LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Konflikti banal në Shkodër degjeneron në të shtëna me armë dhe dhunë barbare! Automjeti i 42-vjeçarit qëllohet në lëvizje, shoferi aksidentohet në karburant (EMRI-PAMJE)

• Një konflikt i nisur për arsye banale ka çuar mbrëmjen e sotme në një përplasje fizike dhe të armatosur në aksin Shkodër-Koplik. • Rreth orës 19:30, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër është paraqitur Edison Tirana, 42 vjeç, banues në Bericë, me dëmtime në kokë dhe trup, dyshohet nga sende të forta. • Ngjarja ka ndodhur në hyrje të qytetit të Koplikut, ku Tirana është përfshirë në një konflikt për motive të dobëta. • Gjatë përplasjes, disa persona e goditën atë me sende të forta dhe qëlluan me armë zjarri në drejtim të makinës së tij, por plumbat nuk e preknin shoferin. • Pas të shtënave, Tirana humbi kontrollin mbi automjetin dhe u përplas me barrierat anësore të rrugës, duke përfunduar pranë një karburanti. • I lënduari më pas u largua nga vendi i ngjarjes dhe iu drejtua urgjencës së Shkodrës për trajtim.

5 artikuj për këtë temë.

8 MUAJ ME PARE

U qëllua me armë zjarri drejt automjetit/ Shenja plumbash në makinë dhe goma të çara! Policia BLINDON zonën ku ndodhi përplasja me armë në Shkodër, PAMJE nga vendngjarja

Konflikti banal në Shkodër degjeneron në të shtëna me
Foto nga vendngjarja

SHKODRA- Pamjet e mëposhtme tregojnë vendngjarjen ku ndodhi përplasja fizike dhe e armatosur në Koplik. Siç shihet në video, Policia ka rrethuar zonën ku mbrëmjen e së shtunës u plagos 42-vjeçari Edison Tirana. Automjeti i tij, që u qëllua me një breshëri plumbash, ende mban shenjat e plumbave dhe gomat janë të çara.

Si pasojë e sulmit, makina ka humbur kontrollin dhe është aksidentuar pranë një karburanti në zonë.

Sipas informacioneve, ai u përfshi në një konflikt me persona ende të paidentifikuar dhe u godit me sende të forta në kokë dhe trup. Aktualisht, 42-vjeçari ndodhet në spital. Gjatë përleshjes është qëlluar edhe me armë zjarri, ndërsa ekspertiza policore ka nisur hetimet në vendngjarje.

8 MUAJ ME PARE

E dhunuan barbarisht me sende të forta e më pas qëlluan me armë drejt makinës në lëvizje! ZBARDHET ngjarja në Shkodër, ja KUSH është i plagosuri

Konflikti banal në Shkodër degjeneron në të shtëna me
Foto nga vendngjarja

SHKODËR- Një konflikt i nisur për arsye të vogla ka degjeneruar në një përleshje fizike dhe të armatosur mbrëmjen e sotme në aksin Shkodër-Koplik. Policia bën me dije se rreth orës 19:30, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër është paraqitur Edison Tirana, 42 vjeç, banues në Bericë, me dëmtime në kokë dhe trup, dyshohet të shkaktuara nga sende të forta.

Ngjarja ka ndodhur në hyrje të qytetit të Koplikut, ku 42-vjeçari u përfshi në një konflikt për motive të dobëta. Disa persona e goditën me sende të forta dhe gjatë përleshjes qëlluan me armë zjarri ndaj makinës së tij, megjithëse plumbat nuk e preknin drejtpërdrejt shoferin.

Pas të shtënave, Tirana humbi kontrollin mbi automjetin dhe përfundoi i përplasur me barrierat anësore të rrugës, pranë një karburanti. Ai më pas u largua nga vendi i ngjarjes dhe iu drejtua urgjencës së Shkodrës për ndihmë mjekësore./ Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

Atentati në Shkodër! Policia NJOFTIM ZYRTAR: 42-vjeçari u dhunua me sende të forta dhe gjatë konfiktit, drejt automjetit është qëlluar me armë zjarri...

Konflikti banal në Shkodër degjeneron në të shtëna me
Foto ilustruese

SHKODËR- Një 42-vjeçar u qëllua mbrëmjen e sotme në Shkodër me pesë plumba në automjetin e tij, ndërsa po lëvizte pranë rrethrrotullimit të Koplikut. Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 19:30, në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Shkodrës është paraqitur E.T., me dëmtime në kokë dhe trup që dyshohet se janë shkaktuar nga sende të forta.

Ngjarja ka ndodhur gjatë një konflikti, i cili, sipas dyshimeve, ka pasur motive të dobëta. Në hyrje të qytetit të Koplikut, 42-vjeçari është goditur nga disa persona, të cilët gjatë përleshjes kanë qëlluar edhe me armë zjarri.

Njoftimi:

Shkodër / Informacion paraprak

Rreth orës 19:30, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër është paraqitur me dëmtime në kokë dhe trup, dyshohet të shkaktuara me sende të forta, shtetasi E. T., 42 vjeç, banues në Bericë.

42-vjeçari është përfshirë në konflikt, dyshohet për motive të dobëta, dhe në hyrje të qytetit të Koplikut është goditur me sende të forta nga disa persona, të cilët gjatë konfliktit kanë qëlluar dhe me armë zjarri.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit./ Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

Atentati në Shkodër! DETAJE: Automjeti u qëllua në ecje, konflikti nisi në doganën e Hanit të Hotit për shkak të një parakalimi...

Konflikti banal në Shkodër degjeneron në të shtëna me
Foto ilustruese

SHKODËR- Një automjet është qëlluar me armë zjarri në rrugën Shkodër–Hani i Hotit, por nga incidenti raportohet për të lënduar. Drejtuesi i makinës ka humbur kontrollin dhe e ka braktisur automjetin, pas përplasjes me bordurën e një karburanti pranë rrethrrotullimit të Koplikut.

Mësohet se automjeti është qëlluar në lëvizje dhe për të shpëtuar nga plumbat, drejtuesi ka humbur kontrollin e makinës. Njëra anë e automjetit është dëmtuar nga përplasjet e mundshme, ndërsa gomat janë shkatërruar.

Sakaq bëhet me dije se konflikti ka filluar që nga dogana e Hanit të Hotit, ku dy drejtuesit e automjeteve janë përplasur fillimisht për shkak të parakalimeve. Pas një debati dhe manovrave të njëpasnjëshme gjatë rrugës, situata ka eskaluar pranë rrethrrotullimit të Koplikut, ku janë qëlluar disa plumba drejt makinës. Pesë prej plumbave kanë prekur pjesën e pasme, tek bagazhi.

Ndërkohë dihet edhe që autoritetet kanë identifikuar automjetin tjetër dhe personin që dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri. Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vazhdojnë./ Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

Atentat në Shkodër! Qëllohet me armë zjarri drejt një makine, shoferi aksidentohet në tentativë për t'i shpëtuar plumbave dhe braktis mjetin

Konflikti banal në Shkodër degjeneron në të shtëna me
Foto ilustruese

SHKODËR- Një automjet është qëlluar me armë zjarri në aksin Shkodër–Hani i Hotit, pranë rrethrrotullimit të Koplikut. Për t’i shpëtuar breshërisë së plumbave, drejtuesi i mjetit thuhet se ka humbur kontrollin, është aksidentuar dhe ka braktisur makinën në vendngjarje.

Policia ka mbërritur menjëherë dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e këtij sulmi të dyshuar. Sipas të dhënave të para, automjeti është qëlluar gjatë lëvizjes; në pjesën e pasme të tij janë gjetur pesë vrima plumbash, ndërsa gomat dhe njëra anë e makinës rezultojnë të dëmtuara rëndë.

Njoftimi:

Të shtëna me armë zjarri raportohen në aksin Shkodër-Hani i Hotit.

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se një makinë në ecje është qëlluar me armë zjarri.

Me pas mjeti eshte perplasur me nje barriere ne ane te rruges ne afersi te nje karburanti. Drejtuesi i mjetit eshte larguar nga vendi i ngjarjes.

Deri tani nuk raportohet për viktima apo të lënduar./ Dosja.al

te shtena me arme ne shkoder edison tirana grabitet banka ne koplik

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri