LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Klima e biznesit, Rama: Raportet jo profesionale! Propozime për panele diellore dhe IT

•Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, por edhe ato pa portofol, Bora Muzhaqi dhe Edona Bilali, zhvilloi sot një takim me dhomat e biznesit. • Që fillim fjalën e tij, Rama e nisi me pakënaqësi lidhur me mbi rekomandimet e tyre për përmirësimin e klimës së biznesit në vend. •Rama nuk i ka kursyer kritikat ndaj përfaqësuesëve të Dhomës së Biznesit. •Edhe pse pranoi problemet për klimën e biznesit, Rama megjithatë kundërshtoi raportet e Dhomave të Tregtisë që sipas tij bëjnë anketa jo profesionale dhe nuk pasqyrojnë zhvillimet pozitive. • Por, po ashtu, ka bërë edhe propozime. • Rama kërkoi bashkëpunim për kurse të punonjësve, në mënyrë që të specializohen në IT, por edhe mbështetje për invetime në panele diellore. • Debatoi edhe kreun e Konfiundustrisë, Gjergj Buxhuku lidhur me kapacitetin prodhues të energjisë në vend. • Ndërsa ministrja e Ekonomisë dhe Financave Delina Ibrahimaj në fjalën e saj, duke u ndalur tek nevoja e fuqisë punëtore, tha është hartuar e gjithë bazën ligjore që do të jetë gati në vitin e ardhshëm, dhe që të mos ketë dy aplikime një për leje qëndrimi dhe një për leje punësimi, por të ketë vetëm një aplikim, pasi sistemet do të ndërthuret.

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

VD-'Ne mund t'i rezistonim krizës'/ Rama kapet me administratorin e KonfIndustrisë: Ka shumë folklor, ne s'i mbulojmë dot nevojat tona

Klima e biznesit, Rama: Raportet jo profesionale! Propozime për panele
Edi Rama dhe Gjergj Buxhuku

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është përplasur me kreun e Konfiundustrisë, Gjergj Buxhuku debatuan në lidhje me situatën energjetike në vend. Në takimin e sotëm, Buxhuku i tha Kryeministrit se duhen stabilizuar tregjet në vend. Sipas tij, vendi nuk ka varësi nga tregu pasi ka 20% kapacitete në tepricë. Por Rama ia rrëzoi pretendimet. Në përgjigje ndaj tij kryeministri Rama tha se që Shqipëria nuk i ka kapacitetet për të përballuar të gjitha nevojat e saj për energji është fakt. Po ashtu të gjitha investimet që pritet të bëhen në vend.

DEBATI NË TAKIM: 

Gjergj Buxhuku është nismëtari dhe Administrator i Përgjithshëm i Konfederatës së Industrive të Shqipërisë (KonfIndustria)

Gjergj Buxhuku: Ne problematikat i kemi tek motori i makinës, të gjitha ndryshimet i kemi tek baza. Ne duhet të kemi kujdes për tregjet strategjike dhe ato më të mëdha në vend. Kam parasysh atë të karburanteve. Çmimet duhet të vihen nën kontoroll, janë të gjitha mundësitë që duke mënjanuar kontrabantën, jo vetëm të përballohet por edhe të dalim me plus. Duhet edhe sigurimi i energjisë elektrike, duhet të ishte punuar më shpejt. Ne nuk kemi lidhje me gazin rus 100%. Ne jo vetëm mund ta përballojmë, por mund të përfitojmë epërsi momentale. Ka ardhur momenti që të përmirësojmë politikat tregëtare. Jemi në prag të anëtarësimit në BE, nuk duhet të nënshkruajmë marrëveshjet që na bvënë para të tjerët. Siç ndodhi kur u anëtarësuam në OBT. Ofensivat 'dumping' janë shumë të ashpra. Serbia psh. nuk është anëtare, jo më kot.

Edi Rama: Dua një përgjigje të krizën

Gjergj Buxhuku: Sistemi energjitik ka kapacitete 20% të instaluara sesa nevoja

Edi Rama: Kjo është e pavërtetë

Gjergj Buxhuku: Nuk është e pavërtetë. E dyta është fakti që menaxhimi i sistemit ka problematika

Edi Rama: Pse?

Gjergj Buxhuku: I keni të qartë që problemagtikat janë të mëdha.

Edi Rama: Unë mendoj që nga menaxhimit të sistemit ne po i mbijetojmë goditjes

Gjergj Buxhuku: Dakord e lëmë me kaq. Kalojmë në temë tjetër

Edi Rama: Me qëllim të pyeta se ka të ndjerë që na ndjekim sepse ka shumë folklor në këtë temë. Shqipëria nuk prodhon edhe në ditën e saj më të mirë. Nuk ka mundësi që ta prodhojë të gjithë energjinë që konsumon. Nuk është opinion, është fakt i bazuar në shifra. Shqipëria nuk është e pavarur. Ne po bëjmë zbatimin e programit për ta pavarësuar Shqipërinë që të kthehet në eksportues NETO. Ne po ecim me ndërtimin e Skavicës. Mungesa e Skavicës është arsyeja pse nuk jemi të pavarur. Por nuk është e vetmja. Me Skavicën do optimizojmë kaskadën kryesore. Nuk do derdhim ujë nëpër fusha dhe nuk do dalim aq sa dalim se do përdorim ujin e mbledhur gjatë dimrit. Ne jemi të vetëdijshëm se vetëm me hidron nuk ia dalim dot. Prandaj po nxisim edhe investimet private. Kemi bërë marrëveshje për dy parqe fotovoltaike. Kemi sjellë dhe dy anije në Vlorë. Për këtë arsye po ecim dhe me projektin e gazit të lëngshëm. Të gjitha këto përfshirë edhe gazsjellësin do na çojnë aty ku disa mendojnë se jemi. Ne kemi naftë të rëndë, zgjidhja është ndërtimi i një rafinerie të re. Ne jemi në proces, por jam optimist se do t'ja dalim. Atëherë do flasim për çmim dhe konkurencë. Të flasësh për kontrabandë masive është opinion edhe ky. Janë populizma që nuk kanë asgjë bazë masive, natyrisht që ka edhe evazion, por ne po punojmë. Na duhet durim dhe kohë që t'i realizojmë pjesët e mozaikut, e të jemi të pavarur. Pastaj le të ketë kriza bota. Nëse vitin e ardhshëm do na vijë lajmi se nafta dhe gazi e gjetur në Shpirag janë komerciale, atëherë pastaj do të flasim për një tjetër Shqipëri dhe fuqi. SHELL po bën të gjithë testet, cilësia është naftë super e lehtë. Problemi është kompercializimi sepse është thellë. Po kontrollohet nëse është sasia e mjaftueshme për të arsyetuar investimin masiv që do të bëhet. Bëhet fjalë për disa miliada euro investim. Kjo është ëndërr e bukur. 

Gjergj Buxhuku: Për të qenë i drejtë deri në fund, Shqipëria ka prodhuar në vitin 2011 6.5% më shumë sesa ka konsumuar.

3 VITE ME PARE

VD-Rama: Duam që biznesi të ketë burime më të kualifikuara në IT, financoni kurse

Klima e biznesit, Rama: Raportet jo profesionale! Propozime për panele

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka kërkuar mbështetje nga bizneset për fushën e IT. Në një takim, kreu i qeverisë tha se në vend do të krijohen kushtet në bashkëpunim edhe me bizneset që të ketë më shumë burime njerëzore të kualifikuara në informatike, digjitalizim dhe IT.

"Duam që biznesi të ketë burime më të kualifikuara në IT dhe informatike. Është e domosdoshme të veprojnë dhe kompanitë të financojnë tek ato resurse që i duan për vete. Do punojnë më pas në kompanitë e tyre. Kërkesat e kompanive për IT janë të shumta dhe në rritje, të gjithave i lind kjo nevojë dhe besoj që duke krijuar një ndërveprim për zhvillimin e këtyre kurseve të mund të realizojmë një kërcim për kapacitetet e prodhimeve. T'u japim mundësinë për punë të mirëpaguara,"-u shpreh ai.

3 VITE ME PARE

VD-Rama një minutë heshtje, çohet në këmbë për mbretëreshën Elisabeth II

Klima e biznesit, Rama: Raportet jo profesionale! Propozime për panele

TIRANË- Gjatë takimit të kryeministrit Edi Rama me dhomat e bizneseve është mbajtur një minutë heshtje për të nderuar Mbretëreshën Elizabeth II, që u nda nga jeta ditën e djeshme.

Pas kërkesës së një prej të pranishmëve, Rama u çua në këmbë, i shoqëruar menjëherë nga ministret e tij.

 

3 VITE ME PARE

VD-Kryeministri Rama apel bizneseve: Filloni prodhimin e energjisë diellore! Do iu lehtësojmë investimin

Klima e biznesit, Rama: Raportet jo profesionale! Propozime për panele

TIRANË- Kryeministri Edi Rama u ka kërkuar përfaqësuesëve të bizneseve në Shqipëri që të investojnë tek prodhimi i energjisë diellore. Në një takim me Dhomat e Tregëtisë, Rama tha se do të shohë mundësitë që qeveria të ndihmojë në proces, ndërsa shtoi se e vetmja gjë që nuk mund të bëhet është shkëmbimi i energjive të prodhuara me shtetin. Ndaj dhe e bëri të qartë që diçka e tillë nuk do të ndodhte. 

"Dua të nënvizoj situatën me energjinë. Dua të theksoj nevojën për konsumin energjitik, përdorni energjinë diellore. Është koha për t'i rënë lapsit të gjithë. Dëshiroj të theksoj nevojën që të nxisim kalimin e konsumit energjetik dhe biznesi mund ta paraprijë. Me burim energjinë diellore. Është koha për t’i rënë lapsit të gjithë që investimet për të prodhuar energji në fabrikë të pranohen nga shteti si investime që duhet të përkthehen në shkëmbim energjie në rrjet. Nuk e ka shpikur Akoma bota formulën për të future në rrjet energjinë diellore. Çdo investim që bëhet në një vend si Shqipëria për të prodhuar konsumin e energjisë vetë nga dielli është fitimprurës dhe ul ndjeshëm kostot e energjisë për biznesin. Ne jemi krejtësisht të hapur të konsiderojmë instrumente për t’i bërë këto investime. Nuk dëshiroj të hedhim ide të pakoadura por i mirëpresim idetë nga ju dhe kushdo tjetër si mund të lehtësojmë investimin. Duke e harruar shkëmbimin e energjisë. Kjo nuk mund të ndodhë. Ne nuk bëjmë dot aventua të tilla, por çdo gjë tjetër që ka të bëjë me lehtësimin, ne jemi të gatshëm ta bëjmë,"-tha Rama.

3 VITE ME PARE

VD-Rama-Dhomave të Bizneseve: Jini të përgjegjshëm në raporte, si qenkemi njësoj? Mos bini pre e opinioneve

Klima e biznesit, Rama: Raportet jo profesionale! Propozime për panele
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është shprehur i pakënaqur me raportet që dalin nga Dhoma e Biznesit. Në fjalën e tij, Rama tha se sot se ka probleme për klimën e biznesit, por raportet nuk mund të jenë si më parë, kur kushtet kanë ndryshuar. Rama tha se po bëhen anketa jo profesionale dhe nuk pasqyrojnë zhvillimet pozitive, e se përfundime bazohet në opinionin që qarkullon.

"Sot kemi procese elektonike, nga ato të lodhshmet deri dje. është e pamundur që kjo mos të reflektohet në raportet që bëjnë vetë dhomat e tregëtisë. është e pamundur që të bëhemi pre e anketave të bëra në mënyrë joprofesionale që cënojnë punën dhe imazhin e këtij vendi. Nuk mund të jemi pre e opinioneve të marra rrugëve dhe kanaleve që përçojnë opinione që nuk përputhen me realitetin. Nuk ka asgjë për ta ngjyrosur me rozë, por që sot janë si dita me natën. Një ekspertues i ka shumë më të pakëta hallet që kishte dje. është e pakuptueshme që të mos pasqyrohet. Unë besoj që na takon që të takojmë nga të gjitha dhomat e biznesit që të jenë më të përgjegjshëm për mënyrën sesi i përgatisin ato raporte. Jo sepse dua unë por sepse është e pamundur që Shqipëria të dalë njësoj, si kur kishte radhë kilometrike, kontrolle e prita në dogana, me sot që e gjitha bëhet në mënyrë elektronike. Si dalin njësoj këto? Këto dalin njësoj nga arbitrariteti dhe nga anketime që bëhen në mënyrë jo profesionale. Kjo kërkesë e imja ka të bëjë me një raport përgjegjshmërie me vendin, të të dyja palëve,"- tha Rama.

delina ibrahimaj rama me bizneset 9 shtator 2022 edi rama

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet