LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

SPAK do arrestimin e Ahmetajt, KRYEFJALË edhe jashtë Kuvendit/ Gjiknuri: Kauzë politike! S'brodha për qejf. Ish-ministrja Gjonaj: Ndjehem keq

•Deputetët u pyetën ditën e sotme në lidhje me kërkesën për arrestimin e ish-zv. kryeministrit Arben Ahmetaj. •Deputetja demokrate Jorida Tabaku u shpreh se prej 7 vitesh, PD-ja ka denoncuar çështjen e inceneratorëve, ndërsa sot para drejtësisë kanë dalë 21 nga 55 personat e denoncuar, 3 prej tyre zyrtarë të lartë. •Ajo shtoi më tej se dosja për Durrësin dhe Tiranën është në proces e sipër, dhe se Ahmetaj është i pari që akuzohet për Tiranën. •Deputeti i PD-së Samir Korreshi, është shprehur se në këtë hetim të thelluar të Prokurorisë janë përmendur qindra deputetë e politikanë, ndërsa shton se Ahmetaj është vetëm fillimi. •Ai e cilësoi si një nga dosjet më alarmante. •Deputetja e Partisë Socialiste, Etilda Gjonaj, foli nga ambientet e jashtme të Kuvendit, ku nënvizoi se organet e drejtësisë nuk do të pengohen për të bërë punën e tyre. •Gjonaj u shpreh se ndihet keq që kolegu i tyre do të shkojë në burg, por shtoi se tashmë kjo është një çështje që i takon drejtësisë. •Deputeti i Partisë Socialiste, Fadil Nasufi tha në nisje të seancës plenare, se nuk ka dijeni për dosjen e ish-ministrit Arben Ahmetaj. •Ai shtoi se nuk është marrë me çështjen e inceneratorëve dhe u shpreh i gashëm të shkojë të ballafaqohet nëse e thërret SPAK-u.

6 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Emri i tij në dosjen e Ahmetajt! Gjiknuri: Kauzë politike, të kesh njohje s'është krim, nuk kam shkelur ligjin

SPAK do arrestimin e Ahmetajt, KRYEFJALË edhe jashtë Kuvendit/
Damian Gjiknuri

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me përfshirjen e emrit të tij në dosjen e Arben Ahmetaj. Ai tha se të gjitha udhëtimet për të cilat ai akuzohet nga opozita se ka kryer me pronarët e incenratorëve, janë udhëtime zyrtare dhe të regjistruara.

Unë qëndrimet e mia i kam bërë publike dhe në Komisionin Hetimor, nuk ka ndodhur asgjë e re që nga ajo kohë. Të them të drejtën dy udhëtimet e pretenduara janë udhëtime zyrtare, ka dokumentacion përkatës në Ministrinë e nfrastrukturës. Udhëtimet e mia janë zyrtare dhe të deklaruarA dhe as kam bredhur për qejf me njerëz që ju mund të pretendoni për lidhje të caktuara. Roli im si ministër nuk ka asnjë shkelje ligjore në asnjë procedurë. I kam shpjeguar dhe në Komisionin Hetimor, rolin që ka pasur Ministri I Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Nuk ka dalë dikush të citojë një shkelje të ligjit nga unë si ministër.

Qeveria nuk është një organizatë kriminale por përkundrazi ëshë një institucion i organizuar ku secili ministër ushtron funksionin sipas funksionit që ka”, tha Gjiknuri.

3 VITE ME PARE

Tabaku: Kemi çuar para drejtësisë 55 persona, 3 prej tyre zyrtarë të lartë! Ahmetaj s’është këtu, dështim i shtetit

SPAK do arrestimin e Ahmetajt, KRYEFJALË edhe jashtë Kuvendit/
Jorida Tabaku

TIRANË- Duke bërë një bilanc të punës, deputetja demokrate Jorida Tabaku demostroi përmes shifrave se kanë çuar para drejtësisë 55 persona, 3 prej tyre zyrtarë të lartë. Ajo u shpreh se prej 7 vitesh, PD-ja ka denoncuar çështjen e incineratorëve ndërsa sot para drejtësisë kanë dalë 21 nga 55 personat e denoncuar, 3 prej tyre zyrtarë të lartë. 

Ajo shtoi më tej se dosja për Durrësin dhe Tiranën është në proces e sipër, dhe se Ahmetaj është i pari që akuzohet për Tiranën. Tabaku tha se PD-ja për 7 vite denoncoi çështjen e incineratorëve, dhe sot para drejtësisë kemi 3 zyrtarë të lartë.

"Ne kemi çuar para drejtësisë 55 persona, ndërkohë që sot janë 21 prej tyre. Unë besoj lajmi i mirë është që dosja për Durrësin dhe Tiranën është në proces e sipër. Ahmetaj është i pari që akuzohet për Tiranën, dhe pres që të vazhdojë akoma. Kemi kryetarin e Bashkisë, që nuk është thirrur akoma për të dëshmuar.

Sot është një lajm i mirë që PD-ja për 7 vite denoncoi çështjen e incineratorëve, dhe sot para drejtësisë kemi 3 zyrtarë të lartë. Lajmi i keq është që z. Ahmetaj nuk është këtu dhe ky është dështim i shtetit, i parlamentit që nuk u mblodh në kohë, ta çojë atë përpara drejtësisë", tha ajo.

 

 

 

3 VITE ME PARE

Kërkesa për arrestimin e Ahmetaj/ Gjonaj: Ndihem keq, do zbatojmë çfarë drejtësia ka vendosur

SPAK do arrestimin e Ahmetajt, KRYEFJALË edhe jashtë Kuvendit/
Etilda Gjonaj

TIRANË- Deputetja e Partisë Socialiste, Etilda Gjonaj, ka shprehur qëndrimin e saj në lidhje me kërkesën për arrestimin e Arben Ahmetaj. Ajo foli nga ambientet e jashtme të Kuvendit, ku nënvizoi se organet e drejtësisë nuk do të pengohen për të bërë punën e tyre. Gjonaj u shpreh se ndihet keq që kolegu i tyre do të shkojë në burg, por shtoi se tashmë kjo është një çështje që i takon drejtësisë.

“Ka pasur një vendimarrje dje në Këshillin e Mandateve, dhe vullneti është shumë i qartë për të lënë organet e drejtësisë për të bërë punën e tyre. Personalisht ndihem keq, por për sa kohë është një çështje që i takon drejtësisë, do zbatojmë çfarë drejtësia ka vendosur”, tha Gjonaj. 

Një ditë më parë, Këshilli i Mandateve vendosi t’i japë autorizim SPAK-ut për arrestimin dhe kontrollin e banesës së Ahmetajt. Mazhoranca dhe opozita në Këshill, ndonëse me raporte të ndryshme, ishin në një qëndrim të përbashkët sa i përket dhënies së autorizimit për kërkesën e SPAK-ut.

3 VITE ME PARE

“Përveç çarjes së ferrës, s’e di ku është”, Korreshi flet për Ahmetaj: Dosja alarmante është kapaku i pusetës, do ju iki mendja kur të shikoni halenë aty

SPAK do arrestimin e Ahmetajt, KRYEFJALË edhe jashtë Kuvendit/
Samir Korreshi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Samir Korreshi, ka zgjedhur që përmes batutave të komentojë për Arben Ahmetaj. Ai është prononcuar për mediat në lidhje me dosjen voluminoze të SPAK-ut për ish zv-kryeministrin Arben Ahmetaj. Samir Korreshi është shprehur se në këtë hetim të thelluar të Prokurorisë janë përmendur qindra deputetë e politikanë, ndërsa shton se Ahmetaj është vetëm fillimi. I pyetur se nëse ka informacion se ku ndodhet, Korreshi zgjodhi ta ironizojë. Ai e cilësoi si një nga dosjet më alarmante.

“Po patjetër e kam lexuar, është një nga dosjet më alarmante, ajo që kapaku i pusetës, sa hale do gjeni ju kur t’i shikoni ju... Aty janë me mijëra, qindra, avash avash se ndihet era po kur të shikoni çfarë ka brenda...".

Janë Rama dhe Veliaj

“Po nëse s’janë ata, kush do jenë. T’jua lëmë drejtësisë të gjitha. Shpresojmë t’i vejë deri në fund. Përveçse çarjes së ferrës nuk e di se ku është. Se me ato lekë dhe karta që ka ai nga inceneratorët, mund të shkojë në të gjithë botën".

3 VITE ME PARE

I përfshirë në çështjen Ahmetaj? Deputeti socialist: S'kam lidhje me inceneratorët, jam gati të shkoj në SPAK

SPAK do arrestimin e Ahmetajt, KRYEFJALË edhe jashtë Kuvendit/
Fadil Nasufi

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Fadil Nasufi u pyet ditën e sotme nga gazetarët në hyrje të Kuvendit, për dosjen e ish-ministrit Arben Ahmetaj. Gjatë një prononcimi nga ambientet e jashtme të parlamentit, në nisje të seancës plenare, Nasufi deklaroi se nuk ka dijeni për një fakt të tillë.

'Nuk kam dijeni, nuk jam marrë me tendera korruptiv”, tha Nasufi.

Po ashtu, ai shtoi se nuk është marrë me çështjen e inceneratorëve dhe u shpreh i gashëm të shkojë të ballafaqohet nëse e thërret SPAK.

Nuk jam i përfshirë tek inceneratorët, jam gati të shkoj nëse më thërret SPAK”, tha Nasufi.

3 VITE ME PARE

'Takimi ndodhi para 11 vitesh'/ I doli emri në dosjen Ahmetaj, Zeqo: Më ka dërguar një SMS, s'e mbaj mend a jam takuar me Mërtirin

SPAK do arrestimin e Ahmetajt, KRYEFJALË edhe jashtë Kuvendit/
Baftjar Zeqo

TIRANË- Ish-kryebashkiaku i Fierit, Baftjar Zeqo nuk është i sigurtë nëse është takuar ose jo me Mirel Mërtirin. Ai u pyet nga gazetarët për këtë çështje pasi emri i tij doli në hetimet e SPAK, ku Ahmetaj i kishte dërguar një mesazh në telefon që të priste në takim Mirel Mërtirin. 

“Ahmetaj është shok partie. Nuk ka asnjë moment që flet që unë jam takuar me Ahmetajn, as kam pirë kafe… Nuk kam firmosur tendera për inceneratorët. Inceneratori është pas 2015. Momenti i dytë është që po heton SPAK, kaq di unë për incneratorët. Nuk kam komunikuar me Ahmetajn, është shok partie nuk ka qenë shoku im.

Nuk më kujtohet takimi dhe tema për Mërtirin. Po të mbaja mend do thoja. Unë nuk e njoh si fytyrë. Ahmetaj më ka nis një sms që të pres Mërtirin. Takimi ka ndodh para 11 vitesh. Unë nuk e di a e kam pritur apo jo. Jam i shqetësuar që emri im shpërdorohet, jo se është përmendur në SPAK”, tha ai.

seance plenare 13 korrik 2023

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri