LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

KUVENDI i Kosovës/ Diskutohet puna e qeverisë, Kurti rendit sukseset! Përplasja me opozitën: Jeni fatkeqësi! Lista Serbe kthehet pas 5 muajsh

• Mblidhet Kuvendi i Kosovës. • Pjesë e rendit të ditës është shqyrtimi i Propozim-Rezolutës për punën dyvjeçare të Qeverisë së Kosovës. • Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka renditur sukseset e qeverisë përgjatë dy viteve të fundit. • Në seancën e sotme parlamentare, para deputetëve ai dha disa rezultate, duke thënë se lista e përmirësimeve është shumë e gjatë. • Kreu i qeverisë së Kosovës, përmendi edhe programet e reja të mbështetjes sociale dhe të punësimit, sikurse shtesat për lehona dhe fëmijë. Më tej, kryeministri Kurti foli edhe për miratimin e Ligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme dhe procesin që do të çojë të Vettingu. • Pas përfundimit të fjalës së Kurtit, Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi është përgjigjur duke numëruar dështimet e qeverisë gjatë dy viteve. • Sipas tij, qeveria e Kurtit ka vështirësuar jetën e qytetarëve duke rritur tatimin në pronë në 100 përqind. • Ndërsa shtoi se shërbimet e qeverisë në çdo sektor ndaj qytetarëve kanë qenë zhgënjyes dhe dështues. • Të njejtën qëndrim ka mbajtur edhe Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri i cili Tahiri ka përmendur se qeveria ende nuk e ka kaluar Pagën Minimale, ndërsa shtoi se nuk ka vepruar ende për të lehtësuar ekonominë. • Të pranishëm në seancën e sotme plenarë ishin edhe deputetët e Listës Serbe, pas 5 muajsh mungesë. • Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha deklaroi se prezenca e tyre në senacën e sotme ishte sa për të mos humbur mandatin. • Ai gjithashtu u shpreh se Lista Serbe duhet të ishte e pranishme gjatë gjithë seancës për të folur mbi situatën në veri dhe incidentet e njëpasnjëshme të shënuara në prag të zgjedhjeve, por zgjodhi të largohej. • Edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca e ka konsideruar të papërgjegjshme sjelljen e deputetëve të Listës Serbe të cilët u paraqitën në Kuvend pas 5 muajsh. • Në seancën e sotme ka patur përplasje edhe për Veriun e Kosovës, ku opozita akuzoi qeverinë se kanë abuzuar me buxhetin e komunave në këtë pjesë të vendit. • Nga ana tjetër, kryeministri Albin Kurti tha se qeveria, në procese zgjedhore është në shërbim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe kërkesave të tyre. • Ai gjithashtu paralajmëroi se kushdo që do të tentojë të cënojë këtë proces do të përballet me ligjin. • Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka kritikuar qeverinë pasi sipas tij institucionet kyçe janë pa drejtues. Ai gjithashtu u shpreh se, kjo gjë po ndodh pasi qeveria po mendon të vendosë kontroll mbi to edhe pse janë institucione të pavarura.

17 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

'Epsh për të marrë vëmendje'/ Shoshi dhe Bislimi përplasen në Kuvend: Ofendimet janë argumentet tuaja më të forta

KUVENDI i Kosovës/ Diskutohet puna e qeverisë, Kurti rendit sukseset!

KOSOVË- Ka vijuar me debate Kuvendi i Kosovës! Një përplasje verbale ishte ndërmjet deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu Shoshi dhe zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Musliu-Shoshi në seancën e Kuvendit të Kosovës duke iu drejtuar zëvendëskryeministrit Bislimi tha se injoranca, ofendimet e gënjeshtrat janë argumentet më të fuqishme të tij.

Deputetja Musliu tregoi një video incizim ku Bislimi dëgjohet duke thënë “në atë moment që Qeveria e Kosovës e ndryshon qëndrimin për asociacionin edhe do krijohet asociacion qoftë edh me kompetenca jo-ekzekutive, Besnik Bislimi nuk është më në dialog…”

Pas këtij video-incizimi, reagoi zëvendëskryeministri i cili është edhe kryenegociator në dialogun me Serbinë.

… e nderuara deputetet faleminderit për kujdesin maksimal që t’i përcillni çdo detaj të intervistave të mia në vazhdimësi… po ashtu është i pakuptimtë epshi juaj për të marr vëmendje publike, por është e perëndishme”, tha ai.

Më tej zëvendëskryeministri i propozoi Shoshit që të ndiqte të gjithë intervistën e jo vetëm një fjali. 

Në të njëjtën intervistë thuhet si vijon…’për çështjen e minoriteteve do të diskutojmë atëherë kur sovraniteti, integriteti territorial i Kosovës dhe funksionaliteti i Kosovës nuk është në pikëpyetje”, iu kundërpërgjigj Bislimi.

