Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Sot është mbajtur një konferencë Rajonale në Beograd e cila organizohet nga ambasadat e Mbretërisë së Norvegjisë në Beograd dhe Sarajevë, në bashkëpunim me Aleancën e Biznesit Nordik, Shoqatën e Biznesit Norvegji-BiH dhe partnerët norvegjezë për bashkëpunim në fushën e energjisë. • Të pranishëm ishin Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, i Malit të Zi Dritan Abazoviç dhe Kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Zoran Tegeltija. • Në fjalën e tij, kreu i qeverisë tha se po punohet me 2 projekte të reja. • Por mungoi kryetari i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti. • Rama gjithashtu theksoi se po shpreson që bashkëbisedimi me partnerët norvegjezë për masterplan dhe udhërrëfyes investimesh, do të vijojë. • Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha se do të duhet të zbatohen shumë reforma dhe duhet të ndryshohen zakonet për të arritur që të kenë disa zgjidhje të përbashkëta për të lehtësuar zbatimin e marrëveshjeve. • Ndërsa, i dërguari special i kryeministrit të Mbretërisë së Norvegjisë për energjinë, Andreas Eriksen tha se qeveria e Norvegjisë ka plane të mëdha për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe veçanërisht Serbinë. • Siç njofton shërbimi për bashkëpunim me media i Presidentit të Republikës, është planifikuar një konferencë e përbashkët për mediat për pjesëmarrësit e konferencës.
7 artikuj për këtë temë.
SERBI- Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka postuar një foto ndryshe në Instagram teksa shfaqet në një lokal duke pritur kryeministrin Edi Rama dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçeski. Pa kravatë dhe veshje jo formale Vuçiç shfaqet me një gotë verë në dorë në pritje të homologëve të tij.
“Beogradi ka qenë gjithmonë kryeqyteti i zemrës së madhe, mikpritjes së sinqertë dhe ushqimit të mirë. Në pritje të miqve Edi Rama dhe Dimitar Kovaçevski. Nuk rezistova pa provuar salsiçen Pirot…ne tashmë jemi duke bërë marrëveshje për panairin e madh të verërave dhe ushqimeve të vitit të ardhshëm në Beograd”, shkruan Vuçiç.
Vieë this post on Instagram
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Beograd ku po merr pjesë në një konferencë Rajonale në Beograd e cila organizohet nga ambasadat e Mbretërisë së Norvegjisë në Beograd dhe Sarajevë, në bashkëpunim me Aleancën e Biznesit Nordik, Shoqatën e Biznesit Norvegji-BiH dhe partnerët norvegjezë për bashkëpunim në fushën e energjisë. Të pranishëm në samit ishin kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, i Malit të Zi Dritan Abazoviç dhe Kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Zoran Tegeltija.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama theksoi rëndësinë për të bashkëpunuar në mënyrë rajonale për tregun energjetik. I pyetur se cili është potenciali që ofron Shqipëria për energjinë e rinovueshme, Rama shprehet se po punohet me 2 projekte të reja, shpreson se do të vijojë bashkëbisedimi me partnerët norvegjezë për masterplan dhe udhërrëfyes investimesh.
“Do të doja të theksoja rëndësinë e rajobnalizimit të tregut energjetik. Është e udhës që ne të bashkëpunojmë që këto tregje të jenë të strukturuara drejt një harte që ne shpresojmë të kemi mbështetjen e miqve dhe partnerëve tanë nga Norvegjia si model suksesi se si së bashku me vendet e tjera nordike kanë organizuar tregun e energjisë rajonale. Ka 2 projekte të reja me të cilat po punohet në vendin tonë, njëra impianti lundrues i energjisë diellore në Devoll dhe tjetra një sistem për të prodhuar energji përmes ujit. Kriza energjetike na ka bërë të shkojmë përtej Kufijve. S’ka dyshim se në këtë kohë kaq të vështira, ajo çfarë kemi thënë më parë kur nisëm Ballkanin e Hapur dhe kur nxitëm për një bashkëpunim më të gjerë bëhet gjithmonë e më e dukshme. Duhet të shkojmë përtej kufijve tanë pasi në të kundërt mbetemi ende tregje të vogla dhe ajo çfarë na duhet dhe për të cilën kemi nevojë mund të jetë shumë më tepër e kushtueshme dhe jo vetëm kaq. Duke vepruar në mënyrë rajonale, ne mund të kemi qasje më të lehtë në financime dhe mund të kemi partneritet më të fortë në sektorin privat. Ishte ditë e rëndësishme kjo e sotmja. Jam mirënjohës qeverisë norvegjeze që bëri të mundur nisjen e këtij bashkëbisedimi me strukturat më të mira. Shpresojmë që ky bashkëbisedim do të vijojë dhe ne do kemi me vete partnerët norvegjezë për një master plan dhe udhërrëfyes investimesh,"-tha Rama.
BEOGRAD- Kryeministri Edi Rama ka qenë sot i pranishëm në Konferencën për Energjinë e Rinovueshme në Serbi, ku u shfaq përkrah liderëve të rajonit në temën kryesore atë të zhvillimit të mundësive për resurse energjitike. Por sot, për herë kryeministri ka ofruar një shfaqje përqëndrimi, ku për herë të parë në një transmetim, konferencë apo takim të rëndësisë së lartë, ai nuk është aspak i fokusuar atje. Për mbi 7 minuta, kryeministri shihet me kokën ulur duke u marrë me telefonin. Përmbajtja në telefon duhet të ketë qenë interesante por jo aq sa për ti dhuruar të qeshura. Kryeministri është i fokusuar dhe vazhdon të shfletojë telefonin. Kush ta ketë shqetësuar deri në Beograd?
Për më shumë ndiqni pamjet:
BEOGRAD- Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç tha se në fushën e energjisë nevojiten reforma të shumta dhe investime të mëdha, madje nga 16 deri në 30 miliardë euro në vitet në vijim pasi sipas tij kriza energjitike nuk mund të ketë zgjidhje tjetër. Në fjalën e tij në konferencën rajonale në Beograd që u organizua nga ambasadat e Mbretërisë së Norvegjisë në Beograd dhe Sarajevë ai gjithashtu theksoi se problemet në Serbi këtë vit kanë qenë të thella, duke përfshirë kështu teknologinë e vjetër më konkretisht ajo në termocentrale. Për këtë arsye, Vuçiç e vuri theksin tek reformat e reja që duhen zbatuar nga kjo marrëveshje.
"Ne kemi përdorur 15 milionë metra kub gaz. Në fushën e energjisë nevojiten reforma të shumta, ndryshim i zakoneve tona, por edhe investime të mëdha, madje nga 16 deri në 30 miliardë euro në vitet në vijim, duke thënë se nuk ka zgjidhje të lehta apo të thjeshta, por se e gjithë kjo duhet të bëhet. bërë, sepse në të kundërtën do të përballemi me fatkeqësi. Besoj se sot do të diskutojmë për çështje shumë të rëndësishme. Shpresoj se do të gjejmë disa zgjidhje. Këtë vit kemi vërejtur se ne në Serbi kemi rënë në probleme të thella, strukturore dhe në thelb. Bëhet fjalë për ne, qasjen tonë të modës së vjetër, teknologjitë e vjetra kur bëhet fjalë për termocentralet, nuk ka asgjë të re as për potencialin hidro. Ne ende nuk jemi në gjendje të rrisim peshën e burimeve të rinovueshme të energjisë në ofertën dhe konsumin total. Do të na duhet të zbatojmë shumë reforma, të ndryshojmë zakonet tona. Miqtë tanë norvegjezë na ndihmuan shumë, pas disa muajsh monitorim nga afër të situatës në Serbi, ata kanë propozime afatshkurtra dhe afatmesme, kanë vendosur prioritete. Nuk ka vendime të lehta, por do të duhet ta bëjmë së shpejti ose do të përballemi me fatkeqësi. Nuk ka asnjë sektor kaq të rëndësishëm, përveç shëndetësisë. Ne gjithashtu duhet të lidhim shumë më mirë sistemet tona të transmetimit, interkonektorët e gazit, tubacionet e naftës, dhe kjo është një mundësi për investitorët e huaj, por edhe për të gjithë ne, për të rritur nivelin e PBB-së, ritmin e rritjes, ndërsa në të njëjtën kohë një sfidë e vështirë për të ruajtur stabilitetin fiskal", tha Vuçiç.
Nga ana tjetër i dërguari special i kryeministrit të Mbretërisë së Norvegjisë për energjinë, Andreas Eriksen tha se tani nis puna për të ndihmuar me tranzicionin e energjisë.
"Jemi të nderuar që kemi diskutime me qeverinë serbe. Tani nis puna për t'ju ndihmuar me tranzicionin e energjisë", tha Eriksen.
Në të njëjtën linjë me presidentin e Serbisë ishte edhe kreu i qeverisë Shqiptare, Edi Rama i cili tha se kriza energjitike dhe inflacioni i luftës kanë goditur kudo. Në fjalën e tij në konferencën rajonale ai propozoi racionalizimin e energjisë, përndryshe theksoi ai do të mbetemi tregje të vogla. Rama shpreson që bashkëbisedimi do të vazhdojë, teksa shprehu mirënjohje ndaj qeverisë norvegjeze.
"Nuk ka dyshim se kohë të vështira, kur nisëm Ballkanin e hapur kërkuam bashkëpunim rajonal dhe arsyet se përse bëhet gjithmonë e më të dukshme. Duhet të racionalizojmë energjinë, ndryshe mbetemi tregje të vogla. Besoj se duke vepruar në nivel rajonal do të kemi një qasje më të lehtë në financime. Jam mirënjohës ndaj qeverisë norvegjeze që bënë të mundur nisjen e bashkëbisedimit. Shpresoj fort që ky bashkëbisedim do të vazhdojë dhe ne do i kemi me vete parnerët dhe miqtë tanë norvegjezë për të udhërrefyes investimesh. Ishte një mundësi e shkëlqyer, tha Rama.
Konferenca u zhvillua me iniciativën e qeverisë serbe dhe asaj norvegjeze për të hapur një shteg të ri të bashkëpunimit ndër-rajonal në fushën e sigurisë energjetike, mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve nordike./ Dosja.al
SERBI- I dërguari special i kryeministrit të Mbretërisë së Norvegjisë për energjinë, Andreas Eriksen ka mbajtur fjalën e tij në konferencën e energjisë që po mbahet në Beograd ku i pranishëm është dhe kryeministri ynë Edi Rama.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Eriksen tha se qeveria e Norvegjisë ka plane të mëdha për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe veçanërisht Serbinë.
Në Konferencën Rajonale, e cila organizohet nga ambasadat e Mbretërisë së Norvegjisë në Beograd dhe Sarajevë, në bashkëpunim me Aleancën e Biznesit Nordik, Shoqatën e Biznesit Norvegji-BiH dhe partnerët norvegjezë për bashkëpunim në fushën e energjisë, marrin pjesë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç dhe Kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës Zoran Tegeltija.
Siç njofton shërbimi për bashkëpunim me media i Presidentit të Republikës, është planifikuar një konferencë e përbashkët për mediat për pjesëmarrësit e konferencës.
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, po merr pjesë sot në Konferencën Rajonale “Mundësitë e investimit në burimet e rinovueshme të energjisë në Ballkanin Perëndimor”, në Pallatin “Serbia”.
Sipas Alo, pas hapjes së konferencës së sotme, presidenti serb fillimisht përshëndeti mysafirët e tij dhe i uroi mirëseardhjen në konferencën e sotme. Vuçiç tha se do të duhet të zbatohen shumë reforma dhe duhet të ndryshohen zakonet për të arritur që të kenë disa zgjidhje të përbashkëta për të lehtësuar zbatimin e marrëveshjeve.
"Besoj se sot do të diskutojmë për çështje shumë të rëndësishme. Shpresoj se do të gjejmë disa zgjidhje. Këtë vit kemi vërejtur se ne në Serbi kemi rënë në probleme të thella, strukturore, në thelb. Të gjithë ju investitorë jeni të mirëpritur në vendin tonë... Duhet t'i përhapim idetë në të gjitha vendet e rajonit. Ne do të mbijetojmë këtë dimër, por dimri tjetër mund të jetë shumë më i keq Do të na duhet të zbatojmë shumë reforma, të ndryshojmë zakonet tona. Miqtë tanë norvegjezë na ndihmuan shumë, pas disa muajsh monitorim nga afër të situatës në Serbi, ata kanë propozime afatshkurtra, afatmesme, kanë vendosur prioritete. Nuk ka vendime të lehta, por do të duhet ta bëjmë sa më shpejt që të jetë e mundur ose do të përballemi me fatkeqësi. Nuk ka asnjë sektor kaq të rëndësishëm, përveç shëndetësisë"-u shpreh Vuçiç.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është nisur për në Beograd. Sot, së bashku me liderë të tjerë të rajonit do të zhvillojë një takim për energjinë e rinovueshme në Ballkanin Perëndimor, në një kohë kur kriza energjitikë është kthyer në një problem për të gjithë botën. Deri më tani nuk ka detaje se kush do të jetë tjetër pjesë e takimit mes kryeministrit Rama dhe kreut të shtetit serb, Aleksandër Vuçiç.
Në Konferencë do marrin pjesë edhe drejtues e përfaqësues të kompanive prestigjioze norvegjeze në fushën e energjisë, në një diskutim mbi perspektivën e investimeve në energjinë hidrike, diellore dhe të erës. Për Shqipërinë, i Rama do të diskutojë në panelin “Perspektivat rajonale të energjisë dhe investimet norvegjeze në energjinë e rinovueshme në Ballkan”.
Në përfundim, liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të japin një konferencë të përbashkët për shtyp.