët duhet të këshillohem. Nuk kam marrë akoma mendimin e avokatëve si do të veproj. Atë që kemi vendosur si grup parlamentar do të vijojmë mosbindjen civile pavarësisht çdo lloj procedure të diktuar nga Edi Rama.

2 VITE ME PARE

"Jam viktimë e Saliut", Berisha i përgjigjet ish-ministrit: Lefter ia ke bërë vetes, rri aty dhe mos u ndje

"Kush i vodhi 130 milionë euro në 6 vite?"/ Inceneratori i
lefter koka,sali berisha

TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha në konferencën e sotme iu është përgjigjur akuzave të ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, i cili ndodhet në burg për aferën e inceneratorëve.

Berisha thotë se Lefter Kokës, ia bëri vetja, sepse e kanë marrë me qira, duke iu drejtuar me fjalët: rri aty dhe mos u ndje.

“Kontraktor për kompaninë është ministria. Lefter që akuzon ma ka bërë Berisha, jo Lefter ia ke bërë vetes se të kanë marrë me qira, rri aty dhe mos u ndje”, tha ai.

Kujtojmë se gjatë seancës së në GJKKO, Lefter Koka deklaroi se akuzat ndaj tij dhe stafit janë ngritur në bazë të opinionit politik dhe mediatik.

“I kërkoj ndjesë të gjithë stafit nëse janë këtu për shkakun tim. Ata kanë bërë më të mirën që mund të bënin. Akuzat janë ngritur mbi bazë të opinionit politik e mediatik. Jam viktimë e Saliut dhe e partiçkës së vogël. Ndjesë të gjithë juve (personave që janë akuzuar në dosjet ku ai është pjesë)”, është shprehur Lefter Koka.

2 VITE ME PARE

Inceneratori/ Berisha: Rama dhe Veliaj vodhën 61 mln euro me shpenzimet operative, 25 mln euro i vodhën me kostot e ndërtimit

 

"Kush i vodhi 130 milionë euro në 6 vite?"/ Inceneratori i
Sali Berisha

 

TIRANË- Kryetari i PD-së,  Sali Berisha po flet në konferencën e sotme lidhur me çështjen e inceneratorit të Tiranës. 

Berisha shprehet se nga auditimi i KLSH-së, sipas tij rezulton se kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj kanë vjedhur nga taksapaguesit shqiptarë me koston 29 euro për ton.

Sipas kryedemokratit, KLSH thotë se djegia mund të kryhej me 14.48 euro, ku resti pra, 14.5 euro do përfundonin në xhepin e Ramë dhe Veliajt.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS: 

Nga auditimi i KLSH dhe komunikimet e gjetura në email, rezulton se Rama-Veliaj kanë vjedhur dhe rrjepur taksapaguesit shqiptarë me koston 29 euro për ton. KLSH e nxjerr këtë kosto tërësisht fiktive. Ndaj u thashë ju se ai studimi i fizibilitetit ishte studimi i justifikimit të bazave të vjedhjes së shekullit. KLSH thotë se djegia, sipas ekspertëve më të mirë që ai ka angazhuar, mund të kryhej me 14.48 euro. Resti pra, 14.5 euro do përfundonin në xhepin Rama-Veliaj nëse do ishin djegësat.

Sipas përcaktimeve në kontratë, kosto për depozitim apo kapsulim është 12 euro për ton. Pra, sot 6 vite me radhë, periudhë në të cilën Erion Veliaj nuk ka djegur një ton të vetëm për faktin se djegësi nuk ekziston, pra gjer sot ai ka marrë, ka vjedhur 17 euro për ton të plehrave të depozituara në 6 vite në fushën e Sharrës, në sipërmarrjen e tyre.

Ju rikujtoj këtu se kur kryehajduti i aferës Edi Rama u pyet nga mediat, po si ka mundësi që ju nga 12 euro toni për depozitim, merrni 29 euro, e kishte gjetur, tha se kjo është një tarifë e ponderuar. Se Edi Rama nuk e ka idenë se çfarë është ponderimi, këtë e ka të qartë çdo njeri, po ç’është vjedhja dhe hajnia, ai e njeh më mirë se kushdo tjetër. Kështu atë tarifën e ponderimit ta quajmë tarifën e vjedhjes dhe hajnisë.

Edi Rama dhe Erion Veliaj kanë vjedhur me sipërmarrjen e tyre në mënyrë monstruoze duke fryrë kostot e shpenzimeve operative administrative gjer në skandal.

Në vendim shkruhet se komisionin në dhënien e koncesionit, kur ka llogaritur tarifën e depozitimit të mbetjeve, përveç kostove të operimit, ka shtuar vlera shpenzimesh për të cilat nuk është shprehur më herët studimi i fizibilitetit.

Studimi që shërbeu si themel i gjithë kësaj vjedhje për të cilin u bë garant me firmën e tij, 3 herë Erion Veliaj, te Shkëlqim Cani, te Arben Ahmetaj në mënyrë të përsëritur, tani dalin edhe mbi këtë tarifë. Nuk ishte ajo që ka thënë fizibiliteti.

Dhe shpenzimet që janë shtuar në momentin e llogaritjes së tarifës arrijnë në vlerën 61 milionë euro.
Nuk kanë as me fantazi nuk mund të vjedhësh më shumë se kaq.

Është faktuar se kostot e ndërtimit të inceneratorit janë gjithashtu stratosferike. Ekspertët kanë gjetur se vlerat e këtyre impianteve të ndërtuara janë fryrë të paktën me 25 milionë euro. Nuk kanë të ndaluar.
Dhe imagjinoni përsëri. Nuk ekziston pas gjashtë vitesh asnjë impiant. Një vjedhje tjetër superskandaloze është vjedhja me dherat dhe inertet.

2 VITE ME PARE

Berisha: Veliaj i ka dhuruar kompanisë së vet 600 mijë metër katrorë tokë në Sharrë pa asnjë vendim të Këshillit Bashkiak

"Kush i vodhi 130 milionë euro në 6 vite?"/ Inceneratori i
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon ditën e sotme një konferencë me gazetarët ku ka folur për çështjen e inceneratorit të Tiranës. 

Berisha akuzoi kryebashkiakun Erion Veliaj, se ka kryer një mashtrim të madh, ku sipas tij ka marrë nga taksapaguesit e bashkisë dhe qarkut të Tiranës 130 milionë euro. Ai tha gjithashtu se Veliaj pa asnjë vendim të Këshillit Bashkiak, i ka dhuruar kompanisë së vet, 600 mijë metër katrorë tokë në Sharrë.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS: 

E kuptueshme që çdo njeri shtron pyetjen, se ku janë, kush i vodhi 130 milionë euro në 6 vite, në sipërmarrjen Veliaj-Rama.
Si u zhdukën në një kohë kur në atë që unë e kam quajtur miniera e floririt Rama-Veliaj, nuk ekziston asnjëri nga 5 objektet e parashikuara për ndërtim në kontratë.
Pasi ne provuam me dokumente se me firmë personale të Erion Veliajt, u certifikua i famshmi studim fizibiliteti që në fakt ishte studimi bazë i vjedhjes së shekullit.
Studimi i fizibilitetit, i bërë nga një nga aksionerët e vegjël të sipërmarrjes Rama-Veliaj, famëzi Klodian Zoto.
Por, i paraqitur me firmën e tij si sukses, si i vërtetë para ministrave Cani dhe Arben Ahmetaj, fiks nga Erion Veliaj.
Pasi faktuam me firmën personale të Erion Veliajt se ky kreu një megamashtrim të madh publik për ndërmarrjen e tij, firmosi se Bashkia e Tiranës dhe bashkitë e rretheve, do paguajnë nga të ardhurat e tyre 91 milionë euro për sipërmarrjen e tij, duke mashtruar atë dhe paraqitur atë si vendim të Këshillit Bashkiak dhe Këshillit të Qarkut dhe kjo nuk ishte kurrë e tillë.
Dhe mashtrimi ka veëm një shpjegim, se ai nuk kishte 3 të 5-tat për ta kaluar, ndaj dhe mashtronte për ndërmarrjen e tij.
Pasi faktuam se Edi Rama në kundërshtimin më flagrant, më të paimagjinueshëm, për të cilin do hyjë në Gines, firmosi bonusin 8 pikë për kompaninë, për të cilën u njoftua se nuk ekzistonte, firmosi me firmën e tij në një kohë kur ministri i Drejtësisë i deklaronte me shkrim se kjo nuk është kompetencë e qeverisë, por natyrisht kompetencë e sipërmarrjes Rama-Veliaj.
Pasi rrëzuam me dokumente autentike përpjekjen e larove skapistë për ta paraqitur si strumbullar të vjedhjes së shekullit, hajdutin me qira, Lefter Koka, i cili ishte thjesht i marrë me qira, por sipërmarrja ishte e këtyre firmëtarëve, siç tregojnë të gjithë dokumentet.
Tani jemi këtu para jush për të faktuar me dokumente se pse Edi Rama dhe Erion Veliaj janë hajdutët më kryesorë të 130 milionë eurove, të paguar nga taksapaguesit e Bashkisë së Tiranës dhe qarkut të Tiranës, por edhe bizneset e këtij qarku, në sipërmarrjen e Sharrës Rama-Veliaj.
Së pari, Erion Veliaj pa asnjë vendim të Këshillit Bashkiak, i ka dhuruar kompanisë së vet, apo kompanisë Rama-Veliaj, 600 mijë metër katrorë tokë në Sharrë.
Në qoftëse 400 mijë metër katrorë kanë ndjekur procedurën ligjore të shpronësimit, Rama dhe Veliaj kanë lumturuar veten në sipërmarrjen e tyre me 600 mijë metër katrorë tokë tjetër, për të cilën nuk ekziston asnjë procedurë ligjore e çfarëdolli shpronësimi.
Zonja Kryemadhi deklaroi se këtyre 600 mijë metër katrorë tokë, i janë shtuar këto muajt e fundit edhe 150 mijë metër katrorë tokë të tjera.
Imagjinoni, a mund të ketë sipërmarrje në botë që të pushtojë pa asnjë kontratë, pa asnjë tarifë, pa asnjë proces, 600 mijë metër katrorë dhe në dorën tjetër 150 mijë? Kjo ndodh vetëm kur sipërmarrja është Rama-Veliaj dhe në asnjë rast tjetër.
Edhe me Bolinon e tij kur vodhën, Rama u detyrua të vjedhë me 1 euro, siç paraqita 4 vendimet me firmën personale të Edi Ramës.

sali berisha inceneratori i tiranes

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje