LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Irani kryen një valë arrestimesh dhe ekzekutimesh pas luftës 12-ditore! Izraeli: I kemi kërkuar Teheranit të dorëzojë uraniumin e pasuruar

• Teherani e bëri të qartë se ende nuk ka një plan për të rifilluar negociatat indirekte me Shtetet e Bashkuara mbi programin bërthamor të Republikës Islamike, duke kundërshtuar atë që Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi pas armëpushimit që i dha fund luftës 12-ditore midis Izraelit dhe Iranit. • Raundi i gjashtë i bisedimeve dypalëshe mbi programin bërthamor të Iranit ishte planifikuar të mbahej më 15 qershor, i ndërmjetësuar nga Sulltanati i Omanit.• Ai u anulua për shkak të luftës që Izraeli nisi dy ditë më parë, duke kryer sulme ajrore ndaj Iranit. • Ministri izraelit i Mbrojtjes Israel Katz ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli i kanë thënë Iranit se duhet të dorëzojë uraniumin e pasuruar. • Në një intervistë me Kanalin 13 të Izraelit, Katz komentoi mbi sulmet e SHBA-së ndaj objekteve bërthamore iraniane që ndodhën gjatë fundjavës. • Autoritetet iraniane kanë kryer një valë arrestimesh dhe ekzekutimesh të shumta të personave të dyshuar për lidhje me agjencitë e inteligjencës izraelite, pas luftës së fundit midis dy vendeve. • Kjo vjen pas asaj që zyrtarët e përshkruajnë si një infiltrim të agjentëve izraelitë në shërbimet iraniane të sigurisë.• Autoritetet dyshojnë se informacioni që i është dhënë Izraelit luajti rol në një seri vrasjesh të profilit të lartë gjatë konfliktit. • Kjo përfshinte vrasjet e synuara të komandantëve të lartë nga Trupat e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) dhe shkencëtarëve bërthamorë.

5 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Zyrtarët amerikanë dhe iranianë: Vendet nuk kanë caktuar bisedime për çështjen bërthamore, por janë në kontakt

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Irani kryen një valë arrestimesh
Pamjet satelitore shfaqin kompleksin Fordo, para se SHBA-të ta godiste impiantin bërthamor.

LINDJE E MESME- Shtetet e Bashkuara dhe Irani janë duke mbajtur kontakte të vazhdueshme për rifillimin e bisedimeve mbi programin bërthamor të Teheranit, por ende nuk kanë caktuar bisedime formale, thanë zyrtarë nga të dyja vendet të enjten vonë.

Uashingtoni është "në komunikim të afërt" me Iranin dhe ndërmjetësit e tij, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, në një konferencë për shtyp, ndërsa ministri i Jashtëm iranian, Abbas Aragchi, i tha transmetuesit shtetëror IRIB se diplomacia po vazhdon dhe kontaktet po zhvillohen përmes kanaleve të ndryshme.

Aragchi shtoi se nuk është bërë asnjë “marrëveshje, aranzhim apo bisedë për t’i nisur bisedimet e reja bërthamore”. Ai theksoi se Irani tani po vlerëson se çfarë është më e mira për interesat kombëtare, duke shtuar se "thashethemet" se Teherani do të rikthehet në tryezën e bisedimeve "nuk duhet të merren seriozisht".

Presidenti amerikan, Donald Trump, duke folur në samitin e NATO-s në Hagë më 25 qershor, tha se Uashingtoni do të zhvillojë bisedime me Teheranin javën e ardhshme. Rundi i gjashtë i bisedimeve SHBA-Iran në Oman, i caktuar për 15 qershor, u anulua pasi forcat izraelite kryen sulme mbi caqet iraniane më 13 qershor.

Duke folur për IRIB, Araqchi konfirmoi se sulmet e fundjavës së kaluar nga forcat amerikane shkaktuan dëme "të konsiderueshme" në infrastrukturën bërthamore të Iranit. Komentet e Araqchi vijnë pak orë pasi mbikëqyrësi kushtetues i Iranit, Këshilli i Gardës, e miratoi vendimin e Parlamentit për të pezulluar bashkëpunimin e Teheranit me Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA).

Për këtë ligj, i cili u miratua një ditë më parë nga ligjvënësit me 221 vota pro dhe asnjë kundër, do të vendosë përfundimisht Këshilli Suprem i Sigurisë Kombëtare (SNSC). SNSC teknikisht drejtohet nga presidenti, por ashtu si të gjitha institucionet kyçe të shtetit, i përgjigjet udhëheqësit suprem, ajatollah Ali Khamenei.

“Plani për ta detyruar Qeverinë ta pezullojë bashkëpunimin me Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore nuk ishte në kundërshtim me ligjin islamik dhe Kushtetutën pas shqyrtimit nga anëtarët e Këshillit të Gardës”, tha zëdhënësi i këshillit, Hadi Tahan Nazif, në një postim në X.

Izraeli kreu sulme të papara ndaj objekteve kyçe bërthamore dhe ushtarake të Iranit, si dhe zonave të banuara, më 13 qershor, në një luftë që mori jetën e shumë civilëve nga të dyja palët para se të përfundonte me një armëpushim të brishtë të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara më 24 qershor.

Pezullimi i bashkëpunimit me IAEA do të thotë se Irani do t’i ndalojë inspektimet, raportimet dhe veprimtarinë mbikëqyrëse sipas Traktatit për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore (NPT). Para votimit, kryetari i Parlamentit, Mohammad Baqer Qalibaf, e kritikoi IAEA-n, duke thënë se ajo dështoi “qoftë edhe të shtirej sikur e dënonte sulmin ndaj objekteve bërthamore të Iranit” dhe e akuzoi për “shitjen e besueshmërisë së vet ndërkombëtare”.

Teherani ka akuzuar prej kohësh IAEA-n për anshmëri dhe bashkëpunim me fuqitë perëndimore dhe Izraelin kundër Iranit. Projektligji parashikon që pezullimi i bashkëpunimit të hiqet vetëm nëse garantohet që objektet dhe shkencëtarët bërthamorë iranianë janë të mbrojtur dhe që e drejta e Iranit për të pasuruar uranium brenda vendit është e garantuar. Drejtori i Përgjithshëm i IAEA-s, Rafael Grossi, ka shprehur prej vitesh shqetësimin për mungesën e bashkëpunimit nga Irani në hetimet për objekte të vjetra, por të padeklaruara, bërthamore.

“Organizata për Energjinë Atomike e Iranit do të pezullojë bashkëpunimin me agjencinë deri sa të garantohet siguria e objekteve bërthamore, dhe programi bërthamor paqësor i Iranit do të ecë përpara me një ritëm më të shpejtë”, tha Qalibaf në komentet që u pasuan nga thirrjet e ligjvënësve “vdekje Amerikës dhe Izraelit”.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se "skenari më i keq" do të ishte nëse Teherani tani do të largohej nga Traktati për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore. Macron u tha gazetarëve në Bruksel, pas një samiti të BE-së, se në përpjekje për të ruajtur traktatin, ai do të fliste në ditët në vijim me pesë anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Këto bisedime tashmë kanë filluar me një telefonatë në Shtëpinë e Bardhë më 26 qershor, në të cilën ai informoi presidentin Donald Trump për kontaktet që Parisi ka pasur me Teheranin “në ditët dhe orët e fundit”.

“Shpresa jonë është që të ketë një konvergjencë të vërtetë të pikëpamjeve”, tha Macron, duke shtuar se synimi është “që të mos ketë rifillim” të ndërtimit bërthamor nga Irani.

Irani e ratifikoi traktatin për mospërhapjen e armëve bërthamore (NPT) në vitin 1970, duke u angazhuar të deklarojë materialin e tij bërthamor para Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike./ REL

1 VITE ME PARE

"Informacioni që iu dha Izraelit luajti rol në vrasjet e profilit të lartë"/ Irani kryen një valë arrestimesh dhe ekzekutimesh pas luftës 12-ditore

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Irani kryen një valë arrestimesh
foto ilustruese

IRAN- Autoritetet iraniane kanë kryer një valë arrestimesh dhe ekzekutimesh të shumta të personave të dyshuar për lidhje me agjencitë e inteligjencës izraelite, pas luftës së fundit midis dy vendeve. Kjo vjen pas asaj që zyrtarët e përshkruajnë si një infiltrim të agjentëve izraelitë në shërbimet iraniane të sigurisë.

Autoritetet dyshojnë se informacioni që i është dhënë Izraelit luajti rol në një seri vrasjesh të profilit të lartë gjatë konfliktit. Kjo përfshinte vrasjet e synuara të komandantëve të lartë nga Trupat e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) dhe shkencëtarëve bërthamorë. 

Të tronditur nga shkalla dhe saktësia e këtyre vrasjeve, autoritetet kanë vënë në shënjestër këdo që dyshohet se bashkëpunon me inteligjencën e huaj, duke thënë se kjo është për hir të sigurisë kombëtare. Por shumë njerëz kanë frikë se kjo është gjithashtu një mënyrë për të heshtur mospajtimin dhe për të forcuar kontrollin mbi popullsinë.

Gjatë konfliktit 12-ditor, autoritetet iraniane ekzekutuan tre persona të akuzuar për spiunazh për Izraelin. Të mërkurën vetëm një ditë pas armëpushimit tre individë të tjerë u ekzekutuan me akuza të ngjashme. Zyrtarët kanë njoftuar që atëherë arrestimin e qindra të dyshuarve në të gjithë vendin me akuza për spiunazh. Televizioni shtetëror ka transmetuar rrëfime të supozuara nga disa të ndaluar, të cilët supozohet se kanë pranuar bashkëpunimin me inteligjencën izraelite.

Grupet dhe aktivistët e të drejtave të njeriut kanë shprehur frikë për zhvillimet e fundit, duke përmendur praktikën e gjatë të Iranit për nxjerrjen e rrëfimeve të detyruara dhe kryerjen e gjyqeve të padrejta. Ka shqetësime se mund të pasojnë më shumë ekzekutime. Ministria e Inteligjencës e Iranit pretendon se është e angazhuar në një "betejë të pamëshirshme" kundër asaj që e quan rrjete të inteligjencës perëndimore dhe izraelite duke përfshirë CIA-n, Mossadin dhe MI6.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Fars, e cila është e lidhur me IRGC-në, që nga fillimi i sulmit të Izraelit ndaj Iranit më 13 qershor, "rrjeti izraelit i spiunazhit është bërë shumë aktiv brenda vendit". Fars raportoi se gjatë 12 ditëve, forcat iraniane të inteligjencës dhe sigurisë arrestuan "më shumë se 700 individë të lidhur me këtë rrjet".

Iranianët i kanë thënë BBC Persian se kanë marrë mesazhe paralajmëruese nga ministria e inteligjencës e Iranit, duke i informuar se numrat e tyre të telefonit ishin shfaqur në faqet e mediave sociale që lidheshin me Izraelin. Ata u udhëzuan të largoheshin nga këto faqe ose të përballeshin me ndjekje penale.

Qeveria iraniane ka shtuar gjithashtu presionin mbi gazetarët që punojnë për mediat në gjuhën persiane jashtë vendit, duke përfshirë BBC Persian dhe Iran International dhe Manoto TV me seli në Londër. Sipas Iran International, IRGC-ja arrestoi nënën, babanë dhe vëllain e njërës prej prezantueseve të saj televizive në Teheran për ta ushtruar presion mbi të që të jepte dorëheqjen për shkak të mbulimit të konfliktit Iran-Izrael nga kanali.

1 VITE ME PARE

Ministri izraelit i Mbrojtjes: Së bashku me SHBA-të i kemi kërkuar Iranit të dorëzojë uraniumin e pasuruar

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Irani kryen një valë arrestimesh
Israel Katz

LINDJE E MESME- Ministri izraelit i Mbrojtjes Israel Katz ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli i kanë thënë Iranit se duhet të dorëzojë uraniumin e pasuruar. Në një intervistë me Kanalin 13 të Izraelit, Katz komentoi mbi sulmet e SHBA-së ndaj objekteve bërthamore iraniane që ndodhën gjatë fundjavës.

“Që në fillim ishte e qartë se sulmi do të neutralizonte infrastrukturën përreth nuk do të eliminonte vetë materialin (bërthamor). Tani ekziston një qëndrim i përbashkët amerikano-izraelit që i thotë Iranit: ‘Duhet ta dorëzosh këtë material’”, tha Katz

Sipas tij, qëllimi i sulmeve të fundit të Izraelit ndaj Iranit ishte të “neutralizonte kapacitetet”.

"Sot, ata nuk kanë asnjë mënyrë për të prodhuar një bombë bërthamore, sepse ne shkatërruam edhe impiantin e konvertimit që e kthen uraniumin në formë të ngurtë", pohoi ai.

1 VITE ME PARE

Lajmet se nuk u shkatërruan komponentët kryesorë të programit bërthamor iranian, Shtëpia e Bardhë: Po kufizojmë ndarjen e informacionit të inteligjencës me Kongresin

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Irani kryen një valë arrestimesh
Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt

SHBA- Shtëpia e Bardhë nuk pranoi të thoshte të enjten se si do ta kufizojë informacionin e klasifikuar që ndan me Kongresin, ose si do t'u përgjigjet ligjvënësve që këmbëngulin se detyrat e tyre mbikëqyrëse kërkojnë akses në informacion. Komentet erdhën pak para një informimi të klasifikuar mbi Iranin nga zyrtarët e administratës Trump për Senatin.

“Kjo administratë dëshiron të sigurojë që inteligjenca e klasifikuar të mos përfundojë në duar të papërgjegjshme dhe që njerëzit që kanë privilegjin të shohin këtë informacion të klasifikuar tepër sekret të jenë përgjegjës për të. Dhe për fat të keq, padyshim, dikush që kishte pasur dorë në këtë dhe ishin shumë pak njerëz, shumë pak njerëz në qeverinë tonë që e panë këtë raport. … Ai person ishte i papërgjegjshëm me të”, u tha gazetarëve në një konferencë për shtyp sekretarja e shtypit Karoline Leavitt.

Ajo iu referuar vlerësimit të hershëm të Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes që thonin se sulmet amerikane ndaj Iranit nuk shkatërruan komponentët kryesorë të programit bërthamor të vendit, por e vonuan atë vetëm me muaj.

“Ne duhet ta forcojmë atë proces për të mbrojtur sigurinë tonë kombëtare dhe për të mbrojtur publikun amerikan”, tha Leavitt.

Administrata Trump po planifikon të kufizojë atë që ndan me Kongresin, tha një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë për CNN të mërkurën, duke besuar se raporti doli pasi u postua të hënën në CAPNET, një sistem i përdorur për ndarjen e inteligjencës së klasifikuar me Kongresin.

Gjithashtu Leavitt, hodhi poshtë të enjten komentet e Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, se Teherani "nuk do të dorëzohet kurrë".

“Kur ke një regjim totalitar, duhet të shpëtosh fytyrën. Mendoj se çdo person me mendje të hapur dhe me gjykim të shëndoshë e di të vërtetën rreth sulmeve precize të së shtunës në mbrëmje - ato ishin jashtëzakonisht të suksesshme dhe kjo është ajo që çoi në marrëveshjen e armëpushimit midis Izraelit dhe Iranit, për të cilën presidenti është shumë mirënjohës”, u tha Leavitt gazetarëve.

1 VITE ME PARE

Programi bërthamor/ Irani hedh poshtë pretendimet e Trump për rifillimin e bisedimeve: Ende nuk ka asnjë plan!

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Irani kryen një valë arrestimesh
foto ilustruese

IRAN- Teherani e bëri të qartë të enjten se ende nuk ka një plan për të rifilluar negociatat indirekte me Shtetet e Bashkuara mbi programin bërthamor të Republikës Islamike, duke kundërshtuar atë që Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi pas armëpushimit që i dha fund luftës 12-ditore midis Izraelit dhe Iranit.

Raundi i gjashtë i bisedimeve dypalëshe mbi programin bërthamor të Iranit ishte planifikuar të mbahej më 15 qershor, i ndërmjetësuar nga Sulltanati i Omanit. Ai u anulua për shkak të luftës që Izraeli nisi dy ditë më parë, duke kryer sulme ajrore ndaj Iranit.

“Skenari i rifillimit të negociatave nuk mund të merret seriozisht. Do të doja të thoja qartë se nuk është arritur asnjë marrëveshje apo rregullim me qëllim fillimin e negociatave të reja. Ende nuk ka plan për të filluar negociatat. Do të flasim me Iranin javën tjetër, mund të nënshkruajmë një marrëveshje", tha dje Ministri i Jashtëm Abbas Araghchi në televizionin shtetëror iranian.

Teherani, i cili ka theksuar vazhdimisht se ka të drejtën e tij legjitime për të pasur një program bërthamor civil dhe mohon se synon të sigurojë armë bërthamore, ka thënë se është gati të rifillojë bisedimet me Uashingtonin me qëllim përfundimin e një marrëveshjeje të rel. 

Dje, udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, minimizoi ndikimin e bombardimeve të kryera në orët e para të së dielës nga Shtetet e Bashkuara, të përfshira në luftë në anën e Izraelit, në tre objekte kryesore bërthamore në vendin e tij. 

Ai tha se Shtetet e Bashkuara nuk fituan asgjë nga kjo luftë dhe theksoi se Republika Islamike e fitoi atë dhe, në shenjë hakmarrjeje, arriti t'i jepte një shuplakë të dhimbshme Amerikës. Ai tha gjithashtu se presidenti amerikan po i "ekzagjeronte" rezultatet e sulmeve nga bombarduesit strategjikë, të cilat ai tha se nuk ishin "aspak domethënëse".

konflikti izrael-iran

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri