Përplasjet në Veri, Kurti: Në demokraci s'ka vend për dhunë fashiste. Reagime edhe nga Tirana: Serbia mos të provokojë!
Takimi me zyrtarin e BE-së/ Osmani: Bandat kriminale të mbështetura nga Vuçiçi kanë qëllim destabilizimin...
Takimi me zyrtarin e BE-së/ Osmani: Bandat kriminale të mbështetura nga Vuçiçi kanë qëllim destabilizimin...
foto ilustruese Përplasen dy makina në aksin Gjirokastër-Jorgucat, plagosen tre persona 30 Maj, 10:55 P&e...
Nuredin Dumani del nga burgu, shoqërohet drejt GJKKO-së, sot do dëshmojë sot për 4 vrasjet në Durrës 30 Maj,...
Deputetja britanike bën deklaratën e fortë: Serbia furnizon bandat, armët fshihen në kisha dhe zhvendosen me ambulanca ...
• Deputeti Enkelejd Alibeaj mblodhi ditën e sotme kolegët që e mbështesin. Mbledhja u zhvillua në zyrat e reja që ka marrë Alibeaj. Kjo mbledhje zhvillohet pasi gjashtë kandidatë që kishte propozuar deputeti për kryetarë bashkie u tërhoqën nga gara e zgjedhjeve të 14 majit. • Pjesë në mbledhje kanë marrë: 1. Enkelejd Alibeaj; 2. Gazment Bardhi; 3. Arbi Agalliu; 4. Lefter Gështenja; 5. Andia Ulliri; 6. Flutura Açka; 7. Merita Bakiu; 8. Eralda Tase Bano; 9. Selaudin Jakupllari; 10. Zheni Gjergji.
1 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Arbi Agalliu dha një deklaratë për mediat pas përfundimit të mbledhjes së demokratëve në selinë e re të zgjedhur nga deputeti Enkelejd Alibeaj. Ai u shpreh se ato do të mbështesin vetëm kandidatët që janë në logon e PD-së. Po ashtu, Agalliu theksoi se çdo demokrat është i lirë që të ketë mendimin e tij në parti.
‘Do mbështes kandidatët që janë nën logon e PD-së. Në pjesën më të logjikshme të kësaj situate do duhet të japim një lloj shembulli për të mos e ndarë me tej elektoratin e djathtë. Çdo përpjekje do të përqendrohet kundër kësaj qeveria. Kandidati i Vlorës është i lirë të mbajë qëndrimet e tij dhe shpresoj të votojnë atë parti nga e cila kanë dalë.’- tha Arbi Agalliu.
Ditën e sotme, deputeti Enkelejd Alibeaj mblodhi në një takim deputetët që e përkrahin. Kjo mbledhje, u zhvillua pas largimeve të shumta të demokratëve nga listat e tij. Kujtojmë se gjashtë kandidatë që kishte propozuar deputeti për kryetarë bashkie u tërhoqën nga gara e zgjedhjeve të 14 majit./Dosja.al