Pas deklaratës së Bislimit, Shoshi reagoi sërish duke thënë se ofendimet janë argumenti i tij më i fortë. 

Thash që ofendimet i ke argumentet më të forta por me mua nuk të shkojnë….”.

Ajo tregoi një tjetër video-incizim, por që kësaj radhe ishte i Kurtit.

Përgjigjen ta jep luani yt, ose kryeministrit yt”, tha jo, gjersa në sfond dëgjohej fjalia e Kurtit në video-incizim “Ka asociacion…neni 10 thotë se të dyja palët e konfirmojnë obligimin e të për të zbatuar marrëveshjet e kaluara…

Deputetja Shoshi pas kësaj kërkoi dorëheqjen e Bislimit, pasi siç tha ajo nuk ka më kredibilitet që të jetë kryenegociator.

3 VITE ME PARE

'Ti s'ke lidhje me drejtësinë'/ Përplasje e ashpër Haxhiu – Tahiri: Nuk mbahesh mend për asgjë

KUVENDI i Kosovës/ Diskutohet puna e qeverisë, Kurti rendit sukseset!
Albulena Haxhiu dhe Abelard Tahiri

KOSOVË- Një përplasje e ashpër ka ndodhur në Kuvendin e Kosovës në mes ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut dhe deputetit të PDK-së, Abelard Tahiri. Tahiri i tha Haxhiut se ajo nuk di asgjë për drejtësinë, duke përmendur shpalljen e ligjit për këshillin prokurorial, antikushtetues. 

Albulenë me fol për drejtësi me ty është problem se sdin.  E ke dëshmu shumë herë se sdin, me ty mudemi me fol për vajin tepsih, me fol për grun e frizerit, me fol lookun tënd, me fol për punësime, me fol për higjienën Ministrinë e Drejtësisë që shpesh e poston në Facebook, por për drejtësi jo. Ku ke pa në vend në botë që një gjyqtar me u shkarku për shkelje disiplinore. Ky cenim shkelje e pavarësisë së gjyqësorit. Me ta shpall antikushtetues ligjin për këshillin prokurorial, ligjin për konfiskim të pasurisë, me t’i shpallë antikushtetuese amendamentet për vetting”, i tha ai Haxhiut. 

Haxhiu i është përgjigjur duke thënë se nuk mund të harxhojë kohë duke u marrë me deklaratat e tij. 

Me Abelard Tahirin nuk merrem për gjuhën seksiste sepse nuk pres më shumë nga ai. Ti nuk mbahesh mend për asgjë. Mbahesh mend se qysh ti si ministër i drejtësisë e ke mbyllë institutin për krime të luftës, e ke konfromentu komplet procesin e provimit të noterisë, për atë revolën e plumave që nuk dëgjohet. Kështu që ti me mua nuk mundesh me u shty kurrë për sa i përket reformave”, ka thënë Haxhiu.

Ajo po ashtu ka thënë se nuk di të kërcënojë gjyqtarë e prokurorë, duke aluduar te pushtetet e kaluara. Në këtë debat ndërhyri edhe kryeparlamentari Glauk Konjufca, duke i thënë Tahirit se është seksiste të merret me pamjen e grave.

3 VITE ME PARE

'Ke krijuar kaos në pagat e sektorit publik'/ Haradinaj kritikon Kurtin: S'po nxjerr gjë në dritë

KUVENDI i Kosovës/ Diskutohet puna e qeverisë, Kurti rendit sukseset!
Ramush Haradinaj Albin Kurti

KOSOVË- Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kritikuar qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti teksa është shprehur se një numër i madh njerëzish po braktisin vendin. Sipas tij, Kurti nuk ka shpenzuar asnjë cent në projekte strategjike.  

Kërkohet llogaridhënie në shoqëritë e tjera për ata që nuk e kanë zbatu ligjin për buxhetin. Ke kriju kaos në pagat e sektorit publik. Nuk e kuptoj pse ja ke marrë inati shtetit tond, të punësuarve në sektorin publik, pse i vetmi rajon që si rritet rroga është polici i Kosovës, ushtari i Kosovës, pse nuk i rritet rroga doganierit, AKI-së, çfarë inati ke me ta pse nuk jua rritë rrogat. Siguria është çështje serioze në Kosovë. Pse ja ke marrë inati mësuesve të Kosovës për 50 euro i mban shkollat mshelë, e i jep qindra milionë euro për çështje palidhje, çka është problem yt me këtë vend. Nuk ka mju nënshtru Kosova një logjike të një njeri asnjëherë, i ke thanë Hashim Thaçit, shko “Hashim ”, ta dish shkoi Hashimi prej që ke ardhë ti nuk po shoh që dikush ka pa hajër prej teje. Edhe une po të them shko Albin se spo qet dritë, vec nuk muj me të thanë shko atje ku janë ata”, tha Haradinaj. 

Po ashtu pati kritika edhe për nepotizëm, duke thënë se nëpër kabinete secili ka familjarë në pozita kyçe.

Na ke thanë më herët kusheritë janë për dasma, për shtëpija, nuk e ki një në kabinet që se ka naj baxhanak a kusheri në pozita kyçe. Pate qef me kap edhe gjyësorin, të ka mbet merak”, u shpreh ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka renditur 'sukseset' e qeverisë përgjatë dy viteve të fundit. Në seancën e sotme parlamentare, para deputetëve ai i dha disa rezultate, duke thënë se lista e përmirësimeve është shumë e gjatë. Kreu i qeverisë së Kosovës, përmendi edhe programet e reja të mbështetjes sociale dhe të punësimit, sikurse shtesat për lehona dhe fëmijë. Më tej, kryeministri Kurti foli edhe për miratimin e Ligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme dhe procesin që do të çojë të Vettingu. Pas përfundimit të fjalës së Kurtit, opozita është përgjigjur duke numëruar dështimet e qeverisë gjatë dy viteve. 

 

3 VITE ME PARE

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së i përgjigjet 'sukseseve' të Kurtit: Shpërndan lëmoshë për të mbuluar dështimet! Jeni fatkeqësia e vendit

KUVENDI i Kosovës/ Diskutohet puna e qeverisë, Kurti rendit sukseset!
Arben Gashi

KOSOVË- Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka numëruar dështimet e qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti për dy vitet e para të mandatit. Ai është shprehur se në çdo sektor, qeverisja e Kurtit ka qenë një zhgënjim. 

Kurti nuk ka premtuar rritje të tatimit në pronë 100 përqind. E ka bërë. Kështu e ka vështirësuar jetën e qytetarëve. Inflacioni në qeverisjen e Kurtit sipas Bankës Botërore ka qenë 20 pëqind në vitin e parë, mbi 50 përqind për produktet bazë që nuk është përcjell me ide e veprime, por britma e piskama përballë çdo krize.  Vetëm shpërndan lëmoshë për t’i mbuluar dështimet. Nuk të intereson kualiteti i jetës së qytetarëve. Investimet kapitale në 9 muaj kanë qenë 11 përqind. 800 milionë i keni bllokuar në kohën e krizës. Jeni fatkeqësia e vendit”, tha ai. 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka renditur 'sukseset; e qeverisë përgjatë dy viteve të fundit. Në seancën e sotme parlamentare, para deputetëve ai i dha disa rezultate, duke thënë se lista e përmirësimeve është shumë e gjatë. Kreu i qeverisë së Kosovës, përmendi edhe programet e reja të mbështetjes sociale dhe të punësimit, sikurse shtesat për lehona dhe fëmijë. Më tej, kryeministri Kurti foli edhe për miratimin e Ligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme dhe procesin që do të çojë të Vettingu. Pas përfundimit të fjalës së Kurtit, opozita është përgjigjur duke numëruar dështimet e qeverisë gjatë dy viteve. 

3 VITE ME PARE

Puna e qeverisë në 2 vite/ Kurti rendit SUKSESET: Ekonomia është rritur, janë hapur vende të reja pune, kemi luftuar krimin

KUVENDI i Kosovës/ Diskutohet puna e qeverisë, Kurti rendit sukseset!
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Albin Kurti, në seancën plenare në Kuvendin e Republikës së Kosovës pasqyroi punën dyvjeçare të Qeverisë. Ai u ndal në ekonomu e në sundimin e ligjit. 

Për ekonominë e vendit, sikundër ceku ai, ka pasur rritje prej 10% të brutoproduktit vendor, që është më e larta në historinë e deritashme të vendit. Ai vuri në dukje vështirësitë që ballafaqohej vendi, dhe jo vetëm, por i gjithë kontinenti si pasojë e luftës në Ukrainë. Ekonomia përjetoi një rritje prej 4%, teksa shtoi se nëse merret mesatarja e dy viteve arrin në 7%, që është më e larta për dy vjet rresht, që nga shpallja e pavarësisë së vendit.

Kryeministri Kurti lidhur me këtë çështje, përmendi si argument rritjen e eksporteve, ku këtë vit do të ketë rritje mbi një miliard euro, dukuri që tregon, siç tha ai, rritjen e gjallërisë së ekonomisë, rritjen e mallrave e shërbimeve.

Raporti eksport-import në vitet e mëparshme ishte 1-9, ndërsa sot është më pak se 1-6”, sqaroi kryeministri Kurti, teksa premtoi se ky trend do të përmirësohet edhe më tej.

Ai theksoi se investimet e huaja janë dyfishuar dhe buxheti është rritur me 760 milionë euro për dy vjet qeverisje.

Të bërit biznes kurrë nuk ka qenë më e leverdishme se sa tani”, deklaroi Kurti në ekspozeun e tij për qeverisjen dyvjeçare para deputetëve të Republikës së Kosovës.

Ai përmendi edhe rritjen e punësimit brenda kësaj kohe, ku sipas tij, mbi 34 mijë të punësuar janë më shumë se në vitet paraprake, ndërkohë që sa i përket punësimit të grave është shtuar në mbi 50.3 % të rritjes së gjithmbarshme. Kurti gjithashtu, përmendi programet sociale, mes tjerash, shtesat për lehona dhe për fëmijë, që është zbatuar për herë të parë.

Veç kësaj, kreu i qeverisë përmendi punësimin përmes programit “Superpuna” ku kanë përfituar të rinjtë nga mosha 18-25 vjeçare, ku janë punësuar 1500 të rinj dhe në programin Qeveria për Familjen” janë punësuar së paku një anëtar për familje, ku prej 1500 familje që kanë përfituar nga kjo skemë , në mesin e tyre janë mbi 600 gra që janë punësuar.

Kryeministri Kurti foli edhe për drejtësinë në vend, ku siç tha ai, në Kuvend është miratuar Ligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin e Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme” e që sipas tij, përfitimi i padrejtë duhet të konfiskohet.

Pos kësaj, Kurti vuri në dukej edhe procesin e “Vetting-ut”, ndërsa përmendi Gjykatën Komerciale, që do t'u lehtësojë bizneseve dhe ndërmarrjeve që veprojnë në Kosovë; është forcuar sundimi i ligjit, duke luftuar korrupsionin, ku me kontributin e policëve dhe qytetarëve janë bërë mbi 850 operacione policore kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës, prej nga janë arrestuar mbi 320 veta, ku prej tyre janë mbi 300 zyrtarë publikë, derisa shtoi se në veri të vendit janë mbyllur 16 rrugë ilegale që  janë shfrytëzuar për trafikim ilegal e kontrabandë, si dhe janë shkatërruar dhjetëra grupe kriminale me pjesëtarë të të gjitha etnive, teksa janë konfiskuar mbi 2 ton substanca narkotike, teksa janë shkatërruar 14 laboratorë të drogës, ku 8 prej tyre në veri të vendit, pastaj laboratorë të kriptovalutave 40 km rrugë te asfaltuar.

Tani kemi 7 stacione policore me njësite të ndërhyrjes së shpejtë dhe të vijës së gjelbër të kufirit, si dhe 4 objekte të stacioneve policore në veri të vendit, që kontribuojnë në mirëqenies e sigurisë së  asaj zone, si dhe në luftimin e krimit të organizuar. Në suksesin e qeverisjes së tij Kurti përmendi raporte ndërkombëtare, si ai i BE-së, TI-së, Reporterët pa Kufij, FMN, ëJP,etj.  

3 VITE ME PARE

'Kosova po zbrazet'/ Krasniqi: Të papunë e të punësur, 147 persona në ditë largohen nga vendi! Kjo është fytyra e vërtetë e Qeverisë Kurti

KUVENDI i Kosovës/ Diskutohet puna e qeverisë, Kurti rendit sukseset!
Memli Krasniqi

KOSOVË- Kreu i Partisë Demokratike i Kosovës, Memli Krasniqi, pas fjalimit të kryeministrit Kurti për dy vjet qeverisje të tij, ai foli për çështjen e migrimit për të cilën tha se është ajo që flet më së miri për punën e tij. Krasniqi dha edhe disa shifra në bazë të të cilave deklaroi se “Kosova po zbrazet”. 

Përgjatë dy viteve të fundit mesatarisht 147 persona në ditë e lëshojnë Kosovën për me kërku një jetë më të mirë jashtë vendit. Mesatarisht mbi 1000 qytetarë në javë. Pra gjatë dy viteve të Qeverisë Kurti, 107310 qytetarë kanë ikur nga Kosova. Jo si turistë, por si mërgimtarë që e kanë e kanë humbur shpresën dhe besimin në perspektivën që mundet ta ofrojë shtetin tonë”, tha ai. 

Krasniqi tha se ata që po ikin nga vendi janë nga çdo kategori e shoqërisë, mjekë e mësimdhënës, infermierë e arkitektë.

 “Vetë e me familje. Nga fshati e nga qyteti, nga çdo cep i Kosovës. Të papunë e të punësuar. Kosova po zbrazet, vendi ynë po shpopullohet e familjet tona po zvogëlohen. Kjo është fytyra e vërtetë e qeverisjes tënde, kryeministër. Ky migrim i paprecedentë flet më së miri se sa janë të kënaqur njerëzit dhe familjet me punën tënde. Çka do që flet kryeministër s’ka asnjë vlerë. Mos u merr me neve në Kuvend. Tregoju atyre rreth 100 mijë familjeve që iu kanë ikur fëmijët gjatë qeverisjes tënde se çfarë suksesi ke arritur dhe si ja u ke përmirësuar jetën”, tha ai. 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka numëruar sukseset e qeverisë përgjatë dy viteve të fundit. Në seancën e sotme parlamentare, para deputetëve ai i dha disa rezultate, duke thënë se lista e përmirësimeve është shumë e gjatë. Kreu i qeverisë së Kosovës, përmendi edhe programet e reja të mbështetjes sociale dhe të punësimit, sikurse shtesat për lehona dhe fëmijë. Më tej, kryeministri Kurti foli edhe për miratimin e Ligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme dhe procesin që do të çojë të Vettingu. Pas përfundimit të fjalës së Kurtit, opozita është përgjigjur duke numëruar dështimet e qeverisë gjatë dy viteve. 

 

3 VITE ME PARE

Puna e qeverisë gjatë 2 viteve/ Opozita e pakënaqur: Mund të lavdërohen për gjithçka, vetëm për punë dhe rezultate jo

KUVENDI i Kosovës/ Diskutohet puna e qeverisë, Kurti rendit sukseset!
Besnik Tahiri

KOSOVË- Pjesë e rendit të ditës sot në Kuvendin e Kosovës është Shqyrtimi i Propozim-Rezolutës për punën dyvjeçare të Qeverisë së Kosovës. Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri është shprehur i pakënaqur me arritjet e qeverisë gjatë kësaj periudhe, teksa deklaroi se qeveria e drejtuar nga Kurti po hyn tashmë në vitin e tretë dhe se deri më tani nuk ka asnjë rezultat të punës së tyre. 

“Mund të lavdërohen për gjithçka, vetëm jo për punë dhe rezultate. Për dy vjet shohim logjikë arbitrare të punës, antikushtetuese dhe varfëruese. Është qeveri arbitrare sepse ka bërë punësime antikushtetuese. Është antkishtetuese që prej shkarkimit të Komisionit të Pavarur të Shërbyesve Civil. Ligjin për Këshillin Prokurorial…Këto tregojnë logjikën antikushtetuese”, tha Tahiri. 

Tahiri ka përmendur se qeveria ende nuk e ka kaluar Pagën Minimale, duke theksuar se nuk ka vepruar ende për të lehtësuar ekonominë.

Kurrë më keq s’kemi qenë në rrafshin ndërkombëtar. Raporti i DASH tregon se kjo qeveri ka hyrë edhe në afera korruptive”, tha ai. 

Në seancën e sotme plenare, deputetët e Kuvendit do të shqyrtojnë edhe disa pika të tjera, ndër të cilat edhe Projektligjin për pensionet e zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës dhe punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policore, si dhe Projektligjin për çmimin e produkteve medicinale. 

3 VITE ME PARE

Lista Serbe vjen në Kuvend pas 5 muajsh/ Konjufca: E papërgjegjshme! Nuk qëndruan as 10 minuta dhe ikën

KUVENDI i Kosovës/ Diskutohet puna e qeverisë, Kurti rendit sukseset!
Glauk Konjufca

KOSOVË- Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca e ka konsideruar të papërgjegjshme sjelljen e deputetëve të Listës Serbe pasi sot u rikthyen në Kuvend pas 5 muajsh mungesë. Ai tha se ata qëndruan më pak se 10 minuta dhe u larguan. 

Me ardhjen e tyre pas pesë muajsh është sjellja me e papërgjegjshme që mund ta shohim këtu. Ata qëndruan më pak se 10 minuta. Më e pakta që kërkoj është të privohen nga mëditjet e sotme”, tha Konjufca.

Të njëjtin qëndrim mbajti edhe deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha i cili deklaroi se prezenca e tyre në senacën e sotme ishte sa për të mos humbur mandatin. Ai gjithashtu u shpreh se Lista Serbe duhet të ishte e pranishme gjatë gjithë seancës për të folur mbi situatën në veri dhe incidentet e njëpasnjëshme të shënuara në prag të zgjedhjeve. 

3 VITE ME PARE

Deputeti i LDK-së: Mos bëni skena! Ky Kuvend nuk do të jetë vazhdojë normalisht nëse cënohet pavarësia e komunave në Veri

KUVENDI i Kosovës/ Diskutohet puna e qeverisë, Kurti rendit sukseset!
Arben Gashi

KOSOVË- Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi ka akuzuar qeverinë dhe ministrin e Financave për kemenaxhim të buxhetit të komunave në veri të Kosovës, duke pretenduar se po bëhen skena të padrejta kundrejt Veriut. Ai paralajmëroi se nuk Kuvendi nuk do të vazhdojë normalisht nëse cënohet pavarësia e komunave në Veri.  

Ministri i Financave po tenton të prek atë që është e rregulluar me Ligjin e Menaxhimin e Financave Publike. Financat lokale menaxhohet nga Ligji për Menaxhimin e Financave Lokale. Prandaj, mos bëni kësi skena, se po na detyroni të shkojmë në drejtime që janë të pakthyeshme. Ju garantoj se nuk do të ketë normalitet në këtë Kuvend nëse tentohet që të cenohet pavarësia e autoriteteve lokale apo komunave. Nuk ki me pas mundësi që t’i merr paratë e komunave”, përfundoi Gashi.

Të njëjtin qëndrim mbajti më herët edhe deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri i cili tha se qeveria po abuzonte me buxhetin e komunave në Veri të Kosovës. 

3 VITE ME PARE

Përplasje në Kuvendin e Kosovës/ Opozita: Po abuzohet me buxhetin e komunave në Veri! Ministri i Financave: Kjo çështje rregullohet me ligj

KUVENDI i Kosovës/ Diskutohet puna e qeverisë, Kurti rendit sukseset!
Kuvendi i Kosovës

KOSOVË- Seanca e sotme plenare në Kosovë është shoqëruar me debate mes pozitës dhe opozitës. Teksa po diskutohej për buxhetin e komunave në Veri të Kosovës, shefi i deputetëve të AAK-së, Benik Tahiri ka akuzuar qeverinë se ka abuzuar me të.

Ky është një mashtrim, që na u ka bërë neve që e kemi miratuar Ligjin e Buxhetit sepse jemi dakorduar që të hyrat vetanake iu takojnë komunave. Është një mashtrim ordiner në qoftë se vazhdoni t’i prekni këto komuna. Nuk guxoni ta bëni, sepse këtë do ta ndalim. Ne kemi biseduar me PDK-në e LDK-në, por edhe me kryetarin e kuvendit. Ne, këtë çështje s’do ta pranojmë në kuvend”, tha Tahiri, 

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se për të hyrat vetanake në veri të Kosovës, rregullohet me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike.

Kjo gjë rregullohet edhe me Ligjin e Buxhetit, i cili e thotë të njëjtën gjë. Dhe kjo është në tërësi në përputhje me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike”, është shprehur Murati.

Pjesë e rendit të ditës sot në Kuvendin e Kosovës është Shqyrtimi i Propozim-Rezolutës për punën dyvjeçare të Qeverisë së Kosovës. Deputetët e Kuvendit do të shqyrtojnë edhe disa pika të tjera, ndër të cilat edhe Projektligjin për pensionet e zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës dhe punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policore, si dhe Projektligjin për çmimin e produkteve medicinale. 

3 VITE ME PARE

Deputetët e Listës Serbe rikthehen në Kuvend/ Deputeti i VV-së: Erdhën sa për të mos humbur mandatin dhe ikën, duhet të flisnin për situatën në veri

KUVENDI i Kosovës/ Diskutohet puna e qeverisë, Kurti rendit sukseset!
Deputetët e Listës Serbe

KOSOVË- Vijon seanca plenare në Kuvendin e Kosovës. Deputetët e Listës serbe janë rikthyer sot në Kuvend pas disa muajsh mungesë. Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha deklaron se prezenca e tyre në senacën e sotme ishte sa për të mos humbur mandatin. Ai gjithashtu u shpreh se Lista Serbe duhet të ishte e pranishme gjatë gjithë seancës për të folur mbi situatën në veri dhe incidentet e njëpasnjëshme të shënuara në prag të zgjedhjeve. 

Ata do të ishte e rëndësishme të qëndrojnë këtu për ta dëgjuar gjendjen e vështirë në veri që është duke ndodhur, djegien e veturave, rrahjen dhe torturat e qytetarëve serbë që duan të jenë pjesë e zgjedhjeve legale në Kosovë. Linçimin ndaj qytetarëve që refuzojnë t’i nënshtrohen dhunës dhe monopolit politik të asaj zone”, është shprehur Basha.

Ai gjithashtu tha se Qeveria e Kosovës e mbron qytetarin serb në veri të vendit, më shumë sesa përfaqësuesit e Listës Serbe, që sipas tij, marrin pagë nga Kosova e i shërbejnë Radoiçiçit e Vuçiçit.

3 VITE ME PARE

'Kryeprokurori i Shtetit ka një vit që nuk emërohet'/ Hoti kritikon qeverinë: Institucionet kryesore i keni pa drejtues

KUVENDI i Kosovës/ Diskutohet puna e qeverisë, Kurti rendit sukseset!
Avdullah Hoti

KOSOVË- Vijon senaca plenare në Kuvendin e Kosovës. Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka kritikuar qeverinë pasi sipas tij institucionet kyçe janë pa drejtues. Ai gjithashtu u shpreh se, kjo gjë po ndodh pasi qeveria po mendon të vendosë kontroll mbi to edhe pse janë institucione të pavarura, sipas Kushtetutës. Hoti përmendi disa prej tyre, duke thënë se BQK-ja sot është pa Guvernator, TRUST-i pa bord, ATK-ja, Thesari e Njësia për Inteligjencë Financiare janë pa drejtorë.

Procesi i zgjedhjes së guvernatorëve është kompromentuar dhe këtë e kemi diskutuar gjerësisht në Komisionin për Buxhet. Një ditë përpara së të kalojë mandate, edhe një ushtruese e detyrës së zëvendësguvernatorit është shkarkuar, për t’i hapur rrugë që detyrën e Guvernatorit ta ushtrojë kryetari i Bordit të Guvernatorit. Kryeprokurori i Shtetit ka një vit që nuk emërohet, me tendencë që përmes atij ligjit anti-kushtetues të Këshillit Prokurorial të zgjidhet tjetër kush Kryeprokuror me ndikimin e politikës. Është një vit që presidentja e vendit s’e kryen detyrimin e saj kushtetues për ta emëruar Kryeprokurorin e Shtetit ose për ta kthyer prapa propozimin që e ka”, tha Hoti. 

Pjesë e rendit të ditës sot në Kuvendin e Kosovës është Shqyrtimi i Propozim-Rezolutës për punën dyvjeçare të Qeverisë së Kosovës. Deputetët e Kuvendit do të shqyrtojnë edhe disa pika të tjera, ndër të cilat edhe Projektligjin për pensionet e zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës dhe punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policore, si dhe Projektligjin për çmimin e produkteve medicinale. 

3 VITE ME PARE

Deputetja e PDK-së e pyeti për dorëheqjen, zëvendëskryeministri Bislimi e shmang dhe flet për Asosacionin

KUVENDI i Kosovës/ Diskutohet puna e qeverisë, Kurti rendit sukseset!
Besnik Bislimi

KOSOVË- Seanca e sotme plenare në Kuvendin e Kosovës është shoqëruar me debate mes pozitës dhe opozitës. Teksa deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi e ka pyetur zëvendëskryeministrin Besnik Bislmi për dorëheqjen, ky i fundit i është përgjigjur me hestje duke folur për marrëveshjen e Ohrit. 

Deputetja e cila më herët ka shprehur qëndrim kundër 'Marrëveshjes', ka cituar një fjalim të kryeministrit Albin Kurti, teksa ia ka thënë se nga marrëveshja e Ohrit ka Asosacion. Po ashtu ajo i ka kujtuar zëvendëskryeministrit deklaratën e bërë me herët nga ai ku u shpreh se "kur kjo qeveri e ndryshon qëndrimin për Asociacionin dhe thotë se do të krijohet me kompetenca ekzekutive ose pa, Besnik Bislimi nuk është më në dialog”.

Për këtë arsye Musliu-Shoshi e ka pyetur se kur do të japë dorëheqjen. Nga ana tjetër, Bislimi i ka sugjeruar deputeten që të lexojë të plotë marrëveshjen. 

3 VITE ME PARE

Zgjedhjet në veri të Kosovës/ Kurti: Kushdo që i cënon do të përballet me ligjin

KUVENDI i Kosovës/ Diskutohet puna e qeverisë, Kurti rendit sukseset!
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti ka nisur sot fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës lidhur me procesin e zgjedhjeve në veri. Ai tha se qeveria, në procese zgjedhore është në shërbim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe kërkesave të tyre. Ai gjithashtu paralajmëroi se kushdo që do të tentojë të cënojë këtë proces do të përballet me ligjin. 

Aktualisht, ministritë e linjës dhe institucionet e tjera janë në koordinim të vazhdueshëm me KQZ-në për të adresuar çështjet dhe për të përmbushur kërkesat që dalin nga ky proces. Përtej kësaj, pluralizmi politik dhe e drejta e votimit lirshëm te komuniteti serb janë të domosdoshme. Kushdo që vijon ta cenojë këtë të drejt përveç se përgjigjen e institucioneve tona me forcën e ligjit”, tha Kurti.

Pjesë e rendit të ditës sot në Kuvendin e Kosovës është Shqyrtimi i Propozim-Rezolutës për punën dyvjeçare të Qeverisë së Kosovës. Deputetët e Kuvendit do të shqyrtojnë edhe disa pika të tjera, ndër të cilat edhe Projektligjin për pensionet e zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës dhe punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policore, si dhe Projektligjin për çmimin e produkteve medicinale. 

3 VITE ME PARE

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu akuza PDK-së: Ia keni zënë frymën sistemit të drejtësisë

KUVENDI i Kosovës/ Diskutohet puna e qeverisë, Kurti rendit sukseset!
Blerta Deliu Albulena Haxhiu

KOSOVË- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu deklaroi nga foltorja e parlamentit se ligjin për KPK-në do ta rikthejë në Kuvend me ndryshimet e bëra. Sipas saj, grupe të interesit ia kanë zënë frymën sistemit të drejtësisë.

Çështjen e Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në raport me Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, së pari vendimi apo aktgjykimi për KPK-në nuk është lajm i mirë për drejtësinë, është i mirë vetëm për juve si parti opozitare dhe për grupet e interesit brenda sistemit të drejtësisë që ja kanë zënë frymën sistemit të drejtësisë”, tha ajo.

Keni edhe ju përgjegjësi që e keni ndrydhur dhe shtrydhur sistemin e drejtësisë për inetersat e juaja personale”, shtoi ajo duke iu përgjigjur deputetës së PDK’së Blerta Deliut

Ajo kritikoi Gjykatën Kushtetuese duke thënë se morën 9 muaj kohë deri në nxjerrjen e vendimit dhe e vonuan edhe publikimin e tij.

Dhe menjëherë pa humbur kohe do të bëjmë ndryshimet dhe do të sjellim në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Korporatizmin nuk do ta tolerojmë brenda KPK-së”, paralajmëroi ajo.

Kuvendi i Kosovës ka vijuar sot me pikat e mbetura nga seancat e kaluara plenare. Pjesë e rendit të ditës do të jetë edhe Shqyrtimi i Propozim-Rezolutës për punën dyvjeçare të Qeverisë së Kosovës. Deputetët e Kuvendit do të shqyrtojnë edhe disa pika të tjera, ndër të cilat edhe Projektligjin për pensionet e zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës dhe punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policore, si dhe Projektligjin për çmimin e produkteve medicinave.  Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të flasë sot para deputetëve për punën dyvjeçare të qeverisë.

3 VITE ME PARE

Gjykimi ish-krerëve të UÇK-së në Hagë/ Deputetja Geci nga Kuvendi: Thaçi paska tentuar të shkatërrojë familjen dhe babain tim

KUVENDI i Kosovës/ Diskutohet puna e qeverisë, Kurti rendit sukseset!
Marigona Geci

KOSOVË- Në seancën e sotme parlamentare në Kosovë ka patur diskutime për gjyqin në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Deputetja e LDK-së, Marigona Geci, vajza e ish-ushtarit të UÇK-së dhe ish-deputetit Gani Geci tha se nga provat e Prokurorisë në Gjykatën Speciale ka mësuar se autor i referencës nr. 59 të UÇK-së, sipas saj, ishte ish-presidenti Hashim Thaçi. 

Në emër timin dhe në emër të familjes Geci, dua ta falënderoj Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin për zbardhjen e komunikatë 59. Sipas deklaratës së Selimit, përmes një thirrjeje telefonike satelitore, Thaçi ia kishte lexuar tekstin e komunikatës 59 Rexhep Selimit. Kur Selimi e kishte pyetur Thaçin se pse e kishte përfshirë të pavërtetën për Gani Gecin që kishte udhëhequr masakrat serbe, Thaçi ishte përgjigjur: në mënyrë që ta shkatërrojmë plotësisht”, tha ajo.

Geci tha se Hashim Thaçi ka tentuar ta shkatërrojë familjen dhe babain e saj. 

Familjen time nuk ka mundur ta shkatërrojë UDB-ja e Millosheviçi, jo po e shkatërron Hashim Haxhi polari prej Buroje”, tha Geci.

Të hënën në Gjykatën Speciale nisi gjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli e Jakup Krasniqi si dhe ish-deputetit Rexhep Selimi. Ish-krerët e UÇK-së akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

3 VITE ME PARE

“Më duhet të shkoj në Kuvend”/ Kurti s’përgjigjet kur pyetet për gjykimin në Hagë, prapë s'ka kohë për gazetarët

KUVENDI i Kosovës/ Diskutohet puna e qeverisë, Kurti rendit sukseset!
Albin Kurti

PRISHTINË- Kryeministri Albin Kurti në një prononcim për media është pyetur edhe për çështjen e gjykimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë. Por nuk u është përgjigjur gazetarëve.

“S’ke folur asnjëherë,”- i tha gazetari pas pyetjes, por Kurti tha se është me nxitim: Më falni se duhet me shku direkt në Kuvend.

Gjykimi ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, ka nisur të hënën, më 3 prill, pas më shumë se dy vjet e gjysmë prej kur ata janë arrestuar. Prej kohësh tashmë Kurti përdor të njëjtën taktikë për të shmangur pyetjet e sikletshme të gazetarëve, duke u shprehur se gjithmonë është vonë për diku ose për dikë. 

mblidhet kuvendi i kosoves

Sondazh

Poll

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën