LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Kosova shënon sot 17-vjetorin e shpalljes së pavarësisë! Osmani: Është dita që kujtojmë sakrificën shekullore të popullit! Kurti: Dimër i ftohtë, por zemra të ngrohta teksa urojmë njëri-tjetrin

•Kosova shënon sot 17-vjetorin e pavarësisë së saj, të shpallur më 17 shkurt të vitit 2008. •Pasditen e 17 shkurtit të vitit 2008, Kuvendi i Republikës së Kosovës në Prishtinë shpalli zyrtarisht Pavarësinë, një hap historik i cili ishte kurorëzim i një rrugëtimi të gjatë dhe të vështirë me me vuajtje dhe sakrifica. • Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhje festive me rastin e 17 vjetorit të shpalljes së pavarësisë. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në fjalën e tij para kabinetit qeverisës tha se teksa festojnë, kujtojnë me krenari rrugëtimin e gjatë drejt lirisë dhe pavarësisë. •Ai ka shtuar se liria për të cilën kanë sakrifikuar kaq shumë kërkon demokraci e demokracia kërkon institucione të forta. Kurti theksoi se suksesi i tyre është dëshmi që kanë punuar në përputhje me amanetin e idealin e dëshmorëve të kombit dhe në përputhje me të drejtat e popullit, dëshirat e rinisë dhe ëndrrat e fëmijëve. •Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti kanë marr pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit në 17-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. •Ceremonia u mbajt para godinës së qeverisë së Kosovës. Presidentja Osmani u shpreh se kjo është një ditë historike për vendin.•Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë bërë homazhe tek varri i ish-Presidentit Ibrahim Rugova me rastin e 17 vjetorit të pavarësisë. •Më pas Osmani dhe Kurti bërë sot homazhe tek varri i veprimtarit të madh të çështjes kombëtare Adem Demaçi. •Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka uruar Kosovën me rastin e 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. •Në urimin e tij, Rubio thotë se Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur me krenari rrugëtimin e Kosovës për t’u bërë një shtet sovran dhe demokratik. •Ai shton se paqja, siguria dhe zhvillimi ekonomik rajonal mbeten thelbësorë për prosperitetin e qëndrueshëm të Kosovës.

22 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

"Urime 17 vjet pavarësi," Kurti: Krijimi i shtetit tonë, një nga historitë më të fuqishme dhe shembullore të përparimit të vetëdijes së një populli për liri

Kosova shënon sot 17-vjetorin e shpalljes së pavarësisë!
Ceremonia

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi në "Facebook" shkruan se krijimi i shtetit të Kosovës është një nga historitë më të fuqishme dhe shembullore, të përparimit të vetëdijes së një populli për liri dhe këmbënguljes së tij për shtet. Ai u shpreh se Kosova është shtëpia që strehon pa dallime kulturore dhe shoqërore, etnike dhe fetare.

Kurti shkruan që e bekuar qoftë rruga e Republikës së Kosovës krah Shqipërisë, bashkë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet aleate evropiane dhe të tjera perëndimore. Ai shton që e ndritur qoftë e ardhmja e Kosovës në paqe dhe përparim.

"Në historinë moderne të Evropës, krijimi i shtetit tonë është një nga historitë më të fuqishme dhe shembullore, të përparimit të vetëdijes së një populli për liri dhe këmbënguljes së tij për shtet. Republika jonë njëmend është shteti më i ri në kontinentin e vjetër, por mund të jetë shteti me historinë më të gjatë të përpjekjes për krijimin e tij. Sot është shtëpia e popullit tonë te e cila strehohemi dhe jetojmë të gjithë ne, pa dallime kulturore dhe shoqërore, etnike dhe fetare, me bashkëpjesëmarrje dhe të barabartë.

Lavdi dëshmorëve të rënë për lirinë e Kosovës. E bekuar qoftë rruga e Republikës së Kosovës krah Republikës së Shqipërisë, bashkë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet tona aleate evropiane dhe të tjera perëndimore. E ndritur qoftë e ardhmja jonë dhe e gjithë fëmijëve tanë, në paqe dhe përparim. Urime 17 Shkurti! Urime 17 vjet pavarësi!

Kosova shënon sot 17-vjetorin e shpalljes së pavarësisë!

 

1 MUAJ ME PARE

17-vjetori i Pavarësisë së Kosovës/ Erdogan mesazh urimi Osmanit, shpreh vullnetin për forcimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe

Kosova shënon sot 17-vjetorin e shpalljes së pavarësisë!
Osmani dhe Erdogan

KOSOVË- Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka uruar ditën e sotme presidenten Osmani me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Presidenca e Kosovës ka bërë me dije se Erdogan ka dërguar një mesazh urimi për Osmanin. Në mesazhin e tij, Presidenti Erdogan i ka shprehur Osmani dhe popullit të Kosovës urimet më të përzemërta në emrin e tij dhe të kombit turk, duke ritheksuar lidhjet historike, njerëzore dhe kulturore ndërmjet dy vendeve.

Ai ka nënvizuar mbështetjen e palëkundur të Turqisë për sovranitetin, integritetin territorial dhe përpjekjet e Kosovës për afirmimin e saj në arenën ndërkombëtare, duke rikujtuar rolin e shtetit të tij, si një nga vendet e para që njohu pavarësinë e Kosovës. Presidenti Erdogan ka theksuar vullnetin e përbashkët për forcimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.

Kosova shënon sot 17-vjetorin e shpalljes së pavarësisë!

1 MUAJ ME PARE

17-vjetori i Pavarësisë/ Flamuri i ngritur gjatë ceremonisë shtetërore kishte të stampuar gabim hartën e Kosovës (VIDEO)

Kosova shënon sot 17-vjetorin e shpalljes së pavarësisë!
Flamuri

KOSOVË- Flamuri i Kosovës i ngritur sot në ceremoninë shtetërore me rastin e shënimit të 17-vjetorit të pavarësisë së Kosovës ka tërhequr vëmendjen e mediave. Pas ceremonisë shtetërore u pikas një detaj ku tregohet mbrapsht në flamur harta e Kosovës.

Në pamje të parë nuk duket gabim por nëse shihet me vëmendje flamuri është në anën e kundër pasi qytetet e Ferizajt dhe Gjilanit të cilët ndodhen në lindje të vendit sipas hartës dalin në perëndim sikur të ishin në kufij me Shqipërinë. Kjo anë e Kosovës në fakt është në kufij me Maqedoninë. Në kufij me vendin tonë janë qytetet e Prizrenit dhe Gjakova të cilat në hartën e vendosur gabim dalin në kufij me Maqedoninë. 

Në këtë ceremoni të pranishëm ishin presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti. Flamuri i Kosovës u ngrit nga ushtarët e FSK-së të cilët para se të ngrinin flamurin nuk e vunë re këtë gabim.

1 MUAJ ME PARE

"Kosova 17!" REL: Qytetarët mes shpresave të dikurshme dhe sfidave të sotme

Kosova shënon sot 17-vjetorin e shpalljes së pavarësisë!
Foto ilustruese

KOSOVA- Më 17 shkurt, 17 vjet më parë, mot i acartë në Kosovë. Temperatura pasdite shënonte rreth minus 11 gradë Celsius. Rrugët e Prishtinës ishin të mbushura me mijëra qytetarë, që kishin arritur nga të gjitha anët e vendit, por edhe jashtë tij. Objektet e institucioneve të Kosovës, Qeverisë dhe Kuvendit, vlonin përbrenda. Seancë e jashtëzakonshme parlamentare. Në orën 15:39 minuta, liderët institucionalë shpallën Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Deklaratën e pavarësisë e votuan të 109 deputetët e pranishëm në seancë, të cilët i vendosën nënshkrimet e tyre në një pergamenë ku ishte shkruar ajo.

Brenda ndërtesës së Qeverisë, artistët bashkë me drejtuesit institucionalë koordinoheshin për koncertin festiv të asaj nate. Pjesë e atij organizimi ishte edhe aktori kosovar, Fatmir Spahiu, tash 43-vjeçar. Ai kujton se menjëherë pas momentit solemn të shpalljes së pavarësisë, vrapoi drejt shtëpisë së tij në Prishtinë për ta marrë djalin, atëkohë dhjetë muajsh. Ai thotë se dëshironte ta materializonte kujtimin e momentit për të dy brezat.

“Kam shkuar e kam marrë djalin, vetëm sa për ta bërë një fotografi që ta kisha kujtim me djalin foshnje. Kjo ka qenë një mënyrë se si jam munduar ta manifestoj krejt atë gëzim”, thotë Spahiu për Radion Evropa e Lirë.

Spahiu shton se, asokohe, pritjet për zhvillimin e vendit kanë qenë të mëdha, por, sipas tij, nuk janë realizuar krejtësisht.

“Ata që do të lexojnë historinë e Kosovës, do të thonë: ‘sa shpejt, çfarë zhvillimi i mirë, çfarë ndryshimi’. Mirëpo, për ne që po e jetojmë këtë periudhë, ka probleme. Ekonomia është akoma përtokë, shëndetësia është katastrofale, sistemi arsimor lë shumë për të dëshiruar. Nuk kemi përparime thelbësore të dukshme”, thotë Spahiu.

Në qytetin e Ferizajt, 17 vjet më parë, familja e Albulena Avdylit ishte mbledhur para ekranit të televizionit, për të parë transmetimin e drejtpërdrejtë të momentit të shpalljes së pavarësisë së vendit në Kuvendin e Kosovës. Albulena thotë për Radion Evropa e Lirë se të gjithë kishin përjetuar emocion të fortë gëzimi.

“Ka qenë ndjesi shumë e mirë, sepse shumica e kanë përjetuar si diçka të paharrueshme, si diçka që nuk përsëritet... E kanë përjetuar një ëndërr që po bëhej realitet”, thotë ajo.

Por, në 17 vjetët që pasuan, thotë se përparimi i vendit ka qenë i kufizuar. Sipas saj, politikanët shprehin ambicie për zhvillimin e vendit vetëm nëpër fushata zgjedhore.

“... pastaj i ndalin, nuk po kanë shumë ambicie sikur para zgjedhjeve. Po shpresoj që në të ardhmen të punojnë më shumë”, shprehet ajo.

Shpalljen e pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt, 2008, Sherif Krasniqi, tash pensionist, kujton se e priti në sheshin kryesor të Prishtinës, bashkë me mijëra qytetarë të tjerë. Atë moment thotë se e kishte pritur tërë jetën e tij.

“Ka qenë diçka shumë hyjnore për ne. Kemi menduar se për një kohë shumë të shkurtër do të bëhemi vendi më i lakmuar për të gjithë”, thotë Krasniqi.

Por, sipas tij, nuk ndodhi kështu. Ai shprehet i zhgënjyer me politikëbërësit, që, siç thotë, i kanë dhënë përparësi luftës për pushtet, para zhvillimit të vendit.

“Unë nuk jam i kënaqur, për një shkak. E kam një djalë. Më është dashur që para 15 vjetësh t’i them ‘merre botën në sy e jetoje jetën’, sepse e kam parë që ata që i kanë zënë karriget, nuk i lëshojnë. Të luftojmë me ta, ne nuk mundemi”, thotë Sherifi për Radion Evropa e Lirë.

Për Nazlie Balën, aktiviste politike nga Prishtina, ndjesia e gëzimit që ka përjetuar 17 vjet më parë, në momentin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, është e papërshkrueshme.

“Për mua, e rëndësishme është liria. Për mua, i rëndësishëm është shteti. Natyrisht që shtetin e çon përpara shoqëria. As atëherë e as tash nuk pres më shumë përveç hapave realë, politikës pragmatike dhe zhvillimit shoqëror”, thotë Bala.

Në vitet pas pavarësisë, sipas saj, ka pasur mjaft ndryshime pozitive në vend dhe në to, siç shprehet, ka ndikuar vetë shoqëria kosovare - përpara politikanëve dhe drejtuesve institucionalë.

“Është shtëpia jonë e përbashkët. Aty ku secili anëtar i familjes kontribuon në zhvillimin, emancipimin dhe edukimin e shtëpisë, aty ka prosperitet”, thotë Bala.

Bashkë me deputetët shqiptarë, 17 vjet më parë, deklaratën e pavarësisë së Kosovës e nënshkruan edhe ata të komuniteteve joshumicë, përveç dhjetë deputetëve të komunitetit serb, të cilët e bojkotuan seancën solemne të 17 shkurtit, 2008.

Çfarë thonë pjesëtarët e komuniteteve joshumicë?

Për Millijanën, pjesëtare e komunitetit serb, e cila jeton në Graçanicë, data 17 shkurt, 2008, kur u shpall pavarësia e Kosovës, nënkupton “më të keqen”.

Sipas saj, pozita e serbëve vetëm se është përkeqësuar gjatë 17 vjetëve të fundit. Në këtë kontekst, ajo përmend heqjen e dinarit serb nga përdorimi dhe mbylljen e institucioneve serbe që funksiononin nën sistemin e Serbisë në Kosovë - hapa këta që u morën nga autoritetet e Kosovës, viteve të fundit.

“Gjithçka ndryshoi për më keq dhe asgjë për më mirë. Para së gjithash, ne nuk kemi ku të tërheqim para [në dinarë nga buxheti i Serbisë]. Ne shkojmë në Serbi, e paguajmë vetë udhëtimin dhe gjendemi vetë. Jeta këtu është e tmerrshme”, thotë Millijana.

Ajo shton se as liria e lëvizjes nuk është “për lëvdata”. Në Kosovë thotë se nuk sheh perspektivë, por se nuk ka ku të shkojë. Ndryshe mendon Orhan Llopar nga Prizreni, pjesëtar i komunitetit turk. Për të, Kosova sot është një vend më i mirë se 17 vjet më parë, kur ishte shpallur shtet i pavarur. Megjithatë, shton se komuniteti i tij mund të zhvillohet edhe më shumë në kuadër të shtetit.

“Jemi pjesërisht të kënaqur, për shkak se, fatkeqësisht, në disa situata po e humbim atë që e kemi të garantuar me ligj, sepse disa nga shqiptarët nuk e duan këtë. Duhet ta dinë se ky është shtet shumetnik dhe se nuk janë vetëm shqiptarët këtu. Po të mos ishte shumetnike, Kosova nuk do të ishte e tillë çfarë është”, thotë Llopar dhe shton:

“Më pëlqen flamuri [i Kosovës]. Ajo që nuk më pëlqen është ekonomia”.

Flamuri i Kosovës, në sfondin e tij të kaltër mban hartën e Kosovës me ngjyrë të verdhë dhe gjashtë yje të bardhë mbi të, që simbolizojnë komunitetet që jetojnë në vend. Ismail Ramoviç nga Prizreni, pjesëtar i komunitetit boshnjak, thotë se Kosova e sotme, në disa aspekte, është ajo që e kishte menduar 17 vjet më parë, por jo në të gjitha.

“Shteti i Kosovës ka bërë mjaft për komunitetin boshnjak, në segmentin e mbrojtjes ligjore. Kjo është e rëndësishme”, thotë Ramoviç.

Ai kujton se komuniteti boshnjak e ka të garantuar sistemin arsimor që nga niveli parashkollor e deri në atë universitar, si dhe është i përfaqësuar në institucionet shtetërore sipas ligjit.

“Të gjitha këto i japin shansin dhe mundësinë që të afirmohet brenda shoqërisë kosovare. Se a e kemi shfrytëzuar këtë, ky është rrëfim tjetër”, shprehet ai, duke kritikuar politikanët boshnjakë se “nuk kanë qenë efikasë për të ndikuar në zhvillimin e komunitetit boshnjak në Kosovë”.

Osman Osmani nga komuniteti rom thotë se me shpalljen e pavarësisë së Kosovës, ai ka pritur ndryshime të mëdha pozitive. Në komunën e Prizrenit, ku ai jeton, gjuha rome është zyrtare.

“Kjo është një nga gjërat pozitive”, thotë ai.

“Por, ka mjaft gjëra që do të duhej të ndryshonin: pozita sociale e komunitetit rom, arsimi, punësimi, shëndetësia. Të gjitha këto çështje vazhdojnë të jenë mjaft të rëndësishme për zgjidhjen e pozitës së komunitetit rom”, sipas tij.

Shënimi i 17-vjetorit të pavarësisë, Kosovën e gjen me qeveri funksionale, por në largim e sipër, pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit. Ndonëse Qeveria aktuale, e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, thekson se ka marrëdhënie të mira me partnerët e saj perëndimorë, këta të fundit e kanë kritikuar shpesh për veprime të pakoordinuara në komunat me shumicë serbe, të tilla si heqja nga përdorimi e dinarit serb apo mbyllja e institucioneve serbe, nga të cilat komuniteti, me vite, ka marrë shërbime të ndryshme. Për shkak të këtyre veprimeve, Kosova është edhe nën disa masa ndëshkuese nga Bashkimi Evropian, të cilat përfshijnë pezullimin e disa fondeve dhe të takimeve në nivel të lartë.

Gjatë 17 vjetëve pavarësi, vendi ka arritur të bëhet pjesë e disa organizatave ndërkombëtare si Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Evropiane për Rindërtim e Zhvillim, Federata Evropiane dhe ajo Botërore e Futbollit, por ka dështuar në UNESCO, Interpol e Këshill të Evropës. Sot, është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që nuk është kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Njihet nga rreth 117 vende të botës, por jo edhe nga dy vendet e rajonit, Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, e as nga pesë vende të BE-së: Greqia, Spanja, Qiproja, Sllovakia dhe Rumania. Me 1.6 milion banorë, Kosova ka shkallën e papunësisë rreth 10 për qind, dukshëm më të ulët se 17 vjet më parë kur ishte mbi 47 për qind. Rritja ekonomike mbetet nën 5 për qind, ndërsa paga mesatare në vend është rreth 570 euro./ REL

 

1 MUAJ ME PARE

VOA: Kosova kremton 17 vjetorin e pavarësisë

Kosova shënon sot 17-vjetorin e shpalljes së pavarësisë!
Foto ilustruese

KOSOVA- Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës ngritën flamurin shtetëror mëngjesin e së hënës për nder të përvjetorit të shtatëmbëdhjetë të pavarësisë së vendit, ndërsa uruan qytetarët dhe shprehën mirënjohje për ata që kanë kontribuar në çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.

“Është një ditë ku ne themi falemnderit nga zemra, një falenderim të përhershëm për të gjithë ata që sakrifikuan dhe dhanë gjithçka në mënyrë që ne sot së bashku ta festojmë këtë ditë të shenjtë e historike”, tha presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Sukseset e Republikës sonë janë suksese të popullit, të institucioneve por edhe të partnerëve, miqve e aleatëve tanë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës te Bashkimi Evropian dhe mbarë perëndimi demokratik. Padyshim që mund të jemi krenar që i kemi dalë hakut sakrificës, flijimit të aq shumë dëshmorëve e martirëve”, tha kryeministri Kurti.

Ata vunë kurora lulesh tek shtatoret e ish udhëheqësve politikë e ushtarakë të vendit dhe nderuan të rënët e të zhdukurit gjatë luftës së fundit. Përvjetori i shtatëmbëdhjetë i pavarësisë e gjen Kosovën në një periudhë të paqartësive e mundësive të hapura për formimin e qeverisë së re të vendit, pas zgjedhjeve parlamentare të nëntë shkurtit.

Vëzhguesit thonë se skenarët e mundshëm të formimit të qeverisë së re që përfshijnë lëvizjen Vetëvendosje me pakicat joserbe apo partitë opozitare të bashkuara, nuk ofrojnë fuqinë e duhur vendimmarrëse përballë sfidave të shumta që e presin vendin në planin e brendshëm dhe të jashtëm.

Krahas sfidave si përmirësimi i gjendjes ekonomike, arsimit dhe shërbimeve shëndetësore dhe luftimi i varfërisë, në planin e jashtëm qeveria e re do të përballet me përpjekjet për ripërtëritjen e marrëdhënieve me fuqitë perëndimore, të cilat e kanë kritikuar qeverinë e Kryeministrit Kurti për veprimet e saj në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe.

Presidenti amerikan, Donald Trump në një mesazh urimi për Presidenten Vjosa Osmani, me rastin e shtatëmbëdhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, tha se lidhjet midis popujve të të dyja vendeve janë të forta dhe se pret zgjerimin e tyre duke theksuar se “Shtetet e Bashkuara presin të ndërtojnë një marrëdhënie më produktive me qeverinë e Kosovës në vazhdim të vitit”.

Qeveria e re do të përballet edhe me procesin e ngecur të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian u kanë kërkuar të dyja palëve të zbatojnë marrëveshjen e arritur dy vjet më parë, sipas së cilës Kosova duhet të themelojë një Asociacion të Komunave me shumicë serbe, ndërsa Beogradi të njohë ‘de facto’ pavarësinë e Kosovës.

Kosova shpalli pavarësinë e saj më 17 shkurt të vitit 2008, nëntë vjet pasi ndërhyrja e NATO-s i dha fund luftës gati dyvjeçare që la pas vetes mbi dhjetë mijë të vrarë dhe mijëra të zhdukur. Pavarësia e saj është njohur nga më shumë se 100 vende të botës, ndërsa vazhdon të kundërshtohet nga Serbia me mbështetjen e Rusisë dhe Kinës./ VOA

1 MUAJ ME PARE

17-vjetori i Pavarësisë së Kosovës/ Grenell kujton arrestimin e Hashim Thaçit: Duhej të festonte sot në Prishtinë jo mbrapa grilave në Hagë!

Kosova shënon sot 17-vjetorin e shpalljes së pavarësisë!
Grenell

KOSOVË - I dërguari amerikan për operacione të posaçme, Richard Grenell, i ka uruar, siç ka thënë, miqtë në Kosovë për 17-vjetorin e shtetësisë së vendit.

“Megjithatë, ky moment historik është lënë në hije nga një padrejtësi e madhe. Ati themeltar i shtetësisë së Kosovës, presidenti Hashim Thaçi, do të duhej të festonte sot në Prishtinë jo mbrapa grilave në Hagë”, ka thënë Grenell përmes një postimi në X, dikur Twitter.

Sipas tij, evropianët kanë dështuar që të veprojnë kundër “kësaj padrejtësie në pesë vjetët e fundit”.

“Edhe institucionet shtetërore të Kosovës, për shkak të politikës, kanë dështuar që të ndërmarrin veprime të domosdoshme ligjore për t’i dhënë fund kësaj padrejtësie”, ka thënë mes tjerash Grenell në X.

Hashim Thaçi e ka shpallur pavarësinë e Kosovës më 17 shkurt 2008. Ai po përballet me dy procese gjyqësore në Gjykatën Speciale në Hagë, dhe është në paraburgim në qytetin holandez prej vitit 2020.

Thaçi pati ndërprerë një vizitë të planifikuar për në Uashington, në qershor të vitit 2020 në mandatin e parë të presidentit amerikan, Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë pasi Zyra e Prokurorit u pati dërguar Dhomave të Specializuara në Hagë një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim, në të cilën emri i Thaçit përmendej për një sërë krimesh.

Në rastin e parë, ai akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, bashkë me Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, po ashtu ish-zyrtarë të lartë në Kosovë.

Aktakuzën e pati ngritur prokurori Jack Smith, i cili më vonë pati dhënë dorëheqje për të hetuar presidentin Trump për përpjekjet për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

Ai ka thënë dorëheqje nga Departamenti amerikan i Drejtësisë, si dhe hetimet ndaj Trumpit kanë pushuar pas fitores së tij në zgjedhjet e vitit 2024.

Më 6 dhjetor të vitit 2024, Thaçit i është konfirmuar edhe një aktakuzë e re për përpjekje të paligjshme për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve në rastin e parë gjyqësor.

Përveç Thaçit, në aktakuzën e dytë janë përfshirë edhe emrat e ish-ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçit, ish-shefit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bashkim Smakajt, ish-kryetarit të Malishevës, Isni Kilajt, dhe Fadil Fazliut.

Ai është deklaruar i pafajshëm në dy rastet gjyqësore.

Thaçi e ka përmendur të paktën dy herë në dhjetor të vitit 2024, domosdoshmërinë e respektimit të Kushtetutës dhe të ligjeve të Kosovës nga Specialja, teksa ka përmendur se dy aktakuzat kundër tij janë ngritur vetëm pak muaj para mbajtjes së zgjedhjeve në Kosovë.

Gjykata Speciale është institucion që funksionon sipas ligjeve të Kosovës, por selinë e ka në Hagë të Holandës.

Deri më tani, kjo gjykatë ka shqiptuar aktgjykime për krime lufte si dhe për pengim të drejtësisë.

Në shkurt të këtij viti, Gjykata Specile i ka shpallur fajtorë Haxhi Shalën, Sabit Januzin dhe Ismet Bahtijarin për akuzat për pengim të drejtësisë, më konkretisht, frikësim të dëshmitarëve, pas një marrëveshjeje të fajësisë që kanë arritur dy palët.

Shala është dënuar me tre vjet burgim, ndërkaq Bahtijari dhe Januzi me nga dy vjet burgim.

Në vendim nuk është bërë e ditur se për cilët dëshmitarë bëhet fjalë, apo për cilin rast gjyqësor.

Gjykata Speciale është themeluar në vitin 2015 nga Kuvendi i Kosovës dhe është pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por vepron me personel ndërkombëtar në Holandë.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar – të njohura gjerësisht si Gjykata Speciale - hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000./REL

1 MUAJ ME PARE

"Historia jonë nuk do të ishte e njëjtë pa mbështetjen e aleatëve!" Osmani: Falë ushtrisë dhe policisë arritëm të mbrojmë çdo pëllëmbë të Kosovës

Kosova shënon sot 17-vjetorin e shpalljes së pavarësisë!
Vjosa Osmani

KOSOVA- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka mbajtur fjalën në ceremoninë e marshimit të FSK-së dhe Policisë për 17 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Osmani ka folur për luftën për liri e shtet ndërtim. Ajo tha se liria është e shenjtë dhe mbrojtja e saj është detyrë e përhershme. Ajo shtoi se këtë detyrë po e kryen Policia e Kosovës, me guxim të gatshëm ta sakrifikojnë edhe jetën. Osmani tha se Kosova nuk është vetëm një copë toke teksa përmendi edhe ndihmën e aleatëve.

“Kushdo që guxon ta vërë në dyshim këtë realitet le ta dëgjojë zërin e popullit të saj. Në këtë 17 vjetor të shtetit tonë ne jemi këtu sepse qëndruam e rezistuam, sepse luftuam e nuk u përkulëm kurrë para dhunës, padrejtësise e mizorive. Ne jemi këtu sot se ia dolëm të ringritemi, ta ndërtojmë dhe ta forcojmë shtetin tonë. E falë ushtrisë dhe Policisë që sot parakalojnë para qytetarëve të Kosovës arritëm ta mbrojmë cdo pëllëmbë të shtetit tonë.

Në këtë 17 vjetor të Pavarësisë së Republikës qëndrojmë krenarë para flamurit tonë të dashur, nën qiellin e lirë të atdheut tonë për ta nderuar rrugëtimin e lavdishëm të kombit tonë drejt lirisë, sovranitetit dhe shtetësisë së plotë. Historia jonë nuk do të ishte e njëjtë pa mbështetjen e aleatëve tanë. Falënderimi ynë shkon për SHBA-në, NATO-n, shtetet evropiane dhe për të gjithë miqtë që qëndruan me ne. Ne nuk harrojmë kurrë ndihmën e tyre sepse Kosova ka miq, dhe miqtë e Kosovës janë miqtë e lirisë”, tha Osmani.

1 MUAJ ME PARE

17 vite pavarësi/ Kurti: Republika e Kosovës është rezultat i protestave, demonstratave popullore, grevave dhe dhjetëra mijërave të burgosurve politikë

Kosova shënon sot 17-vjetorin e shpalljes së pavarësisë!
Albin Kurti

KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në ceremoninë e parakalimit të trupave të Forcës së Sigurisë dhe Policisë tha se në historinë moderne të Evropës, krijimi i shtetit të Kosovës është një nga historitë më të fuqishme dhe shembullore. Kurti tha se Kosova është shembull i përparimit të vetëdijes së një populli për liri dhe këmbënguljes së tij për shtet.

Kurti ka shtuar se ne, shqiptarët, jemi popull atutokton dhe se Republika e Kosovës është rezultat i të gjithë atyre që luftuan e u përpoqën për këtë vend që nga Hasan Prishtina e deri tek rreshteri Afrim Bunjaku, heroi më i ri i Kosovës. Ai përmendi edhe ish-presidentin Ibrahim Rugova, për të cilin tha se ndonëse nuk e arriti për së gjalli 17 shkurtin e 2008, e kërkoi dhe e shpresoi atë ditë deri në frymën e fundit.

Kurti tha se mbi të gjitha Republika e Kosovës është rezultat i UÇK-sëdhe luftës së drejtë të saj, që u ndihmua nga SHBA-të dhe vendet aleate të NATO-s. Ai përmendi edhe ish-kryeministrin e atëhershëm Hashim Thaçi. Kurti në fund tha se e bekuar qoftë rruga e Kosovës krah Shqipërisë bashkë me SHBA-të dhe shtetet tjera evropiane dhe aleate.

“Republika e Kosovës njëmend është shteti më i ri në kontinentin e vjetër, por shteti me historinë më të gjatë të përpjekjes së krijimit të tij. Republika e Kosovës është rezultat i protestave të qytetarëve, demonstratave popullore, grevave të punëtorëve e minatorëve, dhjetëra mijëra të burgosurve politikë që nga Adem Demaçi e deri te Ukshin Hoti. Është rezultat i të gjithë dëshmorëve që nga Azem Bejta e Shaban Polluzha e deri te Zahir Pajaziti dhe kryekomandanti i UÇK-së, Adem Jashari.

Republika e Kosovës është aktit sipëror të brezit më të ri dhe të zgjedhurve të populli të saj emrat e të cilëve lexohen pas firmave të nënshkruara në deklaratën e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008 nga 109 deputetë të Kuvendit dhe nga krerët shtetëror të asaj kohe, presidenti Fatmir Sejdiu, kryekuvendai Jakup Krasniqi dhe kryeministri Hashim Thaçi”, tha Kurti.

1 MUAJ ME PARE

Pavarësia e Kosovës/ Udhëheqësit e lartë të FSK-së, homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”

Kosova shënon sot 17-vjetorin e shpalljes së pavarësisë!
Homazhet

KOSOVA- Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari, së bashku me udhëheqësit shtetërorë, morën pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit pranë Qeverisë së Republikës së Kosovës. Kjo ceremoni u pasua nga nderime dhe homazhe nga udhëheqësit e lartë të FSK-së, në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, një vend simbol i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Në një postim në shpërnadarë në rrjetet sociale thuhet se homazhet ishin një shenjë respekti dhe mirënjohjeje për të gjithë ata që kontribuuan në themelimin e shtetit të Kosovës.

“Ky vend historik, i njohur si simbol i rezistencës dhe sakrificës për lirinë e Kosovës, shërben si një kujtesë e përhershme e rrugës së vështirë por të lavdishme që vendi ynë ka kaluar. Homazhet ishin një shenjë respekti dhe mirënjohjeje për të gjithë ata që kontribuuan në themelimin e shtetit të Kosovës”, thuhet tutje në njoftimin e FSK-së.

1 MUAJ ME PARE

Pavarësia e Kosovës/ Mbreti Charles III: Pres të forcojmë më tej miqësinë! Trump: Përgëzoj popullin për vendosmërinë! Macron: Mbështesim perspektivën tuaj evropiane

Kosova shënon sot 17-vjetorin e shpalljes së pavarësisë!
Foto ilustruese

KOSOVA- Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, uroi Kosovën me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së pavarësisë. Në mesazhin e tij thuhet se Shtetet e Bashkuara “e kanë mbështetur me krenari rrugëtimin e Kosovës për t’u bërë një vend sovran, demokratik, multietnik dhe i begatë”.

“Paqja rajonale, siguria dhe zhvillimi ekonomik mbeten thelbësore për prosperitetin e qëndrueshëm të Kosovës”, thuhet në mesazhin e sekretarit Rubio.

Një ditë më herët, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi se ka pranuar një mesazh urimi edhe nga presidenti amerikan, Donald Trump. Aty thuhej se Trump e “përgëzon popullin e Kosovës për rrugëtimin drejt pavarësisë” dhe vë në pah “qëndrueshmërinë dhe vendosmërinë që e kanë shoqëruar këtë proces”.

Kosovën e uroi edhe presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, duke rikujtuar se shteti i tij, në shkurt të vitit 2008, ishte ndër vendet e para që njohu shtetësinë e saj.

“Gjatë këtyre viteve, kemi thelluar vazhdimisht bashkëpunimin tonë, qoftë në politikat e sigurisë, në reformat për përafrimin me BE-në apo në fushën e politikave të klimës dhe energjisë”, thuhet mes tjerash në urimin e presidentit gjerman.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se “përballë çrregullimeve dhe fragmentimit të botës, perspektiva evropiane e Kosovës, si dhe të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, duhet të rikonfirmohet”.

"Franca mbetet një aleate e përkushtuar e Kosovës dhe do të vazhdojë ta mbështesë stabilitetin, zhvillimin dhe perspektivën evropiane të saj”, thuhet në mesazhin e presidentit Macron.

Në mesazhin e presidentit të Italisë, Sergio Mattarella, thuhet se vendi i tij “mbetet një partner i përkushtuar i Kosovës” dhe se ai mbështet “përparimin e saj drejt integrimit euroatlantik dhe fuqizimin e demokracisë dhe stabilitetit në rajon”.

“Jam shumë i kënaqur që shtetet tona ndajnë lidhje kaq të forta dhe pres ta forcojmë më tej miqësinë tonë”, tha në mesazhin e tij të urimit mbreti britanik, Charles III.

Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe të aleatëve të tjerë perëndimorë. Vendi sot njihet nga më shumë se 100 shtete të botës, por nukë është ende anëtar i Kombeve të Bashkuara, apo i organizatave të tjera si Bashkimi Evropian e Këshilli i Evropës. Për të avancuar drejt integrimit, Kosovës i duhet t’i normalizojë marrëdhëniet me Serbinë. Dy vendet janë në negociata për rreth 14 vjet, por ende larg qëllimit përfundimtar./ REL

1 MUAJ ME PARE

17-vjetori i pavarësisë/ Ali Ahmeti uron Kosovën: Simbol i qëndresës së popullit shqiptar, proces i lavdishëm falë mbështetjes së aleatëve

Kosova shënon sot 17-vjetorin e shpalljes së pavarësisë!
Ali Ahmeti

KOSOVA- Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka uruar për përvjetorin e 17-të të Pavarësisë së Kosovës, duke kujtuar sakrificën e veprimtarëve deri në shtet ndërtim.

Me anë të mesazhi të shpërndarë në rrjetet sociale, Ahmeti thotë se pavarësia e Kosovës është simbol i sakrificës, guximit dhe qëndresës së popullit shqiptar, i cili, me përpjekjet ndër breza, me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe me jetët e mijëra dëshmorëve dhe martirëve, arriti të realizojë ëndrrën e tij për liri dhe pavarësi.

Ai shton se  mirënjohja ndaj aleatëve konkretizohet në bashkëpunimin e ngushtë dhe partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO-n dhe Bashkimin Europian, për përballimin e sfidave të zhvillimit dhe për avancimin e stabilitetit dhe sigurisë në rajon.

POSTIMI: 

E nderuara Presidente e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani Sadriu,

Në këtë ditë të shënuar, 17 shkurt, kur kremtohet Dita e Pavarësisë së Kosovës, kam nderin dhe kënaqësinë t’Ju dërgoj urimet më të sinqerta dhe më të ngrohta për këtë ngjarje historike për Kosovën dhe të gjithë shqiptarët kudo në botë.
Pavarësia e Kosovës është simbol i sakrificës, guximit dhe qëndresës së popullit shqiptar, i cili, me përpjekjet ndër breza, me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe me jetët e mijëra dëshmorëve dhe martirëve, arriti të realizojë ëndrrën e tij për liri dhe pavarësi. Ky proces i lavdishëm ka qenë i mundur gjithashtu falë mbështetjes së palodhur të aleatëve tanë ndërkombëtarë, veçanërisht NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ne, të gjithë shqiptarët, jemi të pafund mirënjohës për angazhimin dhe kontributin e aleatëve tanë në çlirimin dhe formimin e shtetit të Kosovës. Kjo mirënjohje konkretizohet në bashkëpunimin e ngushtë dhe partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO-n dhe Bashkimin Europian, për përballimin e sfidave të zhvillimit dhe për avancimin e stabilitetit dhe sigurisë në rajon.

Kosova, pa dyshim, nuk ka alternativë tjetër, përveçse të ecë përpara në forcimin e shtetit të saj, duke siguruar avancimin e shtetit ligjor dhe të drejtat e njeriut. Bashkë do të vazhdojmë të punojmë për të forcuar miqësinë dhe bashkëpunimin mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, si dhe për avancimin e integrimeve evropiane dhe zhvillimin e qëndrueshëm për të gjithë qytetarët tanë. Uroj që shumë shpejt, përvjetorin e Pavarësisë, Kosova ta festojë si anëtare e NATO-s dhe pjesë e familjes së madhe evropiane. Gëzuar Ditën e Pavarësisë, dhe shëndet, suksese dhe prosperitet për Kosovën dhe qytetarët e saj!

Me respekt të thellë,
Ali Ahmeti 

1 MUAJ ME PARE

17-vjetori i pavarësisë/ Rubio uron Kosovën: Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur me krenari rrugëtimin tuaj 

Kosova shënon sot 17-vjetorin e shpalljes së pavarësisë!
Marco Rubio

KOSOVA- Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka uruar Kosovën me rastin e 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Në urimin e tij, Rubio thotë se Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur me krenari rrugëtimin e Kosovës për t’u bërë një shtet sovran dhe demokratik. Ai shton se paqja, siguria dhe zhvillimi ekonomik rajonal mbeten thelbësorë për prosperitetin e qëndrueshëm të Kosovës.

“Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ju shpreh urimet e mia për rastin e 17-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës – një ngjarje për të reflektuar mbi qëndrueshmërinë, vendosmërinë dhe aspiratat e popullit të Kosovës. Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur me krenari rrugëtimin e Kosovës për t’u bërë një shtet sovran, demokratik, shumëetnik dhe të begatshëm. Paqja, siguria dhe zhvillimi ekonomik rajonal mbeten thelbësorë për prosperitetin e qëndrueshëm të Kosovës. Ndërsa festoni pavarësinë tuaj, nderojmë miqësinë dhe vlerat e përbashkëta ndërmjet popujve tanë”, thuhet në urim.

1 MUAJ ME PARE

FOTO/ 17-vjetori i pavarësisë së Kosovës, Osmani dhe Kurti, homazhe pranë varreve të Rugovës dhe Demaçit

Kosova shënon sot 17-vjetorin e shpalljes së pavarësisë!
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

KOSOVA- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë bërë homazhe tek varri i ish-Presidentit Ibrahim Rugova me rastin e 17 vjetorit të pavarësisë.

Më pas Osmani dhe Kurti bërë sot homazhe tek varri i veprimtarit të madh të çështjes kombëtare Adem Demaçi. Krerët e shtetit po ashtu ngritën flamurin e Kosovës, si dhe bënë homazhe te Memoriali i të Zhdukurve.

 

 

1 MUAJ ME PARE

17-vjetori i Pavarësisë së Kosovë/ REL: Kujtohet sakrifica e popullit për liri!

Kosova shënon sot 17-vjetorin e shpalljes së pavarësisë!

KOSOVË - Kosova shënon sot 17-vjetorin e pavarësisë së saj, të shpallur më 17 shkurt të vitit 2008. Qeveria e vendit mbajti një mbledhje festive, në të cilën kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shprehu mirënjohje dhe nderime për "të gjithë ata që u sakrifikuan dhe u flijuan" për lirinë.

"Liria për të cilën kemi sakrifikuar kaq shumë, kërkon demokraci, e cila mundëson që të dëgjohet zëri i popullit dhe të mbrohen të drejtat e qytetarëve", tha Kurti.

Sipas tij, Republika e Kosovës "sot është më e fortë dhe më vitale se kurrë më parë - jo vetëm se kemi investuar në siguri dhe në mbrojtje, por sepse kemi forcuar institucionet demokratike dhe kemi normalizuar funksionimin e tyre".

"Ekonomia po rritet vit pas viti, shpejt e qëndrueshëm", tha po ashtu Kurti.

Duke iu drejtuar gazetarëve pas ngritjes solemne të flamurit të Kosovës, pranë ndërtesave të Qeverisë dhe Kuvendit, presidentja Vjosa Osmani tha se kjo ditë kujton "sakrificën shekullore të popullit" për lirinë dhe pavarësinë.

"Do të ecim përpara, sepse nuk ka asgjë që mund ta ndalë Republikën tonë të lirë, të pavarur, sovrane dhe të përjetshme", tha Osmani.

Një sërë organizimesh, përfshirë edhe parakalimin e trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës, priten gjatë ditës në Kosovë, për nder të 17-vjetorit të pavarësisë.

Kosova është e sapodalë nga një proces zgjedhor dhe është në pritje të formimit të institucioneve të reja.

Fituese në zgjedhjet e 9 shkurtit doli Lëvizja Vetëvendosje e Kurtit, por pa siguruar shumicën e nevojshme prej 61 deputetësh për ta formuar qeverinë e vetme.

Një ditë më herët, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi se ka pranuar një mesazh urimi për përvjetorin e pavarësisë nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Aty thuhet se Trump e “përgëzon popullin e Kosovës për rrugëtimin drejt pavarësisë” dhe vë në pah “qëndrueshmërinë dhe vendosmërinë që e kanë shoqëruar këtë proces”.

“Lidhjet midis popujve tanë janë të forta dhe me padurim presim që t’i zgjerojmë ato - veçanërisht përmes rritjes së mundësive për investime - me qëllim që të sjellim më shumë prosperitet për të dyja vendet tona”, thuhet mes tjerash në letër.

Qeveria e Kurtit, viteve të fundit, është kritikuar nga zyrtarët amerikanë, për shkak të disa hapave të cilësuar si të pakoordinuar kundrejt komunitetit serb.

Autoritetet e Kosovës, përveç tjerash, kanë hequr nga përdorimi dinarin serb dhe kanë mbyllur shumicën e institucioneve të Serbisë, prej të cilave serbët kanë marrë shërbime të ndryshme.

Qeveria i ka justifikuar këto veprime si shtrirje të autoritetit të saj dhe në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e vendit.

Por, për shkak të tyre, edhe Bashkimi Evropian ka ndërmarrë disa masa ndëshkuese kundër Kosovës, duke i pezulluar disa fonde dhe takime të nivelit të lartë.

Shtatëmbëdhjetëvjetori i pavarësisë e gjen Kosovën si shtet të njohur nga rreth 117 vende të botës.

Vendi është pjesë e disa organizatave ndërkombëtare, si Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Komiteti Olimpik, Federata Evropiane e Futbollit dhe Federata Botërore e Futbollit.

Por, nuk është ende në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Bashkimin Evropian, Këshillin e Evropës etj./REL

1 MUAJ ME PARE

17-vjetori i pavarësisë/ Qeveria e Kosovës mban mbledhje festive, Kurti: Kushtetua është e re, por kultura jonë është e një populli të lashtë e autokton

Kosova shënon sot 17-vjetorin e shpalljes së pavarësisë!
Foto nga mbledhja

KOSOVA- Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhje festive me rastin e 17 vjetorit të shpalljes së pavarësisë. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në fjalën e tij para kabinetit qeverisës tha se teksa festojnë, kujtojnë me krenari rrugëtimin e gjatë drejt lirisë dhe pavarësisë. 

Ai ka shtuar se liria për të cilën kanë sakrifikuar kaq shumë kërkon demokraci e demokracia kërkon institucione të forta. Kurti theksoi se suksesi i tyre është dëshmi që kanë punuar në përputhje me amanetin e idealin e dëshmorëve të kombit dhe në përputhje me të drejtat e popullit, dëshirat e rinisë dhe ëndrrat e fëmijëve.

“Kushtetua jonë vërtetë është e re, por kultura jonë është e një populli të lashtë e autokton e rrënjosur thellë në historinë tonë të lavdishme. Ne sot nderojmë të gjithë ata që sakrifikuan dhe u flijuan për lirinë tonë.

Institucione të forta që mbrojnë sundimin e ligjit, garantojnë zgjedhje të lira te të ndershme dhe sigurojnë që pushteti u shërben qytetarëve. Urime e gëzuar dita e pavarësisë. Rroftë Republika jonë”, tha Kurti.

1 MUAJ ME PARE

"Kujtojmë sakrificat e popullit tonë"/ 17-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, Kurti dhe Osmani vendosin kurora lulesh në Memorialin e Fëmijëve të vrarë

Kosova shënon sot 17-vjetorin e shpalljes së pavarësisë!
Kurti, Osmani

KOSOVË - Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë marrë pjesë në ceremoninë e  ngritjes së flamurit në 17-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Gjatë fjalës së saj, presidentja Vjosa Osmani u shpreh se kjo është një ditë historike për vendin. Ajo shtoi se dita e sotme është një ditë ku festohen sukseset që ka arritur Kosova duke forcuar sovranitetin, shtetësinë e sundimin e ligjit

“Urime 17 vjetori i Pavarësisë së Kosovës. Është një ditë që kujtojmë sakrificën shekullore që ka bërë populli ynë në mënyrë që ta gëzojmë këtë ditë. Është ditë që festojmë sukseset që ka arritur Republika jonë duke forcuar sovranitetin, shtetësinë e sundimin e ligjit”, tha Osmani.

Gjithashtu fjalim ka mbajtur edhe kryeministri Albin Kurti, i cili tha se Kosova sot është shembull i sigurisë jo vetëm në rajonin e Ballkanit. Kurti u shpreh se dita e sotme është ditë e shënuar pasi Kosova është shtet sovran e demokratik me integritet territorial, me progres social e avancim demokratik.

“Dimër i ftohtë por zemra të ngrohta teksa urojmë njëri-tjetrin për 17 vjetorin e 17 shkurtit, shpalljes së Pavarësisë së Kosovës si shtet sovran e demokratik me integritet territorial, me progres social e avancim demokratik”, tha Kurti.

Pas kësaj Osmani e Kurti kanë vendosur kurora lulesh te Monumenti i të Pagjeturve dhe Memoriali i Fëmijëve të vrarë. 

1 MUAJ ME PARE

FOTO/ 17 vjetori i pavarësisë së Kosovës, zhvillohet ceremonia solemne e ngritjes së flamurit, marrin pjesë Kurti dhe Osmani

Kosova shënon sot 17-vjetorin e shpalljes së pavarësisë!
Foto nga ceremonia

KOSOVA- Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti kanë marr pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit në 17-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Ceremonia u mbajt para godinës së qeverisë së Kosovës. Presidentja Osmani u shpreh se kjo është një ditë historike për vendin.

“Urime 17 vjetori i Pavarësisë së Kosovës. Është një ditë që kujtojmë sakrificën shekullore që ka bërë populli ynë në mënyrë që ta gëzojmë këtë ditë. Është ditë që festojmë sukseset që ka arritur Republika jonë duke forcuar sovranitetin, shtetësinë e sundimin e ligjit”, tha Osmani.

Nga ana tjetër, kryeministri Albin Kurti tha se Kosova sot është shembull i sigurisë jo vetëm në rajonin e Ballkanit.

“Dimër i ftohtë por zemra të ngrohta teksa urojmë njëri-tjetrin për 17 vjetorin e 17 shkurtit, shpalljes së Pavarësisë së Kosovës si shtet sovran e demokratik me integritet territorial, me progres social e avancim demokratik”, tha Kurti.

Pas kësaj Osmani e Kurti kanë vendosur kurora lulesh te Monumenti i të Pagjeturve dhe Memoriali i Fëmijëve të vrarë.

1 MUAJ ME PARE

Sot dita e pavarësisë së Kosovës, Meta: Urimet më të përzemërta vëllazërore!

Kosova shënon sot 17-vjetorin e shpalljes së pavarësisë!
Ilir Meta

TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka uruar nga qelia Kosovën për ditën e pavarësisë. Meta shkruan në mesazhin e tij se Kosova forcohet çdo ditë si faktor i rëndësishëm paqeje, sigurie dhe stabiliteti në rajon, shembull i shkëlqyer i funksionimit të demokracisë, shtetit ligjor dhe garantimit të votës së lirë.

Ai shton se Partia e Lirisë është e vendosur për të mbrojtur pavarësinë e integritetin territorial të Kosovës, si dhe të mbështesë procesin e njohjeve dhe anëtarësimin e saj në gjithë organizatat rajonale dhe në OKB.

POSTIMI: 

Gëzuar Ditën e Pavarësisë Kosovë e dashur!

Forcohesh çdo ditë si faktor i rëndësishëm paqeje, sigurie dhe stabiliteti në rajon, shembull i shkëlqyer i funksionimit të demokracisë, shtetit ligjor dhe garantimit të votës së lirë.

Partia e Lirisë është e vendosur për të mbrojtur pavarësinë e integritetin territorial të Kosovës, si dhe të mbështesë procesin e njohjeve dhe anëtarësimin e saj në gjithë organizatat rajonale dhe në OKB.

Urimet më të përzemërta vëllazërore!

1 MUAJ ME PARE

FOTO/ Kosova feston 17-vjetorin e pavarësisë, nuk mungon urimi nga Rita Ora: Gëzuar vendi im!

Kosova shënon sot 17-vjetorin e shpalljes së pavarësisë!
Rita Ora

KOSOVA- Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka uruar Kosovën në ditën e saj të pavarësisë. Artistja i ka dedikuar kësaj dite disa postime në Instastory në profilin e saj.

Ajo ka shpërndarë video nga momente të ndryshme në koncertet e saj në Kosovë dhe Shqipëri. Rita po ashtu ka shpërndarë imazhe të vetat ku duket e veshur me një kostum tradicional në një prej videoklipeve që ajo ka realizuar. 

"Gëzuar ditën e pavarësisë vendi im", shkruan Rita në njërin nga postimet.

1 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Kosova shënon sot 17-vjetorin e pavarësisë, ja momenti historik i paraqitjes së deklaratës nga Hashim Thaçi

Kosova shënon sot 17-vjetorin e shpalljes së pavarësisë!
Hashim Thaçi

KOSOVA- Kosova shënon sot 17-vjetorin e pavarësisë së saj, të shpallur më 17 shkurt të vitit 2008. Pasditen e 17 shkurtit të vitit 2008, Kuvendi i Republikës së Kosovës në Prishtinë shpalli zyrtarisht Pavarësinë, një hap historik i cili ishte kurorëzim i një rrugëtimi të gjatë dhe të vështirë me me vuajtje dhe sakrifica. Për vite me radhë, deri në qershor të vitit 1999, shqiptarët e Kosovës vuajtën pasojat e spastrimit etnik nga regjimi serb i Millosheviçit. Në një mbledhje të jashtëzakonshme ku merrnin pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.

Ligjshmëria e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës për një periudhë të caktuar kohe ka qenë një temë e diskutueshme. Serbia duke kundërshtuar Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës kërkonte vlerësimin e vlefshmërisë ndërkombëtare dhe mbështetje për pozicionin e saj, gjoja se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës ishte e paligjshme.

Pavarësia

Në nëntor të vitit 2005 nisi zyrtarisht procesi për statusin përfundimtar të Kosovës. Pas konsultimeve gjithëpërfshirëse, më 2 shkurt të vitit 2007 i dërguari special ndërkombëtar për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari, dorëzoi propozimin e tij në Prishtinë dhe Beograd, për pavarësinë e kushtëzuar të Kosovës, hap që çoi drejt krijimit të shtetit te pavarur. Pasi u mbajtën disa raunde bisedimesh, Kosova u shpall e pavarur më 17 shkurt të vitit 2008. Shpallja e Pavarësisë së Kosovës ishte bërë nga kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi, deputetët e Kuvendit të Kosovës, dhe Presidenti i Kosovës, në mbledhjen e mbajtur në Prishtinë.

“Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Kjo shpallje pasqyron vullnetin e popullit tonë dhe është në pajtueshmëri të plotë me rekomandimet e të Dërguarit Special të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, dhe Propozimin e tij Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës”, thuhej në Deklarata e Pavarësisë të nënshkruar dhe miratuar në mënyrë unanime nga deputetët 109 deputetë të pranishëm në sallën e Kuvendit të Kosovës.

Kosova shënon sot 17-vjetorin e shpalljes së pavarësisë!

Deklarata e Pavarësisë së Kosovës:

Të mbledhur në mbledhje të jashtëzakonshme më 17 shkurt 2008, në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë,

Duke iu përgjigjur thirrjes së popullit për të ndërtuar një shoqëri që respekton dinjitetin njerëzor dhe afirmon krenarinë dhe synimet e qytetarëve të saj,

Të zotuar për t’u përballur më trashëgiminë e dhembshme të së kaluarës së afërt në frymë të pajtimit dhe faljes,

Të përkushtuar ndaj mbrojtjes, promovimit dhe respektimit të diversitetit të popullit tonë,

Duke riafirmuar dëshirën tonë për t’u integruar plotësisht në familjen euroatlantike të demokracive,

Duke vërejtur se Kosova është një rast special që del nga shpërbërja jokonsensuale e Jugosllavisë dhe nuk është presedan për cilëndo situatë tjetër,

Duke rikujtuar vitet e konfliktit dhe dhunës në Kosovë që shqetësuan ndërgjegjen e të gjithë popujve të civilizuar,

Mirënjohës që bota intervenoi më 1999 duke hequr në këtë mënyrë qeverisjen e Beogradit mbi Kosovën, dhe vendosur Kosovën nën administrimin e përkohshëm të Kombeve të Bashkuara,

Krenarë që Kosova që atëherë ka zhvilluar institucione funksionale, multietnike të demokracisë që shprehin lirisht vullnetin e qytetarëve tanë,

Duke rikujtuar vitet e negociatave të sponsorizuara ndërkombëtarisht ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës mbi çështjen e statusit tonë të ardhshëm politik,

Duke shprehur keqardhje që nuk u arrit asnjë rezultat i pranueshëm për të dyja palët përkundër angazhimit të mirëfilltë të udhëheqësve tanë,

Duke konfirmuar se rekomandimet e të Dërguarit Special të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, i ofrojnë Kosovës një kornizë gjithëpërfshirëse për zhvillimin e saj të ardhshëm, dhe janë në vijë me standardet më të larta europiane për të drejtat të njeriut dhe qeverisjen e mirë,

Të vendosur që ta shohim statusin tonë të zgjidhur në mënyrë që t’i jipet popullit tonë qartësi mbi të ardhmen e vet, të shkohet përtej konflikteve të së kaluarës dhe të realizohet potenciali i plotë demokratik i shoqërisë sonë,

Duke nderuar të gjithë burrat dhe gratë që bënë sakrifica të mëdha për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Kosovën,


Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Kjo shpallje pasqyron vullnetin e popullit tonë dhe është në pajtueshmëri të plotë me rekomandimet e të Dërguarit Special të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, dhe Propozimin e tij Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës.

Ne shpallim Kosovën një republikë demokratike, laike dhe multietnike, të udhëhequr nga parimet e jodiskriminimit dhe mbrojtes së barabartë sipas ligjit. Ne do të mbrojmë dhe promovojmë të drejtat e të gjitha komuniteteve në Kosovë dhe krijojmë kushtet e nevojshme për pjesëmarrjen e tyre efektive në proceset politike dhe vendimmarrëse.
Ne pranojmë plotësisht obligimet për Kosovën të përmbajtura në Planin e Ahtisarit, dhe mirëpresim kornizën që ai propozon për të udhëhequr Kosovën në vitet në vijim. Ne do të zbatojmë plotësisht ato obligime, përfshirë miratimin prioritar të legjislacionit të përfshirë në Aneksin XII të tij, veçanërisht atë që mbron dhe promovon të drejtat e komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre.

Ne do të miratojmë sa më shpejt që të jetë e mundshme një kushtetutë që mishëron zotimin tonë për të respektuar të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve tanë, posaçërisht ashtu siç definohen me Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut. Kushtetuta do të inkorporojë të gjitha parimet relevante të Planit të Ahtisaarit dhe do të miratohet nëpërmjet një procesi demokratik dhe të kujdesshëm.

Ne mirëpresim mbështetjen e vazhdueshme të bashkësisë ndërkombëtare për zhvillimin tonë demokratik nëpërmjet të pranive ndërkombëtare të themeluara në Kosovë në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (1999). Ne ftojmë dhe mirëpresim një prani ndërkombëtare civile për të mbikëqyrur zbatimin e Planit të Ahtisaarit dhe një mision të sundimit të ligjit të udhëhequr nga Bashkimi Europian. Ne, po ashtu, ftojmë dhe mirëpresim NATO-n që të mbajë rolin udhëheqës në praninë ndërkombëtare ushtarake dhe të zbatojë përgjegjësitë që i janë dhënë sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (1999) dhe Planit të Ahtisaarit, deri në atë kohë kur institucionet e Kosovës do të jenë në gjendje të marrin këto përgjegjësi. Ne do të bashkëpunojmë plotësisht më këto prani në Kosovë për të siguruar paqen, prosperitetin dhe stabilitetin në të ardhmen në Kosovë.

Për arsye të kulturës, gjeografisë dhe historisë, ne besojmë se e ardhmja jonë është në familjen europiane. Për këtë arsye, ne shpallim synimin tonë për të marrë të gjitha hapat e nevojshëm për të siguruar anëtarësim të plotë në Bashkimin Europian sapo që të jetë e mundshme dhe për të zbatuar reformat e kërkuara për integrim europian dhe euroatlantik.
Ne i shprehim mirënjohje Organizatës së Kombeve të Bashkuara për punën që ka bërë për të na ndihmuar në rimëkëmbjen dhe rindërtimin pas lufte dhe ndërtimin e institucioneve të demokracisë. Ne jemi të përkushtuar të punojmë në mënyrë konstruktive me Organizatën e Kombeve të Bashkuara gjersa ajo vazhdon punën e saj në periudhën në vijim.

Me pavarësinë vie detyra e anëtarësisë së përgjegjshme në bashkësinë ndërkombëtare. Ne e pranojmë plotësisht këtë detyrë dhe do t’i përmbahemi parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara, Aktin Final të Helsinkit, akteve tjera të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë, obligimeve ligjore ndërkombëtare dhe parimeve të marrëdhënieve të mira ndërkombëtare që shënojnë marrëdhëniet ndërmjet shteteve. Kosova do të ketë kufijtë e saj ndërkombëtarë ashtu siç janë paraparë në Aneksin VIII të Planit të Ahtisaarit, dhe do të respektojë plotësisht sovranitetin dhe integritetin territorial të të gjithë fqinjve tanë. Kosova, po ashtu, do të përmbahet nga kërcënimi apo përdorimi i forcës në cilëndo mënyrë që është jokonsistente me qëllimet e Kombeve të Bashkuara.

Ne, nëpërmjet kësaj Deklarate, marrim obligimet ndërkombëtare të Kosovës, përfshirë ato të arritura në emrin tonë nga Misioni i Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), si dhe obligimet e traktateve dhe obligimet tjera të ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë ndaj të cilave obligohemi si ish-pjesë konstituive, përfshirë konventat e Vjenës për marrëdhëniet diplomatike dhe konsullore. Ne do të bashkëpunojmë plotësisht me Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë. Ne synojmë të kërkojmë anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, në të cilat Kosova do të synojë të kontribuojë për qëllime të paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar.

Kosova shpall zotimin e saj ndaj paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë të Europës Juglindore. Pavarësia jonë e sjell në fund procesin e shpërbërjes së dhunshme të Jugosllavisë. Gjersa ky proces ka qenë i dhembshëm, ne do të punojmë pa pushim për t’i kontribuar një pajtimi që do të lejonte Europën Juglindore të shkojë përtej konflikteve të së kaluarës dhe të farkojë lidhje të reja rajonale të bashkëpunimit. Për këtë arsye, do të punojmë së bashku me fqinjtë tanë për të avansuar të ardhmen tonë të përbashkët europiane.

Ne shprehim, në veçanti, dëshirën tonë për të vendosur marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjtë tanë, përfshirë Republikën e Serbisë, me të cilën kemi marrëdhënie historike, tregtare dhe shoqërore, të cilat synojmë t’i zhvillojmë më tej në të ardhmen e afërt. Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona për t’i kontribuar marrëdhënieve të fqinjësisë dhe bashkëpunimit me Republikën e Serbisë duke promovuar pajtimin ndërmjet popujve tanë.

Ne, nëpërmjet kësaj, afirmojmë në mënyrë të qartë, specifike dhe të parevokueshme se Kosova do të jetë ligjërisht e obliguar të plotësojë dispozitatat e përmbajtura në këtë Deklaratë, përshirë këtu veçanërisht obligimet e saj nga Plani i Ahtisaarit. Në të gjitha këto çështje, ne do të veprojmë në pajtueshmëri në parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, përfshirë Rezolutën 1244 (1999). Ne shpallim publikisht se të gjitha shtetet kanë të drejtën të mbështeten në këtë Deklaratë, dhe i bëjmë apel të na ofrojnë përkrahjen dhe mbështetjen e tyre.

1 MUAJ ME PARE

17 vjetori i shpalljes së Pavarësisë, Rama uron Kosovën: Gëzuar dhe mbarësi gjithmonë!

Kosova shënon sot 17-vjetorin e shpalljes së pavarësisë!
Edi Rama

TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me 17 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Në një postim në rrjete sociale, Rama ka postuar një foto të flamurit të Kosovës, krahas së cilit ka shkruar edhe një urim.

“MIRËMËNGJES KOSOVË ???? Gëzuar pavarësinë dhe mbarësi gjithmonë",- shkruan Rama në facebook.

Kosova shënon sot 17-vjetorin e pavarësisë së saj, të shpallur më 17 shkurt të vitit 2008. Një sërë organizimesh, nga mbledhja festive e qeverisë së vendit deri te parakalimi i trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës, priten gjatë ditës, për nder të këtij përvjetori.

1 MUAJ ME PARE

Kosova shënon sot 17-vjetorin e shpalljes së pavarësisë

Kosova shënon sot 17-vjetorin e shpalljes së pavarësisë!
Foto ilustruese

KOSOVA- Kosova shënon sot 17-vjetorin e pavarësisë së saj, të shpallur më 17 shkurt të vitit 2008. Një sërë organizimesh, nga mbledhja festive e qeverisë së vendit deri te parakalimi i trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës, priten gjatë ditës, për nder të këtij përvjetori.

Pasditen e 17 shkurtit të vitit 2008, Kuvendi i Republikës së Kosovës në Prishtinë shpalli zyrtarisht Pavarësinë, një hap historik i cili ishte kurorëzim i një rrugëtimi të gjatë dhe të vështirë me me vuajtje dhe sakrifica. Për vite me radhë, deri në qershor të vitit 1999, shqiptarët e Kosovës vuajtën pasojat e spastrimit etnik nga regjimi serb i Millosheviçit. Në një mbledhje të jashtëzakonshme ku merrnin pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.

Ligjshmëria e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës për një periudhë të caktuar kohe ka qenë një temë e diskutueshme. Serbia duke kundërshtuar Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës kërkonte vlerësimin e vlefshmërisë ndërkombëtare dhe mbështetje për pozicionin e saj, gjoja se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës ishte e paligjshme.

Në vazhdën e kësaj ecurie, në tetor të vitit 2008, Beogradi kërkoi një opinion këshillues nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Më 22 korrik të vitit 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë përmes një Vendimi Këshillëdhënës rikonfirmoi se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur asnjë nen të Ligjit Ndërkombëtar. Shpallja e Pavarësisë së Kosovës i dha fund një cikli për qytetarët e Kosovës, të cilëve u lindi një detyrë e re, rindërtimi.

Kosova drejt pavarësisë

Prej 13 qershorit të vitit 1999, kur forcat serbe u detyruan të largoheshin nga Kosova, vendi administrohej nga Misioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara – UNMIK dhe Institucionet Vetëqeverisëse të Kosovës: Kuvendi, Presidenti dhe Qeveria. Edhe pse Serbia nuk kishte kontroll mbi Kosovën, në rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit, disa herë përmendej se Kosova është protektorat i OKB-së, por juridikisht pjesë e Republikës Federale të Jugosllavisë.

Në nëntor të vitit 2005 nisi zyrtarisht procesi për statusin përfundimtar të Kosovës. Pas konsultimeve gjithëpërfshirëse, më 2 shkurt të vitit 2007 i dërguari special ndërkombëtar për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari, dorëzoi propozimin e tij në Prishtinë dhe Beograd, për pavarësinë e kushtëzuar të Kosovës, hap që çoi drejt krijimit të shtetit te pavarur. Pasi u mbajtën disa raunde bisedimesh, Kosova u shpall e pavarur më 17 shkurt të vitit 2008. Shpallja e Pavarësisë së Kosovës ishte bërë nga kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi, deputetët e Kuvendit të Kosovës, dhe Presidenti i Kosovës, në mbledhjen e mbajtur në Prishtinë.

“Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Kjo shpallje pasqyron vullnetin e popullit tonë dhe është në pajtueshmëri të plotë me rekomandimet e të Dërguarit Special të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, dhe Propozimin e tij Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës”, thuhej në Deklarata e Pavarësisë të nënshkruar dhe miratuar në mënyrë unanime nga deputetët 109 deputetë të pranishëm në sallën e Kuvendit të Kosovës.

Njëmbëdhjetë deputetë përfaqësues të pakicës serbe bojkotuan procedurën e votimit. Nëntë përfaqësues të pakicave tjera etnike ishin pjesë e kuorumit. Pas një kërkese nga Rusia, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara mbajti një sesion urgjent në pasditen e 17 shkurtit. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon, lëshoi një deklaratë asnjanëse duke kërkuar nga të gjitha palët “të përmbahen nga çdo veprim i deklaratave që mund të rrezikojnë paqen, nxisin dhunën ose rrezikojnë sigurinë në Kosovë apo në rajon”.

Duke folur në emër të gjashtë vendeve – Belgjika, Kroacia, Franca, Gjermania, Italia dhe Shtetet e Bashkuara – ambasadori belg shprehu keqardhjen “se Këshilli i Sigurimit nuk mund të bjerë dakord për rrugën përpara, por ky bllokim ka qenë shumë i qartë për disa muaj. Ngjarjet e sotme përfaqësojnë përfundimin e një procesi të statusit që ka shteruar të gjitha rrugët në ndjekje të një rezultati të negociuar”.

Më 18 shkurt 2008 presidenca e BE njoftoi se pas një dite bisedimesh të ashpra midis ministrave të Jashtëm, që vendet anëtare ishin të lira të vendosnin individualisht nëse do ta njohin pavarësinë e Kosovës. Shumica e shteteve anëtare të BE e kanë njohur Kosovën, por Qiproja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja vazhdojnë të mos e njohin. Pak para Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Bashkimi Evropian aprovoi vendosjen e një misioni jo ushtarak 2,000 anëtarësh për Sundimin e Ligjit, “EULEX”, për të zhvilluar më tej sektorin e policisë dhe drejtësisë në Kosovë. Të gjithë vendet anëtare të Bashkimit Evropian miratuan mandatin e EULEX-it, duke përfshirë këtu edhe pakicën e pesë vendeve të BE që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

pavaresia e kosoves

Sondazh

Poll

Konflikti në Kamëz,dy shoferë zihen me sende të forta

Konflikti në Kamëz,dy shoferë zihen me sende të forta

Janë paterica të Ramës",Berisha:Ishte i frikshëm vendimi i disa partive që futën familjarët në lista

"Do vendosim arsimtarin në piedestal!", Berisha: Rrogat e mësuesve do shkojnë drejt dyfishimit

Berisha: Tokat e bregut i grabiti mafia, ne do ia nxjerrim nga kthetrat dhe do ua kthejmë banorëve

Berisha tregon politikanët që e kanë frymëzuar: Trump kur guxoi të thotë se armiku më i rrezikshëm

Berisha fton emigrantët për të votuar:Kush ka probleme, të drejtohet tek faqja e PD "Diaspora Voton"

Berisha: Mbështetje financiare për investime, strehim dhe garanci për punësimin e tyre

Berisha: Interesi më madhor kombëtar i PD është integrimi i Shqipërisë në BE bazuar në reforma

Berisha: Do vendoset minimumi jetik që asnjë shqiptar që mos marrë më pak se 200 euro në muaj

Berisha: Shqipëria Madhështore do jetë Shqipëria që nuk do njohë varfëri ekstreme

Berisha: Duam që Shqipëria të jetë vendi i ëndrrave të ditës të rinisë shqiptare!

Rama: Brezi i ri duhet të kuptojë se politika nuk është e keqja

Rama: Nuk është mirë të shohësh njerëz që i njeh prej kohësh të vihen në hetim

Rama: Që nga dalja prej diktaturës, për herë të parë shohim mundësi reale për tu bashkuar me BE

Rama

Mbyllja e TikTok/ Rama: Prindërit më shihnin si mundësi që t’i shpëtoja fëmijët nga ajo mortje!

"Gjeli detit ngeli pa parti!" Rama:Ndërtoi Dash Sula forcë politike në Peqin,shkuan ia prishën natën

Rama vijon komentet për drejtësinë: Nuk kishte shpatë në dorë Altini, e kishte pushteti politik

Rama për procesin e integrimit: Patronazhistët e PS nuk janë asgjë para atyre të BE-së

"Fusin baballarët dhe tezet në lista"/Rama vijon ironitë:Në11Maj populli do i jap një mesazh kënetës

Zgjedhjet e 11 Majit/ Rama: Tani është mundësia për të bërë histori! Na është hapur dritarja e BE-së

Ramës nuk i del e keqja me opozitën: PS është shanci i fundit për të dalë nga këneta!

Zgjedhjet e 11 Majit/ Rama: Mandati më i fortë për PS-në! Qielli do të jetë kufiri i fitores!

Liria individuale e shqiptarëve është e kërcënuar/Rama:Anëtarësimi në BE proces jetik për Shqipërinë

"Rama çoi Pojen te qelia e Veliajt"/ Berisha: Kamerat do të tregojnë shumë gjëra...

Përgjimet e Veliajt/ Berisha: Redaktori është Rama, natën i ndërsen kundër Skapit, ditën i mbron

"Kishe pyt ku është Luli"/Rama ironizon Bashën:Na thave sytë o zotni! Jam tremb se ti do fitosh prap

Përgjimet e Veliajt/ Berisha: Ulsiu e futi në kurth! I vendosi çimka në të gjitha anët...

Përgjimet e Veliajt/ Berisha: Ulsiu e futi në kurth! I vendosi çimka në të gjitha anët...

Berisha publikon përgjimet e ministrit Balla: Ja si i bën pazare Suel Çela me dosjet e SPAK-ut

Listat e PS-së/ Rama: Kemi një skuadër që përfshin të gjitha moshat!

Protestuesi Ramës: Mund të mbyllësh TikTokun por do marrësh Noc Rrokun

Protestuesi Ramës: Mund të mbyllësh TikTokun por do marrësh Noc Rrokun

Mbyllja e TikTok/ I riu nga protesta: Shqipëria e sëmurë ka nevojë për një doktor dhe jo një artist

“Grekët i vunë flakën Athinës, serbët e shqyen Beogradin”/ Mehdi Malkaj: Po ne, dele jemi?

"Mu bë një padrejtësi në zyrat e NATO-s!" Romina:E kam nisur duke aspiruar për t'u bërë violiniste

"Je bërë edhe meme!" Muzhaqi për nisjen e karrierës në PS: Kur mora telefonatën u impresionova

Rama: Kush e do pasaportën e BE-së të na japë mandatin

Thirrja e Berishës: Asnjë votë për patericat e Ramës

Berisha: Dita e Verës i gjen shqiptarët më optimist se kurrë në ndryshimin e madh të 11 majit

"Vura dy verore, për Shqipërinë dhe BE-në", Marta Kos në Elbasan: Ende shumë punë dhe reforma

"Vura dy verore, për Shqipërinë dhe BE-në", Marta Kos në Elbasan: Ende shumë punë dhe reforma

Largimi i Dashnor Sulës/ "Midis betejës në sheshin e burrave zgjodhi Tikun", Berisha: Bëri gabim

"Do ndërtojmë unazën periferike të Shqipërisë"/ Berisha: Do i rikthehemi infrastrukturës rurale

Berisha: Aksi Milot-Lezhë-Shkodër do jetë përparësi e të gjitha përparësive

Berisha: 12 miliardë euro janë dhënë nga Rama për infrastrukturën

Rama bie brenda me fjalët e veta: Nuk do ndodhte pa perspektivën e BE

Marta Kos nxjerr bllof Ramën: Të gjithë reformat do të vijojnë dhe pas zgjedhjeve

Marta Kos: Shqipëria ka ecur shumë mirë, BE do të japë 1 mld euro për reformat

"Marta ne duam lekët tona"/Rama: Ambicia jonë është që të marrim pasaportën e BE brenda kësaj dekade