LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Inceneratori i Tiranës/ GJKKO jep vendimin për Lefter Kokën dhe 7 të akuzuarit e tjerë

• Gjykata e Posaçme ka dhënë sot vendimin për të akuzuarit për inceneratorin e Tiranës. • Lefter Koka është dënuar sot me 3 vite dënim me burg, nga të cilat do të vuaj 2 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar. • GJKKO ka vendosur 3 vite burg për Bledar Karolin, Taulant Tushen dhe Namik Simixhiun, me gjykim të shkurtuar u mbetet vetëm 2 vite burg. • Për 4 personat e mësipërm duke përllogaritur kohën e paraburgimit dhe çështjes së arrestit, GJKKO vendosi shuarjen e masës së sigurisë. Fatjon Murati është dënuar me 3 vite burg, por nga gjykimi i shkurtuar do të vuajë vetëm 2 vite burg. • Valbona Ballgjini dhe Sidita Kopliku janë dënuar me 2 vite burg dhe 1 vit e 6 muaj burg, por me gjykim të shkurtuar, burgu i konvertohet në shërbim prove dhe punë në të mirë publike. • Ndërkohë që Jetmir Llapaj është shpallur i pafajshëm. 

2 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Inceneratori i Tiranës/ GJKKO merr vendimin, ja me sa dënohen të akuzuarit

Inceneratori i Tiranës/ GJKKO jep vendimin për Lefter Kokën dhe 7
Inceneratori i Tiranës

TIRANË-  Gjykata e Posaçme ka dhënë sot vendimin për të akuzuarit për inceneratorin e Tiranës. GJKKO ka vendosur 3 vite burg për Bledar Karolin, Taulant Tushen dhe Namik Simixhiun. Në përfundim, duke përllogaritur kohën e paraburgimit dhe çështjes së arrestit, GJKKO vendosi shuarjen e masës së sigurisë për këtë dosje. 

Fatjon Murati është dënuar me 3 vite burg, por nga gjykimi i shkurtuar do të vuajë vetëm 2 vite burg. Valbona Ballgjini dhe Sidita Kopliku janë dënuar me 2 vite burg dhe 1 vit e 6 muaj burg, por me gjykim të shkurtuar, burgi i konvertohet në shërbim prove dhe punë në të mirë publike. Ndërkohë që Jetmir Llapaj është shpallur i pafajshëm. 

Dënimet:

Bledar Karoli - 3 vite burg me gjykim të shkurtuar, dënimi ulet në 2 vite dhe 5 vite ndalim nga funksionet publike, shuarje mase arresti në burg.

Taulant Tushe - 3 vite burg me gjykim të shkurtuar, dënimi ulet në 2 vite dhe 5 vite ndalim nga funksionet publike. Shuarje e masës së sigurimit arrest në burg.

Namik Simixhiu - 3 vite burg me gjykim të shkurtuar, dënimi ulet në 2 vite. Shuarje të masës së arrestit dhe heqje e të drejtës për funksione të publike.

Valbona Ballgjini - 2 vite burg, me gjykim të shkurtuar, i cili konvertohet në shërbim prove sa dyfishi i mbetur i pjesës së shlyerjes së dënimit. 5 vite pa funksione publike

Sidita Kopliku - 1 vit e 6 muaj, me gjykim të shkurtuar në 1 vit burg, i cili konvertohet në punë në të mirë publike. 5 vite pa të drejtë funksionesh publike.

Jetmir Llapaj -  Shpallet i pafajshëm.

Fatjon Murati - 3 vite burg, me gjykim të shkurtuar, dënimi ulet në 2 vite dhe 5 vite ndalim nga funksionet publike.

SPAK çoi për gjykim një pjesë të të akuzuarve për inceneratorin e Tiranës mes të cilëve edhe ish-ministrin e mjedisit Lefter Koka, si dhe disa ish-zyrtarë të bashkisë së Tiranës dhe anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave. Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako akuzohet se ka përfituar afro 14 milion e 600 mijë lekë pasi ka falsifikuar dokumente për të shpronësuar një tokë për ta kthyer nga një tokë arë në truall në bashkëpunim me ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka e kryetarin e shpronësimeve, Pëllumb Abeshi për Inceneratorin e Elbasanit. Bllakos iu caktua dënimi me 2.8 vite burg dhe 5 vite heqje e së drejtës për të ushtruar funksione publike për këtë aferë. Ndërkohë që është dënuar me 2.8 vite burg për inceneratorin e Fierit.

1 VITE ME PARE

Inceneratori i Tiranës, ish-ministri Lefter Koka dënohet me 3 vite burg

Inceneratori i Tiranës/ GJKKO jep vendimin për Lefter Kokën dhe 7
Lefter Koka

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dhënë sot vendimin për ish-Ministrin e Mjedisit Lefter Koka për inceneratorin e Tiranës. Lefter Koka është dënuar sot me 3 vite dënim me burg, nga të cilat do të vuaj 2 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar. Në përfundim, duke përllogaritur kohën e paraburgimit dhe çështjes së arrestit, GJKKO vendosi shuarjen e masës së sigurisë për këtë dosje. Bashkë me burgun që ka kryer, Koka nuk lejohet që të mbajë funksione publike për 5 vite. 

Dënimi:

Dënohet Lefter Koka me 3 vite, i zbret 1/3 e dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar. Në fund vendoset shuarja e masës. Si dhe dënohet që të mos ushtrojë funksione publike për 5 vite.

SPAK çoi për gjykim një pjesë të të akuzuarve për inceneratorin e Tiranës mes të cilëve edhe ish-ministrin e mjedisit Lefter Koka, si dhe disa ish-zyrtarë të bashkisë së Tiranës dhe anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave. Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako akuzohet se ka përfituar afro 14 milion e 600 mijë lekë pasi ka falsifikuar dokumente për të shpronësuar një tokë për ta kthyer nga një tokë arë në truall në bashkëpunim me ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka e kryetarin e shpronësimeve, Pëllumb Abeshi për Inceneratorin e Elbasanit. Bllakos iu caktua dënimi me 2.8 vite burg dhe 5 vite heqje e së drejtës për të ushtruar funksione publike për këtë aferë. Ndërkohë që është dënuar me 2.8 vite burg për inceneratorin e Fierit.

gjkko inceneratori i tiranes

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet