LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

'Ligjet'/ Miratohen marrëveshjet, PD: Pse po ikin të rinjtë në Angli? Kush kryen krime është në Dubai

• Në komisionin e Ligjeve u miratuan tre marrëveshjet që ishin për diskutim në rendin e ditës. •Seanca nisi me diskutimin për projektligjin për memorandumin e mirëkuptimit ndërmjet Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe në lidhje me emigrantët e paligjshëm shqiptarë që shkojnë atje. •Kjo solli disktime dhe pyetje nga deputetët e Partisë Demokratike, Dashnor Sula dhe Enkelejd Alibeaj. •Alibeaj pyeti se sa është numri i shqiptarëve që kanë mbërritur në Angli si dhe shtoi se tashmë është e ditur se kush kryen krime në vend është në Dubai. •Marrëveshja e dytë që u miratua në këtë Komision është ajo ndërmjet Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe luftës kundër terrorizmit. •Marrëveshja e tretë që u miratua është ajo mes Shqipërisë dhe Komisionit Evropian për zbatimin e asistencës financiare të BE-së, në kuadër të instrumentit për Asistencën e Panëtarësimit (IPAIII).

6 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

VD-TENSIONE te 'Ligjet'/ Bushka- Alibeajt: Ti je anatemuar në publik. Deputeti: Po e di, merr masë nëse shkela etikën

'Ligjet'/ Miratohen marrëveshjet, PD: Pse po ikin të
Komisioni

TIRANË- Ditën e sotme u miratua në Komisionin e Ligjeve projektvendimi për ratifikimin e marrëveshjes financiare kuadër të partneritetit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë,përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit Evropian për rregullat specifike të zbatimit të asistencës financiare të BE-së,për Republikën e Shqipërisë në kuadër të instrumentit për Asistencën e Panëtarësimit (IPAIII). Diskutimi për këtë marrëveshje u shoqërua me debate mes deputetit të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj dhe kryetares së Komisionit Klotilda Bushka. Kjo e fundit kërkoi nga deputeti që t'i përmbahej rregullores mirëpo duke qënë se u bë e pamundur, ajo ia ndërpreu fjalën. 

DEBATI:

Enkelejd Alibeaj: Prisja që zoti Beqja dicka duhet ta thoshte lidhur me pozicionin e tij. Më tërhoqi në fakt dhe një shifër që tha relatorja, janë fonde që Evropa do i jepen Shqipërisë. Madje 3.85 milionë ishin për luftën kundër korrupsionit. E ne do duhet të jemi seriozë si shtet. Unë e kuptoj shumë mirë që është zgjedhje e qeverisë, Edi Ramës që të jetë zoti Beqja si koordinator, përfaqësuesi i shtetit shqiptar me evropianët që nuk është figurë burokratike por politike, ka qenë deputet, ministër e tani zgjedhje politike e kryeministrit.

Po ne këtu duhet të kemi guximin që ca gjëra t’i themi e ti shohim në mënyrë realiste.

Përfaqësimi ynë me Evropën është me zotin Beqja si figurë politike i cili një herë e humbi mandatin për ca shkelje ligjore në gjykatën Kushtetuese.

Klotilda Bushka: Alibeaj për procedurë ndërhyj unë, ju këtu jeni për aktin, Beqaj është koordinatori kombëtar i iPAA, person teknik, nuk është person politik.

Enkelejd Alibeaj: A mund ta coj deri në fund?

Klotilda Bushka: Jo nuk mund ta coni deri në fund

Enkelejd Alibeaj: Kjo është mudnësi tani pse duhet të krijoni…

Klotilda Bushka: është mundësi e juaja që sa herë ju hapet mikrofoni të hidhni baltë mbi njerëzit

Enkelejd Alibeaj: Nuk po hedh baltë mbi njerëzit jam shumë i kujdesshëm në atë që po them

Klotilda Bushka:  Ofendoni

Enkelejd Alibeaj: Nuk po ofendoj, nëse ka një element ofeze ju kërkoj unë ndjesë, e unë po flas…

Klotilda Bushka: Nëse keni gjë për aktin, po, nëse jo jua ndërpres fjalën. Jo se s’mund t’ju kthejmë përgjihje por s’është e drejtë të merrni komisonin peng. Përdorni foltoret politike dhe plenare për cdo baltë që keni dëshirë të hidhni.

Enkelejd Alibeaj: Nuk është aspak evropiane kjo që do bësh, të zbatojmë rregullat. Unë nuk hedh baltë në aspektin personal, ajo që sjell në vëmendje është morali politik për ca cështje që së paku personi në fjalë si nëpunës i shtetit, ka pasur episode ligjore, penale.

Klotilda Bushka:  Askush nuk u jep të drejtën të bëni moral në komisionin e ligjeve, betejën politike të moralit nuk jeni ju personi që mund ta bëni në këtë komison, bëjeni ku të doni. Unë se jap komisonin peng ju që të bëni retorikën tuaj politikle e të shkelni dhe etikën se zoti Beqja i nderuar ka ardhur si përfaqësues i qeverisë. Nëse me zotin Beqja keni probleme flitini në vend tjetër

Enkelejd Alibeaj: A mundet?

Klotilda Bushka: Jo ua kam ndërprerë fjalën zoti Alibeaj, Unë e dhashë vendimin, ju nuk e merrni dot më fjalën.

3 VITE ME PARE

VD-Marrëveshja Shqipëri-Emirate të Bashkuara, Alibeaj: Kush kryen krime është në Dubai

'Ligjet'/ Miratohen marrëveshjet, PD: Pse po ikin të
Komisioni

TIRANË- Ditën e sotme është miratuar marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe luftës kundër terrorizmit.

Gjatë komisionit, deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj tha se kjo marrëveshje duhet të ishte kërkuar nga qeveria shqiptare. Po ashtu, ai u shpreh se kush kryen krime në vendin tonë mësohet se është i fshehur në Dubai.

"Dubai është në Emiratet e Bashkuara apo jo? Të gjithë e dimë kushdo në shoqërinë shqiptare, që është kthyer në një strehë të kriminelëve të këtij vendi. Kush kryen krime në këtë vend e nuk gjendet siç realisht nuk kapet përveçse makinave të djegura pas ca kohësh fillon e ndihet që është në Dubai. Ky është fenomen që ka nisur prej shumë kohësh. Nëse do duhet të kishte një akt që ka nevojë për t’u diskutuar, miratuar e votuar do ishte një kërkesë që qeveria shqiptare ti drejtonte Emirateve të Bashkuara për ekstradim, gjë që nuk është bërë e mesa duket nuk ka ndërmend të bëhet, sepse dhe ky akt, që ka vlera, por ngelet thjesht letra, ço letra e pret letra, kush është e kush nuk është atje. Dhe kjo marrëvbesdhje është kërkuar nga Emiratet e Bashkuara, e jo nga vendi ynë.

Ajo që është çështja kryesore dhe që është ekstrafimi në këtë rast që duhet ta kërkojmë një orë e më parë nga ju nu këhstë bërë, e kjo tregon predispozitën e qeverisë shqiptare lidhur me luftën kundër krimit të organizuar në vend.", u shpreh Alibeaj.

3 VITE ME PARE

VD-Shqiptarët me gomone drejt Anglisë, Ministria e Brendshme: Nuk është fenomen i panjohur

'Ligjet'/ Miratohen marrëveshjet, PD: Pse po ikin të
Komisioni

TIRANË- Zëvendës ministri i Brendshëm Andi Mahila deklaroi ditën e sotme se fenomeni i largimit të shqiptarëve drejt Britanisë së Madhe nuk është fenomen i panjohur. Gjatë komisionit të Ligjeve, u diskutua sot projektligji “Për ratifikimin e memorandumit të mirëkuptimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Brendshme e Republikës së Shqipërisë, dhe qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, të përfaqësuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, për shkëmbimin e informacionit për qëllime të lidhura me migracionin. Ai u shpreh se trajtimi i migracionit të paligjshëm është objekt i punës dhe i organeve të vendeve të BE-së. Po ashtu ai shtoi se institucionet janë të angazhuara për minimizimin e burimit të këtij migracioni të paligjshëm.

'Për saktësi, deklaratat e politikanëve anglezë apo ato që media britanike ka nxjerrë bën fjalë për 4 nga 10, jo 6 në 10 që dhe ajo është kundërshtuar po prapë nga ta. Një herë u tha 40% pastaj kaloi në 17%. Por natyrisht për pjesën e shfrytëzimit të një linje tjetër nga Irlanda e Veriut, patjetër që kemi informacion. Jemi në dijeni, kjo është lufta ndaj bëhet dhe bashkëpunimi i strukturave, shteteve. Kjo marrëveshje është një nga këto format. Probleme me BE po të ishte numri zero do ishte më e mira e mundshme, nuk është. Parë nga një këndvështrim krijon shqetësim por dhe strukturat pëgjegjëse në shtet e BE, në Francë, Gjermani, të cilët janë të ligjshmë mbase në momentin në BE, veprimi i kalimit të La Mansh i bën të paligjshëm.

Ka shumë prej tyre që janë të rregullt në BE, pra nuk përbën problem për BE në këtë moment por kalimi i La Manshit përbën problem. Trajtimi i mirgacionit të paligjshëm është objekt i punës dhe i organeve të vendeve të BE. Nuk është fenomen i panjohur dhe krijon shqetësim deri në atë fazë se si të përballohet por jo të kalojë në një diskutim… të paktën dei në këto momente. Kur shtetet e BE shikojnë që Shqipëria, institucionet janë të angazhuara plotësisht për minimizimin e burimit të këtij migracioni të paligjshëm, kjo nuk është se kalon në atë shqetësimin që të bëhet shkaktar për mosavancimin e vendit në BE.'- deklaroi Mahila.

3 VITE ME PARE

VD-'Po u thonë diçka politikës shqiptare'/ Alibeaj: Çunat e Londrës vijnë në Bllok me makina angleze

'Ligjet'/ Miratohen marrëveshjet, PD: Pse po ikin të
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj deklaroi ditën e sotme se djemtë shqiptarë që qëndrojnë në Londër e më pas vijnë në Shqipëri duan t'i tregojnë diçka qeverisë shqiptare. Gjatë komisionit të Ligjeve, Alibeaj tha se do miratojë memorandumin pasi ua ka kërkuar Anglia nga halli, mirëpo shtoi se kjo duhet diskutuar në parlament se përse situata është në këtë pikë. 

'Do ta votoj po me kokën ulur, se kuptohet situtata e rëndë që ka kapur vendin. Do e miratojmë se e kanë kërkuara ata për të mbajtur raportet e mira me të se i ka zënë halli por në parlament duhet diskutuar se përse jemi në këtë pikë. Cështjet e shtëpive të barit, e çunave të Londrës, vjen korriku e gushti e mbushet Blloku me makina angleze, i thonë diçka politikës shqiptare. është një potencial i madh kriminaliteti që do na kthehet kundër.'- u shpreh Alibeaj.  

3 VITE ME PARE

VD-Shqiptarët drejt Britanisë, Alibeaj: Largohen për të qëndruar në shtëpi bari, sa të rinj janë atje?

'Ligjet'/ Miratohen marrëveshjet, PD: Pse po ikin të
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Ditën e sotme po diskutohet në Komisionin e Ligjeve, Projektligj Për ratifikimin e memorandumit të mirëkuptimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Brendshme e Republikës së Shqipërisë, dhe qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, të përfaqësuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, për shkëmbimin e informacionit për qëllime të lidhura me migracionin. Në fjalën e tij, deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ngriti si shqetësim largimin e të rinjve shqiptarë drejt Britanisë. Ai deklaroi se të rinjtë joshen që të shkojnë drejt Anglisë. Alibeaj kërkon numrin e saktë të të rinjvë shqiptarë që kanë emigruar atje. 

'Nuk besoj që është dinjitoze e s’ka si të jetë fakti që shteti shqiptar në gjithë kët histori të mund të mjaftohet vetëm me faktin që përcjell informacion qoftë dhe i saktë ky. Ndoshta është dinjitoze për shtetin shqitpar për të kuptuar e për t’i përcjellur Mbretërisë së Bashkuar arsyet reale se përse shqiptarët emigrojnë, migrojnë në mënyrë të paligjshme, përse ndodh, cilat janë shkaqet? Do ishte një qëndrim më dinjitoz jo për të përcjellë informacion kur shqiptarët me gomone në krah e marrin 20 veta nga brigjet e La Manshit dhe sulen si dikur në 1991 Adriatikut? A mos do duhet të ishte një politikë realiste dhe që godet realisht problemin ku është, të eleminojmë shkaqet e emigracionit të ligjshëm dhe paligjshëm?

A keni ju një studim, si ministri e Brendshme një analizë, në gjithë këtë periudhë përse shqiptarët sot ikin? Kriminalitet, gjendja ekonomike, pasiguria, dëshira, nevoja për jetë më të mirë? Ka një analizë të plotë të këtij fenomeni apo jo? Ju thatë që ka një akt të ngjashëm në 2013, po, mund të bëni një krahasim të paktën të asaj periudhe dhe sot e cila është arsyeja e ndryshimit? Ju thatë që në 2013 Mbretëria e Bashkuar ishte pjesë e BE. Tashmë nuk është më pjesë e BE, pyetja që kam unë në 2010, liberalizimi i vizave një nga kërkesat e BE përfshi dhe MB, ishte zerimi i dëshirës së shqiptarëve për të ikur, e mbani mend? Jo vetëm ishte një kërkesë por ishte një kërkesë e përmbushur, në atë kohë shqiptarët nuk e ndienin nevojën për të ikur, për këtë arsye u liberalizuan e vizat. Sot çfarë ka ndodhur?

Pothuaj të gjithë e dimë se shqiptarët që shkojnë atje kryejnë vetëm, fatkeqësisht, e jo për fajin e tyre, një lloj veprimtarie, një veprimtari që rëndom dhe etiketohet si veprimtaria e shtëpive të barit, është një gjë që nuk bën me nder askënd, por do duhet të tregojë shumë për arsyet reale pse shqiptarët ikin atje. Për shtëpitë e barit. A ka informacione sa është numri i shqiptarëve që atje angazhohen në veprimtari të tillë? Nëse keni dëgjuar cfarë do të thotë kjo historia e shtëpive të barit?'- u shpreh Alibeaj. 

3 VITE ME PARE

VD-'Ligjet'/ Memorandumi Shqipëri-Britani e Madhe për emigracionin, Sula: Pse u miratua me urgjencë?

'Ligjet'/ Miratohen marrëveshjet, PD: Pse po ikin të
Dashnor Sula

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula kërkoi informacion se përse është miratuar me urgjencë marrëveshja mes Shipërisë dhe Britanisë së Madhe e cila lidhet me migracionin. 

'Të dimë pse ka lindur domosdoshmëria që kjo akt marrëveshje të miratohet me aq urgjencë. Unë do të kaloj direkt në analizë. Shifra të EUROSTAT. Duhet të ndihemi të shqetësuar, me Anglinë jemi në një situatë ekstreme. Qershor 2021-2022, 7267 aplikime për azil nga shteti shqiptar. Gjatë pandemisë, shifra ishte 3578 aplikime. Aplikimet vijnë duke u rritur, ku janë dyfishuar kërkesat për azil. Është urgjente se e ka kërkuar Britania, po nëse do e kërkojnë edhe vende të tjera? Bëhet fjalë jo vetëm për emigracion, por edhe krimin e organizuar”'- u shpreh Sula.

komisioni i ligjeve

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion