LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Kuvendi në seancë maratonë/ Qytetarët protestë kundër buxhetit 2025: Jemi në mjerim të plotë! Pensionistja: Kryeministri, armiku i betuar i shqiptarëve

• Teksa në Kuvend vijon seanca maratonë për buxhetin 2025 qytetarë të shumtë janë mbledhur në rrugën kryesore para Parlamentit, të thirrur nga opozita. • Opozita ka lajmëruar se gjatë votimit të buxhetit prej 8 miliardë eurosh do të zhvillojë protestë kundër miratimit. • Në nisje të protestës, protestuesit kanë mbajtur 1 minutë heshtje në nder të 14-vjeçarit që mbeti viktimë e një sherri ditën e djeshme. • Nga ana tjetër forcat e Policisë së Tiranës dhe ato të Shtetit janë pozicionuar rreth Parlamentit, për të siguruar mbarëvajtjen e protestës së thirrur. • Gjithashtu protestës së sotme, i janë bashkuar edhe pensionistët të cilët ndihen të nënvlerësuar nga qeveria dhe buxheti i parashikuar. • Pensionistët me pankarta në duar, kërkojnë nga qeveria rritjen e pensioneve me 20%. • Një nga pensioniste tha se kryeministri është armiku i betuar i shqiptarëve, pasi sot pensionistët po vuajnë për gjëra kryesore, ilaçet, pa të cilat nuk mund të jetojnë. • Pensionistët protestuan sot rreth dy orë të bashkuar me opozitën pasi sipas tyre, buxheti për vitin 2025 shkon vetëm për oligarkët.

7 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

U mblodhën kundër buxhetit 2025, përfundon protesta para Kuvendit

Kuvendi në seancë maratonë/ Qytetarët protestë
Protesta

TIRANË- Protesta para Kuvendit është mbyllur ditën e sotme, pas më shumë se 2 orësh. Mësohet se qytetarët, që u mblodhën ditën e sotme janë shpërndarë, pasi nisi që të binte shi. 

 

1 VITE ME PARE

"Jemi në mjerim të plotë!" Pensionistët në protestën e opozitës kundërshtojnë buxhetin 2025: Shkon vetëm për oligarkët

Kuvendi në seancë maratonë/ Qytetarët protestë
protesta

TIRANË- Pensionistët i janë bashkuar protestës së opoztiës para Kuvendit. Të vendosur në kërkesën e tyre për rritjen e pensioneve, pensionistët thonë se ndihen si kategoria më e nënvlerësuar nga qeveria. 

Teksa protestojnë me pankarata në duar, njëri prej pensionistëve është shprehur edhe për mediat, ndërsa ka thënë së ndihen në mjerim të plotë. Pensionisti shprehet i revoltuar pasi pensionet e tyre nuk mjaftojnë as për të blerë ilaçet. 

Pensionistët protestojnë sot të bashkuar me opozitën pasi sipas tyre, buxheti për vitin 2025 shkon vetëm për oligarkët.

“Ne sot jemi në mjerim të plotë. Vetëm ilaçet na kushtojn nga 30 deri 60-mijë lek në muaj. Maqedonia i rriti pensionet me 80-euro pensionet. Mali i Zi që është vend me resurse më të pakta se Shqipëria. Serbia, që e ka shumë për zemër kryeministri ynë i rriti pensionet me 17%. Kosova një vend i vogël i rriti me gati 20 euro. I gjithë buxheti i miratuar për vitin 2025 shkon për oligarkët. Ky është buxheti i skllavërimit.”, - u shpreh pensionisti.

1 VITE ME PARE

Protesta para parlamentit/ Pensionistja: Kryeministri, armiku i betuar i shqiptarëve

Kuvendi në seancë maratonë/ Qytetarët protestë
pamje nga protesta

TIRANË- Teksa në Kuvend vijon seanca maratonë për buxhetin 2025 qytetarë të shumtë janë mbledhur para Kuvendit për të protestuar. Gjithashtu në mesin e protestuesve dhe folësve, janë edhe pensionistë, të cilët preken drejtpërdrejt nga ky buxhet.

Një nga pensioniste tha se kryeministri është armiku i betuar i shqiptarëve, pasi sot pensionistët po vuajnë për gjëra kryesore, ilaçet, pa të cilat nuk mund të jetojnë.

"Mirëmbrëma bashkëmoshatarët e mi. Sa vuajnë pensionistët shqiptar, sa i kanë të ardhurat? Dikur shqiptarët vuanin për pak bukë, ujë dhe kripë, ndërkohë sot, shqiptarët vuajnë për gjënë kryesore, qe nuk mund ta blejnë, vuajnë për ilaçet, pa të cilat nuk mund të jetojnë. Ky po i vdes, ky kryeministër, ky armik i shqiptarëve, armik i betuar i shqiptarëve. Teksa vinim këtu, kishte policë në katër anët, pse i duhet gjithë kjo polici Edi Ramës," shprehet pensionistja. 

1 VITE ME PARE

Pensionistët në protestën e opozitës para Parlamentit: Të rriten pensionet me 20%!

Kuvendi në seancë maratonë/ Qytetarët protestë
pensionistet

TIRANË- Opozita po proteston këtë të martë përpara Parlamentit të Shqipërisë. Ashtu siç edhe kishin paralajmëruar më herët, ata u mblodhën sot për të kundërshtuar miratimin e buxhtetit për vitin 2025. Protestës së sotme, i janë bashkuar edhe pensionistët të cilët ndihen të nënvlerësuar nga qeveria dhe buxheti i parashikuar.

Sikurse kanë vepruar edhe në protestat e tyre të mbajtura para disa ditësh përpara kryeministrisë, pensionistët edhe sot kanë kërkuar rritjen e pensioneve të tyre. Me pankarta në duar, ata kërkojnë nga qeveria rritjen e pensioneve me 20%. 

Opozita e ka kundështuar buxhetin 2025 edhe gjatë seancave plenare, teksa e kanë konsideruar buxhet antisocial, që nuk i shërben as pensionistëve. Prandaj, opozita sot shprehet se ndodhet aty edhe në një formë ndërgjegjësimi me pensionistët.

 

1 VITE ME PARE

Protesta e opozitës para Parlamentit, protestuesit mbajnë 1 minutë heshtje në nder të 14-vjeçarit që humbi jetën ditën e djeshme

Kuvendi në seancë maratonë/ Qytetarët protestë

TIRANË- Opozita po mban këtë të martë protestën e paralajmëruar para Parlamentit të Shqipërisë.

Ndërkohë mësohet, se protestuesit kanë mbajtur 1 minutë heshtje në nder të 14-vjeçarit që mbeti viktimë e një sherri ditën e djeshme pranë shkollës "Fan Noli" në kryeqytet.

Opozita po proteston jashtë ambjenteve të parlamentit për të kundërshtuar miratimin e buxhetit 2025. Deputetët e opozitës kanë dalë haptas kundër miratimit të buxhetit, të cilin e konsiderojnë antisocial.

 

1 VITE ME PARE

Votimi i projekt-buxhetit 2025/ Kuvendi vijon seancën plenare, opozita në protestë, qytetarë të shumtë mblidhen para Parlamentit

Kuvendi në seancë maratonë/ Qytetarët protestë

TIRANË- Teksa në Kuvend vijon seanca maratonë për buxhetin 2025 qytetarë të shumtë janë mbledhur në rrugën kryesore para Parlamentit, të thirrur nga opozita. Gjithashtu opozita ka lajmëruar se gjatë votimit të buxhetit prej 8 miliardë eurosh do të zhvillojë protestë kundër miratimit.

Nga ana tjetër forcat e Policisë së Tiranës dhe ato të Shtetit janë pozicionuar rreth Parlamentit, për të siguruar mbarëvajtjen e protestës së thirrur. Ndërkohë ka qenë vetë Kreu i PD-së, Sali Berisha, ai qu u ka bërë thirrje mbështetësve të tij që të pengojnë miratimin e këtij akti, që e quan “buxheti i vjedhjeve”.

1 VITE ME PARE

FOTO/ Votimi i projekt-buxhetit 2025, opozita në protestë, zjarrfikësja shkon në parlament

Kuvendi në seancë maratonë/ Qytetarët protestë
zjarrfikësja

TIRANË- Ditën e sotme në Kuvend vijon seanca maratonë për buxhetin 2025. Pas seancës së djeshme e cila zgjati për më shumë se 10 orë ku u diskutua projektbuxheti për vitin 2025 sot pritet që ky buxhet të votohet. Gjithashtu opozita është e pranishme në diskutimet për buxhetin, ndërsa ka lajmëruar se ditën e sotme do të zhvillojë protestë kundër miratimit të buxhetit.

Po ashtu pas lajmërimit të opozitës për protestë, në Kuvend ka mbërritur një zjarrfikëse, si masë për tubimin që pritet të zhvillohet. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje mbështetësve të tij që të pengojnë miratimin e këtij akti, që e quan “buxheti i vjedhjeve”.

proteste per buxhetin 2025

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen