LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Komisioni për Shëndetësinë/ Mazhoranca bojkoton miratimin e planit hetimor dhe kërkesave për informacion, Vokshi: Po mborjnë korrupsionin kriminal!

• Ka nisur mbledhja e Komisionit Parlamentar që do të hetojë koncesionet dhe PPP e dhëna për Shëndetësinë.• Edhe seanca e sotme ka nisur me debate mes kryetares së këtij komisioni Albana Vokshit dhe nënkryetarit Plarent Ndrecaj për miratimin e rendit të ditës. • Vokshi i është drejtuar deputetit socialist duke i thënë se ka në mbledhjen e kaluar ka përdorur gjuhë shantazhuese dhe intimiduese, ndërsa i kërkon të mos ngrejë zërin. • Gjatë fjalës së tij deputeti demokrat, Saimir Korreshi u shpreh me ironi se duhet të verifikohen kamerat në mbledhje pasi sipas tij anëtarët do të shprehen se ka pasur edhe nga "RAI 3" • Ndërkohë në mbledhjen e sotme pritet të miratohet plani i hetimit dhe dërgimi i kërkesave për informacion drejtuar institucioneve. • Në seancën e kaluar, në komision u diskutua që palët të bien dakord për një draft të dakordësuar që të integrojë të dy draftet për planet e hetimit. • PS ka propozuar që hetimet të shtrihen nga viti 2009 dhe ka shtuar se duhet të pyeten edhe Ministrat e Shëndetësisë që nga dhjetori i 2006 si dhe të gjithë ish-drejtuesit e QSUT që nga 1 tetor 2009.

10 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Komisioni hetimor i Shëndetësisë/ PS miraton planin e punës në mungesë të opozitës

Komisioni për Shëndetësinë/ Mazhoranca bojkoton miratimin e
Anëtarët

TIRANË- Anëtarët e maxhorancës në Komisionin Hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe Check up në Shëndetësi, vijuan mbledhjen e cila më herët ishte deklaruar e mbyllur nga kryetarja Albana Vokshi. Në mënyrë të njëanëshme anëtarët e maxhorancës miratuan me 8 vota pro nisjen e hetimit parlamentar, si dhe miratuan kërkesat për marrjen e provave drejtuar institucionve sipas kërkesave të opozitës dhe mazhorancës. 

Ky propozim, për fillimin e hetimeve ishte parashtruar vazhdimisht gjatë mbledhjes së sotme prej anëtarëve të mazhorancës, por u refuzua nga kryetarja Albana Vokshi dhe anëtarët e tjerë të opozitës. Më herët mbledhja u shoqërua me debate mes palëve politike, por pa arritur asnjë rezultat.

2 VITE ME PARE

VIDEO/ Maxhoranca largohet nga Komisioni hetimor i Sterilizimit, Vasli: Skandal shumë i rëndë

Komisioni për Shëndetësinë/ Mazhoranca bojkoton miratimin e
Komisioni

TIRANË- Përçarja në Komisionin Hetimor të Sterilimit ka vijuar më shumë ditën e sotme. Në videon e mëposhtme shihet se si anëtarët e Maxhorancës largohet nga Komisioni që u mbajt ditën e sotme. Ndërkohë që deputeti Petrit Vasili e ka quajtur këtë veprim të maxhorancës si skandal. 

 

Postimi i Plotë:

Skandal shume i rende! Vetgjyqesia e mafies rilindase nerr peng Komisionin Hetimor! Shihni ne Video si largohen deputetet nga Komisioni Hetimor. Deputetet e rilindjes u larguan pra dhe bojkotuan hapur e publikishy Komisionin Hetimor te Koncesionit te Sterilizimit dhe Check Up. Ne perputhje dhe rrespekt te plote te Rregullores se Kuvendit Kryetarja Albana Vokshi deklaroi te mbyllur mbledhjen. Deputetet e rilindjes peng te korrupsionit te Rames e kuptuan, qe kishin bere vetvrasje politike. Deputetet rilindas pasi brodhen lart e poshte ju rikthyen vetgjyqsise politike duke bere mbledhje me vetveten dhe duke marre vendime si idiote te vertete. Lindita Nikolla te lere rolin e shemtuar te marionetes rilindase ne duart e Rames dhe te rivendose zbatimin e ligjit ne Kuvendin e shndrruar ne nje stallë rilindase.

2 VITE ME PARE

Mazhoranca largohet nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësinë, Vokshi: Duan të bllokojnë hetimet

Komisioni për Shëndetësinë/ Mazhoranca bojkoton miratimin e
pamje nga mbledhja

TIRANË- Pas një pushimi prej disa minutash në mbledhjen e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë, anëtarët e mazhorancës kanë bojkotuar mbledhjen dhe nuk janë rikthyer sërish në sallë. Kryetarja e këtij komisioni, Albana Vokshi tha se qëllimi i vetëm i mazhorancës ësht bllokimi i hetimeve, pasi sipas saj kanë konflikte interesi. 

"E paimagjinueshme që 8 deputetë të mazhorancës janë vë në mbrojtje të këtij korrupsioni kriminal dhe galopant. Refuzojnë që të dërgohen kërkesat për informacion, që më tej të hetohet plani i hetimit. Për të pestën herë mazoranca po bojkoton punimin e këtij komisioni. Sepse duan që të miratojnë planin e Ilir Beqajs për të mbuluar korrupsionin. U larguan për të penguar hetimin parlamentar.", tha Vokshi. 

Vokshi tha se mbledhja e radhës do të zhvillohet të martën e 30 qershorit ku rendi i ditës do të jetë sërish i njëjtë, pra pritet të miratohet plani hetimor dhe dërgimi i kërkesës për informacion tek institucionet. Që në nisje mbledhja e sotme është shoqëruar vazhdimisht me debate. Partia Socialiste ka kërkuar miratimin e planit të hetimit, ndërsa opozita kërkonte të miratojë së pari kërkesat për informacion drejtuar institucioneve. 

2 VITE ME PARE

Komisioni për Shëndetësinë, Vokshi: Kanë sjellë planin hetimor të Beqajt dhe kërkojnë që ta kalojnë me shumicën e votave

Komisioni për Shëndetësinë/ Mazhoranca bojkoton miratimin e
albana vokshi

TIRANË- Miratimi i rendit të ditës ka shkaktuar debate të ashpra në mbledhjen e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë. Partia Socialiste ka kërkuar miratimin e planit të hetimit, ndërsa opozita do të miratojë së pari kërkesat për informacion drejtuar institucioneve. 

Kryetarja e komisionit, Albana Vokshi tha se sot nuk miratohet plani i hetimit pa dërguar kërkesat për informacion. Vokshi thotë me ironi se mazhoranca këmbëngulë që të miratojë planin e Ilir Beqajt, ish-ministri i Shëndetësisë i cili është në hetim për koncesionin e sterilizimit.

"Ka sjellë planin e Beqajt dhe kërkojnë që ta kalojnë me shumicën e votave me forcën e kartonit. Ligji thotë bëhen propozimet nga ekspertët, merren provat në bazë të nenit 15 pika 3 dhe më pas kalohet në miratimin e planit të hetimit. Nuk ka miratim plani sot", tha Vokshi. 

2 VITE ME PARE

Komisioni për Shëndetësinë, Vokshi: A keni turp ju apo jo?! Paratë e sterilizimit po paguajnë që të pengohet hetimi

Komisioni për Shëndetësinë/ Mazhoranca bojkoton miratimin e
albana vokshi

TIRANË-  Ditën e sotme po mbahet seanca e radhës e Komisionit Hetimor për Shërbimet Publike të sterilizimit dhe të check-up në shëndetësi. Ashtu si mbledhjet e kaluara edhe takimi i sotëm ka nisur me debate. Ndërkohë gjatë fjalës së saj kryetarja Albana Vokshi ka akuzuar anëtarët e mashorancën në komision, se po paguhen nga paratë e përfituara nga sterilizimet që të pengojnë punën në komision.

“Po bëhet një muaj që presin shkresat për kërkesë për informacion. A keni turp ju apo jo. Duhet të ndihemi të turpëruar se po paguhen energji, para të taksapaguesve që kemi ardhur këtu për të hetuar. Paratë e sterilizimit po vijojnë që të paguajnë që ky komision të pengojë hetimin”, tha ajo.

2 VITE ME PARE

Debat mes Spahos dhe Bilalit, deputetet socialistë: Mbylle gojën! Nuk dini të lexoni

Komisioni për Shëndetësinë/ Mazhoranca bojkoton miratimin e
edmond spaho

TIRANË- Vijon me debate mbledhja e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë. Deputeti i opozitës, Edmond Spaho ka debatuar me deputeten socialiste Edona Bilali, ku i është drejtuar me fjalët "Si nuk të vjen zor?". 

Në replikat mes tyre kanë ndërhyrë edhe deputetët e tjerë socialistë Ilir Metaj dhe Petro Koçi ku i kanë thënë Spahos të mos flasë më tek.

Debatet në mbledhje janë zhvilluar pasi në rendin e ditës pritet të miratohet plani hetimor i Komisionit dhe dërgimi i kërkesave për informacion tek institucionet. 

DEBATI:

Bilali: U lexua disa herë, ne ndahemi në mënyrën sesi e interpretojmë

Spaho: Na e lexoni njëherë

Bilali: Patjetër e kam përballë

Spaho: Si nuk të vjen zor

Bilali: Mua nuk më vjen zor?

Vokshi: Zoti Spaho mos ndërhyni kur flasin kolegët

Ilir Metaj: Mbylle gojën

Petro Koci: Nuk dini të lexoni

Vokshi: O po flet ti Petro për fyerje? Pas asaj qe keni bërë nuk keni të drejtë të flisni për fyerje

Bilali: Unë e kam një përgjigje për zotin Spaho, ndryshe nga konsiderata që kam për Spahon për kontributin që më dha herën e kaluar. Nuk shkojnë të dyja, edhe sju vjen zor edhe kam konsideratë..

2 VITE ME PARE

Komisioni për Shëndetësinë/ "Opozita e akuzoi për konflikt interesi", Zhupa: Milva Ekonomi ka munguar në 2 mbledhje, e pres si dëshmitare

Komisioni për Shëndetësinë/ Mazhoranca bojkoton miratimin e
ina zhupa

TIRANË- Gjatë fjalës së saj në mbledhjen e Komisionit Hetimor, deputetja e PD-së, Ina Zhupa tha se deputetja socialiste Milva Ekonomi duket se nuk do marrë pjesë më në mbledhje pasi ka munguar dy herë. Zhupa tha se shkaku janë akuzat që opozita ka bërë ndaj saj se është në konflikt interesi, dhe shtoi se e pret në seancat e Komisionit si dëshmitare.

“Hera e dyte që deputetja Milva Ekonomi mungon në komision dhe mesa duket as do vijë më, por unë e mirëpres si dëshmitare”, tha Zhupa.

Më tej Zhupa tha se halli i vetëm i mazhorancës është që bllokojë punën e komisionit dhe që mos të marrin kërkesat për informacion.

"S’mund të bësh plan hetimi pa pasur prova paraprake. Një është plani paraprak i hetimit që prezantohet nga kryetarja, momenti tjetër është plani final i paraqitur nga ekspertët. Ka një moment tjetër procedural që është mbledhja e informacionit. Duhet të çojmë kërkesat për informacion dhe më pas të kemi një plan hetimor. Nuk thotë ligji që nga plani paraprak, kalohet te plani i hetimit dhe më pas te informacionet. Kemi një muaj këtu dhe halli është si mos të marrim informacion. Si të fshihem klientët tuaj. Nuk jemi votuar që të kalojmë kohën, jemi këtu për të kërkuar informacion, për të bërë plan hetimi.", tha deputetja.

2 VITE ME PARE

Komisioni për Shëndetësinë, ironizon Korreshi: Verifikoni kamerat që hyjnë këtu, thonë që ka edhe nga "RAI3"!

Komisioni për Shëndetësinë/ Mazhoranca bojkoton miratimin e
Mbledhja

TIRANË- Ditën e sotme po mbahet seanca e radhës e Komisionit Hetimor për Shërbimet Publike të sterilizimit dhe të check-up në shëndetësi.

Ashtu si mbledhjet e kaluara edhe takimi i sotëm ka nisur me debate. Ndërkohë deputeti demokrat, Saimir Korreshi gjatë fjalës së tij ka ironizuar me ngjarjen e fundit në vend ku media italiane "RAI 3" realizoi një emision ku përmendej Ëngjëll Agaçi. Emision i cili solli reagime te shumta ndër të cilat edhe ai i kryeministrit Edi Rama.

Në lidhje me këtë ngjarje Korreshi u shpreh me ironi se duhet të verifikohen kamerat në mbledhje pasi sipas tij anëtarët do të shprehen se ka pasur edhe nga "RAI 3". Gjatë diskutimit Vokshi i përgjigjet se ata i merr ne telefon Rama.  

Pjesë nga diskutimi:

Korreshi: Zoti Ndreca, nëse ju duket se po flasim më shumë se ju po i heqim minutat.
Vokshi duhet të verifikoni kamerat që hyjnë këtu sepse thonë që kishte edhe nga RAI3.
Vokshi: I merr në telefon Rama.
Korreshi: Mendoj se tek plani duhet të ketë një përmirësim sepse nuk është i plotë. Sepse nuk u caktua nëse tete a tete do e bëjmë format dhomë rrëfimi apo podcast.

2 VITE ME PARE

Nis me debate Komisioni për Shëndetësinë, Vokshi- Ndrecajt: Nuk më shantazhoni dot, mos e ngri zërin këtu

Komisioni për Shëndetësinë/ Mazhoranca bojkoton miratimin e
mbledhja e komisionit

TIRANË- Ka nisur me debate mbledhja e Komisionit që do të hetojë koncesionet dhe PPP e dhëna për Shëndetësinë. Kryetarja e këtij komisioni Albana Vokshi ka debatuar me nënkryetarin Plarent Ndrecaj për miratimin e rendit të ditës. 

Vokshi i është drejtuar deputetit socialist duke i thënë se ka në mbledhjen e kaluar ka përdorur gjuhë shantazhuese dhe intimiduese, ndërsa i kërkon të mos ngrejë zërin.

DEBATI:

Vokshi: Do të doja të filloja me miratimin e shkresave.

Ndreca: Sic ju e përmendet është miratuar rendi i ditës, por u miratua me një radhë tjetër. Radha fillon me miratimin e planit të hetimit. Në komisionin hetimor janë depozituar dy planet e hetimit, nga dy palët e ekspertëve Sa kohë është depozituar plani i hetimit, referuar ligjit duhet të fillojmë nga hetimi parlamentar. Hetimi fillon pasi të miratohet plani i hetimit. Ju lutem shumë, propozimi i kolegëve të mi është që pika e parë e rendit të ditës është shqyrtimi dhe miratimi  planit të hetimit dhe të fillojmë hetimin.

Vokshi: Më vjen keq që ju keni ardhur për të mos hetuar, për të penguar hetimin parlamentar. Këtë e keni shprehur qartazi dje dhe sot. Keni përdorur edhe gjuhë shantazhuese dhe intimiduese. Por ju them se nuk me shantazhoni dot. Unë do zbatoj nen për nen ligjin. Miratimi i planit fillon kur janë mbledhur faktet dhe provat. Këto mblidhen pas marrjes së informacioneve nga institucionet. Në asnjë rast plani hetimor nuk miratohet pa marrë provat e duhura. 

Ne kemi një objekt të komisionit, kemi bërë planin paraprak, si do hetohet sipas kërkesës që ka bërë opozita, dy koncesionet. Fillohet me kërkesat për informacion, më pas kalohet plani. Meqe ju keni depozituar një plan tjetër, do ta lexojmë, do ta diskutojmë dhe e kemi vënë si pikë të dytë të rendit të ditës, për të respektuar atë që ju keni depozituar. Unë do ju ftoja që meqë një muaj ose keni bojkotuar ose keni bllokuar, të miratojmë shkresat dhe më pas me planin tuaj. Mos e ngri zërin këtu dhe mos guxo të mos bërtasësh. Ke në mënyrë të turpshme.

Ndërkohë në mbledhjen e sotme pritet të miratohet plani i hetimit dhe dërgimi i kërkesave për informacion drejtuar institucioneve. Në seancën e kaluar, në komision u diskutua që palët të bien dakord për një draft të dakordësuar që të integrojë të dy draftet për planet e hetimit. PS ka propozuar që hetimet të shtrihen nga viti 2009 dhe ka shtuar se duhet të pyeten edhe Ministrat e Shëndetësisë që nga dhjetori i 2006 si dhe të gjithë ish-drejtuesit e QSUT që nga 1 tetor 2009.

2 VITE ME PARE

Mblidhet sot Komisioni Hetimor për Shëndetësinë, diskutohet miratimi i planit të hetimit dhe kërkesave për informacion

Komisioni për Shëndetësinë/ Mazhoranca bojkoton miratimin e
pamje nga komisioni

TIRANË- Ditën e sotme në orën 11:00, do të mblidhet sërish seanca për Komisionin që do të hetojë koncesionet dhe PPP e dhëna për Shëndetësinë.

Në mbledhjen e fundit të këtij komisioni, pas rreth 3 orëve mbledhjeje të karakterizuar nga debatet komisioni nuk arriti të votojë dërgimin e kërkesave për informacion drejtuar institucioneve. Anëtarët e mazhorancës propozuan që votimi për kërkesat për informacion të shtyhej për në mbledhjen e sotme.

Në komision u diskutua që palët të bien dakord për një draft të dakordësuar që të integrojë të dy draftet për planet e hetimit. PS ka propozuar që hetimet të shtrihen nga viti 2009 dhe ka shtuar se duhet të pyeten edhe Ministrat e Shëndetësisë që nga dhjetori i 2006 si dhe të gjithë ish-drejtuesit e QSUT që nga 1 tetor 2009.

Ndërkohë dje në një dalje për mediat, kryetarja e këtij komisioni, Albana Vokshi akuzoi socialistët se po bllokojnë punimet dhe po bëhen pengesë për miratimin e kërkesave për informacion, drejtuar institucioneve.

 

komisioni per shendetesine 25 prill 2024

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë