Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Një ditë nga vizita në Prishtinë, përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka zhvilluar sot vizitën në Beograd. •Tema kryesore e vizitës është mbarëvajtja dhe dinamizimi i procesit të dialogut me Kosovën, elementet e kornizës themelore të marrëveshjes, zhvillimet e fundit në Serbi. • Pas takimit me Lajçak, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç tha se ia ka përcjellë shqetësimin e tij për situatën në Kosovë, “veçanërisht në veri”. •Po ashtu një reagim ka ardhur nga Lajçak pas takimit me Vuçiç, i cili tha se se në këto takime është biseduar për zbatimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi, e cila u arrit më 18 mars në Ohër. • Gjithashtu Lajçak është shprehur se takimi i së hënës është mundësi e mirë për t’u pajtuar për hapat e ardhshëm. •Ndërkohë në takimin e tij me kryeministrin e kosovës Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Prishtinë, Lajçk vizitoi edhe Mitrovicën e Veriut, prej ku u pyet në lidhje me çështjen e hapjes për qarkullim të urës mbi lumin Ibër, mes Mitrovicës së Jugut dhe asaj të Veriut. Kurti njoftoi emisarin Lajçak që Qeveria është në përfundim të përgatitjeve për aplikimin e Republikës së Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
3 artikuj për këtë temë.
SERBI- Pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryenegociatorin Petar Petkoviç, Lajçak është shprehur se takimi i së hënës është mundësi e mirë për t’u pajtuar për hapat e ardhshëm.
Në një postim në Twitter pas këtyre takimeve, zyrtari i BE-së tha se në këto takime është biseduar për zbatimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi, e cila u arrit më 18 mars në Ohër.
“Në Beograd, takova presidentin Aleksandar Vuçiq dhe kryetarin Petar Petkoviq për të diskutuar mënyrën e ecjes përpara në zbatimin e Marrëveshjes. Takimi i kryenegociatorëve të hënën e ardhshme është një mundësi e mirë për t’u pajtuar për hapat e ardhshëm konkretë”,- ka shkruar Lajçak në Twitter.

In Belgrade, I met with @predsednikrs @avucic and Director @PetkovicPetar to discuss the way forward on the implementation of the Agreement. The meeting of Chief negotiators next Monday is a good opportunity to agree on concrete next steps. pic.twitter.com/huoqdnlHpR
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) May 12, 2023

SERBI- Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, Miroslav Lajçak, është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, më 12 maj në Beograd. Vuçiç, pas takimin me Lajçakun, tha se ia ka përcjellë shqetësimin e tij për situatën në Kosovë, “veçanërisht në veri”.
“I thashë ndërmjetësuesit evropian se shqetësimi im buron nga nevoja e Albin Kurtit (kryeministri i Kosovës) për të provokuar incidente dhe konflikte”, -tha Vuçiç.
Lajçak, i cili ishte në Prishtinë më 11 maj, po qëndron në Serbi për të monitoruar zbatimin e asaj që është vendosur dhe rënë dakord në Bruksel dhe për të përgatitur hapat dhe takimet e ardhshme mes Kosovës dhe Serbisë. Lajçak tha në Prishtinë se do të takohet me kryenegociatorët e dy shteteve në dialog, përkatësisht me Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviçin të hënën e 15 majit në Bruksel. Lajçak tha se qëllimi i vizitës së tij në veri është që të marrë ” informacionin e dorës së parë nga njerëzit që jetojnë këtu për të parë se si e shohin situatën ata”.
SERBI- Pas vizitës një ditë më parë në Prishtinë, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak do të zhvillojë sot vizitë në Beograd, ku pritet të takohet me presidentin Aleksandër Vuçiç.
Lajçak, i cili ishte në Prishtinë më 11 maj, do të qëndrojë në Serbi për të monitoruar zbatimin e asaj që është vendosur dhe rënë dakord në Bruksel dhe për të përgatitur hapat dhe takimet e ardhshme mes Kosovës dhe Serbisë. Në 15 maj, Lajçak do të takohet në kryeqytetin belg me dy kryenegociatorët, Besnik Bislimin dhe Petar Petkovicin.
“Ne kemi Marrëveshjen, kemi Aneksin, ndaj duhet të kemi një kuptim të qartë të hapit të parë, hapit të dytë dhe hapit të tretë”, u shpreh ai, duke shtuar se diskutimi me kryeministrin e Kosovës ishte “shumë intensiv, por mjaft i rëndësishëm”.
Në fund të vizitës së tij në Kosovë, Lajçak tha se takimet e 11 majit ishin të dobishme për të si i dërguar për dialog dhe se po niset për në Beograd me informacione dhe përshtypje të reja. Kjo është vizita e parë e Lajçakut në Beograd dhe Prishtinë pas takimit të 2 majit Vuçiq-Kurti në Bruksel, ku u miratua Deklarata për Personat e Zhdukur, por nuk u arrit përparim në lidhje me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë.