LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Investigimi i Rai 3/ "Ramaflix, narcos", djegie gomash dhe përplasje me policinë, mbyllet protesta e opozitës para Kuvendit, Argita Malltezi: Nuk ka shans ligjor që Berishës t’i hiqet mandati

• Është mbyllur pas rreth dy orësh protesta e opozitës e thirrur para Kuvendit pas publikimit të episodit të dytë të reportazhit investigues për Shqipërinë të televizionit italian Rai 3. • Policia e Shtetit kishte marrë disa masa organizative dhe operacionale për garantimin e rendit publik dhe sigurisë gjatë zhvillimit të tubimit. • Për të shmangur përballjen me protestuesit, deputetët e Partisë Socialiste kanë hyrë në parlament më herët. • Ndërkohë para Kuvendit janë ndezur goma duke krijuar një tym të zi. • Nuk kanë munguar as përplasjet fizike me punonjësit e policisë në këtë protestë. • Protesta e sotme e opozitës para Kuvendit pas reportazhit investigues që u transmetua nga televizioni italian Rai3 ka nisur me tensione.• Pjesë e protestës ka qenë edhe shefi i organizimit në PD, Klevis Balliu. • Balliu gjatë fjalës së tij bëri thirrje për bashkim të shqiptarëve kundër narkoshtetit. • Ai me tej shtoi se asnjë njeri nuk i zgjidh problemet e këtij vendi përveçse populli i këtij vendi. Balliu u shpreh se është koha t'i dalin zot vendit tonë, shtëpisë sonë, pluralizmit, demokracisë. • Anëtari i Kryesisë së PD, Belind Këlliçi ka marrë pjesë ditën e sotme në protestën e opozitës para Kuvnedit. • Këlliçi gjatë fjalës së tij u shpreh se qytetarët duhet të bashkohen me protestuesit pasi sot ky parlament përfaqëson krimin dhe narkoshtetin e ngritur nga kreu i kartelit, Edi Rama. Ai shtoi se edhe pse kushtet atmosferike nuk janë të favorshëm qytetarët duhet të bashkohen për të ardhmen e Shqipërisë. • Këlliçi shtoi se kjo nuk është beteje politike. • Ai më tej theksoi thirrjen e tij ndaj protestuesve ku u tha se duhet të futeën në parlament.• Protesta e sotme e opozitës para Kuvendit pas reportazhit investigues që u transmetua nga televizioni italian Rai3 ka nisur me tensione. • Pjesë e protestës ka qenë edhe kryetarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja. • Kalaja gjatë fjalës së saj u shpreh se ku gënjeu RAI 3, Bild dhe shumë media prestigjioze ndërkombëtare. • Ajo shtoi se Rama e di shume mirë që kjo është e vërteta e dhimbshme që po pushton dita-ditës jo vetëm Shqipërinë, por çdo qelizë të shoqërisë shqiptare.• Deputeti demokrat, Flamur Noka pas debateve të shumta në seancën e sotme nga Kuvend u përjashtua nga kryeparlamentarja, Lindita Nikolla. • Pas tensioneve në Kuvend Noka shkoj drejt protestës së opozitës të organizuar para Kuvendit. • Noka gjatë fjalës së tij u shpreh se Rama është shefi i narko-shtetit.• Ai më tej shtoi se u deshën 3 media që të nxjerrin "lakrat" këtij regjimi. • Argita Malltezi ka folur pas përfundimit të protestës, ku tha se babai i saj, kreu i PD-së, Sali Berisha nuk ka asnjë shans ligjor t'i hiqet mandati. Malltezi tha se protesta e sotme kishte nerv opozitar. • Vajza e Berishës u shpreh se mandati hiqet kur ligjvënësi mungon pa arsye, por shtoi se ish-kryeministri nuk është lejuar të marrë pjesë në seancat gjyqësore me vendim gjykate.

18 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Argita Malltezi: Nuk ka shans ligjor që Sali Berishës t’i hiqet mandati

Investigimi i Rai 3/ "Ramaflix, narcos", djegie gomash dhe
argita malltezi

TIRANË- Argita Malltezi ka folur pas përfundimit të protestës, ku tha se babai i saj, kreu i PD-së, Sali Berisha nuk ka asnjë shans ligjor t'i hiqet mandati. Malltezi tha se protesta e sotme kishte nerv opozitar. 

Vajza e Berishës u shpreh se mandati hiqet kur ligjvënësi mungon pa arsye, por shtoi se ish-kryeministri nuk është lejuar të marrë pjesë në seancat gjyqësore me vendim gjykate.

"Sot protesta kishte nerv opozitar. Nuk ka asnjë shans ligjor që Sali Berishës që të hiqet mandati. Kushtetuta përcakton se cilat janë rastet e heqjes së mandatit ose mbarimit të mandatit  të deputetit, kur mundon 6 muaj pa arsye dhe kur ka një vendim gjykate të formës së prerë që vendos mbi themelin e çështjes. Kemi një vendim për moslejimin e vajtjes në Parlament kur Sali Berisha nuk është nën akuzë dhe as në fazë gjykimi, por është thjesht në fazë hetimi. Ai nuk është lejuar që të shkojë në Parlament”, tha Argita Malltezi.

 

2 VITE ME PARE

Nga Kuvendi te protesta, Noka: Rama është shefi i narkoshtetit! U deshën tre media që t’i nxjerrin lakrat këtij regjimi

Investigimi i Rai 3/ "Ramaflix, narcos", djegie gomash dhe
Noka

TIRANË- Deputeti demokrat, Flamur Noka pas debateve të shumta në seancën e sotme nga Kuvend u përjashtua nga kryeparlamentarja, Lindita Nikolla.Pas tensioneve në Kuvend Noka shkoj drejt protestës së opozitës të organizuar para Kuvendit. Noka gjatë fjalës së tij u shpreh se Rama është shefi i narko-shtetit. Ai më tej shtoi se u deshën 3 media që të nxjerrin "lakrat" këtij regjimi.

“Në ato karrige të Kuvendit, Rama ka ulur narkoshtetin, kartelin e Sinaloas. U deshën tre media që t’i nxjerrin lakrat këtij regjimi. Këta kriminelë Edi Rama i bëri investitorë strategjikë. U deshën tre mediat që t’i nxjerrin regjimit të narkos së Tiranës. Numri dy për 10 vite të këtij regjimi e thotë me zë dhe figurë se Rama është shefi i narkoshtetit,” tha ai.

Edhe pse iu kërkua disa herë të zhbllokonte foltoren Noka vijoj me tensionet dhe debatet ndërsa i mori edhe mikrofonin deputetit socialist, Vasil Naço. Ndaj tij Nikolla u shpreh se do të bëjë kërkesë në sekretariati i etikës për sjelljen e Nokës. Ky u fundit i ka shpërfillur deri në fund këto paralajmërime dhe ka vijuar me qëllimet e tij për të mbajtur fjalën edhe pse ishte i përjashtuar.

2 VITE ME PARE

Pas më shumë se dy orësh, mbyllet protesta e opozitës para Kuvendit, ja kur do të mbahet tubimi i radhës

Investigimi i Rai 3/ "Ramaflix, narcos", djegie gomash dhe
Protesta

TIRANA- Ka përfunduar pas dy orë e gjysmë protesta e opozitës mbajtur para Kuvendit. Në këtë protestë u mbajtën fjalime nga anëtarë të opozitës, por nuk munguan as përplasjet me policinë apo djegia e gomave po para godinës së Kuvendit.

Deputeti Flamur Noka iu ka bërë thirrje protestuesve që të shpërndahen, edhe për shkak të temperaturave të larta dhe tashmë opozita do të protestojë të hënën në orën 11:00. Mësohet se punonjësit e Policisë janë duke u larguar. 

Opozita lajmëroi zhvillimin e protestë pas publikimit të puntatës së dytë reportazhit investigues për Shqipërinë të televizionit italian Rai 3. Njëkohësisht me zhvillimin e protestë, brenda në Kuvend u mbahejhej edhe seanca plenare. 

 

2 VITE ME PARE

Protesta e opozitës para Kuvendit/ Një polic nuk dihet mirë, protestuesit e ndihmojnë (FOTO)

Investigimi i Rai 3/ "Ramaflix, narcos", djegie gomash dhe
Polici

TIRANË- Protesta e sotme e opozitës para Kuvendit ka nisur me tensione. Që nga grumbullimi i protestuesve e deri në këto momente protestuesit kanë tentuar herë pas herë të thyejnë kordorin e policisë të cilët kanë rrethuar Kuvendit.

Policët kanë dalë para Kuvendit prej disa orësh në temperatura të larta dhe janë përballur me protestuesit të cilët kanë tentuar të futen drejt objektit. Protestuesit gjithashtu i kanë qëlluar me vezë dhe fruta dhe në një situatë të tillë një nga efektivët nuk është ndjerë mire.

Nga pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes bëhët me dije se protestuesit kanë ndihumar efektivin. Nga fotot e publikuara duket një protestues i cili e ndihmon policin të heqë skafandën dhe më pas i jep ujë. 

Investigimi i Rai 3/ "Ramaflix, narcos", djegie gomash dhe

2 VITE ME PARE

“Njerëzit e ndershëm janë në sheh”, protesta e opozitës, Jamarbër Malltezi: Elisa e 5 mln eurove me doganat dhe Xhaçka strategjike…

Investigimi i Rai 3/ "Ramaflix, narcos", djegie gomash dhe
Jamarbër Malltezi

TIRANA- Dhëndri i ish-kryeministrit, Sali Berisha, Jamarbër Malltezi ka reaguar në lidhje me protestën që po mbahet sot para Kuvendit të Shqipërisë, protestë e thirrur nga opozita. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Malltezi ka shkruar se njerëzit e mirë janë sot në shesh, ndërkohë që në Kuvend janë sipas tij, hajdutët.

“Njerëzit e mirë janë në shesh. Hajdutët janë në Parlament. Elisa e 5 mln euro me doganat e tendera burrit, Xhaçka strategjike etj”, shkruan Malltezi.

Opozita lajmëroi zhvillimin e protestë pas publikimit të puntatës së dytë reportazhit investigues për Shqipërinë të televizionit italian Rai 3. Njëkohësisht me zhvillimin e protestë, brenda në Kuvend po zhvillohet edhe seanca plenare. 

2 VITE ME PARE

Protesta e opozitës, Këlliçi: Kjo nuk është betejë politike! Të bashkohemi për të shpëtuar Shqipërinë

Investigimi i Rai 3/ "Ramaflix, narcos", djegie gomash dhe
Belind Këlliçi

TIRANË- Anëtari i Kryesisë së PD, Belind Këlliçi ka marrë pjesë ditën e sotme në protestën e opozitës para Kuvnedit. Këlliçi gjatë fjalës së tij u shpreh se qytetarët duhet të bashkohen me protestuesit pasi sot ky parlament përfaqëson krimin dhe narkoshtetin e ngritur nga kreu i kartelit, Edi Rama.

Ai shtoi se edhe pse kushtet atmosferike nuk janë të favorshëm qytetarët duhet të bashkohen për të ardhmen e Shqipërisë. Këlliçi shtoi se kjo nuk është beteje politike. Ai më tej theksoi thirrjen e tij ndaj protestuesve ku u tha se duhet të futeën në parlament.

"Deputetët e opozitës kanë kërkuar mocion me debat me kryebanditin dhe kreun e kartelit të drogës, Edi Rama. Lindita Nikolla, kjo mercenare dhe ushtare e narkoshtetit i ka hequr të drejtën opozitës për mocion me debat me kryeministrin dhe shpurën e tij.

Ftojmë qytetarët që janë sot në protestë të vijojmë përballjen, parlamenti është i qytetarëve dhe jo i trafikantëve, i bëjmë thirrje policisë që të mos provokojnë qytetarët por të arrestojnë bandidët që janë në parlament dhe kryeministrin Rama.

Boll hodhët gaz ndaj qytetarëve dhe boll i sulmua ato. Qytetarë do të duhet të bashkohemi të gjithë edhe pse kushtet atmosferike nuk janë të favorshëm por bashkimi duhet të bëhet për të ardhmen tonë dhe Shqipërisë, kjo nuk është betejë politike.

Duhet të futemi në parlament pasi ai është parlamenti i qytetarëve dhe jo i trafikantëve. Qytetarë bashkoheni me protestuesit për të shkuar në parlamentin e shqiptarëve. Ky është një regjim i mbështetur në drogë krim dhe korrupsion i takon qytetarëve të marrin në dorë fatet e tyre," tha ai.

2 VITE ME PARE

FOTOLAJM/ "Shtyni!" Protesta e opozitës para Kuvendit, turma, përplasje fizike me policinë

Investigimi i Rai 3/ "Ramaflix, narcos", djegie gomash dhe
Protesta

TIRANA- Vijon protesta para Kuvendit të Shqipërisë e thirrur nga opozita ku janë hasur dhe përplasje fizike mes protestuesve dhe policisë. Në nisje të protestës grumbulluan goma dhe më pas iu vendosën zjarrin para Kuvendit ndërsa u krijua tym i madh.

Opozita lajmëroi zhvillimin e protestë pas publikimit të puntatës së dytë reportazhit investigues për Shqipërinë të televizionit italian Rai 3. Njëkohësisht me zhvillimin e protestë, brenda në Kuvend po zhvillohet edhe seanca plenare. 

2 VITE ME PARE

VIDEO/ Freskohet me ujë dhe niset me vrull drejt policisë, çfarë synonte të bënte protestuesi para Kuvendit?

Investigimi i Rai 3/ "Ramaflix, narcos", djegie gomash dhe
Protesta

TIRANA- Vijon protesta para Kuvendit të Shqipërisë e thirrur nga opozita ku janë hasur dhe përplasje fizike mes protestuesve dhe policisë. Veç kësaj, videoja më poshtë tregon një person i cili freskohet me ujë para godinës së Kuvendit dhe me vrull niset drejt forcave të policisë, por ndalet nga disa të tjerë.

 

Opozita lajmëroi zhvillimin e protestë pas publikimit të puntatës së dytë reportazhit investigues për Shqipërinë të televizionit italian Rai 3. Njëkohësisht me zhvillimin e protestë, brenda në Kuvend po zhvillohet edhe seanca plenare. 

 

2 VITE ME PARE

Protesta e opozitës para Kuvendit/ Balliu: Jetojmë në një narkoshtet! Pronari i Shqipërisë janë qytetarët dhe jo narkoqeveria

Investigimi i Rai 3/ "Ramaflix, narcos", djegie gomash dhe
Balliu

TIRANË- Protesta e sotme e opozitës para Kuvendit pas reportazhit investigues që u transmetua nga televizioni italian Rai3 ka nisur me tensione. Pjesë e protestës ka qenë edhe shefi i organizimit në PD, Klevis Balliu. Balliu gjatë fjalës së tij bëri thirrje për bashkim të shqiptarëve kundër narkoshtetit.

Ai me tej shtoi se asnjë njeri nuk i zgjidh problemet e këtij vendi përveçse populli i këtij vendi. Balliu u shpreh se është koha t'i dalin zot vendit tonë, shtëpisë sonë, pluralizmit, demokracisë.

"Po jetojmë në një narkoshtet, narkoshtetin e narkoqeverisë të narkokryeministrit Edi Rama. Të nderuar miq, asnjë njeri nuk i zgjidh problemet e këtij vendi përveçse populli i këtij vendi. Asnjë njeri nuk i del dot për zot shtëpisë së askujt përveç pronari i shtëpisë. Pronari i Shqipërisë janë qytetarët dhe jo narkoqeveria.

Një thirrje kam për Policinë e Shtetit, hapini rrugën qytetarëve të shkojnë dhe të nxjerrin narkodeputetët që kanë mbuluar dhe privatizuar prokurorinë e Shqipërisë, nga Ermonela Felaj deri të narkokryeministri Edi Rama.

Thirrje kam për institucionet e demek drejtësisë si SKAP i partisë, ja ku i ke, do të luftosh korrupsionin, nxirre grupin parlamentar të Partisë Socialiste që në fakt është grupi parlamentar i partisë kriminale, i partisë së drogës, i partisë së krimit.

Të nderuar qytetarë, është koha t'i dalim zot vendit tonë, shtëpisë sonë, pluralizmit, demokracisë. Nuk ka asnjë vend tjetër në botë dhe nuk ka asnjë me uniformë apo pa uniformë që do mund të bëjë presion ndaj demokratëve, ndaj opozitës dhe ndaj çdo qytetari shqiptar," tha Balliu.

Protestuesit në nisje të protestës grumbulluan goma dhe më pas iu vendosën zjarrin para Kuvendit ndërsa u krijua tym i madh.

Pas ndezjes së gomave para Kuvendit raportohet se protestuesit kanë qëlluar me vezë dhe fruta efektivët e policisë të cilët kanë krijuar një kordon rreth objektit. 

2 VITE ME PARE

VIDEO/ Protesta e opozitës, pamje nga ndezja e gomave para Kuvendit

Investigimi i Rai 3/ "Ramaflix, narcos", djegie gomash dhe
Zjarri

TIRANË- Protesta e sotme e opozitës para Kuvendit pas reportazhit investigues që u transmetua nga televizioni italian Rai3 ka nisur me tensione. Protestuesit në nisje të protestës grumbulluan goma dhe më pas iu vendosën zjarrin para Kuvendit ndërsa u krijua tym i madh.

Pas ndezjes së gomave para Kuvendit raportohet se protestuesit kanë qëlluar me vezë dhe fruta efektivët e policisë të cilët kanë krijuar një kordon rreth objektit. 

"Hapeni rrugën!" dëgjohen protestuesit ndërsa kërkojnë të futen në Kuvend të thyejnë kordonin e policisë.

 
 
2 VITE ME PARE

FOTO/ Tubimi i opozitës para Kuvendit, përplasje mes protestuesve dhe Policisë

Investigimi i Rai 3/ "Ramaflix, narcos", djegie gomash dhe
Foto nga protesta

TIRANA- Vijon protesta para Kuvendit të Shqipërisë e thirrur nga opozita ku janë hasur dhe përplasje fizike mes protestuesve dhe policisë. 

Opozita lajmëroi zhvillimin e protestë pas publikimit të puntatës së dytë reportazhit investigues për Shqipërinë të televizionit italian Rai 3. 

Njëkohësisht me zhvillimin e protestë, brenda në Kuvend po zhvillohet edhe seanca plenare. 

2 VITE ME PARE

VIDEO+FOTO/ Protestuesit qëllojnë me vezë dhe fruta policinë para Kuvendit: Hapeni rrugën!

Investigimi i Rai 3/ "Ramaflix, narcos", djegie gomash dhe
Policia

TIRANË- Ditën e sotme opozita po zhvillon një proteste para Kuvendit pas reportazhit investigues që u transmetua nga televizioni italian Rai3. Protesta ka nisur në orën 10:00, në të njëjtën kohë me nisjen e seancës së sotme plenare ndërsa kanë vijuar tensionet.

Pas ndezjes së gomave para Kuvendit raportohet se protestuesit kanë qëlluar me vezë dhe fruta efektivët e policisë të cilët kanë krijuar një kordon rreth objektit. 

"Hapeni rrugën!" dëgjohen protestuesit ndërsa kërkojnë të futen në Kuvend të thyejnë kordonin e policisë.

Para nisjes së protestës u raportua se protestues kishin mbledhur goma para Kuvendit ndërsa pritej ndezja e tyre. Kjo nuk ështe hera e parë qe ndizen goma ne protesta pasi edhe në protestën e kaluar të opozitës para bashkisë së Tiranës u dogjën disa goma duke krijuar tym dhe tensione. 

 

2 VITE ME PARE

FOTOLAJM/ "Ramaflix, narcos", goma, flamuj e gardhe policie, çfarë po ndodh në protestën e opozitës para Kuvendit?

Investigimi i Rai 3/ "Ramaflix, narcos", djegie gomash dhe
Foto nga protesta

TIRANA- Opozita pati lajmëruar zhvillimin e protestë pas publikimit të puntatës së dytë reportazhit investigues për Shqipërinë të televizionit italian Rai 3. Nga pamjet e marra nga protesta e opozitë shihen fletushka me imazhet e disa prej anëtarëve të qeverisë me mbishkrimin "Ramaflix", "Narcos".

Njëkohësisht me zhvillimin e protestë, brenda në Kuvend po zhvillohet edhe seanca plenare e cila ka nisur mes debatesh nga ana e deputetëve të opozitës dhe Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla.

2 VITE ME PARE

VIDEO+ FOTO/ Zjarr dhe tym i zi, protestuesit ndezin gomat jashtë Kuvendit

Investigimi i Rai 3/ "Ramaflix, narcos", djegie gomash dhe
Zjarri

TIRANË- Ditën e sotme para Kuvendit, opozita po zhvillon një proteste pas reportazhit investigues që u transmetua nga televizioni italian Rai3, të dielën. Protesta ka nisur në orën 10:00, në të njëjtën kohë me nisjen e seancës së sotme plenare. Ndërkohë para Kuvendit janë ndezur goma duke krijuar një tym të zi.

Para nisjes së protestës u raportua se protestues kishin mbledhur goma para Kuvendit ndërsa pritej ndezja e tyre. Kjo nuk ështe hera e parë qe ndizen goma ne protesta pasi edhe në protestën e kaluar të opozitës para bashkisë së Tiranës u dogjën disa goma duke krijuar tym dhe tensione.


 

2 VITE ME PARE

VIDEO/ Protesta e opozitës, protestuesit vendosin goma të vjetra jashtë Kuvendit

Investigimi i Rai 3/ "Ramaflix, narcos", djegie gomash dhe
Protestuesit

TIRANË- Ditën e sotme para Kuvendit, opozita ka lajmëruar zhvillimin e një proteste pas reportazhit investigues që u transmetua nga televizioni italian Rai3, të dielën. Protesta ka nisur në orën 10:00, në të njëjtën kohë me nisjen e seancës së sotme plenare. Ndërkohë para Kuvendit janë mbledhur  protestuesit ashtu siç ishte njoftuar.

Gjithashtu raportohet se protestuesit janë parë me goma para Kuvendit. Në protestën e kaluar të opozitës para bashkisë së Tiranës u dogjën disa goma duke krijuar tym dhe tensione. Pritet që gjatë kësaj proteste të ketë djegie të tjera të gomave.

Para grumbullimit të protestuesve u raportua se rreth 400 efektivë nga Policia e Tiranës (efektivë të rendit, forcat Shqiponja, agjentë) dhe Forcat e Sigurisë Kombëtare (FNSH) janë angazhuar për mbarëvjatjen e protestës para parlamentit.

 

2 VITE ME PARE

Policia, "gardh" jashtë Kuvendit, çfarë po ndodh në protestën e opozitës

Investigimi i Rai 3/ "Ramaflix, narcos", djegie gomash dhe
Protesta

TIRANA- Policia është vendosur para Kuvendit, ku dhe mbahet protesta nga opozita. Opozita lajmëroi zhvillimin e protestë pas publikimit të puntatës së dytë reportazhit investigues për Shqipërinë të televizionit italian Rai 3. 

Njëkohësisht me zhvillimin e protestë, brenda në Kuvend po zhvillohet edhe seanca plenare. Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka kërkuar mocion me debat, lidhur me reportazhin e televizionit italian për Shqipërinë. 

 

2 VITE ME PARE

Protesta e opozitës jashtë Kuvendit, Argita Malltezi në tubim

Investigimi i Rai 3/ "Ramaflix, narcos", djegie gomash dhe
argita malltezi

TIRANË- Argita Malltezi, vajza e liderit të Partisë Demokratike, po merr pjesë në tubimin e opozitës jashtë Kuvendit. Opozita lajmëroi zhvillimin e protestë pas publikimit të puntatës së dytë reportazhit investigues për Shqipërinë të televizionit italian Rai 3. 

Njëkohësisht me zhvillimin e protestë, brenda në Kuvend po zhvillohet edhe seanca plenare. Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka kërkuar mocion me debat, lidhur me reportazhin e televizionit italian për Shqipërinë. 

2 VITE ME PARE

Protesta e opozitës sot, deputetet e PS futen herët në Kuvend, shmangin përballjen me protestuesit

Investigimi i Rai 3/ "Ramaflix, narcos", djegie gomash dhe
Kuvendi

TIRANA- Teksa nga momenti në moment pritet të nisë protesta e opozitës, e paralajmëruar më herët, deputetët e Partisë Socialiste kanë hyrë në parlament më herët. Mësohet se pas godinës së Kuvendit janë vendosur edhe dy autobote me ujë.

Nga ana tjetër, mësohet po ashtu se drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, ndodhet në terren. Protesta e opozitës lidhet me publikimet e bëra nga emisioni Report në Rai 3.

protesta e opozites 6 qershor 2024

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen