LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Avokati i Popullit, 14 kandidatët prezantojnë platformën e tyre para Komisionit të Ligjeve

• 14 kandidatët për Avokatin e Popullit kanë prezantuar platformat e tyre para Komisionit të Ligjeve. • Alket Jaupi, Bledar Dervishaj, Besim Ndërgjoni, Drita Avduli, Dardan Mustafa, Erald Aga, Endri Papajorgji, Edison Frangu, Robert Gajda, Lefterie Luzi, Sokol Hazizaj, Tartar Bazaj, Ilir Rusmali, Vitore Tusha kanë dalë para deputetëve e kanë folur për ambicien e tyre për të marrë këtë post. • Ky process është raundi i dytë, pasi dialogu me opozitën dështoi në dhjetor. Votimi për Avokatin e Popullit u shty për vitin 2023, sepse nuk u arritën 84 votat e nevojshme për asnjërin kandidat. • Opozita propozoi Ledio Brahon, por kryeministri Edi Rama ua bëri të qartë që asnjë nga socialistët s'do e votonin pasi ai ishte një jurist që PS kishte fituar çdo gjyq.

3 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Juristi: Jam i pasionuar pas të drejtave të njeriut, kjo më zgjon në mëngjes për të shkuar në punë. Do fokusohem dhe tek ndryshimet klimatike

Avokati i Popullit, 14 kandidatët prezantojnë platformën e tyre
Alket Jaupi

TIRANË- Juristi Alket Jaupi është shprehur se do të fokusohet tek të drejtat e njeriut dhe ndryshimet klimatike nëse do të drejtojë Avokatin e Popullit. I pranishëm në Komisionin e Ligjeve, përballë deputetëve, Jaupi tha se ai gjatë gjithë karrierës ka pasur pasion tu kushtojë rëndësi të drejtave të njeriut. Ai shtoi se puna e përditshme i sjell kënaqësi, sidomos në këtë institucion. 

Pjesë nga prononcimi: 

Pyetje: Cili ka qenë pasioni yt dhe si e ke shprehur në punën në institucion dhe si do ta çosh më tutje, cila ishte gjëja që të zgjonte në mëngjes që të shkoje në punë në atë kohë? Keni shkruar ndonjë gjë për të drejtat e njeriut dhe për Avokatin e Popullit në gjithë këto vite? Avokati aktual, personi që shërben aktualisht ka shpjeguar risitë e Avokatit të Popullit për sa u përket objektivave, keni ndonjë ide se si mundet në sfidat që shoqëria jonë, si pjesë e shoqërisë globale po ballafaqohet, si do t'i adresoni në rolin e Avokatit të Popullit?

Alket Jaupi: Pasioni është ndjenjë e brendshme, një element, një ndjesi që individi e ndjen kur kupton se çfarë bën. Pasioni im për të drejtat e njeriut ka qenë i madh sepse kam kuptuar se njerëzit janë të ndjeshëm. Një sjellje e mirë dhe një fjalë e mirë ëhstë një kontribut për individin dhe shoqërinë. Puna e përditshme sjell kënaqësi dhe sidomos puna në Avokatin e Popullit. Në radhë të parë ka të bëjë me kënaqësinë që të jep tu shërbesh qytetarëve. Do të fokusohem dhe tek ndryshimet klimatike dhe tek efektet që sjellin në jetën e njeriut. 

3 VITE ME PARE

Prezanton kandidaturën për Avokatin e Popullit, Jaupi: Do ushtrojmë presion mbi qeverinë për minimumin jetik, takime çdo muaj me qytetarë

Avokati i Popullit, 14 kandidatët prezantojnë platformën e tyre
Alket Jaupi

TIRANË- Juristi Alket Jaupi, i cili kandidon për Avokatin e Popullit thotë se do të ushtrojë presion pozitiv mbi qeverinë për të miratuar minimumin jetik. Përballë deputetëve në Komisionin e Ligjeve, Jaupi tha se do të zhvillojë takime njëherë në muaj me prani të qytetarëve. Ai tha se do të përdorë çdo mjet të mundshëm që të realizojë çdo iniciativë. 

Pjesë nga prononcimi: 

Pyetje: Qeveria nuk e ka miratuar minimumin jetik, edhe pse Avokati i Popullit ka miratuar raporte të vazhdueshme. Cili do të jetë vendimi juaj për presionin që do t'i ushtroni qeverisë për miratimin e minimumit jetik?

Alket Jaupi: Unë institucionin e Avokatit të Popullit e shikoj të hapur për qytetarët. Unë e di potencialin, burimet njerëzore që ka ky institucion. Jam konfident që është i realizueshëm, e kam fjalë për mbledhje të hapura. Ky është roli i institucionit, të jetë bashkëpunues, ndërveprues. Unë konceptoj që edhe zyrat rajonale kanë një rëndësi të veçantë. Qytetarët duhet ta ndjejnë që ky institucion është në shërbim të tyre. Një herë në muaj do të ketë takime të hapura.

Përsa i përket minimumit jetik, AP e ka sjellë shumë herë në vëmendje. Do të bëjmë presion pozitiv të vazhdueshëm me të gjitha mjetet që kemi në dispozicion. 

3 VITE ME PARE

AP/ Juristi Jaupi: Ia kam gjetur diagnozën këtij institucioni, kam dhe kurën

Avokati i Popullit, 14 kandidatët prezantojnë platformën e tyre
Alket Jaupi

TIRANË- Alket Jaupi ka prezantuar platformën e tij para Komisionit të Ligjeve si kandidat për Avokatin e Popullit. Jaupi parashtroi studimet e kryera, detyrat që ka mbajtur dhe punimet shkencore që ka zhvilluar. Ai tha se nga 25 vite karrierë si jurist, 21 i ka përdorur duke iu përkushtuar të drejtave të njeriut, gjë që sipas tij, e favorizojnë në këtë kandidaturë. Jaupi tha se e ka studiuar mirë dhe se e ka gjetur 'diagnozën' e Avokatit të Popullit, por ka dhe kurën. 

Pjesë nga prezantimi i Jaupit: 

Jam diplomuar si jurist në vitin 1995 në fakultetin e drejtësisë në Universitetin e Tiranës. Kam 25 vite eksperiencë në fushën e të drejtave të njeriut. Një pjesë e mirë, 21 vite, ka të bëjë me punësimin tim pranë Avokatit të Popullit, si këshilltar, Sekretar i Përgjithshëm, ndihmëskomisioner dhe shumë detyra të tjera me mjaft rëndësi. Është një eksperiencë e gjatë, e cila sikurse është paraqitur në platformën time, përsa i përket aspektit të titujve, unë jam doktor shekencave. E kam fituar këtë titull në vitin 2018 me një program për të drejtat e njeriut. E shfrytëzova, dhashë një kontribut dhe fitova gradën. Aktualisht jam këshilltar i Presidentit të Republikës. Mbuloj të gjithë aspektin ligjor. Kjo eksperiencë më ka dhënë mundësi që përveç njohurive të thella, të kem mundësi të shoh dhe shumë gjëra nga jashtë. Kam kryer një sërë punimesh shkencore për çështje që lidhen me funksionimin e Avokatit të Popullit. Kandidova në vitin 2021 për në Gjykatë ne Posaçem, u rendita me pikë të larta sipas KED. Cilat janë arsyet pse unë kandidoj? Besoj se është një institucion që ka një kontribut të rëndësishëm në shoqërinë shqiptare. Kam pasion që nuk do të më mungojë. Ky është një institucion që është në fazën e konsolidimit. Do të ndihmoj që ky institucion të kthehet me imazh të konsoliduar për faktin që mbron të drejtat e njeriut. Kandidoj sepse e njoh thellësisht këtë institucion, i njoh diagnozën dhe jam i gatshëm t'i jap edhe kurimin. AP ka arritur disa standarte, por zhvillimi i standarteve të reja është një proces që duhet të ndodhë. 

avokati i popullit

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen