LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Kemi një reformë që ka bërë diçka radikale! Asnjë universitet tjetër në vend nuk e ka bërë këtë!" Rama: Në 2030 UBT do të jetë antena e BOKU-t të Vjenës

• Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në një aktivitet për Universitetin Bujqësor të Tiranës. • Rama tha se asnjë universitet në Shqipëri s’e ka bërë këtë që po bën UBT. • Ai shtoi se në asnjë universitet në Shqipëri nuk mund të gjesh sot për sot këtë perspektivë që ka hapur kjo reformë, sipas tij, reale evropiane, rrënjësore në UBT. • Gjithashtu Rama u shpreh se UBT ka kaluar dy faza në historinë e vet. • Rama kujtoi takimin me rektorin e atëhershëm të Universiteti Boku të Vjenës duke u shprehur se ai ishte i "frikësuar" pasi në zyrë i kishte shkuar "shefi i madh i mafias shqiptare". • Ai shtoi se aty nisën diskutimin e parë dhe duke e përshkruar atë si njeri civil dhe të mirësjellshëm. • Rama tha se në 2030 UBT do të jetë antena e BOKU-t të Vjenës. • Ai u shpreh se është arritur një reformë që ka bërë diçka radikale, ka spostuar procesin e bërjes së kurrikulave nga duart e shefave të Departamenteve në duart e një komisioni të brendshëm dhe të vetë studentëve. • Ai tha gjithashtu se Shqipëria që së shpejti anëtarësohet në BE ka nevojë për ata që përgatit Universiteti Bujqësor i Tiranës sepse Shqipëria njësoj si Europa dhe gjithë bota përballet me ndryshime klimaterike. • Rama tha se grupkapitujt për bujqësinë e zhvillimin rural si kusht për hapjen e negociatave me BE-në, janë një dhimbje e madhe koke për Shqipërinë. • Ai shtoi se mungesa e dijes është problem për vendin tonë.

5 artikuj për këtë temë.

11 MUAJ ME PARE

"O nëne o nënë, realisht!" Grupkapitujt për Bujqësinë e Zhvillimin Rural/ Rama: Dhimbja më e madhe e kokës për një vend si ne, na duhen njerëz të ditur

"Kemi një reformë që ka bërë diçka
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në një aktivitet për Universitetin Bujqësor të Tiranës. Rama tha se grupkapitujt për bujqësinë e zhvillimin rural si kusht për hapjen e negociatave me BE-në, janë një dhimbje e madhe koke për Shqipërinë. Ai shtoi se mungesa e dijes është problem për vendin tonë.

"Ky territor ka nevojë për forcat e reja që pa paragjykime, me shumë qartësi e informacion duhet të trokasin në derën e UBT. Në kapitujt e negociatave për anëtarësim Bujqësia dhe zhvillimi rural, janë një kapitull më vete. O nëne o nënë, realisht. Ata pedagogë këtu që merren me pjesën e direktivave europiane e dinë shumë mirë, mjedisi dhe ndryshime klimatike është kapitull më vete, siguria ushqimore, politika veterinare më vete, të gjitha këto bashkë janë dhimbja më e madhe e kokës për një vend si ne. Po dhimbja më e madhe është se ne kemi probleme që të tjerët nuk i kanë pasur, kurse neve na duhet dije. Na duhen shumë njerëz të ditur dhe patjetër që baza është ky Universitet. Nuk bëhet kjo me miell të huaj, sado që të marrin ekspert, na duhet ky brumë që kjo furrë po bëhet gati për ta pjekur", tha Rama.

11 MUAJ ME PARE

"Shqipëria njësoj si gjithë bota përballet me ndryshime klimaterike!" Rama: Në 2030 UBT do të jetë antena e BOKU-t

"Kemi një reformë që ka bërë diçka
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në një aktivitet për Universitetin Bujqësor të Tiranës. Rama tha se në 2030 UBT do të jetë antena e BOKU-t të Vjenës. Ai u shpreh se është arritur një reformë që ka bërë diçka radikale, ka spostuar procesin e bërjes së kurrikulave nga duart e shefave të Departamenteve në duart e një komisioni të brendshëm dhe të vetë studentëve. Ai tha gjithashtu se Shqipëria që së shpejti anëtarësohet në BE ka nevojë për ata që përgatit Universiteti Bujqësor i Tiranës sepse Shqipëria njësoj si Europa dhe gjithë bota përballet me ndryshime klimaterike.

“Kemi jo një konsulent por një bashkëudhëtar që i di të gjitha ato për të cilat ne kemi nevojë, falë Bardhi Sallakut që mos ngatërrohemi, se këta Bardhët e djathtë janë lloj-lloj, ky është Bardh i ndriçuar. Ne arritëm të kemi një reformë që ka bërë diçka radikale, ka spostuar procesin e bërjes së kurrikulave nga duart e shefave të Departamenteve në duart e një komisioni të brendshëm dhe të vetë studentëve.

Mua më bind që në 2030 UBT dhe Bokut do jenë një dhe UBT do të jetë antenat e BOKU-t. Shqipëria që së shpejti anëtarësohet në BE ka nevojë për ata që përgatit Universiteti Bujqësor i Tiranës sepse Shqipëria njësoj si Europa dhe gjithë bota përballet me ndryshime klimaterike”, tha Rama.

11 MUAJ ME PARE

"Nuk është e zakonshme për një socialist e demokrat!" Aktiviteti i UBT, Rama nuk kursen batuta: Me rektorin ishim në një gjatësi vale

"Kemi një reformë që ka bërë diçka
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në një aktivitet për Universitetin Bujqësor të Tiranës. Rama ka folur mes batutash edhe për bashkëpunimin me rektorin Fatbardh Sallaku. Ai u shpreh se me rektorin ishin në një gjatësi vale, jo shumë e zakonshme për një socialist dhe demokrat. Ai i vijoi batitat duke thënë se mbase i ndihmonte të komunikonin valët duke qenë se të dy janë pa flokë. 

“Së bashku me rektorin ishim në një gjatësi vale, jo shumë e zakonshme për një socialist dhe demokrat, por mbase na ndihmonte të komunikonim valët duke qenë se të dy jemi pa flokë. Dhe mungesa e flokëve na e bënte më të lehtë kapërcimin e kufirit partiak. E filluam këtë aventurë kur rektori në dëshpërim tha nuk kemi si e mbajmë këtë universitet nëse nuk e ulim më poshtë mesataren, nga 6 në 5, nga gjysmë të vdekur, ti marrim të vdekur.

I thashë kjo është një mbijetesë për të gënjyer veten se kjo do të cojë në rrënimin përfundimtar, ndërkohë që duhet të synojmë ta bëjmë UBT trendi, dhe ta kthejmë në universitet ku vajzat e djemtë e këtij vendi të shikojnë të ardhmen, dhe për këtë duhet të lidhemi me një universitet evropian. Dhe kështu shkuam në shkallët e BOKU-t", tha Rama.

11 MUAJ ME PARE

"I kishte shkuar në derë shefi i madh i mafias shqiptare!" Rama me batuta kujton takimin me rektorin e BOKUT-t në Vjenë: Ishte pak i trembur

"Kemi një reformë që ka bërë diçka
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në një aktivitet për Universitetin Bujqësor të Tiranës. Rama kujtoi takimin me rektorin e atëhershëm të Universiteti Boku të Vjenës duke u shprehur se ai ishte i "frikësuar" pasi në zyrë i kishte shkuar "shefi i madh i mafias shqiptare". Ai shtoi se aty nisën diskutimin e parë dhe duke e përshkruar atë si njeri civil dhe të mirësjellshëm.

“Është ish-rektori i BOKU që kur ne e takuam ishte në detyrë. Unë isha i pari kryeministër që hipja shkallët e atij universiteti që nga 1872 dhe rektori ishte pak i trembur se nuk kishte faj, ca nuk kishte dëgjuar për Shqipërinë e shqiptarët. Dhe po i vinte personalisht shefi i madh i mafias shqiptare në derë.

Aty filluam diskutimin e parë, njeri civil i mirësjellshëm. E ndjeja se na shikonte me një çudi të përzier me frikë. Falë këtij burri, që rasti e solli, që edhe të tërhiqej nga aktiviteti akademik në këtë periudhë dhe të na bashkohej me shumë bujari në këtë përpjekje tonën", tha Rama.

11 MUAJ ME PARE

“Asnjë universitet në Shqipëri s’e ka bërë këtë që po bën UBT!" Rama: Institucioni ka kaluar dy faza në historinë e vet

"Kemi një reformë që ka bërë diçka
Edi Rama

TIRANAKryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në një aktivitet për Universitetin Bujqësor të Tiranës. Rama tha se asnjë universitet në Shqipëri s’e ka bërë këtë që po bën UBT. Ai shtoi se në asnjë universitet në Shqipëri nuk mund të gjesh sot për sot këtë perspektivë që ka hapur kjo reformë, sipas tij, reale evropiane, rrënjësore në UBT.  Gjithashtu Rama u shpreh se UBT ka kaluar dy faza në historinë e vet. 

“Asnjë universitet në Shqipëri, e them me përgjegjësi, s’e ka bërë këtë që po bën UBT. Dhe në asnjë universitet në Shqipëri nuk mund të gjesh sot për sot këtë perspektivë që ka hapur kjo reformë reale evropiane, rrënjësore në UBT. UBT, për hir të së vërtetës, ka kaluar dy faza në historinë e vet. Një fazë të historisë së tij, kur ishte qendër ekselence reale në kushte të vështira dhe me mjete të kufizuara, por ishte pikë referimi dhe ishte koha përpara përmbysjes së regjimit. Kur UBT ishte njëkohësisht edhe burimi më i rëndësishëm i dijes për ato nevoja të bujqësisë dhe fshatit që kishte atëherë vendi. Ama pedagogët e UBT ishin akademikë e dijetarë të jashtëzakonshëm.

Më pas UBT pati një fazë tjetër, ajo e rrënimit, e braktisjes dhe e degjenerimit publik të tij, ku përveç burimeve njerëzore brenda mureve të universitetit të trashëguara asgjë tjetër nuk mbeti aty. Rektori përsëriti disa herë një telefonatë a thua se ishte ndonjë zë profetik nga mali, por në fakt ishte pasi së bashku me rektorin, bëmë një ndërhyrje të rëndë dhe të turpshme për nga nevoja të çlirimit të universitetit nga pushtues që e kishin marrë të gjithë territorin për historitë e tyre që nga qoftet e deri te shitja e të brendshmeve. Dhe ishte vërtetë dramatike të hyje në atë universitet për të shkuar në klasë duhet të kaloje nëpërmjet një pazari ndërtimesh të paligjshme dhe aktivitetesh tregtare", tha Rama. 

edi rama ubt

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri