LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Arkëmorti me trupin e Kryepeshkopit Anastas mbërrin në Tiranë, nisin homazhet te Katedralja “Ngjallja e Krishtit”! Besimtarë të shumtë e presin me lule, bien kambanat e vajtimit

• Arkëmorti me trupin e pajetë të Kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas Janullatos ka mbërritur në Tiranë. • Besimtarët janë mbledhur në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” për homazhe në nderim të kreut të Kishës Ortodokse, i ndarë nga jeta në një spital në Athinë disa ditë më parë. • Arkëmotri me trupin e pajetë të Kryepeshkopit Anastas Janullatos mbërriti në tokën shqiptare mëngjesin e kësaj të marte përmes pikës së kalimit kufitar të Kakavijës. • Pasi aty u zhvillua një ceremoni nderimi, arkivoli iu drejtua Gjirokastrës ku u kryen homazhe në Kishten Ortodokse me pjesëmarrjen e dhjetëra besimtarëve. • Homazhet në nderim të Janullatos do të zgjasin dy ditë. Ceremonia mortore do të zhvillohet ditën e enjte në orën 11.00. • I pranishëm do të jetë edhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis i cili do të marrë pjesë në funeralin e Kryepeshkopit. • Policia sot ka publikuar edhe planin e masave për garantimin e mbarëvajtjes së homazheve për Kryepeshkopin Anastas Janullatos, që do të bëhen në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”. •  Bëhet me dije se nga ora 15:00 e datës 28 janar (sot) deri në orën 14:00 të datës 30 me përjashtim të mjeteve të emergjencës dhe të Policisë së Shtetit, do të ndalohet qarkullimi i të gjitha mjeteve të tjera, në disa akse rrugore në Tiranë. • Rrugët ku do të ndalohet qarkullimi janë segmenti rrugor “Ibrahim Rugova”, nga Banka e Shqipërisë deri tek degëzimi me Gjykatën e Lartë. • Devijimi i mjeteve për këtë segment të bllokuar do të bëhet në Rrugën e Barrikadave, bulevardi “Zogu i Parë”, rruga “Mine Peza” dhe në Rrugën e Kavajës. • Policia thekson se do bllokohet ⁠Rruga e Kavajës nga kryqëzimi me Rrugën e Bogdanëve deri tek kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova”. •  ⁠Bllokim të pjesshëm do të këtë dhe në rrugën “Ded Gjo Luli”. • Devijimi për këtë rrugë të bllokuar do të bëhet nga Rruga e Selvisë. • Gjithashtu, dalja nga rruga “Myslym Shyri” do të devijohet në drejtim të bulevardit “Gjergj Fishta”.

4 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Humbi jetën të shtunën në Athinë, mbërrin në Tiranë trupi i Kryepeshkopit Anastas Janullatos

Arkëmorti me trupin e Kryepeshkopit Anastas mbërrin në

TIRANË- Arkëmorti me trupin e pajetë të Kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastasi ka mbërritur në Tiranë. Besimtarët janë mbledhur në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” për homazhe në nderim të kreut të Kishës Ortodokse, i ndarë nga jeta në një spital në Athinë disa ditë më parë.

Arkëmotri me trupin e pajetë të Kryepeshkopit Anastas Janullatos mbërriti në tokën shqiptare mëngjesin e kësaj të marte përmes pikës së kalimit kufitar të Kakavijës. Pasi aty u zhvillua një ceremoni nderimi, arkivoli iu drejtua Gjirokastrës ku u kryen homazhe në Kishten Ortodokse me pjesëmarrjen e dhjetëra besimtarëve. Homazhet në nderim të Janullatos do të zgjasin dy ditë. Ceremonia mortore do të zhvillohet ditën e enjte në orën 11.00.

1 VITE ME PARE

Kortezhi i kryepeshkopit Anastas mbërrin në Gjirokastër, klerikët ortodoksë mbajnë meshë në nder të tij në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”

Arkëmorti me trupin e Kryepeshkopit Anastas mbërrin në
Kryepeshkopi Anastas Janullatos

GJIROKASTËR- Trupi i pajetë i Kryepeshkopit të Shqipërisë Anastas Janullatos u shoqërua nga besimtarët drejt Katedrales Ortodokse “Ngjallja e Krishtit” në Gjirokastër. Klerikët ortodoksë po mbajnë meshë për nder të Kryepeshkopit Anastas. Qytetarë të shumtë të Gjirokastrës dhe të zonave përreth kryen homazhe dhe lutje për shpirtin e kryepeshkopit në katedralen e gjirokastrës.

Shoqërues të kortezhit janë 4 klerikë shqiptarë, mitropoliti i Apolonisë dhe Fierit, Nikolla, peshkopi i Krujës Anastas dhe priftërinjtë Harallamb Gjoka e Spirodhon Topanxha, bashkëpunëtorë të ngushtë të tij në ringritjen gjalljen e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Përfaqësues I Kishës së Greqisë, do të jetë nënkryetari i Sinodit të Shenjtë, Mitropoliti i Nafpaktos dhe Shën Vlashit Vlasios Jerotheos.

Trupi i pajetë i Kryepeshkopit pritet të mbërrijë në Tiranë rreth orës 16:00, ku do të zhvillohen homazhe për dy ditë. Të enjten më 30 janar në orën 11:00 do të kryhet ceremonia mortore për Hirësinë e tij Anastas. I pranishëm do të jetë edhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis i cili do të marrë pjesë në funeralin e Kryepeshkopit.

Kryepeshkopi Anastas Janullatos u nda nga jeta në orët e para të mëngjesit të 25 janarit. Ai ndodhej prej 30 dhjetorit të 2024-ës i shtruar në spital, fillimisht në Tiranë për shkak të një viroze stine. Më pas gjendja e tij u përkeqësua për shkak edhe të një gjakderdhjeje në sistemin e aparatit tretës, për të cilën u dërgua në Athinë më 3 janar.

1 VITE ME PARE

Nderimet për Kryepeshkopin Janullatus, ja devijimi i rrugëve dhe akset që do të bllokohen sot dhe të enjten në Tiranë

Arkëmorti me trupin e Kryepeshkopit Anastas mbërrin në
Foto ilustruese

TIRANA- Policia ka publikuar planin e masave për garantimin e mbarëvajtjes së homazheve për Kryepeshkopin Anastas Janullatos, që do të bëhen në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”. Bëhet me dije se nga ora 15:00 e datës 28.01.2025 (sot) deri në orën 14:00 të datës 30.01.2025, me përjashtim të mjeteve të emergjencës dhe të Policisë së Shtetit, do të ndalohet qarkullimi i të gjitha mjeteve të tjera, në disa akse rrugore në Tiranë. Rrugët për të cilat bëhet fjalë janë:

- segmenti rrugor “Ibrahim Rugova”, nga Banka e Shqipërisë deri tek degëzimi me Gjykatën e Lartë. Devijimi i mjeteve për këtë segment të bllokuar do të bëhet në Rrugën e Barrikadave, bulevardi “Zogu i Parë”, rruga “Mine Peza” dhe në Rrugën e Kavajës;

- ⁠Rruga e Kavajës, nga kryqëzimi me Rrugën e Bogdanëve deri tek kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova”;

- ⁠Bllokim të pjesshëm do të këtë dhe në rrugën “Ded Gjo Luli”. Devijimi për këtë rrugë të bllokuar do të bëhet nga Rruga e Selvisë.

Gjithashtu, dalja nga rruga “Myslym Shyri” do të devijohet në drejtim të bulevardit “Gjergj Fishta”.

Njoftimi:

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për garantimin e mbarëvajtjes së homazheve për Kryepeshkopin Anastas Janullatos, që do të bëhen në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”.

Në zbatim të këtyre masave, nga ora 15:00 e datës 28.01.2025 deri në orën 14:00 të datës 30.01.2025, me përjashtim të mjeteve të emergjencës dhe të Policisë së Shtetit, do të ndalohet qarkullimi i të gjitha mjeteve të tjera, në akset rrugore:

- segmenti rrugor “Ibrahim Rugova”, nga Banka e Shqipërisë deri tek degëzimi me Gjykatën e Lartë. Devijimi i mjeteve për këtë segment të bllokuar do të bëhet në Rrugën e Barrikadave, bulevardi “Zogu i Parë”, rruga “Mine Peza” dhe në Rrugën e Kavajës;

- ⁠Rruga e Kavajës, nga kryqëzimi me Rrugën e Bogdanëve deri tek kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova”;

- ⁠Bllokim të pjesshëm do të këtë dhe në rrugën “Ded Gjo Luli”. Devijimi për këtë rrugë të bllokuar do të bëhet nga Rruga e Selvisë.

Gjithashtu, dalja nga rruga “Myslym Shyri” do të devijohet në drejtim të bulevardit “Gjergj Fishta”.

Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e drejtueseve të automjeteve, për respektimin dhe zbatimin e masave kufizuese. Shërbimet e Policisë do të jenë të planëzuar me shërbim në të gjitha akset rrugore, për të monitoruar lëvizjen e automjeteve, me qëllim lehtësimin e lëvizjes së tyre dhe shmangien e trafikut.

1 VITE ME PARE

FOTO/ Kortezhi i kryepeshkopit Janullatos mbërrin në Shqipëri, pritet nga dhjetëra qytetarë në Kakavijë

Arkëmorti me trupin e Kryepeshkopit Anastas mbërrin në
Anastas Janullatus

KAKAVIJË- Kortezhi i Kryepeshkopit Anastas Janullatos, i cili u nda nga jeta në moshën 95-vjeçar, mbërrin sot me rrugë tokësore nga Greqia drejt Shqipërisë, përmes pikës kufitare të Kakavjsë. Sipas mediave greke, shumë besimtarë po i japin lamtumirën e fundit kryepeshkopit në Kakavijë, teksa kortezhi kaloi pikën kufitare.

Pritja e shenjtërimit dhe homazhet për Kryepeshkopin Anastas, do të mbahen në Katedralen e Ngjalljes së Krishtit në Tiranë të martën, më 28 janar, në orën 16:00. Ceremonia e varrimit do të bëhet të enjten e 30 janarit, ku Kryepeshkopit Anastas do t’i jepet lamtumira e fundit pas liturgjisë hyjnore në katedralen “Ngjallja e Krishtit”, në orën 11:00.

Mësohet se në ceremoni do të jenë të pranishëm kryeministri, Kyriakos Mitsotakis dhe kryepeshkopi i Athinës dhe gjithë Greqisë, Ieronymos. Po ashtu pritet të marrin pjesë në ceremoni edhe besimtarë të shumtë dhe përfaqësues nga patriarkanat ortodokse dhe bota e krishterë më gjerë.

Kryepeshkopi Anastas Janullatos u nda nga jeta në orët e para të mëngjesit të 25 janarit. Ai ndodhej prej 30 dhjetorit të 2024-ës i shtruar në spital, fillimisht në Tiranë për shkak të një viroze stine. Më pas gjendja e tij u përkeqësua për shkak edhe të një gjakderdhjeje në sistemin e aparatit tretës, për të cilën u dërgua në Athinë më 3 janar.

kryepeshkopi anastas janullatos

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri