LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Liderët e huaj urojnë Ramën për fitoren e zgjedhjeve/ Macron: Franca, gjithmonë në krah të Shqipërisë në rrugën e saj evropiane! Orban: Mezi pres t’ju takoj të premten

• Liderët e huaj i kanë nisur urimet e tyre kryeministrit Edi Rama për fitoren e zgjedhjeve të 11 majit ku arriti të merrte mandatin e katërt të tij. • Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban, ka uruar Edi Ramën për fitoren e zgjedhjeve të 11 majit. • Orban përmes një postim në “X”, shkruan se kjo ishte një fitore bindëse, ndërsa shton se pret me padurim të jetë pjesë e samitit në Tiranë më datë 16 maj. • Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet parlamentare. • Sheikh Mohamed në urimin e tij shprehu besim në rritjen e vazhdueshme të marrëdhënieve dypalëshe, duke pohuar se Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Shqipëria do të vazhdojnë të punojnë së bashku për të nxitur zhvillimin e mëtejshëm në dobi të të dy kombeve dhe popujve të tyre. • Presidenti francez, Emmanuel Macron ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren. • Me një mesazh në gjuhën shqipe, ai i drejtohet Ramës si mik i dashur, ndërsa shton se vendi i tij do të jetë gjithmonë krah Shqipërisë në rrugën drejt BE-së.• Ai thotë gjithashtu se mezi pret që të takohen në premten në Samitin e Komunitetit Politik Evropian që do të mbahet në Tiranë. • Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyn ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet e 11 majit.• Në një mesazh të shpërndarë në platformën 'X' ajo shkruan se nën udhëheqjen e Ramës, Shqipëria ka bërë përparime të mëdha drejt Bashkimit Evropian. • Von der Leyen shton se Shqipëria e meriton të jetë në BE.

8 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Zgjedhjet e 11 majit, Marta Kos uron Ramën: Momenti për zgjerimin e Bashkimit Europian është real

Liderët e huaj urojnë Ramën për fitoren e zgjedhjeve/
edi rama, marta kos

TIRANË- Komisionerja e Bashkimit Europian për Zgjerimin, Marta Kos ka uruar kryeministrin Edi Rama për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Përmes një postimi në "X", komisionerja shkruan se pret me padurim vazhdimin e bashkëpunimit në ndjekjen e reformave të Shqipërisë për anëtarësimin e saj në BE. Më tej shkruan se momenti për zgjerimin e Bashkimit Europian është real dhe duhet shfrytëzuar.

POSTIMI I PLOTË: 

Urime Edi Rama. Pres me padurim vazhdimin e bashkëpunimit tonë të mirë në ndjekjen e reformave të Shqipërisë për anëtarësimin e saj në BE. Momenti për zgjerimin e Bashkimit Europian është real, le ta shfrytëzojmë së bashku!

1 VITE ME PARE

Rama i përgjigjet Von der Leyen: Mbështetja jote ka shumë rëndësi në këtë moment përcaktues në rrugën e Shqipërisë drejt BE

Liderët e huaj urojnë Ramën për fitoren e zgjedhjeve/
ursula Von der Leyen dhe edi rama

TIRANË- Kreyministri Edi Rama i është përgjigjur Presidentes së Komisionit Europian Ursula von der Leyn, pas e uroi për fitoren e zgjedhjeve parlamentare. Më mesazhin e tij Rama theksoi se mbështetja e saj ka shumë rëndësi në këtë moment përcaktues në rrugën e Shqipërisë drejt BE.

“Faleminderit me gjithë zemër, e dashur Ursula. Fjalët e tua kanë shumë rëndësi dhe mbështetja jote ka edhe më shumë — sidomos në këtë moment përcaktues në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Për më tepër, nuk mund të kishte moment më të përshtatshëm për të të mirëpritur në Tiranë — menjëherë pasi populli shqiptar foli me një zë të fuqishëm për ëndrrën e madhe dhe vendosmërinë e palëkundur për t’u bërë anëtarë të plotë të familjes europiane brenda kësaj dekade. E di që Shqipëria mund të mbështetet tek ti dhe tek udhëheqja jote. Dhe ti duhet ta dish që ne jemi plotësisht të vetëdijshëm: në këtë rrugë, nuk ka dhurata për të kërkuar, vetëm merita për të fituar. Prandaj po — të synojmë më të mirën që ende na pret! Gjithmonë së bashku”, ka shkruar Rama.

1 VITE ME PARE

"Faleminderit me gjithë zemër..."/ E uroi për fitoren, Rama i përgjigjet Orbanit: Mezi pres të vazhdojmë punën tonë së bashku

Liderët e huaj urojnë Ramën për fitoren e zgjedhjeve/
Edi Rama dhe Viktor Orban

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryeministrit hungarez Viktor Orban, pasi ai e uroi për fitoren në zgjedhje. Në mesazhin e tij Rama shprehet se mezi pret të vazhdojë punën kryeministrit hungarez. 

“Faleminderit me gjithë zemër, i dashur Viktor. Mezi pres të vazhdojmë punën tonë së bashku në interesin më të mirë të vendeve tona të bukura, si dhe për integrimin e plotë të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE — një kauzë që ti e ke mbështetur prej kohësh.

Dhe po, mezi pres të të mirëpres në Tiranë për Samitin e EPC-së, pas atij takimi fantastik që ndamë në Budapest vetëm gjashtë muaj më parë — ku ti vendose një standard shumë të lartë, miku im”, shkruan Rama.

1 VITE ME PARE

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa uron Ramën për fitoren: Rezultate mbresëlënëse

Liderët e huaj urojnë Ramën për fitoren e zgjedhjeve/
Edi Rama dhe Antonio Costa

TIRANA- Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet e 11 majit. Ai uron Ramën duke thënë se rezultatet e zgjedhjeve janë mbresëlënëse dhe se pret me padurim që ta përgëzojë nesër personalisht në Tiranë.

"Urimet më të ngrohta, i dashur Edi Rama, për këto rezultate mbresëlënëse zgjedhore. Pres me padurim t'ju përgëzoj personalisht nesër në Tiranë", shkruan Costa në urimin e tij.

1 VITE ME PARE

Von der Leyen uron Ramën për fitoren: Nën udhëheqjen tuaj, Shqipëria ka bërë përparime të mëdha drejt Bashkimit tonë

Liderët e huaj urojnë Ramën për fitoren e zgjedhjeve/
Edi Rama dhe Ursula von der Leyen

BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyn ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet e 11 majit. Në një mesazh të shpërndarë në platformën 'X' ajo shkruan se nën udhëheqjen e Ramës, Shqipëria ka bërë përparime të mëdha drejt Bashkimit Evropian. Von der Leyen shton se Shqipëria e meriton të jetë në BE.

"Urime për fitoren në zgjedhje! Nën udhëheqjen tuaj, Shqipëria ka bërë përparime të mëdha drejt Bashkimit tonë. Le të vazhdojmë të punojmë ngushtë së bashku për reformat drejt BE-së. Shqipëria e meriton të jetë në BE! Me padurim pres t’ju uroj personalisht nesër në Tiranë", shkruan ajo.

1 VITE ME PARE

"Urime mik i dashur, për fitoren"/ Macron uron Ramën për fitoren: Franca do të qëndrojë gjithmonë në krah të Shqipërisë në rrugën e saj evropiane! 

Liderët e huaj urojnë Ramën për fitoren e zgjedhjeve/
Edi Rama dhe emmanuel macron

TIRANË- Presidenti francez, Emmanuel Mcron ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren e zgjedhjeve parlamentare. Në mesazhin e tij, Macron tregon mbështetjen e palëkundur të Francës për rrugën evropiane të Shqipërisë. Gjithashtu Macron përmendi dhe takimin e të premtes, ku Shqipëria do të presë Samitin e Komunitetit Politik Evropian.

“Urime Edi Rama, mik i dashur, për fitoren tuaj në zgjedhjet legjislative. Franca do të qëndrojë gjithmonë në krah të Shqipërisë në rrugën e saj evropiane. Do të takohemi përsëri të premten për Samitin e Komunitetit Politik Evropian dhe për një vizitë që duhet të na mundësojë të forcojmë më tej partneritetin tonë!” shkruan Macron. 

1 VITE ME PARE

Zgjedhjet e 11 majit/ Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe uron Ramën për fitoren! Premton thellim të bashkëpunimit dypalësh

Liderët e huaj urojnë Ramën për fitoren e zgjedhjeve/
Edi Rama dhe Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan

TITRANË- Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet parlamentare.

Sheikh Mohamed në urimin e tij shprehu besim në rritjen e vazhdueshme të marrëdhënieve dypalëshe, duke pohuar se Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Shqipëria do të vazhdojnë të punojnë së bashku për të nxitur zhvillimin e mëtejshëm në dobi të të dy kombeve dhe popujve të tyre.

“Urime të sinqerta Kryeministrit Edi Rama për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri. Lidhjet midis Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Shqipërisë kanë parë një rritje të fortë vitet e fundit dhe jam i bindur se së bashku mund të vazhdojmë të zgjerojmë bashkëpunimin dhe të promovojmë zhvillimin e mëtejshëm në dobi të kombeve dhe popujve tanë”, shkruan Presidenti i EBA.

Liderët e huaj urojnë Ramën për fitoren e zgjedhjeve/

1 VITE ME PARE

"Fitore bindëse"/ Viktor Orban uron Ramën: Mezi pres t’ju takoj të premten në Tiranë!

Liderët e huaj urojnë Ramën për fitoren e zgjedhjeve/
Edi Rama dhe Viktor Orban

HUNGARI- Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban, ka uruar Edi Ramën për fitoren e zgjedhjeve të 11 majit. Orban përmes një postim në “X”, shkruan se kjo ishte një fitore bindëse, ndërsa shton se pret me padurim të jetë pjesë e samitit në Tiranë më datë 16 maj.

“Urime Kryeministrit Edi Rama për fitoren e tij bindëse në zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë. I dashur Edi, mezi pres t’ju shoh këtë të premte në Tiranë në atë që mund të jetë një Samit historik i EPC-së”, shkruan Orban.

 

 

 

edi rama zgjedhjet

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri