LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Tragjedia në Maqedoninë e Veriut/ Përfshihet nga flakët klubi i natës në Koçan, 59 persona humbin jetën, 155 të plagosur! Qeveria shpall shtatë ditë zie

• Qeveria maqedonase ka shpallur shtatë ditë zie pas zjarrit vdekjeprurës që shpërtheu në një klub nate në qytetin Koçani në orët e para të së dielës, duke lënë dhjetëra njerëz të plagosur dhe 59 të vdekur. • Zjarri shpërtheu dhe u përhap me shpejtësi në çatinë e klubit, duke shkaktuar një shkatërrim total. • Zjarrfikësit nga të gjitha qytetet përreth, si dhe automjete dhe ekipe mjekësore, u thirrën për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit dhe në operacionin e shpëtimit. • Besohet se zjarri është shkaktuar nga efektet e ndriçimit, si fishekzjarre të cilat u ndezën në skenë gjatë koncertit.• Sipas informacioneve nga Ministria e Brendshme e vendit, rreth 150 persona ishin në ambientet e ngjarjes dhe ndiqnin koncertin.  • Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë me dije se po arreston të gjithë personat që kanë lidhje me organizimin e koncertit në Koçan. • Ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Pance Toshkovski, gjatë një konference për media konfirmoi se deri tani janë gjetur 59 viktima dhe 155 të tjerë janë plagosur, shumë prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë. • Ministri Toshkovski ka thënë se autoritetet janë angazhuar me shpejtësi për të ofruar ndihmën e nevojshme dhe për të hetuar shkaqet e këtij zjarri tragjik. • Mediat vendade raportojnë se në spitalin e Koçanit janë dërguar 30 persona të lënduar, ndërsa rreth 60 të tjerë janë transportuar me automjete në spitalin e Shtipit. • Në vendngjarje, përveç ministrit Pançe Toshkovski, tashmë kanë mbërritur edhe Stojançe Angelov, drejtori i Qendrës për Menaxhimin e Krizave (QMK), dhe Aleksandar Janev, drejtori i Byrosë për Siguri Publike (BSP). • Është paralajmëruar edhe mbërritja e kryeministrit të vendit Hristijan Mickoski. •  Në lidhje me zjarrin ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama ku përmes një postimi në "X" ka shprehur ngushëllimet e tij. • Ai theksoi se lutet për shërimin e të plagosurve dhe që familjarët e viktimave të gjejnë forcën të përballojnë humbjen e tyre. • Rama më tej shprehu gatishmërinë për të ndihmuar vendin fqinj me çfarëdo ndihmë që mund të kenë nevojë. • Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjithashtu ka shprehur ngushëllimet e tij për familjarët e viktimave. • Ai shtoi se lutet për shërimin e shpejtë të të mbijetuarve.• Meta theksoi se në këto momente të dhimbshme i qëndron pranë kryeministrit të vendit Hristijan Mickski dhe autoriteteve të Maqedonisë së Veriut. •Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, kanë reaguar pas tragjedisë që ndodhi në Koçan të Maqedonisë së Veriut, ku si pasojë e shpërthimit të zjarrit në një diskotekë kanë mbetur të vdekur të paktën 51 persona dhe qindra të tjerë të lënduar. •Presidentja u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave dhe të gjithë njerëzve të Maqedonisë së Veriut në këtë kohë të vështirë. •Po ashtu, edhe kryeministri Albin Kurti shprehu ngushëllimet e tij më të thella për familjet e viktimave dhe solidaritet me popullin dhe qeverinë e Maqedonisë së Veriut. •Drejtoresha e spitalit të Koçanit, Dr. Kristina Serafimova, ka dhënë detaje mbi gjendjen e disa prej të lënduarve nga zjarri në diskotekë. •Në një konferencë për media, Serafimova bëri të ditur se disa nga viktimat janë nga Shkupi, Shtipi, Probishtip dhe Koçani. •Ajo tha se në spitalin që ajo drejton janë dërguar 70 persona mes të cilëve disa kanë mbërritur të vdekur. • Mjekja ka treguar se pacientët kishin djegie dhe helmim me monoksid karboni. • Sipas saj, identifikimi i disa personave ishte i vështirë për shkak se disa prej tyre nuk kishin karta identiteti, por disa nga viktimat ishin të moshës nga 14 deri në 24 vjeç. 

28 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

"Nuk dua që ngjarja të politizohet", Mickoski për tragjedinë e Koçanit: Do të ketë hapa dhe vendime me të cilat publiku nuk është mësuar

Tragjedia në Maqedoninë e Veriut/ Përfshihet nga flakët
hristijan mickoski

SHKUP- Kryeministri i Maqedonisë, Hristijan Mickoski ka deklaruar në një konferencë për shtyp se ka dyshime se licenca e diskotekës "Puls" në Koç, ku humbën jetën të paktën 59 persona, ishte përfituar përmes korrupsionit. Ai tha gjithashtu se licenca ishte dhënë nga drejtuesit që kanë qenë më parë në Ministrinë e Ekonomisë

“Jam thyer dhe më është thyer shpirti! Ka dyshime se licenca është falsifikuar përmes ryshfetit, nga drejtuesit që kanë qenë më parë në Ministrinë e Ekonomisë”, u shpreh ai. Kreu i qeverisë paralajmëroi se "do të ketë hapa dhe vendime me të cilat publiku nuk është mësuar”.

Më tej, Mickoski është i vendosur për të zbardhur deri në fund ngjarjen tragjike dhe vënien e personave përgjegjës para drejtësisë. Ai thotë se nuk dëshiron që ngjarja të politizohet, ndërsa shton se kjo nuk është një betejë partiake. 

“Jam i vendosur dhe do të veproj me vendosmëri. Nuk dua që kjo ngjarje të politizohet, se dikush po përpiqet të bindë një palë tjetër për përgjegjësi. Kjo nuk është një betejë ndërpartiake, kjo është një betejë e të ndershmëve kundër të pandershmëve”, shtoi ai, duke paralajmëruar masa në vijim, në emër të viktimave dhe familjarëve të tyre.

Të paktën 59 persona kanë humbur jetën nga tragjedia në Koçan nga zjarri që shpërtheu gjatë një koncerti të një grupi të famshëm maqedonas dhe 155 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Në një mbledhje të jashtëzakonshme qeveria maqedonase shpalli zyrtarisht 7 ditë zie në të gjithë vendin.

Po ashtu ka ngarkuar Inspektoratin Shtetëror të Tregut që në tre ditët e ardhshme në territorin e Republikës së Maqedonisë të kryejë inspektim të jashtëzakonshëm në objektet e hotelerisë (kabare, klub nate, etj) dhe menjëherë ta njoftojë Qeverinë për konstatimet e inspektimit, në mënyrë që të përcaktojë gjendjen dhe kushtet sipas rregullores dhe akteve të tyre vendi.

1 VITE ME PARE

Klubi i natës në Koçan kishte liçencë të falsifikuar, merret në pyetje ish-ministri i Ekonomisë në Maqedoninë e Veriut

Tragjedia në Maqedoninë e Veriut/ Përfshihet nga flakët
diskoteka e djegur

SHKUP- Ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi po merret në pyetje në stacionin policor në Karposh në Shkup, lidhur me tragjedinë e Koçanit, ku të paktën 59 persona gjetë vdekjen nga zjarri i rënë klubin e natës. Ky subjekt e kishte përfituar licencën për punë përmes korrupsionit, ndërsa sipas mediave maqedonase, ish-ministri po pyetet për këtë çështje

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, paraprakisht informoi se MPB-ja në koordinim me Prokurorinë Publike deri më tani për këtë ngjarje janë të dyshuar mbi 20 persona, prej të cilëve 15 janë në stacion policor. 

Të paktën 59 persona kanë humbur jetën nga tragjedia në Koçan nga zjarri që shpërtheu gjatë një koncerti të një grupi të famshëm maqedonas dhe 155 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Në një mbledhje të jashtëzakonshme qeveria maqedonase shpalli zyrtarisht 7 ditë zie në të gjithë vendin.

Po ashtu ka ngarkuar Inspektoratin Shtetëror të Tregut që në tre ditët e ardhshme në territorin e Republikës së Maqedonisë të kryejë inspektim të jashtëzakonshëm në objektet e hotelerisë (kabare, klub nate, etj) dhe menjëherë ta njoftojë Qeverinë për konstatimet e inspektimit, në mënyrë që të përcaktojë gjendjen dhe kushtet sipas rregullores dhe akteve të tyre vendi.

1 VITE ME PARE

Tragjedia me 59 viktima në Koçan/ Nga djali i pronarit të diskotekës tek ish-drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim ja sa persona janë të arrestuar 

Tragjedia në Maqedoninë e Veriut/ Përfshihet nga flakët
fotot ilustruese

MAQEDONI E VERIUT- Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski ka njoftuar se 15 persona janë marrë në polici pas zjarrit në diskotekën në Koçan, ku si pasojë humbën jetën të paktën 59 persona dhe 155 mbetën të plagosur. Toshkovski tha se janë arrestuar të punësuar në Ministrinë e Ekonomisë, të punësuar në diskotekë, por edhe ish-drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Gjithashtu ajo theksoi se disa prej të dyshuarve për shkaktimin e këtij rasti penalo-juridik kanë ndërruar jetë. Më tej Toshkovski tha se një pjesë e personave të ndaluar, që për momentin janë në stacion të policisë, janë njerëz që kanë faj direkt në lidhje me këtë ngjarje penalo-juridike. Po ashtu të arrestuar janë ish sekretari shtetëror i Ministrisë së Ekonomisë, ish, mendoj edhe udhëheqësi i tashëm i një sektori në korniza të Ministrisë së Ekonomisë dhe ish-drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe 3 të punësuar në Drejtori

Deri në këtë moment, në lidhje me këtë ngjarje penalo-juridike ka ma shumë se 20 persona të dyshuar. Rreth 15 persona janë në stacion të policisë. Disa prej të dyshuarve për shkaktimin e këtij rasti penalo-juridik kanë ndërruar jetë. 4 persona për momentin janë siguruar në spital, 2 anëtarë të bendit, djali i pronarit të diskotekës dhe menaxheri i kompanisë që e ka menaxhuar diskotekën. Një pjesë e personave të ndaluar, që për momentin janë në stacion të policisë, janë njerëz që kanë faj direkt në lidhje me këtë ngjarje penalo-juridike, sipas provave që kemi.

Sipas provave deri tani, respektivisht është arrestuar një person që është organizator i ngjarjes, dhe për të cilin kemi dyshim se është njëri prej atyre që ka faj direkt në suaza të kryerjes së veprave konkrete penale në lidhje me këtë rast. Gjithashtu, janë arrestuar ish sekretari shtetëror i Ministrisë së Ekonomisë, ish, mendoj edhe udhëheqësi i tashëm i një sektori në korniza të Ministrisë së Ekonomisë, kemi arrestuar ish-drejtorin e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe 3 të punësuar në Drejtori”, tha Toshkovski.

1 VITE ME PARE

Tragjedia me 59 viktima dhe 155 plagosur/ Presidentja e RMV: Askush nuk duhet t’i shmanget ligjit dhe drejtësisë

Tragjedia në Maqedoninë e Veriut/ Përfshihet nga flakët
Gordana Siljanovska Davkova

MAQEDONIA E VERIUT- Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova në një konferencë të jashtëzakonshme foli për tragjedinë që ndodhi në një diskotekë në Koçan, ku humbën jetën 59 persona dhe u plagosën 155 të tjerë. Davkova tha se duhet të ketë përgjegjësi për këtë tragjedi, ku theksoi se asgjë nuk është më e rëndësishme se jeta e një të riu.

“E di dhe ndjej se nuk jemi vetëm. Lajmëruan të gjithë, jo vetëm fqinjët, por edhe vendet më të largëta. Të lënduarit më rëndë janë në Sofje, në Stamboll, në Greqi, në Serbi për të marrë kujdes të lartë mjekësor. Për këtë ndihmë do të jemi përjetësisht mirënjohës. Të bashkojmë forcat, të mos sakrifikojmë më kurrë për përfitimin e individëve, asgjë nuk është më e vlefshme se jeta e një të riu," tha Siljanovska-Davkova, teksa theksoi se askush nuk duhet t’i ikë përgjegjësisë dhe nuk duhet t’i shmanget ligjit dhe drejtësisë

 

1 VITE ME PARE

Flet një nga të mbijetuarit e tragjedisë së Koçanit: Gjithçka ndodhi me shpejtësi, mbaj mend vetëm që një zjarrfikës më ka tërhequr dhe ...

Tragjedia në Maqedoninë e Veriut/ Përfshihet nga flakët
nje nga te mbijetuarit e tragjiedise

KOÇAN- Në oborrin e spitalit të Koçanit situata është e tensionuar, ku familjarë kërkojnë që t’i marrin trupat e pajetë të të afërmve të tyre që kanë humbur jetën në aksidentin tragjik në klubin e natës “Puls”. Mes këtyre personave kishte dhe nga ato që i kanë mbijetuar zjarrit, ndonëse me lëndime. Në një prononcim për Alsat, një prej tyre është shprehur se pasi ra zjarri 

“Ndodhi me shpejtësi, nuk e mbaj mend si u lëndova dhe si arrita deri në spital.. Kam djegie në kokë dhe nëpër duar.  Asgjë nuk mbaj mend, vetëm e di se një zjarrfikës më tërhoqi dhe më tej asgjë më nuk di. Mendoj se gjithçka nisi rreth orës 3 e gjysmë, ashtu disi, gjithçka ndodhi me shpejtësi.”, u shpreh një i mbijetuar.

Qytetarët dhe të afërmit shprehen të tmerruar nga kjo fatkeqësi që ka tronditur vendin dhe jo vetëm.

“E gjithë Maqedonia është në mërzi, jo vetëm Maqedonia, ngushëllime japin nga të gjitha shtetet. Kjo është tragjedi shumë e madhe, për Koçanin, por edhe për të gjithë rrethinën, ka pasur edhe nga Dellçeva, Vinica, nga fshatrat e Koçanit. Babai ishte tani pak më parë para spitalit, nuk kishin fëmijë për shumë vite”, tha një familjar.

“I biri i një mikut tim punonte sigurim, u helmua me monoksid, merrte pjesë në tërheqjen, thotë se ishte e tmerrshme, do të ju lutem kaq, nuk mundem më tepër”, u shpreh një tjetë familjar.

Kryetari i Kryqit të Kuq, Sait Saiti tha se aktualisht nuk ka nevojë për dhurim të gjakut për pacientët, por njoftoi se do të jenë të mobilizuar edhe për ditët në vijim. 

“Sa i përket gjakut, për momentin nuk kemi nevojë,  rezervat e sistemit shëndetësorë janë të mjaftueshme, nëse ka nevojë eventualisht këtu jemi. Mirëpo për momentin nuk ka nevojë të mobilizohemi për një aktivitet të tillë”, tha Saiti. 

Të paktën 59 persona kanë humbur jetën nga tragjedia në Koçan nga zjarri që shpërtheu gjatë një koncerti të një grupi të famshëm maqedonas dhe 155 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Në një mbledhje të jashtëzakonshme qeveria maqedonase shpalli zyrtarisht 7 ditë zie në të gjithë vendin.

Po ashtu ka ngarkuar Inspektoratin Shtetëror të Tregut që në tre ditët e ardhshme në territorin e Republikës së Maqedonisë të kryejë inspektim të jashtëzakonshëm në objektet e hotelerisë (kabare, klub nate, etj) dhe menjëherë ta njoftojë Qeverinë për konstatimet e inspektimit, në mënyrë që të përcaktojë gjendjen dhe kushtet sipas rregullores dhe akteve të tyre vendi.

1 VITE ME PARE

Tragjedia në Maqedoninë e Veriut/ Reagon Papa Françesku: Ngushëllime të thella për familjet e viktimave!

Tragjedia në Maqedoninë e Veriut/ Përfshihet nga flakët
Papa Françesku

MAQEDONI E VERIUT- Papa Françesku ka reaguar pas tragjedisë që ndodhi në Koçan të Maqedonisë së Veriut, ku si pasojë e shpërthimit të zjarrit në një diskotekë mbetur të vdekur të paktën 59 persona dhe rreth 159 të plagosur. Përmes një telegrami të nënshkruar nga Sekretari Kardinal i Shtetit, Pjetro Parolin, Papa Françesku shprehu ngushëllimet e tij pas zjarrit në klubin e natës në Koçan. 

"Papa shprehu ngushëllime të thella për familjet e viktimave si dhe afërsinë e tij shpirtërore me të lënduarit”, thuhet në telegramin dërguar peshkopit të Shkupit Kiro Stojanov.

Në mesin e viktimave ishin 3 të mitur, ndërsa raportohet për 159 të plagosur. Qeveria e Maqedonisë së Veriut shaplli shtatë ditë zie në të gjithë vendin. 

Zjarri filloi kur u aktivizuan fishekzjarret rreth orës 2:30 të mëngjesit dhe flakët shpërthyen në të gjithë lokalin. Siç raportohet shkëndijat goditën tavanin, i cili ishte bërë nga një material shumë i ndezshëm dhe zjarri u përhap.

Ndërkohë tymi i dendur i mbyti disa nga viktimat dhe dogji të tjerët. Drejt vendit të ngjarjes kanë shkuar në ndihmë me dhjetëra ambulanca nga Shkupi ndërkohë që u aktivizua për ndihmë edhe një helikopter i Ministrisë së Brendshme.

1 VITE ME PARE

Tragjedia e Koçanit, shpallen 7 ditë zie në të gjithë Maqedoninë e Veriut! Çfarë vendimesh të tjera u morën në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë

Tragjedia në Maqedoninë e Veriut/ Përfshihet nga flakët

SHKUP- Qeveria e Maqedonisë së Veriut e filloi seancën e sotme me një minutë heshtje në nderim të personave që humbën jetën në tragjedinë e Koçanit. Në seancën e sotme të jashtëzakonshme të qeverisë pas zjarrit tragjik në një klub nate në Koçan, ku 59 të rinj humbën jetën, ndërsa mbi 100 persona u shtruan në spital dhe po marrin kujdes mjekësor, Qeveria vendosi të shpallë 7 ditë zie në të gjithë vendin.

Të gjithë duhet t'i binden vendimit, pasi dënimet për mosbindje do të jenë të rënda. Në këto ditë Ministria e Jashtme do të hapë librin e ngushëllimeve brenda ministrisë për incidentin e rëndë me pasoja fatale.

Gjithashtu, në seancën e Qeverisë u mor vendim, me të cilin u ngarkua Inspektorati Shtetëror i Tregut që në tre ditët e ardhshme në territorin e Republikës së Maqedonisë të kryejë inspektim të jashtëzakonshëm në objektet e hotelerisë (kabare, klub nate, etj) dhe menjëherë ta njoftojë Qeverinë për konstatimet e inspektimit, në mënyrë që të përcaktojë gjendjen dhe kushtet sipas rregullores dhe akteve të tyre vendi.

Qeveria ka miratuar një vendim për aktivizimin e mekanizmit për kërkimin e ndihmës ndërkombëtare. Njëkohësisht, qeveria maqedonase ka bërë me dije për qytetarët se në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe institucionet e tjera përgjegjëse për zbardhjen e plotë të rastit, po mblidhen provat materiale dhe se të gjithë personat e përfshirë në këtë ngjarje tragjike dhe që me vetëdije kanë kontribuar në rrezikimin e jetëve njerëzore do të sillen para organeve të drejtësisë dhe do të mbajnë përgjegjësi.

"I shprehim ngushëllimet më të thella familjeve të viktimave, në këtë ngjarje tragjike nuk ka fjalë që mund të lehtësojnë dhimbjen e humbjes së pariparueshme. I gjithë ekipi shëndetësor dhe mjekësor në të gjitha objektet shëndetësore është në dispozicion dhe ofron kujdes shëndetësor dhe ndihmë për shërimin e shpejtë të të lënduarve. Në këto momente jashtëzakonisht të vështira dhe trishtuese për mbarë popullin maqedonas, kërkojmë që rasti të mos politizohet, në mënyrë që institucionet të ndriçojnë rastin në kohë dhe në mënyrën e duhur. Asnjë informacion nuk do të fshihet nga sytë e publikut", ka njoftuar qeveria.

1 VITE ME PARE

EMRAT/ Tragjedia në Koçan, në mesin e viktimave nga zjarri në lokalin e natës janë edhe 5 anëtarët e grupit muzikor DNK

Tragjedia në Maqedoninë e Veriut/ Përfshihet nga flakët
pamje nga vendngjarja

MAQEDONIA E VERIUT- Detaje të reja vijojnë te dalin ne lidhje me tragjedinë që ndodhi në Koçan të Maqedonisë së Veriut, ku si pasojë e shpërthimit të zjarrit në një diskotekë mbetur të vdekur të paktën 59 persona dhe reth 155 të plagosur.

Bëhet e ditur se në mesin e 59 viktimave janë edhe pesë anëtarë e grupit muzikor DNK, Filip Stefanovski, Gjorgi Gjorgiev, Sara Projkovska dhe Andrej Gjorgievski, si dhe fotografi i grupit Aleksandar Efremov.

Fillimisht lajmin e bënë të ditur anëtarë të grupit DNK të cilët, publikuan fotografitë e artistëve. Anëtarë të grupit si dhe shokët e të ndjerëve, përmes postimeve të tyre në rrjetet sociale, i dhanë lamtumirën miqve të tyre.

Zjarri filloi kur u aktivizuan fishekzjarret rreth orës 2:30 të mëngjesit dhe flakët shpërthyen në të gjithë lokalin. Siç raportohet shkëndijat goditën tavanin, i cili ishte bërë nga një material shumë i ndezshëm dhe zjarri u përhap.

Ndërkohë tymi i dendur i mbyti disa nga viktimat dhe dogji të tjerët. Drejt vendit të ngjarjes kanë shkuar në ndihmë me dhjetëra ambulanca nga Shkupi ndërkohë që u aktivizua për ndihmë edhe një helikopter i Ministrisë së Brendshme.

1 VITE ME PARE

"Licenca e klubit në Koçan u përfitua nëpërmjet korrupsionit", Toshkovski: Është vënë në pranga ish-sekretari shtetëror i Ministrisë së Ekonomisë

Tragjedia në Maqedoninë e Veriut/ Përfshihet nga flakët
pance toshkovski

SHKUP- Ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski ka deklaruar sot se licenca për punë e klubit të natës ku ndodhi tragjedia në Koçan është marrë me korrupsion dhe se sipas tij do të ketë përgjegjësi.

“Kjo licencë është e përfituar me korrupsion. Në këtë rast kanë emër dhe mbiemër ata që kanë dhënë këtë licencë dhe do të përgjigjen”, tha Toshkovski.

Ministri gjithashtu njoftoi se është arrestuar ish-sekretari shtetëror i Ministrisë së Ekonomisë. Ai njoftoi gjithashtu se lidhur me ngjarjen janë shoqëruar në polici 15 persona. Sipas ministrit të Brendshëm, në mesin e të lënduarve janë edhe mbi 20 të mitur. Ndërkohë që 3 të mitur të tjerë janë në mesin e atyre që kanë humbur jetën.

Të paktën 59 persona kanë humbur jetën nga tragjedia në Koçan nga zjarri që shpërtheu gjatë një koncerti të një grupi të famshëm maqedonas dhe 155 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Qeveria maqedonase ka caktuar shtatë ditë zie kombëtare për shkak të ngjarjes tronditëse. Raportohet se vendimi do të shpallet zyrtarisht në Parlament në seancën e sotme të jashtëzakonshme që do të mbahet pasdite. Qeveria përmes një njoftimi thotë se do të merret vendim edhe për inspektim urgjent dhe të jashtëzakonshëm në të gjitha lokalet e natës, diskotekat dhe restorantet që organizojnë festa.

1 VITE ME PARE

Tragjedia e Koçanit/ "Lëshohen 4 urdhërarreste", ministri i Brendshëm maqedonas: 15 persona ndodhen në komisariat

Tragjedia në Maqedoninë e Veriut/ Përfshihet nga flakët

SHKUP- Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski ka mbajtur një deklaratë për mediat lidhur me tragjedinë e ndodhur në klubin e natës në Koçan. Ai bëri me dije se për katër persona është lëshuar urdhërarresti.

Toshkovski tha se lidhur me ngjarjen më shumë se 20 persona janë të dyshuar, ndërsa tregoi se aktualisht në stacionin policor ndodhen 15 persona. Ai ka njoftuar se disa nga të dyshuarit për shkaktimin e kësaj ngjarje kriminale kanë vdekur, disa ndodhen në spital.

Sipas ministrit të Brendshëm, në mesin e të lënduarve janë edhe mbi 20 të mitur. Ndërkohë që 3 të mitur të tjerë janë në mesin e atyre që kanë humbur jetën.

1 VITE ME PARE

Tragjedia në Koçan/ Ministria e Shëndetësisë e RMV: Po organizojmë transport ajror për personat e lënduar më rëndë, do të dërgohen për mjekim jashtë vendit

Tragjedia në Maqedoninë e Veriut/ Përfshihet nga flakët
foto ilustruese

SHKUP- Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se aktualisht po organizohet transport ajror për personat që mbetën të lënduar më rëndë nga zjarri në klubin e natës në Koçan. 

Bëhet me dije se pesë pacientë do të dërgohen për trajtim në Bullgari, dy prej të cilëve janë nga Klinika e Kirurgjisë “Shën Naumi i Ohrit” dhe tre nga TOARILUC(Klinika Universitare e Traumatologjisë, e Sëmundjeve Ortopedike, e Anestezisë, e Reanimacionit, e Mjekimit Intenziv dhe e Qendrës Urgjente).

Në Turqi do të dërgohen për trajtim tre pacientë nga TOARILUC dhe gjashtë nga Spitali i Përgjithshëm “8 Shtatori”. Po ashtu, për në Greqi, me mjete të IMT-së, janë transportuar tre pacientë nga TOARILUC. Me mjete të IMT-së do të transportohen gjithashtu pesë pacientë për në Bullgari dhe pesë për në Serbi.

Të paktën 59 persona kanë humbur jetën nga tragjedia në Koçan nga zjarri që shpërtheu gjatë një koncerti të një grupi të famshëm maqedonas dhe 155 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Qeveria maqedonase ka caktuar shtatë ditë zie kombëtare për shkak të ngjarjes tronditëse. Raportohet se vendimi do të shpallet zyrtarisht në Parlament në seancën e sotme të jashtëzakonshme që do të mbahet pasdite. Qeveria përmes një njoftimi thotë se do të merret vendim edhe për inspektim urgjent dhe të jashtëzakonshëm në të gjitha lokalet e natës, diskotekat dhe restorantet që organizojnë festa.

1 VITE ME PARE

Ishte në mesin e të lënduarve nga zjarri në diskotekën e Koçanit, ndërron jetë futbollisti i Shkupit

Tragjedia në Maqedoninë e Veriut/ Përfshihet nga flakët
Andrej Lazarov

MAQEDONI E VERIUT- Futbollisti Andrej Lazarov, 25 vjeç, i cili ishte në mesin e të lënduarve nga zjarri ne diskotekën e Koçanit, fatkeqësisht ka ndërruar jetë në spitalin. Siç raportohet Lazarov, pësoi djegie të rënda në trup të cilave nuk mundi tu mbijetojë. 

Klubi i tij më herët njoftoi se ai ishte jashtë rrezikut, por situata më vonë ndryshoi dhe ai fatkeqësisht ndërroi jetë prej plagëve të rënda.

1 VITE ME PARE

Tragjedia në Koçan/ Berisha: Ngushëllime familjeve të viktimave, shërim të shpejt të plagosurve!

Tragjedia në Maqedoninë e Veriut/ Përfshihet nga flakët
fotot ilustruese

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas tragjedisë që ndodhi në Koçan të Maqedonisë së Veriut, ku si pasojë e shpërthimit të zjarrit në një diskotekë kanë mbetur të vdekur të paktën 59 persona dhe qindra të tjerë të lënduar.

Berisha përmes një postimi në Facebook ka ngushëlluar familjet e viktimave të zjarrit në diskotekën në Koçan të Maqedonisë së Veriut. Berisha shkruan se, në emrin e tij dhe të PD, u uron shërim të shpejtë të të plagosurve në këtë ngjarje tragjik

Postimi i Berishës: 

Një tragjedi e rëndë në Maqedoninë e Veriut

Miq, një tragjedi e rëndë ka ndodhur në vendin mik.

Në një diskotekë në qytetin Koçan, Maqedonia e Veriut, 51 të rinj, të moshave 14-25 vjeç, humbën jetën tragjikisht nga zjarri, ndërsa 118 të tjerë pësuan djegie të shkallëve të ndryshme dhe helmim nga monoksidi i karbonit. Ndër ta, 18 janë në gjendje të rëndë.

Me këtë rast, shpreh ngushëllimet më të ndjera të mia dhe të Partisë Demokratike për familjet e viktimave, si dhe solidaritetin tonë me autoritetet lokale dhe qendrore të Maqedonisë së Veriut. Gjithashtu, lutemi për një shërim sa më të shpejtë dhe të plotë të të plagosurve në këtë tragjedi të tmerrshme.

Tragjedia në Maqedoninë e Veriut/ Përfshihet nga flakët

 

1 VITE ME PARE

"Të gjithë përpiqeshin të shpëtonin veten", 20-vjeçarja që i mbijetoi zjarrit në Koçan: Motra ime ka humbur, nuk po e gjejmë në asnjë spital!

Tragjedia në Maqedoninë e Veriut/ Përfshihet nga flakët
Marija Taseva

KOÇAN- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me zjarrin e rënë në klubin e natës në Koçan ku mbetën të vdekur 59 persona. Një nga të mbijetuarat e zjarrit është 20-vjeçarja, Marija Taseva. Ajo ka shpjeguar momentet e largimit nga zjarri teksa theksoi se të gjithë po vraponin të shpëtonin veten.

20-vjeçarja arriti të dilte e gjallë ndërsa fati i motrës së saj nuk dihet ende. Ajo theksoi se nuk po e gjejnë në asnjë spital dhe se po presin për ndonjë informacion. Taseva tha se teksa po largohej nga vendi i ngjarjes ra në tokë dhe të tjerët po e shkelnin. Fatmirësisht ajo nuk ka marrë plagë të rënda.

“Të gjithë filluan të vrapojnë jashtë. Të gjithë përpiqeshin të shpëtonin veten. Motra ime ka humbur. Nuk mund ta gjejmë në asnjë spital. Tani presim këtu rezultatet për të parë nëse do ta gjejmë, nëse jo, përfundimisht në Shkup. Duke dalë jashtë rashë në tokë dhe të tjerët më shkelnin, thjesht me faqe isha në tokë”, tha Taseva sipas medias vendase.

Babai i saj thotë se nuk kanë informacion për vajzën e dytë, e cila është 25 vjeçe. Policia ka arrestuar disa persona për këtë ngjarje tragjike. Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit në diskotekë është bërë hedhja e mjeteve piroteknike.

1 VITE ME PARE

Tragjedia në Koçan, Serbia shpall 18 Marsin ditë zie

Tragjedia në Maqedoninë e Veriut/ Përfshihet nga flakët
Aleksandër Vuçiç

SERBI- Qeveria e Serbisë, do të shpallë 18 Marsin ditë zie për shkak të zjarrit në Maqedoninë e Veriut ku humbën jetën të paktën 59 persona dhe 155 u plagosën. Raportohet se vendimi do të shpallet zyrtarisht në Parlament në seancën e nesërme, me propozim të presidentit Aleksandër Vuçiç. 

"Kryeministri Millosh Vuçeviç dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç kanë diskutuar mëngjesin e sotëm për tragjedinë në Koçan të Maqedonisë së Veriut, ku një numër i madh i qytetarëve humbën jetën nga zjarri në një diskotekë, pas së cilës u vendos që 18 marsi në Serbi të jetë ditë zie," thuhet në komunikatën e Qeverisë së Serbisë, transmeton medias vendase.

Të paktën 59 persona kanë humbur jetën në një diskotekë në Koçan nga zjarri që shpërtheu gjatë një koncerti të një grupi të famshëm maqedonas dhe 155 të tjerë kanë mbetur të plagosur, 18 prej tyre në gjendje kritike. 

1 VITE ME PARE

Tragjedia me 59 viktima në Koçan/ Qeveria maqedonase shpall shtatë ditë zie

Tragjedia në Maqedoninë e Veriut/ Përfshihet nga flakët
fotot ilustruese

MAQEDONIA E VERIUT- Qeveria maqedonase ka caktuar shtatë ditë zie kombëtare për shkak të tragjedisë në Koçan. Raportohet se vendimi do të shpallet zyrtarisht në Parlament në seancën e sotme të jashtëzakonshme që do të mbahet pasdite.

Qeveria përmes një njoftimi thotë se do të merret vendim edhe për inspektim urgjent dhe të jashtëzakonshëm në të gjitha lokalet e natës, diskotekat dhe restorantet që organizojnë festa.

Do të merret vendim edhe për inspektim urgjent dhe të jashtëzakonshëm në të gjitha lokalet e natës, diskotekat dhe restorantet që organizojnë festa”, thotë Qeveria

Deri më tani raportohet për 59 viktima dhe 155 të plagosur, ku 18 janë në gjendje kritike për jetën.

1 VITE ME PARE

Tragjedia me 59 viktima në Koçan, dëshmitarët: Dëgjuam të bërtitura, ndihmuam aq sa kemi pasur mundësi

Tragjedia në Maqedoninë e Veriut/ Përfshihet nga flakët
pamje nga vendngjarja

KOÇAN- Disa dëshmitarë okularë kanë treguar sesi kanë ndihmuar të rinjtë pas zjarrit që ra në diskotekë në Koçan në Maqedoninë e Veriut, ku 59 perosona humbën jetën dhe 155 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Ata shprehen për mediat vendase se fillimisht dëgjuan të bërtitura dhe pastaj ndihmuan të rinjtë me aq mundësi sa kishin. Dëshmitarët thonë se i kanë dërguar personat me automjetet e tyre në spital. 

 “U shqetësuam. Kishte disa të rinj këtu pranë që kishin dalë jashtë dhe rrinin këtu. Si rast është fatkeqësi për gjithë shtetin. Djali im shpëtoi aq persona sa ka mundur”, deklaroi një dëshmitare.

“I dërgova disa prej tyre në spital. Me vetura, me këto mundësi që kemi. Degjova se diçka po ndodh sepse filluan të bërtasin dhe të ikin me vrap”, tha dëshmitari.

1 VITE ME PARE

Tragjedia në Koçan/ Shkon në 59 numri i viktimave, ministri Toshkovski: Mes tyre edhe një polic, po kryente kontrolle për drogë! Janë plagosur 155 persona

Tragjedia në Maqedoninë e Veriut/ Përfshihet nga flakët
Zjarri

KAÇAN- Ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski para pak çastesh ka dalë më një bilanc të ri të viktimave nga tragjedia në Koçan. Toshkovski theksoi se numri i viktima ka shkuar në 59 ndërsa numri i të plagosurve është rritur në 155 persona. Sipas Toshkovski në mesin e viktimave është edhe një polic.

Polici sipas Toshkovskit ka qenë në detyrë duke kryer kontrolle për përdorim të lëndëve narkotike. Ministri ishte shumë i përmbajtur në deklaratën e tij nën arsyetimin se hetimi është në fillime të saj dhe se nuk dëshiron të dëmtoj procesin.

“Në momentin që do të bëhet identifikimi i viktimave do të njoftohen familjarët”, tha Toshkovski duke nënvizuar edhe njëherë se ndjen përgjegjësi morale.

Një zjarr shpërtheu në një klub nate në qytetin Koçanit në Maqedoninë e Veriut në orët e para të së dielës, duke lënë dhjetëra njerëz të plagosur dhe 59 të vdekur. Zjarri shpërtheu dhe u përhap me shpejtësi në çatinë e klubit, duke shkaktuar një shkatërrim total.

Besohet se zjarri është shkaktuar nga efektet e ndriçimit, si fishekzjarre të cilat u ndezën në skenë gjatë koncertit. Sipas informacioneve nga Ministria e Brendshme e vendit, rreth 1500 persona ishin në ambientet e ngjarjes dhe ndiqnin koncertin. Ministri Toshkovski ka thënë se autoritetet janë angazhuar me shpejtësi për të ofruar ndihmën e nevojshme dhe për të hetuar shkaqet e këtij zjarri tragjik.

1 VITE ME PARE

“Disa nga viktimat janë të moshës 14-24 vjeç”/ Tragjedia në Koçan, drejtoresha e spitalit: Pacientët erdhën me djegie dhe helmin nga monoksidi karbonit

Tragjedia në Maqedoninë e Veriut/ Përfshihet nga flakët
Dr. Kristina Serafimova

KOÇAN- Drejtoresha e spitalit të Koçanit, Dr. Kristina Serafimova, ka dhënë detaje mbi gjendjen e disa prej të lënduarve nga zjarri në diskotekë. Në një konferencë për media, Serafimova bëri të ditur se disa nga viktimat janë nga Shkupi, Shtipi, Probishtip dhe Koçani. Ajo tha se në spitalin që ajo drejton janë dërguar 70 persona mes të cilëve disa kanë mbërritur të vdekur.

Mjekja ka treguar se pacientët kishin djegie dhe helmim me monoksid karboni. Sipas saj, identifikimi i disa personave ishte i vështirë për shkak se disa prej tyre nuk kishin karta identiteti, por disa nga viktimat ishin të moshës nga 14 deri në 24 vjeç. 

“Kemi marrë 70 persona, për fat të keq, mes tyre ishin edhe të sjellë dhe të vdekur. Pacientët kishin djegie dhe helmim me monoksid karboni. Më pas ata janë transferuar në Spitalin klinik të Shtipit dhe prej andej disa janë dërguar në Shkup.

Aktualisht kemi 20 pacientë me simptoma të lehta. Shumë njerëz kanë vdekur, por deri në përfundimin e identifikimit, nuk mund të themi se sa kanë vdekur. Identifikimi i disa personave ishte i vështirë për shkak se disa prej tyre nuk kishin karta identiteti. Të vdekurit ishin të moshës nga 14 deri në 24 vjeç, tha drejtoresha e spitalit të Koçanit, Dr. Kristina Serafimova.

1 VITE ME PARE

Tragjedia me 51 viktima në Koçan/ Kurti: Ngushëllime familjarëve që humbën më të dashurit e tyre...

Tragjedia në Maqedoninë e Veriut/ Përfshihet nga flakët
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar pas tragjedisë që ndodhi në Koçan të Maqedonisë së Veriut, ku si pasojë e shpërthimit të zjarrit në një diskotekë kanë mbetur të vdekur të paktën 51 persona dhe qindra të tjerë të lënduar. Kurti shprehu ngushëllimet e tij më të thella për familjet e viktimave dhe solidaritet me popullin dhe qeverinë e Maqedonisë së Veriut.

Me pikëllim të thellë mësova për humbjen shkatërruese të 51 jetëve në Koçan të Maqedonisë së Veriut, si pasojë e një shpërthimi tragjik zjarri në një klub nate. Shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjet që humbën më të dashurit e tyre, si dhe për liderët dhe qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të gjithë vendit në këtë kohë pikëllimi. Të lënduarve u uroj shërim të shpejtë dhe të plotë”, ka shkruar Kurti.

1 VITE ME PARE

"Lajme shkatërruese nga Koçani"/ Presidentja Osmani shpreh ngushëllimet për ngjarjen në RMV: Tragjedi humbja e kaq shumë jetëve të reja

Tragjedia në Maqedoninë e Veriut/ Përfshihet nga flakët
Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas tragjedisë që ndodhi në Koçan të Maqedonisë së Veriut, ku si pasojë e shpërthimit të zjarrit në një diskotekë kanë mbetur të vdekur të paktën 51 persona dhe qindra të tjerë të lënduar.

Presidentja u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave dhe të gjithë njerëzve të Maqedonisë së Veriut në këtë kohë të vështirë. Përmes një postimi në X Osmani tha se humbja e kaq shumë jetëve të reja është një tragjedi përtej fjalëve. 

"Lajme shkatërruese nga Koçani, Maqedonia e Veriut. Humbja e kaq shumë jetëve të reja është një tragjedi përtej fjalëve. Ne shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta dhe qëndrojmë pranë familjeve të viktimave dhe të gjithë njerëzve të Maqedonisë së Veriut në këtë kohë të vështirë. Ju jeni në mendimet dhe lutjet tona”, ka shkruar Osmani.

1 VITE ME PARE

Tragjedia me 51 viktima në Koçan, Meta: Ditë e rëndë, qëndrojmë pranë Maqedonisë së Veriut në këto momente të dhembshme!

Tragjedia në Maqedoninë e Veriut/ Përfshihet nga flakët
Meta

TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përmes një postimi në llogarinë e tij në "Facebook" ka reaguar në lidhje me tragjedinë e regjistruar në Koçan të Maqedonisë së Veriut ku mbetën të vdekur 51 persona.

Meta ka shprehur ngushëllimet e tij për familjarët e viktimave. Ai shtoi se lutet për shërimin e shpejtë të të mbijetuarve. Meta theksoi se në këto momente të dhimbshme i qëndron pranë kryeministrit të vendit Hristijan Mickski dhe autoriteteve të Maqedonisë së Veriut.

"Me hidhërim dhe tronditje të thellë përcolla tragjedinë e madhe në Koçan të Maqedonisë së Veriut. Në këtë ditë të rëndë, unë Partia e Lirisë dhe shprehim ngushëllimet më të ndjera familjeve të viktimave për shkak të dhimbjeve të mëdha të pazëvendësueshme dhe të lutemi për shërim më të shpejtë të mbijetuar!

I përcjell Kryeministrit Hristijan Mickski, autoriteteve të Maqedonisë së Veriut dhe mike solidaritetin e tyre dhe qëndrojmë pranë tyre në këto momente të dhembshme!' shkruan Meta.

Tragjedia në Maqedoninë e Veriut/ Përfshihet nga flakët

1 VITE ME PARE

VIDEO/ Tragjedia me 51 viktima në Koçan, publikohen pamjet nga momenti kur tavani i klubit të natës përfshihet nga flakët

Tragjedia në Maqedoninë e Veriut/ Përfshihet nga flakët
Zjarri

KOÇAN- Pamje të reja janë publikuar nga zjarri i madh që ra në orët e para të mëngjesit të sotëm në një klub natë në Koçan ku humbën jetën 51 persona. Nga pamjet e publikuara duken momenti kur tavani i lokalit është përfshirë nga flakët ndërsa të pranishmit po ndiqnin një koncert të një grupi muzikor. Pasi zjarri është pikasur është tentuar të fiket por autoritetet kanë raportuar se ajo është përhapur me shpejtësi duke dalë nga kontrolli.

 


Të pranishmit nuk kanë nguruar ti bëjnë video zjarrit i cili përparonte çdo sekond edhe më shumë. Ajo që vihet re është që të rinjtë që ndodheshin në klubin e natës nuk janë aspak të panikosur ndërsa sipër kokës kanë një zjarr i cili u mori jetën 51 personave.

 

Zjarri shpërtheu në një klub nate në qytetin Koçani në Maqedoninë e Veriut  në orët e para të së dielës, duke lënë dhjetëra njerëz të plagosur dhe 51 të vdekur. Zjarri shpërtheu dhe u përhap me shpejtësi në çatinë e klubit, duke shkaktuar një shkatërrim total.

 

Besohet se zjarri është shkaktuar nga efektet e ndriçimit, si fishekzjarre të cilat u ndezën në skenë gjatë koncertit. Sipas informacioneve nga Ministria e Brendshme e vendit, rreth 1500 persona ishin në ambientet e ngjarjes dhe ndiqnin koncertin. Ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Pance Toshkovski, gjatë një konference për media konfirmoi se deri tani janë gjetur 51 viktima dhe mbi 100 të tjerë janë plagosur, shumë prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë. Ministri Toshkovski ka thënë se autoritetet janë angazhuar me shpejtësi për të ofruar ndihmën e nevojshme dhe për të hetuar shkaqet e këtij zjarri tragjik.

1 VITE ME PARE

Tragjedia me 51 viktima në Koçan, Rama: Pa fjalë, ngushëllime në emër të Shqipërisë! Të gatshëm për çfarëdo ndihme

Tragjedia në Maqedoninë e Veriut/ Përfshihet nga flakët
Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në llogarinë e tij në "X" ka reaguar në lidhje me tragjedinë që u regjistrua në orët e para të mëngjesit të sotëm në Koçan ku humbën jetën 51 persona. Rama në reagimin ka shprehur ngushëllimet e tij.

Ai theksoi se lutet për shërimin e të plagosurve dhe që familjarët e viktimave të gjejnë forcën të përballojnë humbjen e tyre. Rama më tej shprehu gatishmërinë për të ndihmuar vendin fqinj me çfarëdo ndihmë që mund të kenë nevojë.

"Me një ndjenjë hidhërimi të veçantë u përcjell vëllezërve e motrave të Maqedonisë së Veriut ngushëllimet e mia për tragjedinë e madhe të Koçanit. Jam pa fjalë dhe lutem që të lënduarit të shërohen dhe që familjarët e viktimave të gjejnë forcën të përballojnë humbjen e tyre të pangushëllueshme. I përcjell po ashtu kryeministrit Mickovski dhe autoriteteve të vendit fqinj ngushëllimet në emër të Shqipërisë e shqiptarëve, duke shprehur gatishmërinë për çfarëdoqoftë ndihma jonë mund të jetë e nevojshme," shkruan Rama.

Një zjarr shpërtheu në një klub nate në qytetin Kotçani në Maqedoninë e Veriut  në orët e para të së dielës, duke lënë dhjetëra njerëz të plagosur dhe 51 të vdekur. Zjarri shpërtheu dhe u përhap me shpejtësi në çatinë e klubit, duke shkaktuar një shkatërrim total.

Besohet se zjarri është shkaktuar nga efektet e ndriçimit, si fishekzjarre të cilat u ndezën në skenë gjatë koncertit. Sipas informacioneve nga Ministria e Brendshme e vendit, rreth 1500 persona ishin në ambientet e ngjarjes dhe ndiqnin koncertin. Ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Pance Toshkovski, gjatë një konference për media konfirmoi se deri tani janë gjetur 51 viktima dhe mbi 100 të tjerë janë plagosur, shumë prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë. Ministri Toshkovski ka thënë se autoritetet janë angazhuar me shpejtësi për të ofruar ndihmën e nevojshme dhe për të hetuar shkaqet e këtij zjarri tragjik.

 

 

1 VITE ME PARE

Zjarri me 51 viktima në klubin e natës në Koçan/ Familjarët të dëshpëruar për fatin e të dashurve të tyre, përdorin rrjetet sociale për të kërkuar informacione për ta

Tragjedia në Maqedoninë e Veriut/ Përfshihet nga flakët
Disa nga postimet

KOÇAN- Zjarri vdekjeprurës në klubin e natës në Koçan ka shkaktuar shqetësim e makth për familjarët e personave që kanë marrë pjesë në koncertin që la viktimë 51 persona. Ky numër i viktimave dhe numri i lartë të plagosurve ka shqetësuar familjarët nesë fëmijët, të afërmit e tyre janë mes emrave të viktimave apo mes të të shpëtuarve.

Në mungesë të kontaktit me të afërmit e tyre dhe të dëshpëruar për të ditur ndonjë inofrmacion për fatin e tyre shume persona kanë nisur të postojnë foto dhe kontaktet në rrjetet sociale për të mësuar më shumë për ata.

Në rrjetet sociale, disa nga familjet e të rinjve që ndodheshin në diskotekën “Pulse” të Koçanit po postojnë foto të fëmijëve dhe numrat e celularëve, në mënyrë që nëse dikush i sheh t’i informojë se ku ndodhen dhe nëse janë shtruar në spital.

Zjarri në klubin e natës shpërtheu dhe u përhap me shpejtësi në çatinë e klubit, duke shkaktuar një shkatërrim total. Zjarrfikësit nga të gjitha qytetet përreth, si dhe automjete dhe ekipe mjekësore, u thirrën për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit dhe në operacionin e shpëtimit. Besohet se zjarri është shkaktuar nga efektet e ndriçimit, si fishekzjarre të cilat u ndezën në skenë gjatë koncertit. Sipas informacioneve nga Ministria e Brendshme e vendit, rreth 1500 persona ishin në ambientet e ngjarjes dhe ndiqnin koncertin. 

 

 

1 VITE ME PARE

51 persona humbën jetën/ Po punohet për arrestimin e organizatorëve të koncertit në Koçan, ministri Toshkovski: 100 të plagosur, shumë prej tyre në gjendje të rëndë!

Tragjedia në Maqedoninë e Veriut/ Përfshihet nga flakët
Policia

MAQEDONI E VERIUT- Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut ka bërë me dije se po arreston të gjithë personat që kanë lidhje me organizimin e koncertit në Koçan ku mbetën të vdekur 51 persona. Shkaku i saktë i zjarrit nuk është përcaktuar ende nga autoritetet por dyshohet se fishekzjarret e cilat u ndezën në skenë sollën që të përfshihej nga flakët ambienti.

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) po punon aktivisht për të përcaktuar shkaqet e tragjedisë, ndërsa është në proces marrja në pyetje e dëshmitarëve dhe personave përgjegjës. Mediat raportojnë se në spitalin e Koçanit janë dërguar 30 persona të lënduar, ndërsa rreth 60 të tjerë janë transportuar me automjete në spitalin e Shtipit.

Në vendngjarje, përveç ministrit Pançe Toshkovski, tashmë kanë mbërritur edhe Stojançe Angelov, drejtori i Qendrës për Menaxhimin e Krizave (QMK), dhe Aleksandar Janev, drejtori i Byrosë për Siguri Publike (BSP). Është paralajmëruar edhe mbërritja e kryeministrit të vendit Hristijan Mickoski.

Ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Pance Toshkovski, gjatë një konference për media konfirmoi se deri tani janë gjetur 51 viktima dhe mbi 100 të tjerë janë plagosur, shumë prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë. Ministri Toshkovski ka thënë se autoritetet janë angazhuar me shpejtësi për të ofruar ndihmën e nevojshme dhe për të hetuar shkaqet e këtij zjarri tragjik.

 

1 VITE ME PARE

Koncerti kthehet në tragjedi në Maqedoninë e Veriut/ Rreth 150 persona ndodheshin në klubin e natës, zjarri u shkaktua nga fishekzjarret (VIDEO)

Tragjedia në Maqedoninë e Veriut/ Përfshihet nga flakët
Pamje nga vendi i ngjarjes

MAQEDONI E VERIUT- Një zjarr shpërtheu në një klub nate në qytetin Kotçani në Maqedoninë e Veriut  në orët e para të së dielës, duke lënë dhjetëra njerëz të plagosur dhe 50 të vdekur. Zjarri shpërtheu dhe u përhap me shpejtësi në çatinë e klubit, duke shkaktuar një shkatërrim total.

Zjarrfikësit nga të gjitha qytetet përreth, si dhe automjete dhe ekipe mjekësore, u thirrën për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit dhe në operacionin e shpëtimit. Besohet se zjarri është shkaktuar nga efektet e ndriçimit, si fishekzjarre të cilat u ndezën në skenë gjatë koncertit. Sipas informacioneve nga Ministria e Brendshme e vendit, rreth 150 persona ishin në ambientet e ngjarjes dhe ndiqnin koncertin. 


“Numri i viktimave dhe të plagosurve nga zjarri ende nuk është përcaktuar”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Vendin e ngjarjes do ta vizitojë edhe kryeministri i vendit, Christian Mitskoski, për t'u informuar për situatën, ndërsa autoritetet kanë premtuar se do ta hetojnë plotësisht rastin dhe do t'i zbulojnë shkaqet që kanë çuar në tragjedi. 

1 VITE ME PARE

Zjarr në një klub nate në Maqedoninë e Veriut, humbin jetën 50 persona, shkaku i flakëve ende mister

Tragjedia në Maqedoninë e Veriut/ Përfshihet nga flakët
Zjarrfikës

MAQEDONI E VERIUT- Të paktën 50 persona kanë vdekur në orët e vona të natës në qytetin lindor të Maqedonisë së Veriut, Koçan, si pasojë e shpërthimit të zjarrit në një klub nate, kanë thënë autoritetet maqedonase për agjencinë e lajmeve MIA.

Numri i të plagosurve nuk dihet, por një pjesë e tyre janë transferuar në klinikat në Shtip dhe Shkup. Autoritetet ende nuk kanë treguar se si është përhapur zjarri dhe çfarë e ka shkaktuar atë.

Sipas mediave lokale, zjarri është përhapur nga mjetet piroteknike që janë përdorur gjatë një performance nga bendi maqedonas DNA. Në kohën e shpërthimit dhe përhapjes së zjarrit, klubi ka qenë i mbushur me njerëz.

Mediat lokale kanë thënë se pas shpërthimit të zjarrit, në vendin e ngjarjes kanë arritur zjarrfikësit, ambulanca, dhe zyrtarët policorë. Këtë mëngjes, shumë njerëz janë parë përpara objektit në Koçan, tejet të brengosur për familjarët e tyre, meqë nuk e dinë nëse janë të gjallë apo të vdekur.

“Po kërkoj mbesën time. Nuk po na lejojmë të hyjmë dhe nuk e dimë ku është ajo. Telefoni i saj është duke punuar, por ajo nuk po përgjigjet. Ishim në spitalin në Koçan, në Shtip, disa njerëz i kanë dërguar në Shkup. Ndoshta është e plagosur dhe nuk mund të përgjigjet. Dikush duhet të na tregojë me urgjencë ku të kërkojmë”, ka thënë një grua për Radion Evropa e Lirë.

Drejtori i Qendrës për Menaxhim të Krizave, Stojançe Angellov ka bërë të ditur se është në Koçan, bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Pançe Toshkovski dhe Drejtorin e Byrosë për Siguri Publike, Aleksandar Janev. Autoritetet kanë thënë se do të deklarohen më vonë gjatë ditës./ REL

zjarri ne maqedonine e veriut

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje