LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

KUVENDI i jep OK rishikimit të dosjeve/ Rama: Kush është I.M? Balla-Berishës: Je në listë-pagesat e Kremlinit. Kreu i PD: Vratë Lear Kurtin!

• Kuvendi i ka hapur rrugë sot verifikimit të të gjithë të dyshuarve si ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit. Me 97 vota pro dhe një abstenim, PS bëri bashkë votat me PD për të shfuqizuar vendimet e komisioneve “Bezhani” e “Mezini”, duke i dhënë të drejtë Autoritetit të Dosjeve të rivlerësojë figurën e zyrtarëve të pajisur me certifikatë pastërtie. Ky vendim erdhi pas 13 orësh seancë plenare me debate të shumta, kryesisht mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetëve të Partisë Demokratike. Rama tha se thelbësorja ishte të merrej vesh njëherë e mirë nëse I.M., ishte Ilir Meta. Ndërsa deputeti i PD-së tha se të persekutuarit do ta merrnin vesh nëse Rama ishte i sinqertë apo jo në momentin që dp të bëhej bashkë me ta për ligjin e lustracionit. Ndërsa deputeti Petrit Vasili e ofendoi Ramën duke e qajtur idiot e skizofren. • Debate ka pasur gjatë gjithë seancës. Fillimisht nisi nga deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, i cili u quajti fjalimin e kryeministrit Edi Rama në KiE, një pocaqi. Kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla kërkoi nga Shehu falje, si dhe i kërkoi që të thërrasë Berishën. Ky i fundit kërkoi që Kuvendi të mbante 1 minutë heshtje për vdekjen e Lear Kurtit, mirëpo kërkesa nuk iu miratua.Jashtë Kuvendit, për mediat, Berisha tha se vrasja e Laer Kurtit në Tiranë u bë nga Qeveria. Balla akuzoi Berishën se ka marrë para nga Kremlini dhe premtoi publikimin e fakteve. • Berisha akuzoi qeverinë për keqmenaxhim të krizës. Duke u ndalur tek ndërtimi i Hidrocentralit të Skavicës kreu i selisë Blu iu drejtuar ministres së Energjisë se ky projekt nuk mund të vazhdojë. Përgjigjen e mori edhe nga ministrja Balluku por dhe nga ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali. Balluku iu drejtua me fjalët burrë plak që flet për orgji. Ndërsa në replikën e saj Spiropali akuzoi Berishën se në kohën e qeverisë së tij ai shiti për skrap Tec-in e Fierit. • Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj akuzoi qeverinë se në mënyrë arbitrare dhe krejtësisht politike i ka bllokuar biznesin. Shehaj tha se kjo vjen pas denoncimeve që ky i fundit ka bërë ndaj ministres së Jashtme, Olta Xhaçka dhe numrit dy të PS-së, Damian Gjiknuri. Pas fjalës së tij kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla e quajti të paparueshme dhe të turpshme faktin që një deputet flet në parlament për biznesin e tij ndërsa drejtuesja e seancës Ermonela Felaj e paralajmëroi për masë disiplinore.

46 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Mesila Doda kërkesë Nikollës: Të hapen dosjet për 140 deputetët e parlamentit

KUVENDI i jep OK rishikimit të dosjeve/ Rama: Kush është I.M?
Mesila Doda

TIRANË- Kryetarja e grupit parlamentar të Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet (PDIU), Mesila Doda, i kërkoi kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, që të miratojë një kërkesë zyrtare për hapjen e dosjeve për secilin nga deputetët aktual. E pranishme në Kuvend, Ddoda tha se Nikolla duhet t’i kërkonte Autoritetit të Dosjeve që të hapë dosjet e 140 emrave që janë në parlament.

“E nderuar zonjë kryetare e Kuvendit, bëji kërkesë Autoritetit të Dosjeve që të hapë të 140-të emrat që janë këtu në këtë parlament. Të hapen dosjet për secilin nga ne, do të duhet të kemi informacion kush është e kaluara jonë, çfarë kemi bërë në të kaluarën dhe pse sot sillemi në bazë të asaj që kemi pasur dhe nuk kemi pasur në të kaluarën. Është një kërkesë zyrtare që ia bëj nga foltorja e Kuvendit dhe do të doja të kisha një përgjigje zyrtare. Unë do ta votoj ligjin e sotëm padyshim. Çdo ligj i cili sjell hapjen dhe afron drejt së vërtetës do të duhet që të përkrahet dhe të aprovohet nga të gjithë ne. Por po ju them që kjo nuk është një qasje e plotë pasi ky parlament duhet të ndërmarrë disa hapa të tjera. Rumania ndërtoi një komision Parlamentar qysh në fillim të tranzicionit dhe dënoi komunizmin me një akt politik, ne nuk e bëmë kurrë këtë akt. Sot duhet të bëhemi të gjithë bashkë të majtë dhe të djathtë dhe të ngremë një Komision Parlamentar ku të kuptojmë të gjitha dëmet e mëdhaja në ashtë që i janë bërë këtij vendi. Ende demokracia është si një ndërtiom pa leje për të gjithë liderat tanë, pasi ende nuk kemi dënuar një herë të vetme atë që komunizmi ka mbjellur në secilin prej individëve që sot drejtojnë. Gjëja e dytë ka lidhje për memorien historike, që duhet t’ia mësojmë fëmijëve tanë ush ishte kjo e kaluar, po duhet të futet dhe në tekstet shkollore,”- tha Doda.

3 VITE ME PARE

Miratohet me 97 vota pro projektligji për rishikimin e dosjeve të sigurimit, Rama e PD bashkojnë votat, rikthehet Basha

KUVENDI i jep OK rishikimit të dosjeve/ Rama: Kush është I.M?
Foto Ilustruese

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë ka votuar me 97 vota pro për rishikimin e dosjeve të Sigurimit të Shtetit. Nga 98 deputetë që ishin të pranishëm në sallën e Kuvendit, 97 votuan pro, një abstenoi, ndërsa kundër nuk pati asnjë votë. Votimi i këtij ligji ka rikthyer edhe ish-kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Ai u pa i ulur në vendin e tij në momentin që do të zhvillohej votimi, por nuk dihet ende nëse ka qenë personi që ka abstenuar apo edhe ai e ka mbështetur këtë nismë. 

Votimit i parapriu një debat të gjatë prej më shumë se 13 orësh në seancë plenare. Grupi që mbështet Enkelejd Alibeajn e deklaruan që pasdite votën e tyre, ndërsa publik në media u bë edhe mesazhi ku Alibeaj u bënte thirrje deputetëve të votonin pro. 

Sipas këtij ndryshimi, do të mundësohet rivendosja në sitë e të gjithë politikanëve që kanë kaluar verifikimin nëse kanë qenë apo jo bashkëpunëtorë të ish-sigurimit të shtetit, si dhe propozimin e demokratëve për ndryshim në ligjin për “Për Informacionin e Klasifikuar “Sekret Shtetëror”, që do të mundësonte hapjen e të gjitha dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit.

"Të nderuar kolegë, Pak më vonë është votimi për ligjin e dosjeve. Amendametet e GP te PD u moren parasysh nga PS, duke u terhequr nga qëndrimi i mëparshëm i tyre dhe duke siguruar hapjen e plotë të dosjeve dhe deklasifikimin e tyre. Pas aprovimit të të gjitha amendamenteve tona, GP i PD do të votojë PRO projektligjit. Lutem për deputetët që nuk janë prezent në sallë që të vijnë për këtë votim të rëndësishëm, për një çështje që PD e ka patur betejë që nga themelimi i saj,"- thuhej në mesazh.

Kryedemokrati Sali Berisha nuk ishte prezent kur u bë votimi. Vetë kryeministri Edi Rama në fjalën e tij ftoi edhe pjesën tjetër të deputetëve demokratë që të votojnë draftin për të bërë të mundur që edhe personalitetet e larta që kanë marrë një vërtetim për pastërtinë e figurës të mund të verifikohen sërish e tu hapen dosjet. Ai tha se qëllimi është që të zbulohet nëse personi me inicialet I.M., është kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta apo jo.

3 VITE ME PARE

VIDEO/ Vasili shpërthen në ofendime ndaj Ramës: Pusho ore idiot! Fle gjithë ditën dhe vjen natën me skizofrenitë e tua, mbylle

KUVENDI i jep OK rishikimit të dosjeve/ Rama: Kush është I.M?
Petrit Vasili

TIRANË- Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka shpërthyer në ofendime ndaj kryeministrit Edi Rama. I pranishëm në foltoren e Kuvendit, Vasili e quajti idiot dhe skizofren kryeministrin Rama. Vasilit iu tërhoq vëmendja nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ndërsa vetë kreu i qeverisë tundi kokën, duke mos bërë asnjë replikë me deputetin e PL-së. 

Pjesë nga biseda: 

Petrit Vasili: Ik ore idiot, pusho, boll idiot, rri fle gjithë ditëndhe vjen kalon fundin e darkës këtu., Boll more idiot, rri tani. Zonja kryetare Kuvendi do i thuash ti apo ka ndonjë status të veçantë ky këtu? S'do stregojmë të gjitha skizofrenitë e tij këtu. 

Lindita Nikolla: Zoti Vasili ju lutem

Petrit Vasili: E pra, boll tani

(Rama tund kokën)

 

3 VITE ME PARE

Replika me Ramën/ Bylykbashi: Në ligjin e lustracionit do kuptojnë të persekutuarit sa hipokrit jeni këtu!

KUVENDI i jep OK rishikimit të dosjeve/ Rama: Kush është I.M?
Oerd Bylykbashi

TIRANË- Replikat mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit demokrat, Oerd Buylykbashi kanë vijuar gjatë kohës që në Kuvend po diskutohej projektligji për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit. Bylykbashi iu drejtua Ramës dhe të majtëve për ligjin e lustracionit teksa i pyeti se a janë dakort apo jo që kriminelët e komunizmit të marrin poste të larta drejtuese.

Oerd Bylykbashi: Pyetja që kam unë është shumë e thjeshtë, a je apo nuk je që kriminelët e komunizmit të mos marrin më poste e të dënohen. Vetting është edhe ai. A je për këtë gjë? Pse në ligjin për Kushtetuesen nuk ke vënë klauzolë për kriminelët e komunizmit, ne bashkë shihemi kur të jetë ligji i lustracionit, jo mua, po do t'ua thuash aty të persekutuarve se sa hipokrit ishte kur fole në parlament. 

3 VITE ME PARE

"Dëno ish-komunistët"/ Rama-Bylykbashit: Jeni llumi e pjella e tij! Enver Hoxha ju mbante me punë, ju ka kapur një 90-vjeçar e s'ju lëshon

KUVENDI i jep OK rishikimit të dosjeve/ Rama: Kush është I.M?
Edi Rama

TIRANË- Kanë vijuar replikat mes kryeministrit Edio Rama dhe deputetit të PD, Oerd Bylykbashi në Kuvend. Rama ka akuzuar grupin e Partisë Demokratike se në kohën e komunizmit diktatori Enver Hoxha i mbante në punë. 

"Ti do më testosh mua? Por për cfarë do më testosh?! Unë testin e parë e kam bërë kur kam nxjerrë bashkë me Ardian Klosin Kasëm Treneshinën nga shtëpia, i pari i burgosur i regjimit komunist që u shfaq në publik. Se deri në atë kohë ishin në hije. Unë e kam bërë testin e tij kur bashkë me Klosin dhe Trebeshinën  në sallën e Institutit të Arteve u kemi thënë njerëzve që para se të ikni firmosni një peticion për lirimin e të burgosurve politik dhe rishikimin e figurës së Enver Hoxhës. Atë peticion Rilindja e tyre Demokratike nuk e botoi dhe e kam takuar non gratën tuaj para jush. Mua nuk më thirri partia juaj, se me atë parti i ndava rrugët që në sekondën e parë. Që kur më thanë që Ramiz Alinë e kemi konsensual dhe do e kandidojmë. Aty më quajtën fashist, nuk na lanë të flisnim, na thanë që nuk do të flasin këtu ata që dëshirojnë të nxjerrin llumin nga burgjet. Llumi kush ishte? Të parët tuaj, quante llum të parët tuaj", tha Rama.

Edi Rama: Ti do më testosh mua? Por për cfarë do më testosh?! Unë testin e parë e kam bërë kur kam nxjerrë bashkë me Ardian Klosin Kasëm Treneshinën nga shtëpia, i pari i burgosur i regjimit komunist që u shfaq në publik. Se deri në atë kohë ishin në hije. Unë e kam bërë testin e tij kur bashkë me Klosin dhe Trebeshinën  në sallën e Institutit të Arteve u kemi thënë njerëzve që para se të ikni firmosni një peticion për lirimin e të burgosurve politik dhe rishikimin e figurës së Enver Hoxhës. Atë peticion Rilindja e tyre Demokratike nuk e botoi dhe e kam takuar non gratën tuaj para jush. Mua nuk më thirri partia juaj, se me atë parti i ndava rrugët që në sekondën e parë. Që kur më thanë që Ramiz Alinë e kemi konsensual dhe do e kandidojmë. Aty më quajtën fashist, nuk na lanë të flisnim, na thanë që nuk do të flasin këtu ata që dëshirojnë të nxjerrin llumin nga burgjet. Llumi kush ishte? Të parët tuaj, quante llum të parët tuaj. Dhe më thua tia mua test? Po pse nuk i hapët ju dosjet? Pse i hapëm ne? Për cilët flet ti, për disa pleq që meqë nuk i ka kapur Oerdi të dalin e të kapen. Juve ju japin punë ata, Enver Hoxha, xhelatët e komunizmit, ai është pjella e asaj partie dhe e atij barku, ai e mori dhe e importoi gjithë atë mënyrë tinëzare e të pabesë, e bëri frymë të Partisë Demokratike. Ti do të më testosh mua? Në fjalët e tua ndihet shqetësimi yt se si i tingëllojnë fjalët e tua non-gratas, si ju shikon ai ju që ju akuzon për pazare. Kur njeriu është në të drejtë ne vet, nuk pyet fare se çfarë thonë të tjerët, se jeni rrahur që të vegjël dhe nuk ka më efekt as sot që ju ka dalë mjekra. S'keni rrëzuar ju komunizëm jo, ai ishte aty jo për të rrëzuar komunzimin por për të marrë peng lëvizjen studentore atje dhe e mori. Por shyqyr që e mori, po të mos merrte ai atë, juve këtu nuk do t'ju vinte radha. Çfarë do të më testosh ti mua? Frikë nga ringjallja e armikut kanë ata që e kanë vrarë, ligji ynë për dosjet është bërë nga fillimi në fund sepse në vitin 2014 ne kemi punuar me autoritetin gjerman, është një nga proceset më të shkëlqyera, nuk mund të shkonim ne pas berihait. Çfarë Çekie më tregon ti mua, do kapësh 90-vjeçarët ti. Të ka kapur ty një 90-vjeçar dhe s'të lëshon, kë do kapësh ti, një që ke për të kapur, të ka kapur ai ty.

Qeshje në sallë.

Edhe çështja e sistemit gjyqësor u rikthye në debat. Rama tha se "më mirë djepi bosh se sa shejtani brenda" duke iu referuar procesit të vettingut që la bosh shumë karrige në drejtësi.

Edi Rama: Unë vrava gjykatën kushtetuese, cilën gjykatë? Ata që dolën me pasuri të pajustifikueshme dhe mbetën vetëm me dy persona aty brenda? Më mirë djepi bosh se sa shejtani brenda. Cilën gjykatë vrava? Tani Oerd se ti nuk e meriton ngritjen e zërit. Bashkë me atë që të thotë ngjitur që do testohesh moralisht. Po të mos ishin bijtë nuk do të ishte vrasja e baballarëve, kur unë luftoja me babain, ti vrisje gjela deti. Shërbëtori i komunizmit, njeriu që i lëpihej hap pas hapi, për të kapur një cep te vendi i varkës, drejton partinë antikomuniste në Shqipëri. Ika fiks për këtë arsye, aty në atë sallë nga ku ika unë, ka pasur disa dëshmitarë dhe fjalia që unë kam thënë para se të ikja, ishte ore ju që jeni këtu i keni dorëzuar teserat e partisë para se të vini? A më pyete pse ike? Kapuni fot pas dinjitetit kapuni. Po ju tregoj ju që jeni në adresën më të gabuar sepse po t'i hymë dhe më thellë, ju jo vetëm në teorikën komuniste që jeni një tmerr, por merreni me Enver Hoxhën, ato janë uhuhuhu, por jetojnë me ju. Në test nuk jam unë në këtë rast por ju sepse ju keni hyrë në një histori që kush tregon më shumë antikomunista dhe si të zgjedhim kandidatët e përbashkët, Jeni të mbaruar, por të paktën kini respekt për...Byroja politike? Ja ta nxorri kokën drejtori i kampit nga goja, mbylle gojën dhe futen drejtorin e kampit brenda, kështu ndodh, infektohesh njësoj siç flisnin ata, e bija e filanit, mbesa e filanit. Lum komandanti legjendar shoku Enver që ju ka ju. Nuk thoshte kot padre Zefi, nigjoje kush bërtet më shumë kundër tyne, janë ata që kanë bashkëpunua më shumë me ta. Unë s'po të jap leksion ty sepse t'ju japësh leksione ju është humbje kohe. 

3 VITE ME PARE

Bylykbashi-Ramës: Ditën që do votohet ligji për lustracionin do shohim sa të shkëputur jeni nga e keqja e komunizmit

KUVENDI i jep OK rishikimit të dosjeve/ Rama: Kush është I.M?
Oerd Bylykbashi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi replikoi me kryeministrin Edi Rama në Kuvend në momentin që po diskutohej ligji për dosjet e komunizmit. Deputeti i PD tha se komunizmi ka vdekur por jo kriminelët e komunizmit. Ai i bëri një "sfidë" mazhorancës duke iu drejtuar se ditën kur do të votohet ligji për lustracionin do të shihet se sa të shkëpur janë nga komunizmi.

Oerd Bylykbashi: Komunizmi ka vdekur vërtetë, por jo kriminelët e komunizmit, mua dhe grupin tim do të na shihni të votojmë këtu ligjin për lustracionin, me tre të pestat. Unë kam një formë, ju keni një formë tjetër, i ngjan shpeshherë tangos së gjimnazin, dy me një, është e vazhdueshme dhe e lodhshme. Atë ditë do të shihemi në sy dhe matesh sa e ke ndarë ti shpirtin nga e keqja e komunizmit. 

3 VITE ME PARE

Alibeaj: Nëse voton ke dhe ti pjesën tënde për këtë xhest! S'do e kesh kurrë mbështetjen tonë për ligje për emra të përveçëm

KUVENDI i jep OK rishikimit të dosjeve/ Rama: Kush është I.M?
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj replikoi me kryeministrin Edi Rama sa i përket ligjit të dosjeve që po diskutohet në Kuvend. Alibeaj shtoi se nëse bëhet fjalë për emra të përveçëm ai nuk do të votojë teksa shtoi se janë duke u diskutuar edhe nisma të tjera që sipas tij në fokus kanë pastrimin e politikës. Një nga projektligjet që pritet të shkojë në Kuvend për diskutim është edhe ai për ndalimin e propagandës komuniste.

Enkelejd Alibeaj: Arsyeja e qëndrimit tonë në këtë çështje shumë të rëndësishme është për t'i bërë një shërbim shqiptarëve, në këtë luftë politike të brendshme. Ky ka qenë kurthi për të bërë pastrim të politikës që nuk ka shkuar asnjëherë në fund. Ka dhe disa iniciativa të tjera, të të njëjtës linjë, të të njëjtës logjikë, kemi një projektligj tjetër për ndërgjegjësimin e qytetarëve shqiptarë, për ndalimin e propagandës komuniste. Nëse voton ke dhe ti pjesën tënde për këtë xhest. Këto janë testet që politika sot duhet të kalojë, ne për të tilla ligje që i shërbejnë shoqërisë shqiptare, vota është pro, por për ligje me porosi, ligje një person të veçante, nuk do ta kesh asnjëherë. Të them dhe një gjë tjetër, ai neni ka dhe një dispozitë tjetër, rreshtimin total të të gjitha emrave, të të gjithë hetuesve të Sigurimit të Shtetit. Kët udo jemi dhe do të shihemi shumë shpejt. 

3 VITE ME PARE

Ligji për hapjen e dosjeve/ Rama: Këtu na solli shtetasi I.M., ta marrim vesh njëherë e mirë nëse është i i gojëve të liga, larg qoftë të ndodhë!

KUVENDI i jep OK rishikimit të dosjeve/ Rama: Kush është I.M?
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se hapja e dosjeve do tu jepte fund dyshimeve për qytetarin me inicialet I.M.,  për të mësuar nëse ai është ish-Presidenti Ilir Meta, aktualisht kreu i Partisë së Lirisë. I pranishëm në Kuvend, Rama tha se dosjet janë hapur që në vitin 2015, por ato të perosnave të rëndësishëm qëndruan të mbyllura. Tashmë, me miratimin e këtij ligji, Rama tha se do të merrnin vesh nëse Meta është përfshirë ë këto dosje. Kreu i qeverisë tha së uron që ai të mos jetë sepse do tronditej kur të mësonte që njeriu që ishte pjesë e këtyre dosjeve, ka qenë në pushtet për 30 vite. 

Pjesë nga replikat: 

Edi Rama: Don me dit se kush bashkëpunon më shumë me ta, nigjo se kush ulëret më shumë kundër tyre. Dhe kjo është tmerrësisht e vërtetë. Ai lustracioni nuk është asgjë tjetër veçse një truk për të mos i hapur kurrë dosjet, është një akt barbarie që është reëzuar kohë përpara se ta tentonte pjella antikomuniste e komunizmit, domethënë Partia e lavdishme Demokratike nga Gjykata e të drejtave të njeriut, është njësoj si klithmat për të mbrojtur Evropën, shoqëruar me thikën për Kosovën ku votoi rezolutën për hapjen e dosjeve, dorë për dore me rusët. Ku janë sot këta? Mbase e mësojnë se si funksionon mekanizmi, ku e keni non-gratan, pse nuk vjen të votojë këtu dhe tu hapë rrugë hapjes së dosjeve që janë dosje personash me rëndësi që nuk hapen dot sepse siç thotë Autoriteti i Dosjeve që nuk e krijoi PD, por PS, se kjo është ironia e At Zef Pllumit, i mbani mbyllur dosjet ju. Ne i hapëm që në 2015, ka vetëm një kategori dosjesh, të një kategorie personash të rëndësishëm që kanë ceritfikatë sigurie. Për këta kemi ardhur ne se s'kemi ardhur të hapim dosjet. Do ta dish se kush është I.M., se mbase është ai, mbase nuk është ai mo...

Nga salla: Shkoni në Gjykatën e Lartë

Edi Rama: Po pse more, heqim këtë nenin dhe lirohemi më pas, pse mos ta hapim? Mbase nuk është ai dhe Partinë e Lirijes e shohim ndryshe nga ç'po flasin të gjitha këto gojët e liga. Të gjithë tashmë kanë të drejtë të marrin dosjet e tyre, edhe aty ka një kufizim që e heqim sot, të vënë jo nga ne. Pse nuk vjen këtu Partia e Lirijes dhe Liria e Partisë që të votojë? Pse? Sepse është ajo parti që bashkë me atë parti që nuk e kanë dashur kurrë hapjen e dosjeve, të hedhin dritë mbi hijet, kanë dashur që hijet të vijnë vërdallë dhe sa më shumë kanë dashur të vijnë vërdallë, aq më shumë kanë ulëritur kundër hijeve. Falë komunizmit lulëzon gjithë prej 32 vjetësh, një shkollë oratorie që patëm rastin edhe sot ta shohim. Dalin këtu njerëz që s'kanë lidhje dhe flasin sikur u ka rënë gjithë komunzmi mbi krye. E dini kush do ta shijonte më shumë? Ai që sot është non-grata, do thoshte akoma me mua merreni. Komunizmi ka shumë kohë që ka vdekur, ajo që vazhdon jeton, është pjella që torrolis gjithë dynjanë, jo po barbarët, xhelatët, ndërkohë që është shumë e thjeshtë, hiqet ky nen dhe hapen dosjet që janë mbajtur mbyllur me një cerifikatë sigurie në kohën e SHIK. E dini mirë se për cilin SHIK flas, i ka ndarë punët SHIK-u e na ka sjellë sot këtu. Ne këtu na solli shtetasi I.M., doli një I.M., u mbush dynjaja me fjalë, u pa që nuk merrej vesh kush është ky, a është ai që ju shkon mendja për keq, apo është një tjetër? Të hapet gjithë kjo kategori dosjesh dhe të lehtësohen të gjithë. Ku ta gjejmë të marrin një përgjigje lehtësuese dhe jo të mësojmë që shtetasin I.M.,  e paskemi pasur 30 vjet vërdallë. Ka ngel ndonjë vend pa qenë ai? Larg qoftë të jetë ai...larg qoftë, është shumë e thjeshtë, kot e komplikojmë, është shumë e thjeshtë për ta parë se kush është kush në këtë teatër të madh. E par asepse non-grata radikal anti juridik nuk është këtu sot. Të gjithë kanë marrë arratinë, sepse sa dëgjojnë fjalën hapje dosjesh, nuk e kanë të mundur ta përballojnë fare, fare po fare. 

3 VITE ME PARE

Tabaku për hapjen e dosjeve: Hetues e dhunues të pashpirt brenda burgjeve, sot japin intervista

KUVENDI i jep OK rishikimit të dosjeve/ Rama: Kush është I.M?
Jorida Tabaku

TIRANË- Deputetja e PD Jorida Tabaku, në fjalën e saj në Kuvend foli për hapjen e dosjeve. Tabaku u shpreh se Shqipëria duhet të mësojë të vërtetën dhe të të pastrojë veten e saj nga dosjet.

Sipas Tabakut hetuesit dhe dhunuesit e ish-diktaturës sot japin intervista.

“Për tre dekada me radhë shoqëria jonë ka lënguar nga një katarsisi i pandodhur. Me trishtim them që ne nuk mundëm dot ti japim mësim të djeshmes. Hetues me nam e dhunues të pashpirt brenda burgjeve, sot japin intervista , e nuk i është prekur asnjë fije floku me gjithë bëmat e turpshme dhe kriminale. Me të gjitha këto pse vallë do të ndodhë hataja sociale. Drejtësi sociale më në fund. Makineria kriminale e Sigurimit të Shtetit është krijesë që ai regjim ideoi për të patronazhuar jetën e secilit. Në skedat e tyre futej çdo shqiptar. Krijesa kriminale e Sigurimit  të Shtetit, këtë kishim”, thënë Tabaku, duke shtuar: “Hapja është një proces, e çdokush ka të drejtë të shohë veten në pasqyrë. Shoqëria jonë është vend ku askush nuk është dënuar për krimet e komunizmit”, tha Tabaku.

Fjala e deputetes Jorida Tabaku për hapjen e dosjeve

Shqipëria duhet të mësojë të vërtetën dhe të pastrojë veten e saj nga dosjet

“Sido që kjo të përfundojë”, kujton Primo Levi në librin e tij me ese për një nga kriminelët në kampin e Aushvicit, “ne kemi fituar luftën kundër jush dhe askush prej jush nuk do të mbetet i gjallë për të dëshmuar, por edhe nëse ndokush do të mbetet gjallë për të dëshmuar, bota nuk do t’i besojë atij. Mbase do të ketë dyshime, debate, kërkime nga historianët por nuk do të ketë siguri, sepse ne do t’i shkatërrojmë të gjitha evidencat bashkë me ju.”

Shumëkush që ka qenë të paktën një herë në jetën e tij në ndonjë nga kampet e përqendrimit komunist apo në ndonjë nga burgjet e regjimit komunist si Spaçi e ka ndjesinë e trishtë që të kaplon sa herë i viziton ato vende ku frymët e vdekura të mijëra shqiptarëve janë varrosur, dënuar apo internuar. Për tre dekada me radhë shoqëria jonë ka lënguar nga një katarsis i pa ndodhur.

Në marsin e vitit 1992, Shqipëria dhe shqiptarët e mbytur nga tmerri komunist, i dhanë jetës dhe vendit një liri dhe ëndërr për të ardhmen. Me trishtim duhet të them që nuk mundëm dot t’i japin vendit një mësim të së djeshmes. Nëse sot kuptoj deri diku tragjedinë e tranzicionit në Shqipëri, nuk mund të mos e lidh me atë shkatërrim shpirtëror dhe intelektual që pësuam në 50 vite komunizëm totalitar. Njeriu i ri socialist, një qenie që ishte i gatshëm të shiste këdo për të qenë i parapëlqyeri i partisë apo i preferuari i sistemit.

Natyrisht që për t’u përballur me të djeshmen dhe me hijet e saj do një guxim dhe besim tek e vërteta. Shqipëria, me gjithë arritjet e saj reale për të hedhur tej të paktën nga ana monetare atë sistem të korruptuar në palcë, nuk mundi dot që të prodhojë dhe të ofrojë për të gjithë ato qindra mijëra të dënuar dhe të persekutuar mundësinë që të shohin si dhe pse erdhi e gjitha. E kam të qartë që disa këtu, që në fakt unë uroj të mos jenë shumë, do të deklarojnë se nuk duan në fakt një konflikt vëlla vrasës dhe konflikt social.

Kjo e gjitha më duket marrëzi! Në Shqipëri të gjithë drejtuesit kryesorë të regjimit komunist të përzier dhe përlyer me gjakun e shqiptarëve të dënuar padrejtësisht, kanë jetuar të qetë pa asnjë pasojë reale. Hetues me nam dhe dhunues të pashpirt brenda burgjeve të regjimit komunist sot e kësaj dite japin intervista, i botohen recensa librash që dalin dhe best-seller dhe madje ka disa që kanë mbajtur poste publike pa iu prekur asnjë fije floku. E kur këtyre, që zullumin dhe të keqen e kanë pasur kaq të hapur nuk i është prekur asgjë dhe nuk i ka ndodhur kurrgjë me gjithë bëmat e tyre të turpshme dhe kriminale, përse vallë po ndodh hataja sociale nga deklasifikimi i plotë i dosjeve? Partia Demokratike, që në fakt duhet të kishte bërë siç duhet detyrën e saj kohë më parë këtë detyrë ndaj bërthamës së forcës politike që përfaqësoj, ka dorëzuar në fund të sesionit të shkuar një kërkesë për hapjen e plotë të dosjeve për të gjithë anëtarët e sigurimit të shtetit.

Makineria kriminale e Sigurimit të Shtetit është në fakt një nga ato krijesat monstruoze që ai regjim ideoi për të menaxhuar, kontrolluar dhe PATRONAZHUAR jetën e gjithsecilit. Në skedat e tyre futej çdo shqiptar nga ata që ishin bijtë e armiqve të partisë e deri tek bijtë e partisë. Krijesa kriminale e Sigurimit të Shtetit nuk qe vetëm se një ombrellë e madhe në të cilën strehoheshin një numër i madh agjentësh që kishin për borxh të vinin si mik në shtëpi dhe të raportonin më pas gjithçka kishin parë në shtëpinë e mikpritësit.

Pikërisht ata kanë qenë dora e fshehtë e kësaj partie që ka sunduar nën një tirani kriminale Shqipërinë për 5 dekada. Një dorë dhe një sy vigjilent që u shtri thellë edhe brenda familjeve të shqiptarëve si e si për të shkatërruar jetët dhe ardhmërinë e tyre. Me të drejtë, dikush mund të pyesë se kujt i intereson e gjithë kjo sot? Unë personalisht jam e bindur që e gjitha kjo i intereson shqiptarëve dhe Shqipërisë. Ne nuk mund të shkëputemi nga ky tranzicion dhe nga e djeshmja që ka shoqëruar ashtu e turbulluar të sotmen nëse nuk arrijmë të pastrohemi si shoqëri nga një krijesë kaq e llahtarshme sa ajo e Sigurimit të Shtetit.

Nuk mund të ketë qetësi një shoqëri që ndonëse bën sikur e ka mbyllur kapitullin e të djeshmes në fakt vazhdon ta mbajë atë ende të hapur sa si shantazh ndaj asaj që dinë vetëm disa ashtu edhe si kërcënim po të një pakice ndaj të tjerëve. Kjo hapje është as më shumë e as më pak si një proces në të cilin çdokush ka të drejtën të shoh veten e tij në pasqyrë dhe të merret me të djeshmen e tij. Një reflektim i thellë që shoqërisë sonë i ka shërbyer dhe i duhet për të ndërtuar më mirë të nesërmen pa përsëritur gabimet e së djeshmes.

Ndërsa të rinjve e gjithë kjo u duhet si një mënyrë për të parë se si gjyshërit dhe prindërit e tyre mund të angazhohen në zbërthimin e së djeshmes. Janë mësime që një shoqëri e shëndoshë i nxjerr dhe i trajton me respektin e duhur. Shqipëria jonë është një vend ku askush nuk është dënuar apo ndëshkuar për krimet e kryera në komunizëm. Një shoqëri që ende sot ndahet duke justifikuar horrorret e të djeshmes me postulatin amoral “ashtu ishte koha”. Kur në fakt, kur në të vërtetë sot ne duhet të ishim së bashku të gatshëm për të dënuar dhe për të ndëshkuar këdo që valëvit lart portretin e një diktatori që nuk mund të ketë qenë i mirë kur ka dhunuar në mënyrë të strukturuar një shoqëri duke e çuar në varfërinë e tejskajshme.

Prandaj sot është një ditë ndjese më shumë se sa triumfi. Një ditë për t’i kërkuar ndjesë me kokën ulur atyre heronjve të heshtur dhe të persekutuar që kanë duruar dhe kanë besuar tek ne edhe kur PD edhe ky parlament nuk mundi të votojë më herët një ligj të tillë për hapjen e dosjeve për të gjithë. Dhe ky i dosjeve nuk është ligji i vetëm që ne si forcë politike dhe grup parlamentar kemi sjellë në parlament. Pasi siç jemi angazhuar kemi sjellë në këtë sallë për t’u votuar dhe ligjin për dënimin e simboleve të diktaturës komuniste në Shqipëri dhe padyshim ligjin për Lustracionin. Ka ardhur koha që ne të hyjmë në tokën e premtuar duke i dhënë fund tranzicionit dhe duke u pastruar shpirtërisht përmes kujtesës, reflektimit dhe pendesës. Asnjë shoqëri nuk mund të ketë sukses nëse nuk ka guximin të kujtojë, reflektojë dhe pendohet. Ka ardhur koha të dëshmojmë para fëmijëve tanë se kemi vullnetin ta çojmë këtë reflektim dhe pendim një hap më larg.

3 VITE ME PARE

“Nga bashkëpunëtorë të Sigurimit zgjidhen presidentë”, Balla për ligjin e lustracionit: Falenderoj Alibeajn që përmirësoi nismën

KUVENDI i jep OK rishikimit të dosjeve/ Rama: Kush është I.M?
Taulant Balla

TIRANË- Kryetari i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, ka falënderuar Enkelejd Alibeajn për atë që e quajti përmirësimin e nismës për Lustracionin, me propozimin e dorëzuar në Kuvend. Balla u shpreh se Lustracioni është i nevojshëm dhe se nuk mund të lejohet që ish bashkëpunëtorët e Sigurimit të jenë sot në majën e piramidës së pushtetit.

Balla "shënjestroi" dhe njëherë kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta për të cilin tha se në kohën që ishte në krye të Kuvendit kërkoi që mazhoranca të mbështeste Gentiana Sulën, drejtuesen e Autoritetit të Dosjeve por nuk la pa përmendur dhe kryedemokratin Sali Berisha të cilin e etiketoi si nongrata.

Taulant Balla: Besoj që çdo shqiptar që na ka besoj e sheh ngjitjen e bashkëpunëtorëve të Sigurimit në majat e piramidës shtetërore, të na kërkojnë sot çelësin e parë. Kemi propozuar heqjen e një pengesa ndërsa propozimi i PD për të hequr çelësat e tjerë. Iniciuam sot projektiligjin nga propozim i Autotritetit të Dosjeve që konkludoi se pengesa e nenit 29 paragrafi 4 ishte pengesë e pandershme dhe e paligjshme. Kur ngre një institucion lustracioni nuk mund të thuash se nuk mund të ketë riverifikim. Nuk mund të lejojmë të keqen të bëjë moral e ata që i kanë spiunuar shokët e miqtë të ngjiten në hierarkinë shtetërore. Jemi mbledhur për të miratuar ndryshimet. Duhet ti japim mbështetje të plotë Autoritetit të Informimit  që janë vënë në shënjestër të non gratën e bashkëpunëtorin e tij që hedhin baltë mbi dy zotërinj të nderuar, përfaqësues të shoqatave të ish të përndjekurve. Vdekja e kalit është filmi fiks. Tek ai që i spiunoi e i çojë në burg sot japin teori e flasin për të drejtat e njeriut bëhen edhe president republike. Duhet ta dini që kur Meta ishte kryetar Kuvendi e ka propozuar Genta Sulën dhe na kërkoi ta mbështesnim. Qasje tipike non gratën e SHBA dhe non gratën e sigurimit që sot që ajo bën punën nuk bën më. Kemi gjetur një zgjidhje për propozimet e ardhura, të propozojmë një amendament vijues që mbështet propozimin e Alibeajt me pak riformulim me qasje në frymën e ligjit. Po e mbyllim me diçka që duhej bërë 30 vite më parë, ky kuvend për çështje të kësaj rëndësie ka arritur të gjejë dakordësi. Opozitën e falenderoj që e përmirësoi nismën.

3 VITE ME PARE

Noka "shpërthen" në Kuvend: HAJDUTË! Peleshi: Nuk do fitoni! Deputeti: Keqardhje, të urdhëroi Elisa të flasësh

KUVENDI i jep OK rishikimit të dosjeve/ Rama: Kush është I.M?
Flamur Noka

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka është treguar i ashpër në fjalën e tij teksa akuzoi qeverinë për sulmet kibernetike. Noka u shpreh se politika e qeverisë është që të largojë shqiptarët dhe të mbajë këtu vetëm patronazhistët. Ndërkohë që Noka fliste ministrja e Shtetitt për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali fliste nga vendi. 

Përgjigjen Noka e mori nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili i kujtoi deputetit demokrat se vendi ynë nuk është i vetmi që është prekur nga sulmet si dhe u shpreh se me këtë veprime opozita po bën pikëriosht ato që donte dhe Irani. Peleshi u kujtoi demokartëve të kursenin energjinë elektrike teksa u shpreh se dhe pse dimri do të jetë i vështirë PD nuk do marrë asnjë votë. 

Flamur Noka: E ka vrarë shteti. Protestat do të ju fshijnë, revolta qytetare do të ju fshijë. Ju doni të mbani vetëm patronazhistët, kjo është strategjia juaj. Zgërdhiu ti zgërdhiu ato 5 miliot eurot e doganës do të të dalin prej hundësh. Koha e shqiptarëve po troket. (I drejtohet Spiropalit)

Niko Peleshi: Jemi goditu nga një fuqi që janë më ta aftat në botë. Ky ishte synimi i Iranit, të krijojë destabililitet, të na hedhë kundër njëri-tjetrit. Të bësh këtu pikërisht atë lojë, është hera e dytë që përsërit të njëjtën fjalë. Të bësh atë që do Irani është papërgjegjshëmri politike. Nuk mund të abuzoni me mungesën e qytetarisë. Edhe po të kisha përvballë nuk i them dot atë që thua ti Flamur. Unë nuk e bëj dot, Elisa nuk e bën dot, kjo nuk do thotë që ju të krijoni epërsi. Qytetarët këtë politikë e neverisin. Kjo ka vetëm një rrezik se mund të lodhën shqiptarët dhe mendojnë se jemi të gjithë njësoj. Ju nuk fitoni por kjo ka një rrezik se dhe ne mund të humbin. Shqipëra gjithmonë ka qenë e pa ndikuar gjeopolitikisht Me historitëe tuaja të rublave na i hoqët këtë avantazh. Kurseni energjinë elektrike, të paktën bëni këtë. Do të jetë një dimër i vështirë por nuk do të pikojë asnjë votë për ju. 

Flamur Noka: Niko, keqardhje, mirë që ju vë në rresht naltlartësia por po ju vë në rresht dhe Elisa. E pashë nga lart që të urdhërontë të flisje. Unë e di që kur ju themi që jeni hajdutë ju vini këtu si të keqardhje. HAJDUT, HAJDUT, HAJDUT të gjithë ju. Nuk keni emër tjetër. Nuk kemi lidhje ne me gazin rus. Pse Kosovën nuk e hakëroj por hakqëroj të Shqipërisë. VJEDHJE, VJEDHJE, VJEDHJE, HAJDUT HAJDUT, HAJDUT dhe asgjë tjetër.

3 VITE ME PARE

Balla-Berishës: Ke hyrë në listë-pagesat e Kremlinit, u paralajmërove për raportin e Dick Martyt dhe nuk reagove

KUVENDI i jep OK rishikimit të dosjeve/ Rama: Kush është I.M?
Taluant Balla

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka akuzuar kryedemokratin Sali Berisha se është i lidhur me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Nga foltorja e Kuvendit, Balla i tha Berishës se është futur në 'listëpagesat' e Kremlinit dhe se shumë shpejt do të nxjerrë fakte në lidhje me këtë gjë. Ai i shtoi akuzat për kryedemokratin Sali Berisha teksa tha se Berisha është njoftuar për rezolutën pas raportit të Dick Martyt, por nuk ka reaguar. Balla tha se sa herë që ndodhte diçka e madhe në Shqipëri, në BE kalonte rezoluta. Ai përmendi tragjedinë e Gërdecit që sipas tij ka pasur me rezolutën e Dick Martyt dhe vrasjet e 21 janarit që u pasuan me votimin e kësaj rezolute. 

"S’ke thënë asnjë fjalë për sulmin kibernetik, duhet të flasësh për këtë. Sot Irani është aleat me Putin. Në ditët në vijim do bëjmë publike fakte se si lidhesh ti personalisht, aspak e rastësisht që vota jote në 2011 në 25 janar 2011 është dhënë pro një rezolute të sponsorizuar nga Putin. Je informuar që në 2008 për atë rezolutë. Ti e dije që po planifikohej një baltë e madhe kundër Shqipërisë dhe UÇK, asnjë reagim nga ty nga MM apo Ministria e Jashtme, madje me porosinë tënde është votuar pro rezolutës. I ka bërë shqiptarët në sytë e evropianëve vrasës dhe trafikant organesh njerëzve. Ti ke hyrë në listëpagesat e kremlinit Sali! Do dalin faktet Sali! Listpagesat janë marrë nga Luli, por për llogari të Saliut, ndajeni të përputhen se kush e ka fajin. Se është njoftuar para 15 prillit të 2008. Dhe ti nuk reagove fare. Ndodhi Gërdeci dhe 30 ditë më vonë u kalua rezoluta e Dick Martyt. Ndodhën vrasjet më 21 janar, por u votua rezoluta,"- tha Balla. 

3 VITE ME PARE

Berisha flet në Kuvend, Balla e Manastirliu ndërhyjnë, kryedemokrati: Pusho ti atje, të lutem mos më fol pas shpine!

KUVENDI i jep OK rishikimit të dosjeve/ Rama: Kush është I.M?
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj kryeministrit. Teksa fliste në Kuvend, Berisha tha se Edi Rama ndryshe nga i ati që firmoste për varje poetësh, ai sot shkatërron teatrin dhe shkollat e fëmijëve. Por, teksa Berisha hidhte akuza, në sallë foli Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe ministrja Ogerta Manastirliu. Të dyve, Berisha u kërkoi të pushonin. Manastirliut i përmendi dhe periudhën e Covid-19.

"Janë të paktën shekuj mbrapa, kryekëput antishqiptare dhe jashtëzakonisht të rrezikshme për të ardhmen e vendit. Ky njeri, gjenerator negativiteti, me ardhjen në pushtet betejën kryesore e ka bërë me artistët. Bëri gjithçka gjersa rrënoi Teatrin, simbol i kombit. Ky njeri ruan, konservon për artistët atë qëndrim që mbanin etërit e tij ndaj tyre. I ati ishte skulptor, por firmosi të varin një poet në vitin 1988. Ky s’mund të firmosë varje më, por shkatërrime Teatrosh, firmos rrënime të universiteteve. Pra, ky nuk firmos dot varje, por firmos largimin masiv të mjekëve nga Shqipëria. Rrënimin me shpejtësi katastrofale të sistemit shëndetësor dhe u thotë shqiptarëve ka mungesë për 40 mijë mjekë. Mjeran me aleksi, nuk lexon dot.
Italia është në vendin e dytë për numrin e mjekëve, por kërkon 40 mijë që të dalë në vendin e parë, të dalë para Gjermanisë. Italia ka 4 mjekë për 1 mijë banorë. Shqipëria kishte 1 mjek për 600 banorë, tani e ka për 1100 banorë. Notere e vdekjeve masive të shqiptarëve. Mos më fol pas shpine. Atë që i ke bërë ti kombit me Covidin, ti qosh. Ky nuk firmos dot për të vrarë poetin, por për të larguar masivisht studentët nga universitetet.,"- tha Berisha ndër të tjera. 

3 VITE ME PARE

Zhupa nxorri medaljen, Kushi: Ke një padurim për të bërë karrierë, për mesataren tu përgjigja dje, por kishe fëmijën sëmurë dhe ike e s'më dëgjove

KUVENDI i jep OK rishikimit të dosjeve/ Rama: Kush është I.M?
Evis Kushi

TIRANË- Ministrja Evis Kushi i është përgjigjur deputetes së Partisë Demokratike Ina Zhupa, e cila nxorri medaljen e artë që kishte marrë si shpërblim të arritjeve të saj në shkollë. Nga fjala në foltore, Kushi tha se Zhupa është një nga ata persona që ka padurim për të bërë karrierë. Ajo e siguroi Zhupën se do të bënte karrierë, por i tha të mos i humbiste medalje me padurimin që e karakterizon. 

Pjesë nga replikat:

Evis Kushi: Unë nuk do të flas për vete sepse këtu nuk jam për t'ju kthyer përgjigje ju. Por për sigurinë kibernetike. Por, ju bëtë atë që bëni gjithmonë, vini, lexoni letrën tuaj dhe merrni çantën e ikni. Nuk më dëgjove se ike nga Komisioni, megjithatë ti the se kishe fëmijën sëmurë dhe uroj të jetë sa më mirë. Është plotësisht e justifikueshme sjellja juaj dhe largimi gjithashtu. Neni për të cilën ju flisni nuk gjen vend sepse për licensën ka një tjetër nen që zbatohet. Referojuni juristëve dhe do ta kuptoni. U hodhët nga një degë në tjetrën, por përsa i përket pedagogëve, ne jemi në dialog të përditshëm. Përveç rritjes së pagave, por diskutojmë për të gjitha kërkesat. Do t'i trajtojmë të gjitha çështjet. Halli i pedagogëve dhe halli i Sali Berishës nuk është halli i pedagogëve. Ju i shkatërruat universitetet, hapët shkolla fantazmë dhe shisnit diploma false, ju nuk mund tu ofroni asgjë pedagogëve. Shkollat janë shumë më mirë nga çfarë i latë ju.

Gështenja flet nga vendi

Lindita Nikolla: O zoti Gështenja

Evis Kushi:Kemi bërë dhe do të bëjmë akoma më shumë edhe në qarkun...

Flet sërish Gështenja nga vendi

Lindita Nikolla: Zoti Gështenja, po ju tërheq vëmendjen

Evis Kushi: Për zonjën Zhupa kam një sugjerim, jo këshillë se nuk jam aq e vjetër, por shoh një padurim për të bërë karrierë. Ju do të bëni karrierë, paske medalje ari, por mos e sakrififko karrierën dhe edukatën tënde për padurimin që keni. 

3 VITE ME PARE

Salianji lexon mesazhin e Kim në Kuvend: Pse s'i bëtë jehonë? Kush po intimidon gjykatat?

KUVENDI i jep OK rishikimit të dosjeve/ Rama: Kush është I.M?
Ervin Salinji

TIRANË- Deputeti i Partisë Demoktatike Ervin Salianji ka lexuar mesazhin e ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, e cila bëri thirrje për distancimin e politikës nga Gjykatat dhe reforma në drejtësi. Në fjalën që mbajti në Kuvend, Salianji thotë se maxhoranca nuk i ka bërë jehonë kësaj deklarate të Kim. Ai ngre pyetjen se kush po intimidon gjykatat dhe se me dhe për kë e kishte këtë mesazh ambasadorja.

"Pse nuk i bëtë sot jehonë kësaj, kujt i drejtohet? Ata që e kundërshtojnë këtë përparim, ata që do të donin të mos kishin rezultate janë duke dyshifuar përpjekjet e tyre, do donin ta tërhiqnin Shqipërinë pas në të shkuarën, në një kohë kur gjyqtarët bliheshin dhe kërcënoheshin. Unë ju them ndaloni, koha për të bërë telefonata për të dërguar emisar, dhurata e kërcënime, duke kërcënuar për të ekspozuar sekrete të errëta nga e shkuara, formojnë bazat për një tjetër sekret të erret, kjo kohë ka përfunduar. Kjo kohë ka përfunduar. Keni mbushur xhepat, tuaj dhe të të fëmijëve tuaj. Ndaloni!"- tha Salianji ndër të tjera.

Çfarë tha Kim?

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka dhënë një mesazh të fortë në fjalën e saj në ceremoninë e 30-vjetorit të themelimit të Gjykatës Kushtetuese. Mesazhi i Kim shkonte për ata që donin që të kthenin Shqipërinë vite pas, kur kërcënoheshin gjyqtarë dhe prokurorë të vendit. Këtyre personave, që nuk i ka përmendur me emër, Yuri Kim u kërkoi që të ndalin dhe të mos i mbushin më xhepat me para. Tani sipas saj të gjithë kanë besim tek drejtësia dhe kërkojnë një Shqipëri me të ardhme të ndritur. 

"Ata që thonë të kundërtën, ata që nuk duan të kenë rezultate duan ta kthejnë Shqipërinë në të shkuarën. Në një kohë kur gjyqtarët mund të bliheshin ose kërcënoheshin, në një kohë kur qytetarët nuk besonin se kishte diçka të tillë si gjykata dhe gjyqi. Nuk kishin paratë dhe lidhjet për të blerë të ardhurën e tyre. Mënyrat e vjetra kanë zbuluar sekreta nga një kohë e errët. Ajo kohë është e mbaruar. E gëzuat kohën tuaj, i mbushët xhepat. Stop. Mbaroi. Koha juaj mbaroi. është koha që të lini njerëzit normalë që të besojnë se ka drejtësi në shqipëri. Se ia vlen që ata dhe fëmijët e tyre të rrijnë. Se ka ndëshkim për ata që kryejnë krime. Këtë ka bërë GJK dhe këtë duhet të bëjë. Këtë duhet të bëjë çdo magjistrat. Mos iu përgjigjuni telefonatave, mos merrni dhurata, mos kini frikë nga kërcënimimet. Bëni punën tuaj, lëjini shqiptarët të besojnë tek ju,"-tha Yuri Kim.

3 VITE ME PARE

Zhupa me medalje ari në Kuvend: Hajde Kushi na trego mesataren tënde se televizionet të kanë nxjerrë plagjiaturën

KUVENDI i jep OK rishikimit të dosjeve/ Rama: Kush është I.M?
Ina Zhupa

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa gjatë fjalës së saj në Kuvend në përgjigje të ministres Evis Kushi e cila dy ditë më parë i përmendi mesatren nxorri dhe medaljen që ajo ka marrë si studente e ekselencës teksa akuzoi Kushin për plagjiaturë.

Zhupa e riktheu sërish vëmendjen në mbylljen e kolegjit turk "Mehmet Akif". Ajo tha se nuk janë ndjekur hapat ligjorë dhe se mbyllja është e padrejtë dhe anti-ligjore.

Ina Zhupa: I kam mbaruar të gjitha ciklet mësimore me medalje. Kthejeni përgjigje njerëzve me fakte. Të ngeli sharra në gozhdë. Hajde këtu moj Evis Kushi, se nuk ta kisha thënë kurrë, plagjiaturën që të ka nxjerrë Top Channel më emision, me të gjitha faktet. Por meqë ma the, hajde dhe na trego ti mesataren tënde tani. Hajde dhe na e thuaj. Se nuk ndodh gjëkundi që të zgjohesh një mëngjes e të shkosh tu heqësh licensat njerëzve, nuk mbyllet një institucion pa ndjekur të gjitha hapat. I pari është paralajëmrimi, e dyta gjoba dhe më pas të gjitha të tjerat. Kjo do të ishte të jesh në anën e të drejtës. Unë nuk desha t'i them emrat e të gjithë fëmijëve. 

Debati i sotëm vjen pas debatit të ndodhur dy ditë më parë në Komisionin e Edukimit dhe Mjeteve të Informimit ku ministrja, Evis Kushi pas një debati të fortë i përmendi deputetes demokrate mesataren. Pas debatit të ndodhur në Komision Zhupa vendosi të largohet nga mbledhja duke iu përgjigjur ministres në Facebook. Por duket se debati u zhvendos dhe në seancë plenare ku duket se Zhupa këtë herë kishte armë e përgatitur pasi kishte marrë dhe medaljet me vete.

3 VITE ME PARE

Sulmet kibernetike, Salianji ngre pyetjet: Si është gjendja e sistemeve sot? A kishin hakerat bashkëpunëtorë shqiptarë

KUVENDI i jep OK rishikimit të dosjeve/ Rama: Kush është I.M?
Ervin Salianji

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka ngritur disa pyetje në lidhje me sulmet kibernetike në Shqipëri. I pranishëm në foltoren e Kuvendit, Salianji tha se edhe pse kanë kaluar muaj të tërë nga ky sulm ende nuk dihet se cilat të dhan janë cënuar dhe se çfarë masash janë marrë prej tyre. 

"Dua të them disa gjëra, a ka shteti shqiptar një raport zyrtar për sulmet kibernetike, nëse po cili është ky raport? Sot nuk e dimë akoma cilat janë pasojat që i kanë ardhur këtij shtetit nga sulmet kibernetike? Nëse po dhe janë, amund të kemi një raport? Nuk janë zbuluar të dhënat? Për 14 muaj ishin aktivë hakerat dhe nuk u zbuluan, prokuroria ka përdetyrë të shtjellojë hetimin dhe jo të kërcënojë mediat për publikimin e të dhënave. Nga hetimet e kryera deri më tani a ka pasur bashkëpunëtorë shqiptarë hakerat iranianë? Dhe nëse po, a janë marrë masa ndaj tyre? Nuk ka asnjë masë të marrë, po shohim vetëm të dhëna që rrjedhin vazhdimisht. Edhe prokuroria është keqpërdorur sepse e vetmja gjë që bën është të kërcënojë mediat që të mos publikojë materiale,"- tha Salianji. 

3 VITE ME PARE

Vdekja e 32-vjeçarit, Salianji flet në Kuvend: Ligji funksionon vetëm për të varfrit!

KUVENDI i jep OK rishikimit të dosjeve/ Rama: Kush është I.M?
Ervin Salianji

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka folur në lidhje me vdekjen e 32-vjeçarit Lear Kurti që ndërroi jetë në duart e efektivëve të komisariatit nr.3 të Policisë së Tiranës. I pranishëm në Kuvend, Salianji tha se ligji në Shqipëri funksionon vetëm për të varfrit, pasi efektivët ndalojnë të rinjtë në rrugë natën, por kullat e ngritua pa leje, 'nuk i shohin'. Salianji tha se në Shqipëri bëhet kontrabandë nafte me anije, por që nuk hetohet askush në lidhje me këtë gjë. 

"Vdekja apo vrasja, ose vdekja më mirë se nuk dua të dy në këtë...dhe reagimi i Agjencisë Policore që thotë se e dërguam në spital dhe spitali që thotë erdhi i vdekur, na kthen pas në kohë në rastin e Klodian Rashës. E mbajmë mend të gjithë kur për Klodian Rashën thanë se iu gjet një armë zjarri. Ligji funksionon këtu vetëm për ata që janë të varfër. Ja ku jemi, çon grupi parlamentar i PD-së VKM-në e qeverisë dhe ligji nuk funksionon, ja ku i keni kullat rreth parlamentit, por nuk shkoni aty. Shkoni tek deputetët siç tha Shehaj pak më herët. Shkojnë tek këta të pamundurit që nuk kanë mundësi. Kontrabandë me anije bëhet në Shqipëri për naftën. Ligji funksionon vetëm për të varfrit,"- tha Salianji. 

 

3 VITE ME PARE

“Ç’bëni more?" Debati mes Shehajt dhe Felajt, ndërhyn Spaho: Po degradoni Kuvendin

KUVENDI i jep OK rishikimit të dosjeve/ Rama: Kush është I.M?
Edmond Spaho

TIRANË- Fjala e deputetit demokrat, Agron Shehaj ka sjellë replika të shumta në Kuvend. Shehaj akuzoi qeverinë se në mënyrë arbitrare dhe politike i ka bllokuar biznest pas denoncimeve që ai bëri lidhur me ministren e Jashtme, Olta Xhaçka dhe numrit dy të selisë Rozë, Damian Gjiknuri. 

Në replika u përfshi dhe deputeti demokrat, Edmond Spaho. Ai i drejtua drejtueses së seancës, Ermonela Felaj duike i thënë se kjo sjellje po degradon parlamentin. Nga ana tjetër në përgjigje të Spahos ajo u shpreh se po zbaton rregulloren dhe etikën.

REPLIKAT:

Edmond SpahoMe sjelljen tuaj po e degradoni parlamentin, përveç veprimeve që bën vetë maxhoranca, duhet që dhe ju këtu të thyeni rregulloren. Me shumë shqetësim e pashë ndërhyrjen tuaj nga kolegut, që në asnjë rast nuk ngriti çështjen e bizneseve të tij, por çështjen e fjalës së lirë dhe presionin politik që i është bërë për të mbyllur gojë. Në vend t’i dilni në krah i kujtoni kodin e etikës. Tregoi që prokuroria nuk ka asnjë veprim të ndërmarrë ndaj tij. Ç‘bëni more, çështje kjo punë kështu? Pse kjo arrogancë kaq e madhe? Thirrini mendjes e tregohuni pak realisti.

Ermone Felaj: Ju garantoj që jam këtu për të zbatuar rregulloren dhe etikën, dhe janë të detyrueshme për t’u zbatuar, por më së pari shoh se janë të detyrueshme për t’u kuptuar dhe për t’u lexuar.

3 VITE ME PARE

Shehaj denoncoi bllokimin e biznesit/ "Plas" debati, Balla: E papranueshme! Felaj: Uleni tonin! Deputeti: Parlamenti është biznesi juaj

KUVENDI i jep OK rishikimit të dosjeve/ Rama: Kush është I.M?
Taulant Balla

TIRANË- Fjala e deputetit demokrat, Agron Shehaj në foltoren e Kuvendit ku denoncoi mazhorancën që sipas tij pas akuzave që ai bëri për ministren e Jashtme Olta Xhaçka dhe numrit dy të selisë Rozë, Damian Gjiknuri Policia i ka bllokuar biznesin ka sjellë debate të shumta. Kështu kreu i Grupit Parlamentar të PS-së e quajti të papranueshme dhe të turpshme këtë pasi sipas tij në bazë të rregullores deputetit nuk i lejohet të flasë për bizneset e tij në Kuvend. 

Balla i kërkoi drejtueses së seancës që të marrë masa disiplinore dhe të zbatojë rregulloren. Kjo ka sjellë replikën e deputetit demokrat i cili duke folur nga vendi tha se sulmi ndaj tij është politik dhe vjen pas denoncimeve të bëra nga ai për dy eksponentët e lartë të PS dhe qeverisë. Drejtuesja e seancës i kërkoi Shehajt që së pari të ulë tonin e zërit si dhe i bëri thirrje Byrosë së Kuvendit që të marrë masë disiplinore ndaj tij në funksion të zbatimit të rregullores. Pastajj deputeti i PD flet nga vendi dhe nuk dëgjohet.

REPLIKAT:

Agron Shehaj: Hakmarrje politike, sulm i Edi Ramës për të më mbyllur gojën, por po e them publikisht që nuk mund të më mbyllni gojë për burrin e Olta Xhaçkës dhe kushërinjtë e Damian Gjiknurit, nuk më intimidoni Ishte e vemja gjë që Edi Rama mund të më bënte. Të drejtën do ta kërkoj në prokurori në Spak në Shqipëri apo Strasburg. Për një gjë të jeni të sigurt unë nuk tërhiqem. Nuk kam asgjë për të fshehur. Unë nuk hesht, këtu do të më keni. Ka dërguar policinë në ambientet e biznesit tim. Nuk ishte e lehte te vendosja nëse do të flisja, por kjo mazhorancë nuk është thjesht e korruptuar, por edhe e pafytyrë. fola në atë foltore sepse gjërat që kam thënë aty, e ka bërë Edi Ramën të çojë në biznesin tim policinë.

Taulant Balla: Që deputeti të marrë fjalën në Kuvendin e Shqipërisë dhe të flasë për punët e prokurorisë është e turpshme, e papranueshme dhe bie ndesh me librat që kryejnë punën në kuvend. Ndaj zonja drejtuese e seancës që në ushtrim të kompetencës duhet t’i rikujtoni deputetit që më anë të kësaj deklarate bie ndesh me çdo rregull të kodit të sjelljes. Nuk mund të dalë deputeti këtu të mbrojë biznesin e tij.

Agron Shehaj: Nëse ju realisht mendoni se do më mbyllni gojën me këto rregulla që i nxirrni kur ju do qejfi  u bën qesharak. Nëse mendoni se vij këtu e flas për biznesin tim është shqetësuese. Unë ngrita një shqetësim, Policia e Shtetit ka 3 javë që ka hyrë në ambiente private, s’erdha këtu që në ditën e parë. Unë prita 3 javë, i kemi shkruar prokurorisë që na thotë s’kemi bërë kontrolle. Ju nuk keni të drejtë të më thoni mua që rekalmoj biznesin tim se ky kuvend është i gjithi biznesi juaj. Unë kam thënë një të vërtetë që burri i ministres është një investitor startegjik. 

Ermonela Felaj: Së pari ju ftoj të hiqni dorë nga toni dhe së dyti ju ftoj të reflektoni dhe së treti në bazë të nenit 29 të kodit të sjelljes i bëj thirrje Byrosë së Kuvendit të mblidhet dhe të marrë masa. Mops flisni për bizneset tuaj në sallën e Kuvendit

Shehaj flet nga vendi

3 VITE ME PARE

Balluku vijon këshillat për kursimin e energjisë elektrike: Uleni kondicionerin në 21 gradë!

KUVENDI i jep OK rishikimit të dosjeve/ Rama: Kush është I.M?
Belinda Balluku

TIRANË- Zv/kryeministrja njëherazi dhe ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka vijuar dhe ditën e sotme me këshillat për kursimin e energjisë elektrike duke i kërkuar opozitës të bashkohen në një thirrje për qytetarët.

Ajo ironizoi opozitën duke deklaruar se në rast se do kishin qenë ata në pushtet në kushtet e krizës ekonomike do e kishin ulur automatin për qytetarët për t’i lënë ata në errësirë.

"Kemi nisur një fushatë për kursimin e energjisë. Nga thirrjet ndaj qytetarëve deri te vendosja e paneleve diellore. Bëhuni pjesë e fushatës për kursimin e energjisë. Do ishte mirë të dalim të gjithë bashkë për t’i bërë thirrje qytetarëve për të kursyer energji. Në vend që të dilni këtu që të gënjeni mendojeni njëherë të dalim bashkë dhe t’i kërkojmë familjarëve të kursejmë. Sot më shumë se çmimi është problem gjetja e sasive energjetike. Nuk ka asgjë të keqe t’i thoni fëmijëve të fikin dritat, të mbyllin derën e frigoriferit dhe të ulin kondicionerin në 21 gradë. Kjo është qeveria që ka menaxhuar krizat. Prit o zot kjametin të kishit qenë ju këto katër vite. Sot do kishin qenë njerëzit akoma në çadra. Çfarë do kishte ndodhur nëse do kishit qenë ju në krye në kohën e pandemisë. Një sfidë me jetën dhe vdekjen. Çfarë do kishte ndodhur nëse do ishit ju në kohën e krizës energjetike, Do kishit ulur automatin dhe do e kishit lënë vendin në errësirë. Shqipëria do të bëjë më të mirë të investojë. Keni gjithë ditën që flisni dhe dezinformoni. Ky është një moment solidariteti”, u shpreh Balluku.

3 VITE ME PARE

“Me protesta iku Sandër Lleshaj, por jo frymëzuesi i dhunës”, Zhupa akuza qeverisë: Keni krijuar një polici të dhunshme

KUVENDI i jep OK rishikimit të dosjeve/ Rama: Kush është I.M?
Ina Zhupa

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa hodhi akuza të forta ndaj Policisë të cilën e cilësoi si të papërgjegjshme dhe të dhunshme. Duke folur për ngjarjen e rëndë të ndodhur pak pas mesanatës ku një 32-vjeçar vdiq në duart e efektivëve të Policisë. 

Deputetja demokrate bëri thirrje për protesta masive dhe për këtë ju referua protestave pas vrasjes së të riut Klodian Rasha nga efektivi Nevaldo Hajdaraj të cilat sollën dorëheqjen e ish-ministrit të Bredshmëm Sandër Lleshaj.

Ina Zhupa: Mjafton të kujtojmë Klodian Rashën, Jonada Avdia. Keni krijuar një policë të dhunshme, që nuk i përgjigjet nevojave të qytetarëve, por i tremb ato. Në një moment që të kap paniku dhe vrapon kur një polic të thërret, kjo është e frikshme. E frikshme që askush nuk mban përgjegjësi. Një 32-vjeçar gjeti vdekjen  nga polica, ajo që duhet të ishte garantë për jetën e qytetarit.  E keni frymëzuar policinë për të dhunuar qytetarët, kjo nuk mund të shmangej sot nga ky parlament sepse ky është realiteti. Qytetarët do të bëjnë protesta sepse vetëm me protesta merrni vesh. Me protesta iku Sandër Lleshi, por jo frymëzuesi i dhunës Edi Rama.

3 VITE ME PARE

Iu referua faturës së vilës në Gjirin e Lalëzit për harxhimin e energjisë, Balla: I përket Berishës

KUVENDI i jep OK rishikimit të dosjeve/ Rama: Kush është I.M?
Taulant Balla

TIRANË- Vila në Gjirin e Lalëzit e cila u mor si referencë nga kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla, i përket kryedemokratit Sali Berisha. Kështu bën të ditur vetë Balla, në njoftimin e shpërndarë për mediat.

'Debati në Kuvend për fashën 800Këh dhe krizën energjitike, Balla mer si reference vilën e Sali Berishës ne Gjirin e Lalzit'- shkruhet në njoftim. 

Balla mori si referencë dy fatura energjitike për fashën 800Kwh, një të një qytetari me banesë normale dhe të një personi tjetër që kishte vilë në plazh, identitetin e të cilit nuk e bëri të ditur, mirëpo tha se i përket dikujt që ishte firmëtar i kërkesës për debat.

“Edhe për vilën e atij këtu paguajmë 800 mijë lekë diferencën që të mos ketë vapë në korrik. Dhe e vërteta është se kur qeveria mori vendimin për 800 kë u mbështet plotësisht. Sepse mendoj që përtej kësaj shifre janë këta vilat. Nuk janë qytetarët e thjeshtë të këtij vendi. Një familje që ka përdorur pak kondicionerin e ka pasur më pak. Qeveria duke parë mirëmenaxhimin.'- tha Balla sot në Kuvend. (LEXO KËTU)

3 VITE ME PARE

Balluku i kthehet Berishës: Burrë plak, flet për orgji

KUVENDI i jep OK rishikimit të dosjeve/ Rama: Kush është I.M?
Belinda Balluku

TIRANË- Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku iu është përgjigjur deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili i tha se “Skavicën duhet ta harrojë dhe se Dibrën mund ta përmbysë vetëm kur të ngrihet Beqir Balluku nga varri”, duke i përmendur gjyshin e saj. Balluku u shpreh se Skavica do të ndërtohet pasi është projekt pjesë e Kaskadës së Drinit. 

'Do të ndërtohet Skavica, është projekt pjesë e Kaskadës së Drinit, që e copëtuat e bëtë fije-fije. Tre kompanitë që do i nënshtrohet taksës së jashtëzakonshme, njëra prej të cilave ka hidrocentralin që i dhatë ju, ka fituar shumë para. Duhet që këto para ti ktheje përmes një takse të jashtëzakonshme, që e kanë aplikuar shumë vende të tjera.

Pas BE nxori direktivën, po e aplikojnë edhe vende të tjera, përfshirë Shqipërinë. Të ardhurat shkojnë në të mirë të qytetarëve, s’ka nevojë të vini këtu dhe të mbroni këto kompani që e kanë të qarte se kjo taksë duhet vendosur. Dëgjuam këtu se blerjet bëhen në mënyrë jo transparente, ju do kishit bërë namin. Rrini nga mëngjesi deri në darkë për të kapur ndonjë element të vogël.

Thatë shifra që nuk janë të vërteta. Habim me guximin që lexoni shifra që nuk di ku i gjeni, nga ndonjë punonjës jashtë Vaut të Dejës. I keni bërë të gjitha llogaritë dhe dezinformoni, nëse do ekzistonin ato shifra do kishit bërë name, janë llafe pazari. Sot flitet për energjinë. Si ai burri që iku dhe merret me gjyshin tim, mund të vazhdoni të merreni me familjet. Burrë plak flet për orgji, i ka këto gjëra në kokë, por prape unë do të flas për energjinë jo për fantazitë tuaja seksuale.'- tha Balluku.

3 VITE ME PARE

"Varrmihës", Spiropali i përgjigjet Berishës: Shitët për skrap TEC-in e Fierit, e HEC-et për të shlyer TVSH-të që kishit borxh

KUVENDI i jep OK rishikimit të dosjeve/ Rama: Kush është I.M?
Elisa Spiropali

TIRANË- Ministrja për Marrëdhëniet me Shtetin Elisa Spiropali i është përgjigjur akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha. Gjatë fjalës në Kuvend, Spiropali e quajti Berishën, si varrmihës të sistemit elektroenergjetik shqiptar. Ajo u shpreh se qeveria Berisha kanë bërë privatizim të OSHEE-së në vitin 2010. Po ashtu ajo shtoi se qeveria e atëhershme ka demontuar e shitur për hekura TEC-in e Fierit. Gjithashtu Spiropali akuzoi qeverinë Berisha për shitjen e HEC-eve të Shkopetit, Ulëzës si dhe dy Bistracat, në mënyrë që të shlyenin TVSH-në që i kishin borxh kompanisë.

“Sapo foli varrmihësi i sistemit elektroenergjetik shqiptar. Përveçse nuk qeshim dot se është për të qarë dua t’i rendis disa fakte që ai dhe qeveria e tij i bënë sistemit. Gjithë ajo stihi populiste mbi energjia elektrike do jepet falas. Po e nis atëherë kur e dinte mirë se çfarë bënte. E mbani mend privatizimin e OSHE në 2010 dhe ky operacion korruptiv që është dhe sot në hetim në SPAK la plagë të rënda dhe ende të pashëruara plotësisht në sistem. Nuk u hyj fakteve me ato të merret SPAK-u. Kush i kishte dalë për zot, kush ishte sekseri dhe ndërmjetësi. Në 2012 dhe në fillim të 2013 i bënte thirrje CEZ-it ju lutem na hapni dritat dhe në ujësjellësa. Këtë fuqi dhe këtë kontroll kishit ju mbi sistemin në momentin që e dorëzuat. 2011-2013 u firmos projekti i kalimit të gazsjellësit të TAP. Qeveria juaj vendosi për demontimin dhe shitjen për skrap të TEC-it të Fierit, nuk dha arsye, e shiti për skrap. Po të bësh llogarinë sot të asaj që do na sillte TEC-i i Fierit, llogaritë do ishin ndryshe. Po zvogëlimin e portofolit publik, shitët HEC-et, Shkopetin, Ulëzën, dy Bistracat. Ia dhatë kompanisë për të shlyer TVSH-të që i kishit borxh. Po dhënia e ndërtimit të HEC-it Ashka 1 dhe Ashka 2. Duhet t’i privatizonit siç bëtë. HEC-i që do ndërtohej, HEC Bushat ishte për të optimizuar prodhimin e plotë. Qeveria juaj, ai që foli këtu është ai që këto miliarda lekë ujë i fali dhe ato vlerësohen sot në 8 muaj e parë të këtij viti në 26 mijë tonë naftë”, tha Spiropali.

Spiropali theksoi se humbjet në rrjetin elektrik të OSHEE-së kanë ardhur duke u reduktuar në çdo vit dhe kanë mbërritur në nivelin më të ulët historik.

“Në 2012 litari i mbetur jashtë, ndërtimi dhe mosvënia në operim e TEC-it Vlorë. Hodhën në det 150 mln euro. Po të ishin këto asetet e KESH-it, nga llogaritë që bëhen nga ekspertët, del që ne nuk do kishim nevojë për të blerë sot. Pasi e rrënuat sistemin, pasi na u desh nga 2013 deri sot të konsolidojmë sistemin energjetik, ju na flisni sot për performancën e ministrisë e të OSHE-së. Humbjet në rrjetin elektrik të OSHEE-së kanë ardhur duke u reduktuar në çdo vit dhe kanë mbërritur në nivelin më të ulët historik. Nga 45.4%, sot 19%. Për herë të parë në shtator 2022 kemi nivelin më të ulët të humbjeve, 14.9%. Arkëtimet, 38 mld arkëtonit ju, 63 mld arkëtohen sot. Nuk rrihet sot në radhë për të paguar energjinë. Sot ka zyra shërbimi. Siç e bëtë në shtator 2021, kur ne e paralajmëruar krizën në tregjet e energjisë, ju në kor thoshit ja për çfarë krize po flasin këta, duan t’i hedhin hi syve qytetarëve. Kur kriza u ul këmbëkryq në Europë, për shkak të luftës së njeriut më të urryer të civilizimit, Putinit, sulmet në Ukrainë u eksportuan në gjithë Europën, kur çmimet e energjisë u rritën deri në 50% në vendet e BE-së, familjet shqiptare dhe biznesi nuk e ndjenë sepse ne vendosëm ta subvenciononim. Sot që jemi në epokën e rrezikut, sot ku inflacioni i luftës po prek çdo familje, ne ende kemi vendosur ta mbrojmë qytetarin, biznesin duke mos rritur çmimin. Ç’gojë keni ju që të flisni për këtë çështje. Pse e pengoni HEC-in e Skavicës, investim amerikan, pse e pengoni HEC-in e Vlorë, portin e Vlorës”, tha Spiropali.

3 VITE ME PARE

Hapja e dosjeve të ish-Sigurimit, PS dhe PD dakordësohen, amendamenti: Çdo person mund të kërkojë një kopje

KUVENDI i jep OK rishikimit të dosjeve/ Rama: Kush është I.M?
Foto ilustruese

TIRANË- Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë rënë dakord për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit. Palët kanë dakordësuar amendamentin që pritet të votohet në seancën plenare të sotme, duke përfshirë të plotë propozimet respektive të palëve. Amendamenti i dakordësuar për hapjen e plotë të dosjeve është si më poshtë:

 “Çdo person gëzon të drejtën  të njihet me dokumentet e ish sigurimit të shtetit dhe të kërkojë  një kopje të tyre, në përputhje me ligjin  për të drejtën e informimit, me kusht që kërkuesi  të paraqesë të dhëna në kërkesën e tij që mundësojnë lokalizimin e informacioneve. Informacioni jepet vetëm kur angazhimi i nevojshëm për gjejtjen dhe vënien në dispozicion të informacionit  është në përpjestim të drejtë me interesin  e argumentuar të kërkuesit në marrjen e këtij informacioni. Kërkuesi mban përgjegjësi për keqpërdorimin e informacionit të marrë”.

Arsyetimi i propozimit:

Këtë amendament e propozoj nisur nga domosdoshmëria për transparencë të plotë dhe objektive mbi dosjet e ish sigurimit të shtetit, në përputhje me qëllimin dhe parimet e ligjit nr.45/2015 “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, të ndryshuar”” si dhe në funksion të dakortësisë dhe mbështetjes së gjerë të projektligjit nga deputetët e të gjitha forcave politike në Kuvend.

Sot Kuvendi do të miratojë ndryshimet për ligjin e dosjeve të sigurimit të shtetit, ku dy grupet parlamentar të PS dhe PD kanë bërë propozimet e tyre. 

3 VITE ME PARE

Berisha përplaset me Ballën në Kuvend: Nuk më ndërpret dot fjalën mua ti i pafytyrë!

KUVENDI i jep OK rishikimit të dosjeve/ Rama: Kush është I.M?
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u përplas me kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Ballën. Teksa ishte duke mbajtur fjalën e tij në foltore, Berisha u ndërpre nga Balla. Ai i kërkoi që të mos e ndërpriste, madje i tha se nëse do mund të bëhet kryetar parlamenti.

'Çdo familje duhet të paguajë vjedhjen tuaj. Dhe thoni se i ulët humbjet. Gropë e zezë për humbjet jeni ju si qeveri. Nuk paguani tarifat për institucionet. Paratë e taksapaguesve ju i bëni orgjira dhe vidhni në drejtime të tjera. Si mund të kthehet ndryshe një pasuri kombëtare në mallkim kombëtar si është shndërruar energjia. Nëse ti i pafytyrë do ndërhysh në fjalën time… Le të dalë ai të bëhet kryetar parlamenti. Nëse nuk e bën dot detyrën ti le të të shkarkojnë”- tha Berisha. 

FJALA E PLOTË E BERISHËS NË KUVEND:

Sot diskutojmë për një sektor, i cili është rasti më klasik se si një pasuri kombëtare është shndërruar në një mallkim kombëtar. Një pasuri e çmuar kombëtare, falë një strategjie të nisur në vitin 2007, u arrit të mbidyfishohej prodhimi i energjisë hidrike. Fakti është se në vitin 2021, Shqipëria prodhoi 9 terravat energji,nga e cila konsumon vetëm 7. Fati tragjik është se biznesi i vogël shqiptar paguan tarifat më të larta në Euriopë, falë rritjes katastrofike që i bëtë ju. Fakti tjetër është se po vidhni në mënyrën më të papërmbajtur. Sepse si në asnjë vend tjetër, e shisni energjinë e digave te agjentët tregtarë tuaj me 40 euro megavati, dhe ai e shet në bursa me 120 euro dhe ju sjell të gjithë fitimin që keni përcaktuar së bashku.

Fakti është se ju merrni në pikun e energjisë, energji nga Kosova, që e depoziton këtu që t’ia ktheni kur të keni. Ju atë energji, e rieksportoni dhe hapni digat, vetëm e vetëm për të përfituar dhe vjedhur.
Ju keni krijuar në sistemin energjetik nj rrjet vjedhjes më gjigante në Europë dhe botë.
Ju hapni tendera në një platformë dixhitale të paverifikuar nga askush përveç grupit të hajdutëve me të cilët vidhni. Këtu hapni tendera për 300 milionë euro. Hap e mbyllë sytë, fap e fap, shpallet fituesi me 99.99 përqind. Ju vidhni e vetëm vidhni.

Ju keni instaluar kohët e fundit një sistem vjedhje të qytetarëve në pallatet private të vjetra. OSHEE ka urdhëruar që t’u faturohet pallateve të vjetra pa ashensor, pa pompa uji, që kanë vetëm 5 llampa, ju u faturoni 600 kilovat në orë. Çdo familje duhet të paguajë vjedhjen tuaj. Dhe thoni se keni ulur humbjet.
Po gropa e zezë jeni ju si qeveri. Që nuk paguani tarifat e konsumit të energjisë nëpër institucione. 200 milionë euro para të taksapaguesve ju i bëni orgjira dhe vidhni në drejtime të tjera.
Si mund të kthehet ndryshe një pasuri e çmuar kombëtare, në një mallkim kombëtar?
Ky është mekanizmi i shndërrimit në mallkim kombëtar të një pasurie mahnitëse.

3 VITE ME PARE

Berisha- Ballukut: Dibrën do e përmbysësh kur të ngrihet Enver Hoxha dhe Beqir Balluku nga varri

KUVENDI i jep OK rishikimit të dosjeve/ Rama: Kush është I.M?
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, iu përgjigj ministres Belinda Ballukut, për ndërtimin e Skavicës. Nga Kuvendi, Berisha i tha se ajo duhet ta harrojë Dibrën, duke e ironizuar me Enver Hoxhën dhe me gjyshin e saj.

'Dy fjalë për atë që tha zonja se nuk ka as sy të shikojë se ia ka zënë hajnia. Ato që janë bërë nga ajo qeveri para jush, janë epokale.Është bërë një betejë epike me gazin rus dhe është sjellë në Europë gazi azer. Janë licencuar dhe ndërtuar nga ajo qeveri, për 432 hidrocentrale, të gjitha me teknologji lega artis.E treta, harroje Skavicën. Kur të mbysësh ti Dibrën, do zgjohet Enver Hoxha dhe Beqir Balluku nga varri. Kurrë nuk do e përmbysësh Dibrën ti..'- tha Berisha.

3 VITE ME PARE

FOTOLAJM- Manastirliu zbret "poshtë", ulet pranë Taulant Ballës, socialisti i flet i acaruar

KUVENDI i jep OK rishikimit të dosjeve/ Rama: Kush është I.M?
Ogerta Manastirliu dhe Taulant Balla

TIRANË- Kuvendi është rikthyer sot në seancën e radhës plenare. Pas debateve mes mazhorancës dhe opozitës, socialistët duket se në disa momente janë shfaqur të tensionuar.

KUVENDI i jep OK rishikimit të dosjeve/ Rama: Kush është I.M?
Ogerta Manastirliu dhe Taulant Balla

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu është ulur pranë kreut të Grupit Parlamentar Taulant Balla, ndërsa ky i fundit duket se po e këshillon për diçka që ende nuk kuptohet nga kamerat. Ndërsa ministrja duket se rri dhe e dëgjon me kujdes këshillën e numrit dy të PS-së./ Dosja.al

3 VITE ME PARE

FOTO- Vasili i tregon diçka në telefon, Berisha shpërthen në të qeshura

KUVENDI i jep OK rishikimit të dosjeve/ Rama: Kush është I.M?
Sali Berisha

TIRANË- Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ndau diçka me kreun e Partisë Demokratike Sali Berisha. Vasili gjatë bisedës së shkurtër mes tyre i tregoi telefonin e tij celular Berishës i cili më pas shpërtheu në të qeshura nga ajo çfarë pa.

Nuk dihet ende ajo që i tregoi Vasili-Berishës, që shkaktoi kaq shumë të qeshura.

3 VITE ME PARE

Rama s'dihet ku është, Berisha e kërkon në Kuvend: Fshihet pas zonjës Balluku, ai duhet të jetë këtu

KUVENDI i jep OK rishikimit të dosjeve/ Rama: Kush është I.M?
Sali Berisha

TIRANË- Kryeministri Edi Rama mungon sot në seancën e sotme plenare dhe kjo gjë e ka shqetësuar kryedemokratin Sali Berisha. Në fjalën e tij në Kuvend, Berisha ka kërkuar që të shkojë në sallën e Kuvendit dhe t'u përgjigjet pyetjeve për energjinë elektrike dhe të mos fshihej pas ministrave të tij. 

"Nga qeveritarët u bë ky debat për një çështje kaq jetike, mendoj unë se ai ka frikë të përballohet me këtë. Ai nuk mund të fshihet prapa zonjës Balluku. As mbas ju të tjerave zonja ministre. Ajo që nuk më pëlqen mua këtu, është se ju toleroni gjëra të patolerueshme. Debati është thirrur me kryeministrin dhe ai duhet që të jetë këtu. Ai është përgjegjësi kryesor, hajde këtu që të konfrontojmë të dhënat dhe të vërtetat,"-tha Sali Berisha.

3 VITE ME PARE

“E kam të vështirë të flas pas dy dragonjve”/ Dash Sula batuta me Gjiknurin dhe Ballën: Energjinë e marrin 'fermat' e bitcoinit

KUVENDI i jep OK rishikimit të dosjeve/ Rama: Kush është I.M?

Replikat në Kuvend:

TIRANË- Deputeti Dashnor Sula tha në foltoren e Kuvendit se vendi ynë ka prodhuar energji dhe se nuk jemi në një krizë. Ai u shpreh se Bitcoin janë gropë thithëse e energjisë elektrike, të cilat po përdoren nga qeveria.

Damian Gjiknuri: Dash, ke një meritë, si peqins i mirë që je, ke humor. Se po të ishte aij tjetri, varrhimësi, do të ulte kokën.

Dashnor Sula: Unë po e them prapë, unë katunar i Peqinit jam. Por të flas pas dy dragonjve, si atij që iku dhe këtuj këtu, është pak e vështirë. Më bëri përshtypje i gjithë fjalimi “ringjallja”, po mo po, pas Krishtit, ringjalljen e dytë e ka bërë Partia Socialiste me këtë plakën e vdekur të inceneratorëve.

Mjaft keni vjedhur, mos vidhni dhe dalin lekët për popullin. Kaq mor kaq. Nuk u ngopët, punuat 8 vite për shtëpitë tuaja, këto 4 të paktën punoni për ne popullin e theshtë. Rusi ka ardhur, atje është, por mos I bëni rrugët 23 mln euro km. Se ajo firma amerikane nuk paska vjedhur te rruga e Kombit, tani te Slavica qenka burrë i mirë. Mos e bëni atë instalacionin që kërkon kryeministri se është 4 mln euro. Mos harroni inceneratorët e pyetja ishte për atë q ëiku, a prodhon energji inceneratori i Elbasanit, thatë do na ndihmojë dhe do prodhojë energji. Jo. Pse? Se ka ikur në drejtim të paditur tjetri. A e dini ju edhe kur fola për naftën ëq bëhet kontrabandë filuat me arsyetime kur të jëpni shifra nga poshtë, I bëj thirrje autoriteteve të hetojnë dke filluar nga drejteusit e OSHEE, dhe HEC-eve që prodhojnë Bitcoin që harxhon sa një qytet i tërë. Bitcoini po I pasuron këta drejtues institucionesh. Harruat që kanë vdekur njerëz për 20 mijë lekë në burgje, dhe këta nuk i fusni në burg. Pse nuk i prekni me dorë këta. Kemi 10 vite në opozitë, nuk po fitojmë ne. Po ju them dhe një gjë. Ku është 3.3 mln euro që janë investuar në lumin Shkumbin, o qeveritarë a vlen një godinë 2.2 mln euro që nuk ezkistojnë. Ju na thoni ne fukarenjve, përshesh po hamë. Aq shumë keni ngrënë dhe keni vjedhur se një pjesë e politikanëve u kërcet unaza e stomakut.Uleni pak dozën se është gjynah. Zonja ministre I kemi lënë institucionet me 60 mln euro borxh, sot është 200 mln euro. Fermat e Bitcin janë gropa të zeza të energjisë elektrike.

3 VITE ME PARE

'Ti mbyllesh në kafe në Dibër'/ Balluku-Mziut: Asgjë s'ke bërë në Kamëz, përveç emrave interesant të rrugëve

KUVENDI i jep OK rishikimit të dosjeve/ Rama: Kush është I.M?
Belinda Balluku

TIRANË- Zëvendës kryeministrja, Belinda Balluku i bëri të ditur deputetit Xhelal Mziut se ai nuk ka bërë asgjë për Kamzën. Ajo iu drejtua Mziut duke i thënë se nuk mundet të shkojë në Dibër pasi të gjithë e dinë se ai nuk ka bërë asgjë për qytetin.

'Ti vjen në Dibër e mbyllesh në kafe, se e dinë të gjithë se çfarë ke bërë për Dibrën. Mirë që Rakip Suli ka marrë frenat në dorë, se sot po shikohen ndryshimet në Kamëz, se ti veç ke vënë emra interesant, asgjë tjetër.'- tha Balluku.

3 VITE ME PARE

Balla: Falënderojmë qytetarët që i lajnë rrobat me 30 gradë

KUVENDI i jep OK rishikimit të dosjeve/ Rama: Kush është I.M?
Taulant Balla

TIRANË- Kursimi i energjisë elektrike ishte çështja kryesore në Kuvendin e Shqipërisë. Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla, në kuadër të temës, falenderoi qytetarët shqiptarë që i kanë vënë në zbatim porositë e ministres Belinda Balluku për të larë rrobat me 30 gradë.

'Duke falënderuar 1 mijë herë çdo qytetar që thirrjet e koleges Balluku për të kursyer i kanë vënë në zbatim- ju qeshnit, po mo po, për të larë rrobat me 30 gradë. Ju qeshni, se ju për të qeshur jeni. Luli qeshte më bukur, por na ka marrë malli, ai nuk vjen më.'- tha Balla.

3 VITE ME PARE

'Femër...'/ Noka sherr në Kuvend, demokrati e ofendon, Felajn: Kujdes me fjalorin!

KUVENDI i jep OK rishikimit të dosjeve/ Rama: Kush është I.M?
Flamur Noka dhe Ermonela Felaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka është përplasur me Ermonela Felajn, e cila po drejtonte seancën plenare. Teksa Noka kërkonte fjalën, Felaj nuk ia dha të drejtën për të diskutuar, ndërsa Noka e ofendoi, gjë që u kap edhe nga socialistja. Kjo e fundit e paralajmëroi që të rregullonte fjalorin dhe të mos i ofendonte kolegët. Ndryshe do të përjashtohej nga seanca.  

PJESË NGA DEBATI: 

Xhaferraj: Policia po e vret qytetarin. Ne si opozitë jemi në një pikë të unifikaur, që ky parlament nuk ka dalë nga liria e votës, por e krimit. Pse e zhvlerësoni parlamentin?
Noka: Dëgjova kryetarin e grupit parlamentar të hedhë tymnaja boshe. E para njëherë ato përrallat ruse.
Felaj: Jo koment për fjalën e kolegut. Për çështje të tjera nuk mund të flisni.
Noka: O zonjë jam duke folur për situatën.
Felaj: Ju lutem, të jemi serizoë. Ju nuk po flisni për procedurë. Korrigjoni sjelljen dhe mënyrën sesi drejtoheni.
Noka: Askush nuk do flasë në atë Foltore...
Felaj: Iu tërheq vëmendjen zoti Noka, iu tërheq vëmendjen për fjalorin. Mirë, mirë dakord!

3 VITE ME PARE

'Mjauu, humm-humm'/ Açka habit deputetët e Kuvendit me fjalimin e saj, Balla shpërthen në të qeshura

KUVENDI i jep OK rishikimit të dosjeve/ Rama: Kush është I.M?
Taulant Balla

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka nisi fjalimin e saj në një mënyrë shumë të pazakontë. Duke imituar kafshët: 'Mjauu, hum-hum'- deputetja çuditi të gjithë.

Deputetët shpërthyen në të qeshura. Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla nuk mbajti dot të qeshurën. 

3 VITE ME PARE

Balla për PD-në: Gazi me Palokën kanë nisur emisionin ‘Përputhen’, nuk u përputhën dot

KUVENDI i jep OK rishikimit të dosjeve/ Rama: Kush është I.M?
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i Grupit parlamentar i Partisë Socialiste Taulant Balla ironizoi ditën e sotme takimin mes palëve brenda Partisë Demokratike ndërsa krahasoi takimin e Gazment Bardhit dhe Edi Palokës me emisionin ‘Përputhen’. Ai u shpreh se asnjëri nuk u përputh mirëpo do tentojnë sërish.

“Ju kam dëgjuar duke të thoni se nuk ka luftë, del Saliu jot dhe thotë uk është faji i Putinit, fajin e ka Belinda e ka Rama. Si ka mundësi që del ish kreu i PD, ish-kryeministri dhe I qan hallin Putinit, është e turpshme. U tha këtu se pse nuk bëjmë si bëjnë qeveritë e tjera, bota demokratike është në luftë me një aggressor që po vret dita ditës jjetë të pafajshme dhe ekonomitë e gjitha Europës. Ka shumë vende që po bëjnë si kemi bërë ne që prej fillimit. Gjermania ka futur sot një ligj që kërkon që shteti federal të mbuloj fatuart e enrgjisë për muajin dhjetor. Ju qeshit kur thonim se duhen larë rrobat me 30 gradë, Luli qeshte më bukur, Gazi me Palokën kanë nisur emisonin Përputhen por nuk u përputhën, do përpiqen sërish”, u shpreh Balla.

3 VITE ME PARE

Lobimi rus në PD, Balla: Bëhuni gati! Do njiheni me fakte të reja në ditët në vijim

KUVENDI i jep OK rishikimit të dosjeve/ Rama: Kush është I.M?
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla paralajmëroi qytetarët shqiptarë se të tjera fakte do të dalin në dritë për opozitën. Nga seanca e Kuvendit, Balla tha se fakte të reja do të dalin në ditët në vijim, ashtu siç u zbulua lobimi rus në Partinë Demokratike.

'Duhet të prisni se do njiheni me fakte të tjera, kur doli që PD është financuar nga Kremlin, ju nuk patët kurajo dhe të thonit se si ka mundësi që PD ra pre.'- tha Balla.

3 VITE ME PARE

Balla sjell në Kuvend 2 fatura energjitike: Njëra është e dikujt që ka vilë në Lalëz, është firmëtari i kërkesës së debatit

KUVENDI i jep OK rishikimit të dosjeve/ Rama: Kush është I.M?
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla gjatë debatit për kërkesën e 15 deputetëve në lidhje me situatën energjetike në vend tha se qeveria po ndihmon qytetarët me çmimin e energjisë. Ai mori dy shembuj, atë të një qytetari dhe një vile në Gjirin e Lalëzit, sa kanë konsumuar në një muaj dhe subvencionimin që ka bërë qeveria. Ai tha se qeveria paguan për shkak të çmimit në bursë 800 mij/ lekë për vilën në Lalëlëz, vilë e cila është e një personi që ndodhet në sallë.

“Do të doja që në sallë të ishin të gjithë kërkuesit, por janë vetëm 10%, do doja që të gjithë të vinin me faturën e energjisë elektrike të familjes së tyre, e vërteta është se unë kam marrë dy fatura energjie, dy qytetarëve, njëri të zakonshëm dhe një personi që ka vilë në Lalëz. Shteti paguan edhe me çmimin në bursë që ka qenë 157 mijë lekë, nëse do t’i mblidheshin do ishte mbi 212 lekë fatura, nëse do ia shisnim me çmimin e bursës. Në këtë faturë energjie nëse do ia faturonim. Ka dhe një faturë të një vile në Lalëz, faturën e ka 237 mijë lekë, që do të thotë se kësaj vilës në Lalëz ai paguan shteti shqiptar 800 mijë lekë, e subvencionojmë 800 mijë lekë, është firmëtari i kërkesës së debatit, vila në Lalëz, ua thash këtë për të kuptuar se kemi marrë një vendim të vështirë, ju kam dëgjuar që më thoni s’ka luftë, ku është lufta. Del Saliu thotë nuk ka faj Putini e ka Belinda, Edi Rama. Si ka mundësi që qenka del ish kreu i PD dhe ish president i këtij vendi dhe del të mbrojë Putinin dhe është e rëndë është e turpshme. Ne jemi në luftë, me një diktator, agresor që po vret dita ditës ekonomitë e gjithë botës”, tha Balla.

3 VITE ME PARE

“Fashën revokojeni”/ Tabaku: ERE, institucion varësie i ministrisë së Energjisë

KUVENDI i jep OK rishikimit të dosjeve/ Rama: Kush është I.M?
Jorida Tabaku

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku deklaroi se bordi i karburanteve po cakton çmimet siç duan oligarkët. Sipas saj, ERE është kthyer në noter të qeverisë, duke marrë vendime të cilat i vendos Rama.

FJALA E PLOTË:

Kriza e korrupsionit në kohë paqe, por kthehet në një krizë të buxheteve familjare në kohë krize! 1. Qeveritë votohen për të drejtuar në kohë të mira e të këqia! Sot e gjithë propaganda e qeverisë është drejtuar në inflacionin e luftës, në krizën e luftës, në rritjen e cmimeve të luftës! E askush nuk e mohon që ka impakt në tregjet ndërkomëbtare ajo që ndodhi mbas sulmit të Rusisë mbi Ukrainën! Po si e ka maanxhuar qeveria këtë sektor në kohë paqe?

Në fund shtatori mora pjesë në mbledhjen e Bordit të ERE për të diskutuar rritjen e cmimit të energjisë elektrike, në nivelin më të lartë në rajon me të paktën 5 herë! I gjithë bordi i ERE u ngrit në këmbë për të zbatuar kërkesën e qeverisë, brenda dy ditësh!

Qëllimi i krijimit të një institucioni si ERE, ka qenë i thjeshtë; vendosja e një balance të shëndetshme mes qeverisë dhe qytetarëve. Me pak fjalë ERE duhet të sigurojë që qeveria shqiptare e cilësdo forcë politike, kahu politik apo ideologjie qeverisëse të ruajë më së pari interesin publik. Kjo është arsyeja përse ekziston ERE, ky është qëllimi përse anëtarët e bordit të ERE, specialistët, njohësit e fushës së energjisë paguhen nga taksat e shqiptarëve. Fatkeqësisht, nga eksperienca ime në ERE, kur u vendos nga qeveria rritja e çmimit me pesë herë për konsumatorët mbi fashën 800 kilovat orë konstatova se ERE po votonte siç dëshironte qeveria. Madje ndërsa dëgjoja anëtarët e fort nderuar të bordit të ERE mu duk sikur dëgjoja drejtorët e drejtorisë së Ministrisë së Energjitikës dhe jo njerëz të votuar nga ky parlament për të mbrojtur interesin publik. Pra, ERE qe shndërruar në një drejtori brenda zyrës së ministrisë apo në varësi të kryeministrisë.
Nuk dëgjova për asnjë moment përfaqësues të këtij bordi, qoftë edhe njërin të paktën sa për të thënë që nuk janë në rresht për një, që të mbrojë interesin e qytetarëve. Pra, ata ngritën dorën dhe akoma më keq argumentuan me gjithë forcën e tyre prej profesionistësh se përse i japin të drejtë qeverisë. Skenë sureale.
Një javë më pas, kur kryeministri e kuptoi që në bilancin e opinionit publik kjo skema me rritjen 5 fish për familjet që harxhojnë mbi 800 kilovat në orë energji po dështonte. E njëjta trupë u rishfaq në të njëjtën zyrë të ERE ku unë isha gjithashtu e pranishme. Me të njëjtin patos që lexuan arsyet se përse do të votonin pro rritjes së çmimit me pesë herë më shumë, arsyet që kisha përmendur unë se pse cmimi nuk duhej të rritej
Më shumë se sa një skenë sureale e dalë nga romanet distopike, kjo qe një tragjedi në kuptimin e asaj demokracie institucionale dhe me parime europiane që ne duam dhe luftojmë për të ndërtuar këtu. Se si mundet vallë të pranojmë në qetësi që një institucion si ERE të veprojë si një noter i qeverisë dhe të ndryshojë sa herë do qeveria edhe duke shkelur mbi profesionalizmin e tyre çdo vendim të qeverisë?!
Ironia më e madhe është se i njëjti bord as nuk po denjon të mblidhet dhe të shqyrtojë kërkesat që i kam paraqitur, për revokimin e vendimit për rritjen e cmimit sepse asnjë nga faktorët që thanë në krye të herës nuk ndodhi.
Sigurisht, unë nuk dua të fajësoj ERE-n për dështimet e njëpasnjëshme të qeverisë në sektorin e energjisë. Nuk fajësoj ERE-n për aferat korruptive që behën në këtë sektor. Nuk i kërkoj ERE llogari për paaftësinë e drejtuesve qeveritar të këtij sektori. Ama thënë këtë, Bordi i ERE duhet të jetë i vetëdijshëm për rolin qe ka ne ngrehinën institucionale të shtetit shqiptar. Më së pari ky ent është aty për të mbrojtur qytetarin, konsumatorin, familjet nga dështimi, korrupsioni dhe paaftësia e qeverisë. Fatura e dështimeve, korrupsionit dhe paaftësisë nuk mund t’u ngarkohet qytetareve. Kjo është tërësisht e papranueshme.

1. Prodhimi energjisë dhe çmimi/struktura e kostos
Qeveria argumenton se arsyeja kryesore e kërkesës për rritjen me 5 herë të çmimit të energjisë për familjet që shpenzojnë mbi 800 kilovat orë vjen si pasojë e rritjes së çmimit të energjisë që shitet në bursat ndërkombëtare.
Së pari, duhet të theksojmë se energjia të cilën ne përdorim sot e kësaj dite në Shqipëri është mbi 60% e prodhuar në vendin tonë, pra tek hidrocentralet tona. Vetëm pjesa e mbetur, pra diku tek 40-30% e saj, importohet nga jashtë.
Për vitin 2021 të dhënat tregojnë se mes energjisë së marrë nga KESH dhe nga BRE (Tregu i Lirë) se 72% e sasisë është ofruar na KESH (pra prodhim vendas) dhe 28% është blerë në tregun e lirë

Së dyti, çmimet në bursën e Hungarisë që është tregu ku Shqipëria blen energjinë elektrike kanë pasur luhatje të ndryshme gjatë gjithë vitit sidomos nga shkurti 2022. Mirëpo këto luhatje janë lehtësuar sidomos pas marrjes së vendimeve nga ana e Bashkimit Europian në lidhje me gazin dhe gjithashtu me zëvendësimin e importuesit të gazit dhe nisjen e përdorimit të LNG apo gazit të lëngshëm natyral.
Sot e kësaj dite, të dhënat nga bursa e energjisë në Budapest tregojnë se çmimi mesatar për muajin tetor deri më tani është 220 euro për megavat në orë dhe grafikisht ky çmim është thuajse i njëjtë me vlerën mesatare të të njëjtit muaj një vit më parë.

Me pak fjalë të kërkosh sot rritjen e çmimit të energjisë për familjet që përdorin mbi 800 kilovat me 5 fish më shumë kur çmimi mesatar për muajin tetor është po thuajse aq sa ishte një vit më parë është më shumë se sa abuzim. Të ngarkosh mbi 100 mijë familje shqiptare me një kosto shtesë në mesin e një rritje frenetike të çmimeve dhe duke parë në horizont një recesion ekonomik që do të përkthehet në një krizë të thellë është vrastare.
Së treti, për vitin 2021 evidentohet se 16% e shpenzimeve të FSHU që kërkoi rritjen e çmimit kanë qenë për energjinë e blerë nga hidrocentralet vendase (çmimi 1.5 lekë/KËh) ndërkohë që 84% e shpenzimeve të tjera janë përdorur për tregun e lirë. Në po të njëjtin raport evidentohet që të ardhurat e FSHU janë rritur me 10% në raport me një vit më parë.

“Sikurse vërehet në tabelën e mësipërme, pavarësisht rritjes së kostos së blerjes së energjisë për qëllim të furnizimit të klientëve fundorë që shërbehen nga Furnizuesi i Shërbimit Universal është konstatuar një rritje e të ardhurave nga shitja e energjisë elektrike si rrjedhojë e rritjes së konsumit nga klientët jo familjarë me rreth 17% dhe rritjes të konsumit nga klientët familjarë me 4%. Ndërkohë të ardhurat totale të realizuara për vitin 2021 kanë ardhur në një rritje prej 10% krahasuar me ato të realizuara për vitin 2020.” (faqe 125 raporti ERE 2021)

Së katërti, të dhënat financiare tregojnë se qeveria shqiptare ka përdorur 500 mln euro nga borxhet që qeveria shqiptare ka marrë me taksat e qytetarëve, për të investuar në fushën e energjetikës. Tani, nuk mund të justifikohen thuajse gjysmë miliardë euro nga paratë e taksave duke ndërtuar histori që ne kemi investuar për Shqipërinë më shumë se sa 30 vite të marra së bashku.
Kjo sepse një situatë krize ka treguar një skaner të plotë të situatës së politikave energjitike në vendin tonë.
Për vitin 2021 ka pasur një rritje të blerjeve të energjisë nga burimet e rivonueshme apo panelet diellore. Rritja është me 5% dhe kjo rritje është e barabartë me rënien e importit të energjisë nga bursa e Hungarisë. Sikur qeveria shqiptare të mos angazhohej si kabinet për të miratuar mbi 34 leje për fshatra turistikë në zonat e mbrojtura por të mbështeste investime strategjike për parqet fotovolatike (pra parqet solare) sot do flisnim ndryshe.
Sikur, Bashkia e Tiranës që e ka kthyer Tiranën në kryeqytetin botëror të betonit të jepte leje dhe incentivonte energjinë e rinovueshme në vend që të shkatërronte parkun e liqenit me pallate shumëkatëshe. Sot, ne do të flisnim ndryshe. Dhe se fundi, kam dëgjuar qeverinë që ka folur për herë të parë për taksimin e kompanive

private që prodhojnë energji për të ardhurat e tyre ekstra si pasojë e krizës, apo ëindfall tax.
Në të vërtetë, ky është një propozim që e kam thënë që para një muaji në bordin e ERE. Një propozim që në fakt nuk shtrihet vetëm tek kompanitë që prodhojnë energji elektrike dhe kanë rritur koston si pasojë e krizës, nqs kompanitë operojnë në një treg të parregulluar dhe përfitojnë nga rritja e cmimeve. Në atë propozim i kam kërkuar dhe vazhdoj t’i kërkoj qeverisë që të përfshijnë edhe kompanitë e naftës në Shqipëri. Sidomos Klubin e Oligarkëve që ka rreth 10 muaj që ka vendosur çmimin mbi 200 lekë/litër që e paguajnë qytetarët nga xhepat e tyre dhe nga rroga e tyre të cilën më shumë se 20% ua ha inflacioni. Në ka ndonjë biznes që përfiton në kurriz të qytetarëve nga spekulimi në këtë kohë është pikërisht klubi i oligarkëve që vendosin çmimin e naftës, çmimin e ushqimeve dhe kështu me radhë. Merru atyre të ardhurat ekstra për fitimet e krijuara në kohë lufte. Mos u justifiko! Thjesht merrua dhe përktheji në paketa në shërbim të qytetarëve.

3 VITE ME PARE

Vdekja e 32- vjeçarit, Berisha: Vrasje me torturë nga policia, ngrihuni në protestë

KUVENDI i jep OK rishikimit të dosjeve/ Rama: Kush është I.M?
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka denocuar sërish rastin e Lear Kurit, 32-vjeçarit që u shoqërua në komisariat dhe u konstatua i vdekur në spitalin e Traumës. Jashtë Kuvendit, Berisha e konsideron një akt të shëmtuar, nga policia e cila sipas tij e ka tortuarar deri në vdekje, ndërsa thekson se ai nuk ka ndërruar jetë në spital. Në një deklaratë për gazetarët jashtë ambienteve të Kuvendit, kreu i opozitës ndër të tjera theksoi se ky rast dëshmon edhe njëherë se Shqipëria po qeveriset nga një bandë kriminale.

"Kriminelë me uniformë i morën jetën të riut Lear Kurti. Kjo është një vrasje shtetërore e shëmtuar, e banditëve të Edi Ramës dhe ministrit të tij të familjes, Çuçi. Me këtë rast, unë i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes së të riut Lear Kurti. Por shpreh revoltën time më të fuqishme ndaj këtij akti kriminal të përsëritur të vrasësve me uniformë, për të cilët nuk ekziston asnjë lloj norme, ligji apo morali. Ky është akti i disatë që vrasës me uniformë u marrin jetën të rinjve në rrugë, në makinat e policisë apo komisariat. Ky akt  shëmtuar është një dëshmi tjetër se Shqipëria qeveriset nga një bandë e udhëhequr nga Rama dhe miku i familjes, Çuçi. Me këtë rast, u bëj thirrje të gjithë të rinjve të ngrihen fuqishëm në një protestë të madhe, të protestojnë kundër kësaj vrasje mizore, kundër kësaj vrasje me torturë, e kanë vdekur në makinën e policisë. E kanë çuar të vdekur në spital. Nuk kanë kryer as gjërat më minimale ndaj një viktime dhe siç e patë ju, parlamenti i tyre refuzoi të mbajë një minutë heshtje. Qëndroi në anën e vrasësve, jo të viktimës. Edhe ky është një akt i shëmtuar. Nuk ka sesi, nuk janë rastësi këto përsëritje periodike. Policia është e mbushur me vrasës dhe trafikantë, policia është e mbushur me patronazhistë kriminelë. Ndaj ndodhi këto. Po të marrësh vrasjet që kanë ndodhur në Shqipëri nga policia në harkun kohor 18-mujor, janë më të shumta se në SHBA dhe Europë të marra së bashku. Ndaj këtu mbetet vetëm protesta dhe përballja me këta bandidë hajdutë për shpëtimin dhe garantimin e jetës,"-tha Sali Berisha.

3 VITE ME PARE

FOTO- Berisha kërkon 1 minutë heshtje për vdekjen e Lear Kurtit, kreu i PD: E vranë banditët e Qeverisë

KUVENDI i jep OK rishikimit të dosjeve/ Rama: Kush është I.M?
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha kërkoi që Kuvendi i Shqipërisë të mbante 1 minutë heshtje për vdekjen e Lear Kurtit. Ai u ngrit dhe u nis drejt podiumit edhe pse nuk iu dha fjala. 

Berisha deklaroi se i riu është vrarë nga banditët e qeverisë. Kreut të PD-së nuk iu dha fjala dhe nuk iu miratua kërkesa, ndaj u largua nga salla duke zgjedhur të flasë për mediat jashtë Kuvendit. 

Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnate. Lear Kurti u ndalua nga patrulla e policisë në komisariatin nr.3, pranë "Don Boskos". Kurti u shoqërua për në polici dhe në komisariat nisën problemet shëndetësore. Ai nisi të dridhej dhe policia nuk priti ambulancën por bëri shoqërimin e tij me makinë policie. Spitali i Traumës deklaron se i riu mbërriti i vdekur në spital. Ende është e paqartë ajo që ka ndodhur.

3 VITE ME PARE

'Ju duhen instrumenta për bashkim'/ Balluku-opozitës: Kriza energjitike nuk është rruga e duhur

KUVENDI i jep OK rishikimit të dosjeve/ Rama: Kush është I.M?
Belinda Balluku

TIRANË- Zëvendës kryeministrja, Belinda Balluku mori fjalën në Kuvend për të folur për krizën energjitike. Ajo iu drejtua opozitës duke i bërë të ditur se instrumentat që ata përdorin për t'u bashkuar apo bashkëpunuar nuk janë të duhurit. Më tej, ajo shtoi se nuk është momenti i duhur që të përfituar nga kriza të tilla. 

'Protestat thërritini me kapitalin tuaj ekonomik, fashat janë aty në rast se do duhet. E keni dëgjuar presidenten e KE se çfarë tha? Tha se nëse Europa do përballet me mungesën e gazit, do duhet që të flasim për ndërprerje, ju e kuptoni më mirë se të gjithë. Në 2006, e 7 dhe 8, ishte e çuditshme të kishte drita Elidon. Kur sot BE po flet për masa, kur qeveria shqiptare ka 13 muaj që ofron mburojë sociale për të gjitha familjet e kur duhet të aplikojë dhe fasha, duhet të kuptoni se kjo është gjëja më e mirë për shqiptarët. Nuk është momenti për të përfituar nga kriza, e dimë se ju duhen instrumenta për bashkim e bashkëpunim por nuk është kriza energjitike instrumenti që ju duhet të përdorni. 

Skavica është në fazë financimi, ne kemi bërë atë që ju harxhuat paratë dhe nuk arritët të ndiznin kurrë. Ju ne CV tuaj keni vetëm tmerre, ne po i ndezim termocentralet me 350 megavator, e kemi kthyer në projektin më të madh të Ballkanit. Me ndërtimin e portit të Vlorës, ku do të vijnë të gjitha anijet n Ballkan për të zëvendësuar gazin rus.'- tha Balluku. 

3 VITE ME PARE

Kriza energjitike, Balluku: Opozita është e çuditshme, kërkon debat se përse nuk aplikuam fashën

KUVENDI i jep OK rishikimit të dosjeve/ Rama: Kush është I.M?
Ministrja

TIRANË- Zëvendës kryeministrja Belinda Balluku akuzoi opozitën se po u bën thirrje qytetarëve që të mos u përgjigjen thirrjeve të qeverisë për të kursyer energjinë elektrike. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Balluku u shpreh se debati i ditës së sotme është i çuditshëm pasi opozita kërkon debat me pretendimin se përse nuk u vu në aplikim fasha 800 kë. 

'Qeveria shqiptare e ka menaxhuar këtë krizë. Arsyeja e thërritjes së këtij debati është e çuditshme, se përse Qeveria nuk aplikon fashën. Energjia në republikën e Shqipërisë, pavarësisht se çfarë thoni ju nëpër banaqe.Le të flasim për 4 hidrocentrale të rëndësishme, nëse flisni me inxhinerët, do ju thonë se i konsiderojnë termocentrale, pasi prodhojnë dhe në muajt më të nxehtë të verës. Opozita e shqetësuar sot duhet të dilte një herë dhe të shpjegonte se si u copëtua sistemi elektro energjitik shqiptar, se si u shkëput nga sistemi 4 hidrocentrale të rëndësishme. Kjo është e vërteta dhe realiteti, sot na duhet që të dalim me importe dhe të plotësojmë kërkesën e tregut, Shqipëria po përballet me një situatë thatësire. 

Ti kthehemi asaj që ju ju shqetëson më shumë. Jo të gjithë familjarët konsumojnë njësoj energji elektrike. Por duhet thënë se vetëm 4% e abonentëve harxhojnë më shumë. Ne morëm dhe analizuam të gjithë situatën, konsumin dhe analizuam konsumin familjar në bazë të pajisjeve, të cilin e bëmë publik se si konsumohet energjia në një familje. Se cilat janë ato aktivitete që e rëndojnë faturën e një familje. Të gjitha të bazuara nga prodhimi i KESH u vendos dhe çmimi që do i përkiste çdo kilovatori. Nuk duhet të harrojmë se nuk ka pasur asnjë ndryshim çmimi në republikën e Shqipërisë. 

E gjithe Europa ka një strategji kursimi, vetëm ju jeni kundër. Kjo është e tmerrshme për ju, ju thoni se është arrogancë, ne e kemi nisur kursimin nga vetja jonë, ku kemi kërkuar nga institucionet që të kursejnë. Kemi vendosur administrator në të gjithë institicionet, janë pjesë e stafit, se mos del njeri dhe thotë se keni shtuar straf, jo ishte pjesë e jona. '- tha Balluku.

3 VITE ME PARE

Fjalimi i Ramës në KiE/ Shehu: Ishte pocaqi! Balla: Zgjojeni Berishën, të tregojë pse votoi rezoltën

KUVENDI i jep OK rishikimit të dosjeve/ Rama: Kush është I.M?
Tritan Shehu dhe Taulant Balla

TIRANË- Fjalimi i kryeministrit Edi Rama në KiE për raportin e Dick Marty-t, u bë temë debati në nisje të seancës plenare. Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu e quajti fjalimin e Ramës, pocaqi. Kjo më pas solli replika me kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

REPLIKAT:

Shehu: Fjalim pocaqi i kryeministrit në Këshillin e Europës, i cili më shumë dëmtoi Kosovën dhe proceset e saj të anëtarësimit. Pa goditur gjenocidin serb në Kosovë çdo veprim tjetër është i kotë.

Taulant Balla: Tërhiq pas atë fjalimin 'posaqi'. Anullimi i rezolutës është ashtu? Si ka mundësi. Përpara se të shpjegoni rrjedhën, është fakt se PD në pushtet keni shkuar dhe votuar një rezolutë, e turpshme, nuk është miratuar kurrë një rezolutë si ajo. As te filmat, te kanali i filmave thrriller nuk ekziston. Si ka mundësi Tritan. Duhet ta dish se Kuvendi nuk ka asnjë detyrë tjetër, sesa të zhbëjë atë tradhëti që ke bërë ti, se ti ishte deri në vitin 2009 se të hoqën, ishte Salliu, zgjoje nga gjumi e të tregojë se një rezolutë nuk është kundërshtuar nga ju dhe është votuar.

Ne si Kuvend, kryeministri e Qeveria po bëjnë punën e tyre. Shqipëria nuk është vend i dorës së dytë më, po bëjmë një punë për të pastruar atë që keni bërë ju. Lufta e Kosovës është një luftë e pastër dhe për liri, ndaj e them troç nga Kuvendi, rroftë UÇK.

Tritan Shehu: Nuk mund të fshihet mjegullnaja, a ti hapim kartat po,po nëse ne bllokojmë diskutimin. Çfarë do argumentojmë, se është frika se na zemërohet Vuçiç nëse ne ngrejmë çështjen e genocidit serb në Kosovë. U ndalua në mënyrë më arbitrare. Fjala që tha Balla, ishte pa përmbajtje. Nuk shprehu asgjë për rregulloren, të gjithë deputetët këtu nuk po lejnë që të flasin. Hajde ta diskutojmë, debati është i gjatë. Vetëm debati mund ta bëjë këtë. 

3 VITE ME PARE

Nis Kuvendi, Shehu: Fjalimi pocaqi i Ramës i prishi punë Kosovës, të dnohet gjenocidi serb

KUVENDI i jep OK rishikimit të dosjeve/ Rama: Kush është I.M?
Tritan Shehu

TIRANË- Deputeti demokrat Tritan Shehu ka kërkuar dënimin e gjenocidit serb në Kosovë. Në nisje të seancës së sotme plenare, Shehu e cilësoi fjalimin e kryeministrit Edi Rama në Këshillin e Evropës si pocaqi që më shumë i prishi punë Kosovës. Po ashtu ai ka deklaruar se diskutimi për gjenocdin serb në Kosovë është i domosdoshëm.

"Të dënohet gjenocidi serb në Kosovë. Ju nuk e përmendet materialet që janë depozituar. Keni frikë nga një diskutim i tillë. Tashmë është i domosdoshëm ky dikutim. Fjalimi pocaqi i Ramës në KiE i prishi punë Kosovës. Pa goditur gjenocidin serb në Kosovë, çdo gjë tjetër është e kotë," tha Shehu.

seance plenare 20 tetor 2022

Sondazh

Poll

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi