LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Këshilli Kombëtar i Integrimit/ Gonzato: Pavarësia e gjyqësorit themelore! Dumani tregon problematikat: Shqetësuese për SPAK dosjet e mbartura

• Ditën e sotme po zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian (KKIE) për përmbushjen e rekomandimeve të Raportit të Komisionit Europian për vitin 2023, për angazhimet e ndërmarra në kuadër të Udhërrëfyesit për Shtetin e së drejtës. • I pranishëm në takim ishte edhe ambasadori i BE-së në vendin tonë, Silvio Gonzato. Gjatë fjalës së tij ai tha se BE-ja ka qenë një mbështetës i palëkundur dhe i fortë i Reformës në Drejtësi. • Ai theksoi se ishte nevojë urgjente për parlamentin emërimi i Avokatit të Popullit, por edhe komisionerit të Anti-Diskriminimit. • Në mbledhje kreu i SPAK, Altin Dumani foli për problematikat me të cilat po përballet Prokuroria e Posaçme. • Ai u shpreh se ngelet shqetësuese për SPAK, numri i dosjeve të mbartura. •Gjithashtu përmendi si një tjetër problematike edhe mungesën e këshilltarëve ligjorë dhe rënien e numrit të referimeve nga institucionet publike. • Kryeprokurori Olsian Çela në mbledhjen e sotme ka bërë një bilanc të punës për vitin 2023. • Çela u shpreh se gjatë vitit 2023 janë regjistruar 170 procedime me 123 të pandehur për çështje të korrupsionit. • Ndërkohë janë dërguar për gjykim 140 procedime me 151 të pandehur. • Çela foli edhe për pastrimin e parave ku tha se jane në dy raste jane sekuestruar llogarite bankare të 15 shoqërive në një vlerë 5.8 milionë euro ndërkohë në një cështje të dytë janë sekuestruar 1.3 milionë eurove.

5 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Këshilli Kombëtar i Integrimit/ Dumani: Ka vendime të formës së prerë për gjyqtarë të GJK dhe GJL! Çuçi: Herët që SPAK të bëjë analizë statistikore

Këshilli Kombëtar i Integrimit/ Gonzato: Pavarësia e
altin dumani, bledi cuci

TIRANË- Paraditen e sotme u zhvillua mbledhja e Këshillit Kombëtar për Integrimin. Teksa po fliste për punën dhe problematikat me të cilat përballet Prokuroria e Posaçme, kreu i SPAK, Altin Dumani, u pyet nga deputeti socialist Bledi Çuçi në lidhje me veprimet e hetime të ndërmarra për gjyqtarët e shkarkuar nga vettingu.

Pyetja i referohej hetimeve ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të akuzuar për sjellje kriminale gjatë procesit të vettingut.  Dumani tha se ka vendime fajësie të formës së prerë dhe konfiskime pasurie për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe të Lartë, të shkarkuar nga vettingu. Dumani tha se KPK dhe KPA duhet të referojnë rastet që SPAK t'i ketë në vëmendje.

ÇuçiUnë dua t'i qëndroj besnik raportit që ne kemi. Dëgjova zotin Dumani disa ditë më parë të fliste për shqetësimin e mungesës së referimeve nga institucionet publike. Ky nuk ka qenë një shqetësim në Rpaortin e Progresit. Përkundrazi ka pasur një shqetësim lidhur me garantimin e një historiku solid për hetimet proaktive ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të akuzuar për sjellje kriminale gjatë procesit të vetingut. Cila është gjendja e referimeve proaktive, hetimeve dhe vendimeve përfundimtare në çështjet ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të akuzuar për sjellje kriminale gjatë procesit të vetingut?

DumaniLidhur me pyetjen unë e kam sqaruar dhe më para, duhet të merren në konsideratë kompetenca që ka SPAK në raport me ligjin e vettingut. Kemi në kompetencë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë dhe të GJKKO, kemi proceduar penalisht dhe kemi dërguar për gjykim disa anëtar të Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese cilët janë shkarkuar nga procesi i vettingut. Kemi edhe vendime fajësie të formës së prerë për këtë kategori subjektesh. Kemi dhe hetime pasurore për ato subjekte ku kemi arritur edhe në konfiskimin e pasurive dhe në dy raste të tjera janë në proces konfiskimi edhe pasuri të subjekteve që i kemi hetuar. Është një numër i vogël. Numri më i madh i gjyqtarëve edhe prokurorëve që janë larguar nga vettingut,. I për GJSHP dhe Apelit. Nuk janë në kompetencën tonë lëndore, por vetëm nëse kryejnë veprën penale të korrupsionit. S’jemi indiferentë ndaj vendimmarrjes së KPK-së dhe KPA-së. Kemi pasur raste që duke u nisur edhe nga vendimmarrja e KPK-së dhe KPA, përftojmë indicie që ka vend për procedim penal. E kemi bërë... edhe KPK dhe KPA duhet të referojnë, që ne t’i kemi në vëmendje. Jo vetëm ndjekje penale por kemi pasur edhe konfsikime.

Ndërkohë më herët Bledi Çuçi i është përgjigjur Dumanit në lidhje me shqetësimin e ngritur nga kreu i SPAK-ut për institucionet që nuk kallëzojnë krimet. Çuçi tha se është shpejt që një institucion që ka 3 vite të bëjë një analizë statistikore.

"Është shpejt për një institucion që ka tre vite të bëj një analizë statistikore dhe duhet një bazë më e gjerë. Ky nuk është se ka qenë një shqetësim i drejtpërdrejtë. Ka pasur një shqetësim në raportin analitik të SPAK që lidhet me garantimin solid te hetimeve prokative."- tha Çuçi.

2 VITE ME PARE

Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Integrimit, Tabaku: KKE është hapur për shoqërinë civile dhe grupet e interesit! Detyra jonë, zbatimi i vendimeve edhe kur nuk na pëlqejnë

Këshilli Kombëtar i Integrimit/ Gonzato: Pavarësia e
Tabaku

TIRANË- Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku gjatë fjalës së saj në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit është shprehur se nuk ka dy drejtësi. Tabaku u shpreh se kanë forcuar dhe rolin e kuvendit në procesin e integrimit jo për të shtuar një tjetër institucion në lumin e gjatë të burokracisë por për të afruar shoqërinë civile.


Ajo u shpreh se këshilli KKE është hapur për shoqërinë civile dhe grupet e interesit. Deputetja demokrate shtroi se Këshill Integrimi është një hapësirë që drejtohet nga opozita dhe që në dakordësi të plotë me mazhorancën kanë  vendosur t’ia hapim shoqërisë civile, grupeve të interesit si një agorë diskutimi për politikat nga kushdo që nuk ka akses në qeverisje.

Fjala e plotë:
Drejtësisë së re, të gjithë duam t’ia marrim pronësinë, ndonëse detyra jonë mbetet vetëm zbatimi i vendimeve të tyre edhe kur na pëlqejnë edhe sidomos kur nuk na pëlqejnë. Nuk ka dy drejtësi. Nuk ka një drejtësi të mirë për mua se i bie kundërshtarit dhe një drejtësi të padrejtë karshi meje se më godet mua. Kemi forcuar dhe rolin e kuvendit në procesin e integrimit jo për të shtuar një tjetër institucion në lumin e gjatë të burokracisë por për të afruar shoqërinë civile.

Na pëlqen apo nuk na pëlqen ne si politikë, na duhet të kujdesemi që këto institucionë kanë burimet, stafin dhe mbështetjen ligjore për veprimtarine e tyre. Ky Këshill Integrimi është një hapësirë që drejtohet nga opozita dhe që në dakordësi të plotë me mazhorancën e kemi vendosur t’ia hapim shoqërisë civile, grupeve të interesit si një agorë diskutimi për politikat nga kushdo që nuk ka akses në qeverisje.

Ne me këtë veprim duam t’ju sigurojmë që dera e KKIE është e hapur dhe jemi të gatshëm në gjithëpërfshirje të kontrollit dhe monitorimit por njëkohësisht një rikujtesë për rëndësinë që opozita ka për të qenë gjithëpërfshirëse dhe për të afruar procesin tek qytetarët.

2 VITE ME PARE

Korrupsioni dhe pastrimi i parave në vend/ Kryeprokurori Çela: Në dy raste janë sekuestruar 7.1 milionë euro! Fokus i është dhënë edhe hetimit financiar

Këshilli Kombëtar i Integrimit/ Gonzato: Pavarësia e
Olsian Çela

TIRANË-  Kryeprokurori Olsian Çela në mbledhjen e sotme në Këshillin Kombëtar të Integrimit ka bërë një bilanc të punës për vitin 2023. Gjatë fjalës së tij Çela u shpreh se gjatë vitit 2023 janë regjistruar 170 procedime me 123 të pandehur për çështje të korrupsionit. Ndërkohë janë dërguar për gjykim 140 procedime me 151 të pandehur.


Çela foli edhe për pastrimin e parave ku tha se jane në dy raste jane sekuestruar llogarite bankare të 15 shoqërive në një vlerë 5.8 milionë euro ndërkohë në një cështje të dytë janë sekuestruar 1.3 milionë eurove.

Fjala e Çelës:

Do të fokusohesha tek çështjet e korrupsionit, pavarësisht se lidhet me SPAK, kjo përben një pjesë të rëndësishme të punës sa i takon prokurorive të juridiksionit të përgjithshme. Gjatë vitit 2023 rezultojnë se janë 32 çështje, të cilat janë dërguar SPAK nga Prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm. Në 6 raste rezultatet vijnë nga zbatimi i medotave speciale të hetimit.

Edhe vetë prokuroritë e juridiksionit të përgjakshëm kanë të dhëna premtuese. Gjatë 2023 janë regjistruar 170 procedime me 123 të pandehur për çështje të korrupsionit. Ndërkohë janë dërguar për gjykim 140 procedime me 151 të pandehur.

Vihet re një trend pozitiv ku një pjesë e çështjeve janë nisur nga prokurorët. Janë 18 çështje të tilla. Një aspekt tjetër ka qenë ai që lidhet me pastrimin e produkteve të veprës penale. Sot mund të themi se është bërë një progres i madh. Në 2023 janë regjistruar 156 procedime të reja përsa si përket pastrimi të parave, ndërkohë 16 persona janë dërguar për gjykim dhe 22 janë dënuar për pastrim parash.

Një fokus i është dhënë edhe hetimit financiar që shkon krahas hetimit të veprave të ndryshme penale. Më lejoni tju jap dy raste për  të treguar cilësinë. Në një rast kemi sekuestrimin e llogarive bankare të 15 shoqërive në një vlerë 5.8 milionë euro ndërkohë në një cështje të dytë janë sekuestruar 1.3 milionë eurove.

2 VITE ME PARE

Këshilli Kombëtar i Integrimit/ Dumani: Shqetësuese për SPAK dosjet e mbartura! Ka rënë numri i referimeve nga institucionet publike

Këshilli Kombëtar i Integrimit/ Gonzato: Pavarësia e
altin dumani

TIRANË- Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit ka mbajtur fjalën e tij edhe kreu i SPAK, Altin Dumani.

Ai foli për problematikat me të cilat po përballet Prokuroria e Posaçme. Dumani u shpreh se ngelet shqetësuese për SPAK, numri i dosjeve të mbartura.

Gjithashtu përmendi si një tjetër problematike edhe mungesën e këshilltarëve ligjorë dhe rënien e numrit të referimeve nga institucionet publike.

Dumani: Veprimtaria e SPAK në 2023 ka njohur një rritje cilësore që është vlerësuar edhe nga BE. SPAK gjatë 2023 ka luajtur një rol të rëndësishëm për nxjerrjen e Shqipërisë nga lista gri, një nga arsyet e këtij vendimi ka të bëjë me punën e SPAK, konfiskimin dhe pastrimin e parave. Këtë vit kemi vendosur kontakte të drejtpërdrejta me vende të Amerikës Latine dhe falë edhe vendosjeve të këtyre kontakteve lufta jonë kundër krimit të organizuar ka pësuar një rritje cilësore. Kemi patur bashkëpunim të mirë më homologët rajonalë.

SPAK ka dhënë një rendësi të veçantë luftës kundër pastrimit të produkteve të veprës penale. NË spak është bërë traditë që krahas hetimit penal bëjmë dhe një hetim pasurore me qëllimin e vetëm hetimin e pasurive që dyshohet se kanë orgjinë nga krimi. Falë edhe punë së këtij ketori shpjegohet rritja e numrit të sekuestros. Gjatë 2023prokuroria ka rritur numrin e çështjeve penale. Sa i takon luftës kundër krimit të organizuar kemi një bashkëpunim të mirë dhe me vendet e BE-së.

Lufta kundër korrupsionit, lidhur me rekomandimet e BE-së në adresë të SPAK janë cilësuar 3 rekomandime, SPAK, mori takim me projekt-asistentë të BE-së.

Ulja e çështjeve të mbetura, shqetësuese për SPAK dosjet e mbartura. SPAK do të përgatisë një startegji të veçantë për këtë aspekt. Një rekomandim tjetër ishte përgatitja e një strategjie komunikimi me publikun për të cilën po punohet edhe falë ndihmës nga ekspertët ndërkombëtar.

Mungesa e përcaktimit të statustit ligjor pas përfundimit të mandatit të prokurorit të SPAK. Presim që Kuvendi ti japë zgjidhje kësaj problematike. Po ashtu edhe mungesa e këshilltarëve ligjor. SPAK përfaqësojnë çështje në tre shkallë të gjykimit, e herë pas herë dhe në GJK. Pasja e këshilltarëve ligjor do të ndihmonte shumë.

Adresimi i ngarkesës së shtuar, shpresojmë të gjejë zgjidhje e dhe me përmbushjen e strategjisë. Problematikë tjetër rënie e referimeve nga institucionet publike, ku ka rënë me 40%, këtu përjashtohet policia e Shtetit. Po vlerësojmë shtimin e numrit të anëtarëve të BKH-së.

2 VITE ME PARE

"Pavarësia e gjyqësorit është themelore", Gonzato: Nevojë urgjente emërimi i Avokatit të Popullit dhe Komisionerit të Anti-Diskriminimit

Këshilli Kombëtar i Integrimit/ Gonzato: Pavarësia e
takimi i keshillit kombetar të integrimit

TIRANË- Ditën e sotme po zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian (KKIE) për përmbushjen e rekomandimeve të Raportit të Komisionit Europian për vitin 2023, për angazhimet e ndërmarra në kuadër të Udhërrëfyesit për Shtetin e së drejtës.

I pranishëm në takim ishte edhe ambasadori i BE-së në vendin tonë, Silvio Gonzato. Gjatë fjalës së tij ai tha se BE-ja ka qenë një mbështetës i palëkundur dhe i fortë i Reformës në Drejtësi. 

Ai theksoi se ishte nevojë urgjente për parlamentin emërimi i Avokatit të Popullit, por edhe komisionerit të Anti-Diskriminimit.

"Shqipëria po vendoset në të njëjtën fushë me shtete anëtare të BE-së. Ne kemi dhe planin e ri të rritjes së Ballkanit Perëndimor. BE ka qenë një mbështetës i palëkundur dhe i fortë i Reformës në Drejtësi. Vijojmë me monitorimin e kësaj reforme. Ka disa çështje që kërkojnë vëmendjen tonë. Efikasiteti i gjyqësorit vazhdon të mbetet sfida kryesore, pasi çështjet e mbartura në gjykata duhet të ulen. Pavarësia e gjyqësorit është themelore, i cili vijon me një sistem të fortë vetëqeverisës. Ne presim jo vetëm punë të fortë por edhe vullnet politik. Nevojë urgjente që ka parlamenti për të trajtuar emërimin e Avokatit të Popullit, por edhe komisionerit të Anti-Diskriminimit. Standardet e vettingut duhet të ruhen edhe pasi të ketë përfunduar procesi i vettingut. Ne kemi sjellë dhe do të vijojmë të sjellim asistencën e duhur teknike. Presa nga krerët drejtësisë sesi do ti përmbushin objektivat për procesin e integrimit në BE. Së bashku do ta bëjmë realistet dëshirën e qytetarëve shqiptar për anëtarësimin në BE."- tha Gonzato.

keshilli kombetar i integrimit altin dumani silvio gonzato

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri